Ristani: Numërues të PS, 17 kryepolicë
Rama ironizon Nokën: Flamur pa shkop. Ish-ministri: Do hash shkopin, e ke qejf.
Partia Demokratike denoncoi dje emërimin e shumicës së drejtuesve të Ministrisë së Brendshme nga Tepelena dhe Kurveleshi. Gjatë interpelancës me Kryeministrin për emërimin në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi,
deputeti demokrat, Arben Ristani, publikoi një listë me 29 zyrtarë të Ministrisë dhe drejtorive të policisë në qarqe, ku drejtuesit kanë prejardhjen vetëm nga dy zona. Ai e akuzoi Ramën se ka shkelur ligjin me emërimin e Artan Didit, pasi sipas deputetit demokrat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk ka 3 vjet me gradën drejtues i parë, nuk ka punuar 16 vjet në 20 vitet e fundit në Polici dhe nuk ka arsimin e duhur. Në përgjigje të deklaratës së Ristanit, Rama tha: “Artan Didi ka shërbyer me gradën drejtues i parë për 5 vjet e dhjetë muaj nga 3 vjet që parashikon ligji. Didi ka mbaruar Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve. Didi ka 16 vjet shërbim si punonjës policie brenda 20 viteve të fundit”. Gjatë 50 minutave të interpelancës, kryeministri Rama ironizoi deputetët Flamur Noka, Eduard Halimi dhe Jozefina Topalli pas ndërhyrjeve të tyre nga vendi gjatë momenteve kur kreu i ekzekutivit i përgjigjej pyetjeve për policinë.
Debati në Kuvend
Arben Ristani: Sipas ligjit, drejtori i Policisë duhet të mbajë për tre vjet gradën e drejtuesit të parë, të jetë shkolluar në Akademinë e Policisë dhe në 20 vitet e fundit të ketë 16 vjet përvojë pune në polici. Artan Didi nuk e ka gradën drejtues i parë, nuk ka shërbyer në këtë gradë për më shumë se tre vjet. Më e dukshmja është që nuk ka punuar 16 vjet në 20 vitet e fundit në Policinë e Shtetit. Ai nuk ka as shkollimin e duhur për këtë detyrë. Kemi të bëjmë me një shkelje flagrante të ligjit.
Edi Rama: Vërtet ligji është fare i qartë dhe sidomos e thënë nga parafolësi, del edhe më në pah se një ligj i qartë nuk mjafton, por duhet edhe qartësi në leximin e ligjit.
Topalli i ndërhyn nga vendi
Edi Rama: Sot nuk replikoj se je vetëm dhe të falet. Nuk e ke shokun e stolit. Të duket shumë qartë, e thotë çehrja atë që mendon zemra. Artan Didi ka shërbyer me gradën drejtues i parë për 5 vjet e dhjetë muaj nga 3 vjet që parashikon ligji. Të gjitha provat mund t’i merrni në Komisionin e Sigurisë apo ku të na jepni një adresë se tani keni dy adresa si parti. Provat shkresore janë: urdhri i ministrit të Rendit Publik…
Flamur Noka: Të ka ngel ora, tani është Ministria e Brendshme.
Edi Rama: Ishte koha kur ju synonit diplomën dhe nuk e dinit që quhej Ministria e Rendit Publik se në atë vit ju ishit në përpjekje për të marrë diplomën në universitetin përkatës. Artan Didi ka mbaruar shkollën sipas ligjit të arsimit të lartë, të barasvlershme me nivelin e shkollimit për policinë. Didi ka mbaruar Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve. Didi ka 16 vjet shërbim si punonjës policie brenda 20 viteve të fundit.
Flamur Noka: Ti po na hedh hi syve, sapo the që tetë vite nuk ka qenë.
Edi Rama: Zotëri, kur ishe dikur në opozitë ishe flamur pa shkop, kur u bëre ministër i Brendshëm u bëre shkop pa flamur, tani je katandisur, as flamur as shkop. Kështu që s’mund ta dish as për çfarë flet, as çfarë mendon dhe jo më ta dish çfarë bën.
Flamur Noka: Ke kohë që kruhesh me shkopin tim, por do të hash shkop se e ke shumë qejf. 20 minus 8 bëjnë 12, nga dolën 16?
Edi Rama: Je shumë i lodhur. Në korrik 2006 është liruar duke u trajtuar nga Policia e Shtetit me pagë deri më 1 korrik 2009. Ky është edhe kufiri i kohës që llogaritet 16 vite shërbim në 20 vitet e fundit. Jeni mësuar me llogaritë si te tatimet, prandaj s’i kuptoni këto.
Flamur Noka: Çfarë ka për të qeshur?
Edi Rama: E dini pse qesh unë? Shoh këtë këtu (Halimin) që rri me duar lidhur si Napolon Bonaparti dhe i duket vetja si Napoloni. Por është si Napoloni i valles, jo si Napoloni i Francës. Është si ai i shamisë. Artan Didi ka marrë nga Presidenti “Medaljen e artë të shqiponjës”. Tani pres reagimin e urdhrit të laraskës.
Arben Ristani: Të kesh kokën e madhe nuk do të thotë që i ke mendtë e shumta. Ligji është shkelur në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme. Punonjësit e policisë i zëvendësuat me farefis apo bashkëfshatarë, kryesisht nga Tepelena dhe Kurveleshi, dhe me njerëz të përkushtuar në politikë.
Bashkim Fino: Çfarë bën, se je dhe nga Gjirokastra?
Arben Ristani: Vetëm në javën e parë të nëntorit 25 vrasje dhe plagosje. Për të ardhur te arratisja spektakolare e shtatë të dënuarve nga burgu.
Erjon Braçe: Të gjithë nga Tepelena edhe ata.
Arben Ristani: Siç bëtë krahasimin kur ulët planin e realizimit në Dogana nga 100% në 70% dhe për një muaj thatë që e realizuat 105%. Edhe këtë radhë u arratisën 7, e ulët planin, e bëtë katër, dhe doli ai dhe tha se e realizuam planin 100%. Tre të tjerët që mungonin kapën mushkat. Zaten, sipas një shprehjeje që vjen nga këto anë nga janë këta, “kokë latë e kokë morët, ikën tre njerëz morët tre mushka”.
Ilir Meta: Është kapur edhe një tjetër dhe po kapen edhe ata të tjerët. Së dyti, nuk keni pse merrni nëpër gojë mushkat, ju lutem.
Arben Ristani: Prisja që Rama të thoshte që, nga dijenitë që kam unë, në raport me emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ia ka thënë Saimiri dhe bazohej tek ato që i ka thënë Saimiri. Është e kuptueshme që kur i do Saimiri Kryeministrit e bën një gjë, kur nuk i do Saimiri s’e bën.
Edi Rama: Tha në fillim që kush ka kokën e madhe, nuk ka domosdoshmërisht shumë mend. Kjo është e sigurt, por kush e ka kokën në vendin e gabuar është edhe më e sigurt se drejtohet jo nga mendja, por nga një vend i gabuar. Tani del qartë e më qartë se pse të zgjodhën për të futur hundët në kutitë e gabuara ty. Ty të bika të flasësh për çdo punë të gabuar, ndërkohë që sinqerisht dua ta them edhe në emrin tuaj se opozita nuk është kjo, është shumë më mirë se kaq. Siç thonë plakat gjirokastrite, ka më keq, por ka edhe keq e mos më keq.
Edi Paloka: Po ç’lidhje ke ti me Tepelenën, ti je nga Mirdita.
Eduard Halimi: Të mbaroi koha.
Edi Rama: Në qoftë se koha ishte vetëm tri minuta, më duhet të pranoj se në këtë rast është humbje kohe të merresh me ju pas gjithë kësaj dite të gjatë.

No comments:
Post a Comment