Saturday, January 4, 2014

Deputetët socialistë rradhë tek LSI për të punësuar familjarët/ Meta është burrë, Tahiri dhe Veliaj na mbyllin telefonin

Pas 6 muajsh të ndërimit të pushtetit një sërë deputetësh socialist të cilët kanë pasur kontributin kryesor në 8 vitet e qënies në opozitë të socialistëve nuk kanë gjetur hapsirat e nevojshme në qeveri dhe institucione të ndryshme. Pushtimi i posteve kryesore nga grupi i lëvizjes Mjaft i ka katandisur deputetët Fatmir Xhafa, Arta Dade, Blendi Klosi, Pandeli Majko, Valentina Leskaj, Tom Doshi, Fidel Ylli, Erjon Brace, Vasilika Hysi etj të mbajnë rradhën
në dyert e Briseida Shehut apo detyrohen ti fusin mik Saimir Tahirin.  Jashtë cdo vendimarrje në ekzekutiv disa prej këtyre deputetëve kanë mbëritur në dyert e LSI dhe Ilir Metës për tiu sistemuar të afërmit e tyre dhe familjet në punë. I nxehur deputeti Fatmir Xhafa shprehet se “ka ardhur dita që grevistët e votës së lirë ti luten Ilir Metës që ti fus në bllokun e tij”. Disa nga familjarët e këtyre deputetëve po punësohen nga ministrat e LSI sepse kryeministri Edi Rama apo ministre si Mimi dhe Veliaj nuk i pranojnë as në gardhin e dikasterit. Ata e konsiderojnë Ilir Metuen burrë të fjales ndersa Erjon Velinë, Tahirin, Mimin dhe të tjerë si pushtues të Partisë Socialiste   /opozita.com/

No comments: