Ata qe deshirojne, me poshte mund te lexojne fjalen time te mbajtur ne bashkebisedimin me gazetaret.
"Ku shkojmë? Është pyetja e përjetshme e njeriut që ecën drejt pasigurisë, është pyetja që i shtrojnë vetes sot jo vetëm politikanët, analistët, gazetarët, por në tërësi shqiptarët, si ata që votuan kundër Edi Ramës, por çdo ditë e më shumë edhe ata një milion shuplaka, siç i quan ai ata që votuan pro tij. Madje dhe njerëz afër me të. Përgjigja e gjithanshme dhe e pashmangeshme është vetëm një: Po ecim jo më drejt konsolidimit të shtetit ligjor dhe integrimit europian, por mjerisht po ecim drejt shtetit policor, mesa duket rrugës dhe modelit të vetëm që njeh e ka në gen dhe adhuron Edi Rama.
- “Një polici, një shtet”– parim themelor i Shtetit Policor!
Në të vërtetë, në një hark të shkurtër kohor 60 ditësh, bazuar në parimin “një polici, një shtet”, të shpallur publikisht në programin e qeverisë dhe që në çdo manual është parim bazë i shtetit policor, në Shqipëri ka zhvillime tronditëse që flasin për një përpjekje të hapur të mazhorancës Rama-Meta për instalimin e këtij të fundit. Sot, në Shqipëri gjen policë të shndërruar në mercenarë, që nuk pyet për ligje, Kushtetutë, të drejta njerëzore, vendime gjykatash, prokurorie, përmbarimi, nuk pyet për vendin, familjen, fëmijet e tij, por verbërisht pyet vetëm për vullnetin, për paranojën, urdhërin e kryepolicit, kryehetuesit, kryegjykatësit dhe kryeprokurorit, kryepërmbaruesit, kryenoterit të vendit Edi Rama, kryekreut që dëshiron të zëvendësojë Kushtetutën, ligjet, Gjykatat, Prokurorinë, Policinë e Shtetit, përmbarimin, noterinë dhe çdo gjë tjetër në vend.
- Rrëzimi i Kushtetutës me vendime qeverie!
Në shtetin policor Rama-Meta, që dora dorës synohet të instalohet, ne nuk jemi më një shtet nën Kushtetutë apo me Kushtetutë, por Edi Rama kërkon të jetë vet Kushtetuta, ndërsa ajo, Kushtetuta në letër, për të është thjesht rreckë, të cilën qeveria Rama-Meta e ndryshon si të dojë me vendimet e saj.
Këto 60 ditë, si në asnjë vend tjetër të lirë në botë, me vendim të qeverisë Rama-Meta dhe urdhër të kryepolicit Edi Rama, bëhen të paqëna nene të Kushtetuës së vendit për pronën 11; 42; 43; dhe banesën 37 dhe konkretisht, nenet që sanksionojnë përkatësisht mbrojtjen dhe garantimin me ligje të pronës private, moscënimin e saj pa një proçes të rregullt ligjor, paprekeshmërinë e banesës dhe kontrollin e saj vetëm në mënyrat dhe rastet e parashikuara me ligj. Në dhunim të këtyre neneve si dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, policë mercenarë, pa leje dhe autorizim, pa urdhër prokurorie apo gjykate, bastisin banesa dhe apartamente, plaçkisin, keqtrajtojnë qytetarët. Ata, me urdhër të Edi Ramës nuk lejojnë banorët të hyjnë në shtëpitë e tyre të banimit më keq sesa të ishin fuqi pushtuese, iu kërkojnë banorëve letërnjoftime dhe çertifikatë hipoteke, për t’i lejuar të hyjnë në apartamentet e tyre të blera, hipotekuara në përputhje me ligjet e shtetit. Këto fallanga mercenarësh minojnë apo rrafshojnë me rruspa, pa ndonjë vendim shtetëzimi apo gjykate, shtëpi të ndërtuara me leje shtetërore. Dhe si një bandë plaçkitëse ata nuk iu paraqesin dhe nuk u japin asnjë dokument apo proçesverbal për aktin e tyre, pronarëve që iu rrafshojnë shtëpitë, vetëm e vetëm që ata të mos mund ankohen në Gjykata. Një situatë si kjo egziston veçse në vendet e juntave policore apo diktaturave ushtarake në Korenë e Veriu etj.
Europa qesh me ne, që tallemi me veten duke bërë be dhe rrahur gjoksin se jemi për proçesin e integrimit, por natyrisht me standartet e shtetit policor Rama-Meta se ato të Europës nuk janë për ne. Edi Rama është shqiptari i fundit i interesuar për statusin dhe integrimin.
Po kështu sot, ne jemi i vetmi shtet në Europë por kësaj rradhe dhe në botë, që me vendim qeverie, madje me vendimin e parë të qeverisë së mazhorancës Rama-Meta dhe në kundërshtim me nenin 86 të Kushtetutës, është hequr fotoja zyrtare e Presidentit të Republikës nga zyrat e administratës. Por këtu ka dhe më keq, në dallim nga çdo shtet tjetër i planetit, ne tanimë nuk jemi më një shtet me simbolet tonat unike kushtetuese, nuk jemi më as shteti që ishim, madje nuk jemi më një por dy shtete apo dy gjysma shteti apo shteti gjysma gjelit. Kjo sepse qeveria Rama-Meta ka hequr foton e Presidentit dhe ka zhvendosur majtas emblemën e kryeheroit tonë në stemën e Republikës, ndërsa Parlamenti Meta-Rama mban foton e Presidentit dhe emblemën siç përcakton ceremoniali i vendit, duke dëshmuar se njëri është patron i gjysmës jokushtetuese, kurse tjetri patron i gjysmës kushtetuese të shtetit policor gjysmagjel të tyre. Në këtë rast, mund të themi shteti i dordolecit. Bota qesh për mënyrën se si e trajtojmë ne Republikën tonë. Kurse Republika jonë e mjerë, skuqet nga turpi, siç shkruan diku Hugoi.
Në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që përcaktojnë se ligjet me 3/5 nuk mund të miratohen me proçedurë të shpejtuar, Qeveria Rama-Meta ndryshoi me akt normativ brënda një ore ligjin organik të shërbimit civil. Dhe tani së fundi, po në kundërshtim me Kushtetutën që në nenin 148 përcakton se prokuroria ushtron ndjekjen penale, Rama ka vendosur që të krijojë në vartësi të tij Byronë Kombëtare të hetimit, pra ai vet të jetë kryhetues i vendit dhe njeriu që do vendosë për hetimin e Presidentit, kryetarit të Parlamenti, kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, gjykatësve të këtyre gjykatave, ministrave, deputetëve, madje ai do vendos edhe për vet hetimin e kryekreut Edi Rama. As Enveri nuk vendosi në ligje një sistem kaq ekstrem policor hetimi. Ne pra, do jemi vendi i parë në botë me kryeministër kryehetues, neobllokmenin Edvin Rama.
- Rrëzimi i ligjeve me vendime Qeverie – shtyllë tjetër e shtetit atëror!
Ne sot jemi i vetmi vend i lirë në të cilin vendimet e ekzekutivit prevalojnë mbi vendimet e Parlamentit, madje rrëzojnë çdo ditë ligjet e miratura prej tij. Në këto 60 ditë të mazhorancës Rama-Meta, në Shqipëri, pas Kushtetutës, ligjet organike dhe ligjet e tjera janë zëvendësuar me vullnetin e z. Rama, i cili qëndron mbi ligjet ndaj dhe me vendimet e qeverisë Rama -Meta ai dhunon dhe gropos çdo ditë ato.
Kështu që në mbledhjen e parë të saj, që u zhvillua vetëm 10 minuta pas betimit të qeverisë tek Presidenti, qeveria dhunoi ligjin organik të Këshillit të Ministrave, nenet 23-25 që përcaktojnë procedurën ligjore të mbledhjeve të KM.
Në dhunim flagrant me vendime të Gjykatës Kushtetuese, ligjin e ubanistikës dhe ligjin e Inspektoriatit të Ndërtimit, Rama me vendim qeverie autorizon Inspektoriatin Qëndror të Ndërtimit të prishë ndërtime me leje, natyrisht vetëm të kundërshtarve dhe armiqve të tij, ndërkohë që kështjella që ndërton Koço pa leje dhe në kundërshtim me çdo ligj, 30 metra nga buzëujë në Qiparo, pallatet pa leje të Gjushit, Vushit, Abazit dhe kupolës socialiste lartësohen çdo ditë. Pra, Kryekreu përdor antiligjin për të asgjësuar ligjin. Ai në dhunim po të këtyre ligjeve të cituar më lartë dhe ligjit të pushtetit vendor dhe disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, anulloi me vendim qeverie lejet e dhëna të ndërtimeve dhe bllokon dhënien e lejeve nga qeveritë vendore, duke bllokuar në një marrëzi ndërtimet pothuaj në mbarë vendin dhe rrënuar krijimin e dhjetëra mijëra vënde pune.
- Rrëzimi i Sigurisë Ligjore!
Në dhunim flagrant të Kodit Civil, ligjeve të konçesioneve dhe prokurimeve, anullon me dhjetëra e qindra kontrata, tendera me shtetin, të biznesmenëve vendas dhe të huaj, pa asnjë shkak ligjor por vetëm se janë vendime të marra pas datës së 23 qershorit apo kanë lidhje me persona që konsiderohen armiq nga ai dhe partia e tij. Me fallanga të policisë socialiste ai bllokon në mënyrë të përsëritur zbatimin e vendimit të gjykatës dhe ushtron dhunë policore mbi përmbaruesit privat që duan të ekzekutojnë në përputhje me ligjet vendimin e formës së prerë të gjykatës. Jo tani, por shekuj më parë, Fuqitë e Mëdha firmosën Konventat ndërkombëtare që ndalojnë pushtuesit të dhunojnë të drejtat civile të fituara të qytetarëve të vendit të pushtuar. Ndërsa Edi Rama, në një akt të shëmtuar zuzar, gris çdo ditë kontrata dhe marrëveshje të qytetarëve me shtetin e tyre, bllokon me policinë socialiste zbatimin e vendimeve të formës së prerë të gjykatave, duke shkatërruar sigurinë ligjore, thelbin, cilësinë, zemrekun e shtetit ligjor, me pasoja të brendëshme dhe ndërkombëtare katastrofale për ekonominë dhe vendin në tërësi. Z. Rama ka ndërmarrë një revansh të papërmbajtur ndaj institucioneve kushtetuese.
Me vendime të qeverisë Rama-Meta, në kundërshtim flagrant me ligjet e institucioneve dhe jashtë të gjitha procedurave ligjore, Edi Rama shkarkoi drejtuesit e Policisë së Shtetit, Institutit të Statistikave, Avokaturës së Shtetit, Arkivës së Shtetit, Inspektoriatit Qendror Shtetëror dhe i zëvendësoi ata jashtë të gjitha kritereve ligjore, me militantë të PS. Kështu, ai emroi drejtor të Policisë së Shtetit një komisioner të PS në disa zgjedhje, përfshirë zgjedhjet e fundit, një njeri pa arsimin, vitet në detyrë dhe gradën që kërkon ligji i këtij institucioni, emroi drejtor të personelit të Policsë kandidatin për deputet të PS dhe në 11 poste drejtuese të tjera kryesore të Policisë së Shtetit emëroi njerëz të përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit për lidhje me trafiqe e organizata kriminale etj.,etj. Ai me shpejtësi, Policinë e Shtetit po e shndërron në Policinë e Partisë Socialiste.
Rama, në kundërshtim me përcaktimet ligjore, sipas të cilave drejtori i Institutit të Statistikave përzgjidhet pas një konkursi nga Këshilli i Statistikave i këtij instituti dhe i propozohet për emërim Kryeministrit, Z. Rama, pasi revokoi në mënyrë të kundraligjëshme vendimin e emërimit të Këshillit të Statistikave, të cilin e rrëzoi gjykata, në kundërshtim të hapur me ligjin dhe jashtë të gjitha kritereve ligjore, shkarkoi nga detyra e Drejtorit të Institutit të Statistikave dhe zëvendësoi drejtoren e këtij Instituti, një zonjë të nderuar, personalitet me reputacion brenda dhe jashtë vendit, me një anëtar të forumeve drejtuese të G 99 dhe militant dhe ish zyrtar i administratës së PS.
Zinxhiri i ligjeve të dhunuara me vendime qeverie nuk ka fund, por tejet e rëndësishme është fakti se ndonëse z. Rama ka të gjitha votat e mjaftueshme për ti ndryshuar ligjet në përputhje me vullnetin e tij, ai me qëlllime të qarta nuk e bën këtë. Ai nuk ndryshon ligjet, por i rrëzon ato me vendime qeverie sepse në mantrën e shtetit policor kryekreu nuk mund të pyesë për ligje. Ai duhet me çdo kusht të provojë epërsinë totale të ekzekutivit mbi legjilsativin.
- Dënimi kolektiv – tipar tipik i shtetit policor!
Në rrugën drejt shtetit policor apo shtetit atëror, qeveria Rama-Meta riktheu në Shqipëri dënimin kolektiv, formën më çnjerëzore të dënimit sipas të cilit njerëzit janë kolektivisht fajtorë për bindjet, besimin fetar, racën, prejardhjen etnike e krahinore.
Me urdhër të kryepolicit Rama u dënua kolektivisht Garda e Republikës ku në 85 vjetorin e saj, u vendos shkrirja e saj. Faji kolektiv i 1100 burrave dhe grave të saj ishte se më 21 janar të vitit 2011 mbrojtën me një heroizëm të vërtet institucionet kushtetuese që Edi Rama donte ti merrte me dhunë.
Me urdhër të kryepolicit Rama u dënuan kolektivisht pra u shkarkuan nga detyra në një ditë të gjithë drejtuesit kryesorë të policisë dhe zëvendësit e tyre në të gjitha qarqet e vendit. Ky vendim u morr pavarësisht nga rezultate të ndryshme nga njëri - tjetri në luftën kundër kriminalitetit dhe garantimin e rendit dhe të qetësisë publike në qarqet ku ata drejtonin. Faji i tyre kolektiv qëndronte në faktin se ata ishin të emëruar në ato poste nga kundërshtari i Edi Ramës, armik të cilin ai në psikologjinë e neobllokmenit e urren për vdekje.
Me urdhër të kryepolicit Rama u bë dënimi kolektiv, shkrirja e plotë e policisë rrugore të vendit. Faji kolektiv i kësaj policie qëndron në faktin se dikur një patrull e saj, në zbatim të detyrës, kishte bllokuar me karroatrec makinën e Kryekreut të shtetit të ardhshem policor. Mirëpo qe nga shkrirja e policise rrugore fakt tragjik është se vdekjet nga aksidentet rrugore janë dyfishuar por natyrisht policia rrugore socialiste nuk ka asnje pergjegjësi.
Me urdher te kryepolicit te vendit u be denimi kolektiv i policise kriminale te vendit, shkrirja e saj e plote. Faji kolektiv i vetem i saj ishte se ajo kishte shpartalluar mbi 206 banda nder me te rrezikshmet te Europes qe ndanin trofetë e krimit me Ramen dhe kupolen e PS. Perveç kesaj policia kriminale dispononte dosjet e provave dhe pergjimeve te vendit dhe partnerëve qe faktonin lidhjen koke e kembe te kryepolicit Rama me bandat e rrezikshme shqiptare si: banda e Rruges se Kavajes, banda e Lushnjes, Hakmarrja per Drejtesi, banda e Dritan Dajtit dhe Lul Berishes, ato intimet, etj. Policia Kriminale u shkri gjithashtu sepse ajo kishte dosje voluminoze dhe pergjime jo vetem per Ramen por dhe bashkëpuntoret e tij me te afert per afera trafiqesh, kontrabande, droge, etj.
Për realizimin e ndëshkimit kolektiv të Policisë kriminale u ndërmor operacioni “marrëzia qeveritare”, u mbyllën bizneset me leje dhe pa leje të lojrave të fatit dhe u shpallën armiq zyrtarisht dy oficerë, që sipas Ramës, rrodhën informacionin.
Cila është e vërteta? Të gjitha lojrat e bllokuara po hapen kundrejt rryshfeteve. Po përgatitet terreni që ato të merren nga klane të PS, të kryesuara nga familjarë të Ramës. Dy oficerët armiq, na dolën se njërin e kishin marrë në telefon në orën 21:00, tre orë pasi mediat kishin dhënë lajmin për operacionin dhe e pyetën çpo bëhet? Ai ishte përgjigjur se po zhvillohet një operacion. Kurse oficeri tjetër kishte bërë rrjedhjen më të madhe. Ai i kishte thënë komandantit të tij se, Sajmir Tahiri ishte aksioner me Olsin, që u vra duke biseduar me ministrin e brendshëm në telefon, por që i kishin shitur para operacionit dhe tani po merrnin tenderin e karoatrecave.
Pas shkrirjes se policise kriminale jane rritur me 30 % vrasjet, me 50% shperthimet me eksploziv dhe me 40% pengmarrjet. Por normalisht, policia socialiste e Edvinit merret me prishje banesash dhe njef vetem suksese.
Me hanxharin e denimit kolektiv me urdher te Kryekreut Rama u denuan kolektivisht me shkarkim dhe largim nga detyra te gjithe drejtoret dhe zevendesit e tyre ne tatime dhe dogana e vendit pavaresisht se ne 8-mujor kishin realizuar mbi 10 % te ardhura sesa plani i pasardhesëve te tyre.
Ndeshkimit nuk i shpetuan as drejtoret qe kishin realizuar 99% dhe 103% planin (ne doganat e Kakavijes dhe Vlores). Faji i vetem kolektiv i tyre ishte se ate ishin emeruar aty nga kundershtari, armiku i Edi Rames. Te njejtin fat te zi denimi kolektiv paten 70 punonjes te ministrise se brendshme, 50 punonjes te ministrise se bujqesise, 40 punonjes te ministrise se mjedisit, deri dhe qindra e qindra puntoret e tjeshte te Albpetrolit, te CEZ-it, te ANTA-s, te Uzines se Mjeksit, etj., etj, deri sot rreth 2800 punonjës të administratës si dhe sektorit publik. Nje denim te tille kolektiv masiv ne administraten e nje vendi nuk e kane bere as dhe pushtuesit me te eger.
Në një akt antiligjor dhe armiqësie totale, punonjësit që shkakrohen nuk u jepet shkresë, dokument me shkrim, por vetëm urdhër verbal shkarkimi dhe kjo vetëm e vetëm që ata të mos mund t’ju adresohen gjykatave.
- Këmbana bie për Ty! (John Dom)
Ne rrugen drejt shtetit policor, z. Edi Rama, tashme krygjykates, kryeprokuror, kryepolic, kryehetues, kryepermbarues ndryshon dhe dhunon me vendimet e qeverise Rama-Meta dhe urdherat e tij, Kushtetuten, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, vendimet e Gjykates Kushtetuese, ligjet, vendimet e gjykatave, dhunon permbarimin ne zbatim te ketyre vendimeve, bastis, sekuestron, bllokon e konfiskon banesa, apartamente, prona e pasuri private, shpall fajsi e fajtorë edhe kolektive, urdheron dinamit dhe rruspa dhe te banesave me leje, anullon kontrata dhe tendera pa asnje shkak ligjor, dhunon te drejta themelore te qytetarëve shqiptare.
Nderkohë te gjitha kompetencat e te gjitha institucioneve te zbatimit te ligjit te organeve tatimore, doganore, inspektoriateve te ndertimit, teknike, lojrave te fatit, antikontrabandes, mbrojtjes se pyjeve dhe mjedisit, Kryepolici Rama, bazuar ne parimin “nje polici një shtet”, i ka marre vet ndersa policia e tij socialiste, e cila lufton kontrabanden, korrupsionin, evazionin, ndertimet pa leje, informalitetin gjithnje me kritere partiake, sepse inspektoriatet dhe policite e tjera do shkrihen, mbasi ato ende mendojne se ligjet duhet zbatuar.
Kjo qe po ndodh keto dy muaj ne Shqiperi eshtë situat e pashembullt ne historine e Europes se sotme. Qeveria Rama-Meta po gropos çdo dite shtetin ligjor, ligjet dhe institucionet e tij, vlera te sistemit demokratik. Me te gjitha keto zhvillime ne sens te kundert, me standartet europiane qe duhet te zhvilloje dhe respektoje nje vend i angazhuar ne procesin e integrimit Edi Rama, njeriu qe 8 vite beri gjthçka kunder ketije procesi deshmon vendosmerin e tij per te bllokuar kete proces perseri. Atij nuk i intereson statusi i vendit kandidat, madje beson dhe peshperit se edhe ata qe e votuan Ramen nuk kane votuar per integrimin europian.
Opozita po bën çdo gjë për statusin e vendit kandidat, me bindjen më të thellë se Shqipëria e meriton atë. Por, Qeveria Rama-Meta, me veprimet e saj, po rrit edhe më shumë skepticizmin e vendeve skeptike, të cilat e kanë lehtë dhe kanë filluar të shohin edhe veprimet e kësaj qeverie, pastaj të vendosin për statusin.
Para ketyre zhvillimeve mediat (me perjashtime te ndonje zelltari apo afiliati relativist) çdo dite kane ngritur zerin e tyre, natyrisht te zhurmuar nga terrori dhe dhuna policore. Por eshtë ne meriten e tyre qe ne pergjithesi ato nuk jane konformuar por kane informuar raportuar dhe komentuar me guxim dhe objektivitet, keto akte te pashembullta duke qendruar ne anen e interesit publik .
Opozita nga ana e saj ka ngritur cdo dite dhe disa here ne dite zerin e saj ne Parlament dhe ka denoncuar ne media te gjitha keto akte. Por deri sot keto reagime, përveç rastit të protestës historike rinore të brezit të lirisë, per fat te keq kane qene thjeshte si nje zhurme inefikase ndaj kesaj stuhije, ketij revanshi te papermbajtur antikushtetues, antiligjor te qeverise Rama-Meta. Komuniteti nderkombetar ka veshtirsite e veta te lindura dhe te fituara ne gjuhen shqipe. Ata të ndihmojnë po kërkove të hartosh ligje të standarteve europiane, por duhet t’i zbatosh vetë. Kjo drame e rëndë luhet ne arenën e aspiratave, idealeve, dinjitetit, vlerave, te drejtave, mirëqënies te njerëzve te lire. Ky është skenar i kobshëm, revanshi ndaj Kushtetutës, ligjeve, institucioneve të pavarura, ka si qëllim shndërrimin e pluralizmit politik në pluralizëm burokratik. Këto zhvillime nuk janë dhe nuk mund te jene çeshtje vetem e mediave dhe opozites. Jo dhe jo, ato sigurisht kane pergjegjesit dhe misionin e tyre te pazevendesueshem. Mirëpo kambana bie per ty! thotë John Dom. Ndaj perballimi i ketij revanshi te papermbajtur kerkon zgjimin, guximin, perkushtimin e çdo qytetari shqiptar qe i beson ketij vendi, qe ka kontributin e tij në sistemin e vlerave demokratike, qe beson se e ardhmja me e mire e tij dhe femijeve te tij eshte integrimi i vendit ne BE. Duhet te ngrihemi si qytetare ne lartesine e pergjegjesise sone. Dhe sa me heret sa me shpejt qe te ngrihemi aq me i arsyeshem do te jete çmimi qe do paguajme kunder revanshit policesk te bazuar ne urrejtje, ligesi, shkaterrim. E kunderta do te jete destabilizimi madhor i vendit me çmim shume me te lartë per çdo qyetar. Protesta e gjeneratës së lirisë duhet të frymëzojë secilin prej nesh, të ngrihemi në lartësinë e dinjitetit të njerëzve të lirë, të mbrojmë me çdo kusht dhe çmim pluralizmin politik, institucionet, vlerat e tij nga bijtë e etërve që me etjen, revanshin e papërmbajtur për pushtet dhe hakmarrje, duan të vendosin në Shqipëri shtetin atëror. SB

No comments:
Post a Comment