Zemërimi amerikan penalizon liderin dhe ish-liderin demokrat
Shqipëria humbi 3.8 miliardë dollar, çmimin “Nobel për Paqen”, “Komb i favorizuar” në Kongresin Amerikan dhe heqjen e vizave amerikane për shqiptarët
Tashmë është e qartë për të gjithë shqiptarët se vala e protestës u shua pas fjalës së Kryeministrit Rama se nuk do të pranonte demontimin e armëve kimike në një prej tuneleve të Martaneshit ose afër zonës malore të Elbasanit, pra në Shqipëri.

Që nga pardje, të gjithë janë të qetë. Ambasada
amerikane dha një deklaratë, e cila në thelb mbështeste Kryeministrin
kur theksonte se: “E respektojmë vendimin e Kryeministrit. Shtetet e
Bashkuara e vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi
seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar
materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurt." Ndërsa
opozita ishte në heshtje në selinë e saj në pritje të ndonjë “rakete”
nga aeroplanmbajtëse amerikane në Mesdhe, pasi Washingtoni është mjaft i
zemëruar me reagimin e selisë demokrate e sidomos të ish- kryeministrit
Berisha, i cili doli për ta shfrytëzuar protestën për të rrëzuar Edi
Ramën, porse bëri armik për jetë SHBA-në.
E tha ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu, një ditë para vendimit të Kryeministrit Rama në emision të Sokol Ballës në “Top Story” se “ PD e kaloi vijën e kuqe” dhe ndër tjera tha se nuk e dinte nëse Lulzim Basha është lideri i vërtetë i PD-së, duke nënkuptuar se është Sali Berisha që e kaloi vijën e kuqe dhe kjo do të thotë shumë për SHBA-në. Kaq ftohtë dhe prerë nuk kishte folur asnjëherë ambasadori amerikan. Nxitja e protestuesve në sheshin para kryeministrisë dhe angazhimi i plotë, sipas informacioneve të rezervuara, se gjithçka ishte përgatitur se nëse kryeministri Rama do t’i thoshte “PO” armëve kimike, atëherë turma do të turrej për të hyrë në kryeministri.
Një pjesë e turmës, ku kishte plot nga radhët e PD-së, ku merrnin pjesë edhe punonjës të larguar nga detyrat e tyre të rëndësishme zyrtare këto dy muaj, do të mësynte hyrjen në katin e kryeministrisë, kjo edhe për faktin se ata kishin informacionin e saktë dhe ishin të sigurt se nuk do të kishte urdhër për të qëlluar mbi turmën. Protestuesit ishin të bindur se ndaj tyre nuk do të qëllohej ashtu siç ishte qëlluar dikur, më 21 janar 2012, kur u vranë katër protestues e shumë të plagosur, kur ishte në pushtet Berisha. Ishte Kryeministri Rama, që pa i hyrë analizës, se si i bëri negociatat me amerikanët, realisht arriti t’ia shkatërrojë planin një pjese të opozitës për destabilizim në Tiranë.
Amerikanët, aleati i përhershëm i Shqipërisë, ata që na kanë ndihmuar për njohjen e shtetit tonë që në vitin 1919 nga Presidenti Wilson, ata që kanë shpëtuar Kosovën nga genocidi i Milosheviçit, ata që ndihmuan që Kosova të bëhet shtet i pavarur, ata që na ndihmuan që Shqipëria të bëhet anëtare e NATO-s, megjithëse u shprehen në mënyrë diplomatike se “...kanë një miqësi të fortë dhe jetëgjatë...”, në fakt këtë radhë SHBA është zhgënjyer papritur dhe nuk e kapërdijnë këtë sfidë të bërë, ku një pjesë e madhe e fajit, bie mbi opozitën. Dhe me sa duket qejfmbetja e opozitës ka qenë për faktin se partnerët amerikanë nuk kanë denjuar të bisedojnë me ish-liderin e PD-së, z. Berisha, por kanë preferuar nëpërmjet ambasadorit Arvizu të marrin dakordësinë nga z. Basha për demontimin e armeve kimike në Shqipëri. Nga ana tjetër, opozita, duke qenë se ka përçarje brenda saj dhe ndodhet në ditët më të errëta, ka preferuar ta shfrytëzojë këtë moment për të treguar forcën e saj duke rrëzuar Kryeministrin Rama.
Kjo është lançuar nga kupola e PD-së kur kanë theksuar se “Rama duhet të dorëhiqet”. Në fakt, opozita në vend që të ofronte konsultë e bashkëpunim me Kryeministrin në mënyrë që të mos prishte raportet strategjike me SHBA, u turr me “hunj” e “hanxharë” për të rrëzuar Edi Ramën, por bëri që plani amerikan të dështonte. Këtu mbetet të shikohet nëse Kryeministri gaboi që nuk bisedoi më parë me liderin e opozitës kokë me kokë në prani të përfaqësuesve amerikanë në Tiranë, pasi flitej për një vendim të madh strategjik. Ndoshta Edi Rama ka pasur informacionin e duhur se Ambasadori Arvizu ka biseduar me Lulzim Bashën dhe ka marrë garanci nga ky i fundit.
Në këtë amalgamë hamendjesh, e vërteta dihet plotësisht nga Rama, Basha dhe Ambasadori Arvizu. Dihet vetëm nga kabllogramet e Ambasadorit Arvizu që kanë vërshuar me shpejtësi marramendëse nga Tirana drejt Washingtonit! Ajo që sot e dimë të gjithë është fakti se paralajmërimi i hapur i Ambasadorit amerikan një ditë para vendimit të Kryeministrit ishte me shumë për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Ambasadori amerikan nuk flet në kokën e tij apo në inatin e tij të momentit; ai çdo fjalë e ka të programuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ai është përfaqësuesi i Presidentit Obama dhe misioni i tij quhet i përfunduar atë ditë që do të ngjitet në shkallët e avionit nga aeroporti “Nënë Tereza” për të udhëtuar drejt Uashingtonit dhe për të lënë në Tiranë Ambasadorin e ardhshëm amerikan, z. Donald Lu. Kështu që paralajmërimi amerikan i bërë nga Ambasadori Arvizu se “PD e kaloi vijën e kuqe” ishte një karton i kuq për Sali Berishën dhe një “karton” i verdhë për Lulzim Bashën. Amerikanët e dinë mirë dhe me këtë rast janë bindur plotësisht se Lulzim Basha, ndonëse është “kapiten” i ekipit demokrat, por jashtë fushe është Berisha trajner, i cili edhe e nxjerrë jashtë fushe kapitenin Basha.
Ndaj, sipas burimeve të mirëbesuara, Sali Berisha ka marrë përfundimisht kartonin e kuq dhe nuk luan më përballë asnjë ekipi amerikan, bile as në Amerikë nuk e lenë të hyjë më, edhe nëse do të luajë “ndeshje miqësore”. Në këtë lojë, e cila përfundoi siç tashmë dihet, Shqipëria ka humbur edhe një 3.8 miliardë dollarësh investime amerikane e të huaja të gatshme që pas demontimit ishte e sigurt të vinin në Shqipëri, ka humbur çmimin “Nobel për Paqe”, i cili ishte në plan për vitin 2014, statusin e “kombit të favorizuar” në Kongresin Amerikan, si dhe diçka më praktike për shqiptarët, heqjen e vizave amerikane për shqiptarët e Shqipërisë.
Në këtë rast duhet theksuar se edhe Kryeministri Rama duhej ta kishte programuar më me kujdes këtë operacion për demontimin e armëve kimike, pasi opinioni publik duhej sqaruar, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët kanë eksperiencën si vend anëtar i NATO-s, specialistët përkatës të fushës së demontimit të armëve kimike duhej të dilnin përpara opinionit publik dhe të sqaronin nëpërmjet medias për teknologjinë e demontimit, garancitë etj., dhe jo të konsiderohej si një sekret shtetëror, pasi si anëtar të NATO-s që jemi, partneriteti nuk ka sekrete midis këtyre vendeve, aq më tepër që sot nuk ka më sekrete në këtë botë të dixhitalizuar! Nëse Edi Rama mori një vërejtje të lehtë të “gjyqtarit amerikan”, Lulzim Basha mori “kartonin” e verdhë, kurse Sali Berisha përfundimisht me këtë mënyrë se si luajti kundër interesave amerikane, por edhe shqiptare, ka marrë kartonin e kuq dhe nuk luan më në ndeshje ndërkombëtare.

No comments:
Post a Comment