46 pes – Jul Qezari mposht Titi Labienus në betejën e Ruspinas (sot
në Tunizi). Labienus, kishte qenë aleat i Qezarit, por me shpërthimin e
luftës civile, ai kaloi në anën e republikanëve. Beteja ne Ruspina ishte
e përgjakshme; Qezari humbi më shumë se një të tretën e forcave, por në
fund arriti fitoren. Ai përsëri do të përballej me forcat republikane
tre muaj më vonë në betejën e Thapsus. 1785
Në Hanau, Germani, lindi Jakob Grim. Ai dhe vëllai më i ri, Wilhelm, studiuan folklorin dhe traditat gojore gjermane, dhe i botuan ato në një libër me tregime ose Përrallat e Vëllezërve Grim, ku përfshihet edhe përralla e Hirushes. Jakob Grim gjithashtu bëri kërkime të mirëfillta në gjuhë dhe krijoi parimin e njohur si “Ligji Grim” mbi ndryshimin e shqiptimit të bashktingëlloreve. Më pas Jakob (v.1863) dhe vëllai i tij, Wilhelm (1786 – 1859), ndërmorrën projektin monumental për hartimin e një fjalori të plotë të gjuhës gjermane, i cili u botua disa vite pas vdekjes së tyre. 1809 – Në Coupvray, Francë, lindi Louis Braille – Kur ishte fëmijë, Braille pësoi një aksident dhe mbeti i verbuar. Por ai e sfidoi verbimin kur si adoleshent – ende nxënës shkolle – krijoi një formë të re komunikimi që do transformonte jetën e miliona personave të verbër. Braille vdiq më 6 janar 1852, dhe Sistemi i tij i shkrimit që mund të ndihet dhe të interpretohet nga të verbërit, do të njihej gjerësisht vetëm pas vdekjes së tij. Pothuajse dy shekuj më vonë, sistemi Braille vazhdon të jetë instrument tepër i çmuar i të mësuarit dhe komunikimit për të verbërit, dhe i përshtatur për gjuhët në mbarë botën. 1943 – Ministri i Jashtëm Italian, konti Galeazzo Çiano (dhëndri i Musolinit), shkruan në ditarin e tij mbi dhuratat për Herman Goeringun (i dyti pas Hitlerit në Gjermani) me rastin e 50 vjetorit të lindjes – Duçe do t’i dhurojë një shpatë ari, gdhendur nga Messini, e cila në fillim ishte menduar për Frankon e Spanjës. Kohët kanë ndryshuar. Ndërsa unë do t’i jap urdhërin e San Maurizios, që përbëhet nga një yll me diamante dhe që e kam ruajtur në kasafortë gjithë këtë kohë, dhe menduar fillimisht për Zogun (ish-mbret i Shqipërisë), i cili u detyrua nga italianet të ikte në mërgim. 1999 – Ish-mundësi profesionist amerikan Xhesi Ventura bën betimin si guvernator i shtetit Minesota. Vetura, emri i vërtetë James George Janos, lindur më 15 korrik 1951, është politikan, aktor, autor, veteran i luftës së Vietnamit. Ventura e përshkruan veten si “sllovak”, pasi prindërit e të atit kishin emigruar nga një fshat i Sllovakisë, ndërsa e ëma ishte me prejardhje gjermane. Thuhet se Xhesi Ventura po shqyrton mundësitë për të konkuruar për president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2016, si kandidat i pavarur – dhe nëse vendos, atëherë komentatori Howard Stern mund të jetë i përzgjedhuri i Venturës për nënpresident. 2007 – Kongresi i 110 Shtetet e Bashkuara zgjedh demokraten nga Kalifornia, Nancy Pelosi, si Kryetare të Dhomës së Përfaqësuesve; e para femër Kryetare e kësaj Dhome në historinë e Shteteve të Bashkuara. Nancy Pelosi është fëmija e 6 e një familjeje emigrantësh nga Italia; ajo vetë është e martuar dhe ka 5 fëmijë. Nanci është ndër personat më të pasur të Kongresit; me një pasuri prej 58 milionë dollarësh, ajo rendidet e 12-ta mes ligjvënësve përsa i përket pasurisë. Nancy Pelosi është mjaft aktive në komunitetin e prejardhjes. Ajo është anëtare i bordit të Organizatës Kombëtare të Grave italiane amerikane, ndërsa në vitin 2007 u dekorua me Urdhrin e Meritës nga presidenti i republikës së Italisë, Giorgio Napolitano.
Mendim i ditës
“Ai që ju ka ndihmuar kur keni qenë në vështirësi nuk duhet më pas të përbuzet nga ju”.
Wilhelm Grimm

No comments:
Post a Comment