Alfred Lela
Hyjmë, pothuajse me siguri, në fushën e traditës së shtypit të shkruar, jo vetëm shqiptar, por edhe botëror, kur me anë të një editoriali duam të përmbledhim se ç’ndodhi gjatë vitit që shkoi dhe ç’mund të ndodhë përgjatë atij që vjen. Sigurisht, është më e lehtë të përmbledhësh se të bësh shortarin, njëfarë Kasandre homerike që thotë gjëra që askush i beson, se askush nuk do t’i besojë.
Por, jemi të detyruar t’i
besojmë asaj që kemi parë e dëgjuar, edhe pse, të gjithë sipas emocionit të vet, e kemi përjetuar ndryshe. 2013-a shtrihet mbrapa nesh me kodrat e ngjarjeve nga pas së cilave ngrenë krye edhe shenja të vitit që mbërrin pas pak ditësh. Viti që shkoi ishte rikthimi në pushtet i së majtës pas qeverisjes 8 vjeçare të së djathtës, shartuar në mandatin e dytë me një të majtë që fillimisht u duk ekstreme dhe në rrugë e sipër u bë pragmatiste, LSI. Ky koalicion i pagjasë politik prodhoi një gjendje e cila çoi më pas në një bashkim tjetër që, në sipërfaqen e tij ideologjike dukej si normalitet, por në spazmat e bashkimit të asaj që pritej si idealizëm dhe një tjetër gjëje që perceptohej si molepsje, do të prodhojë një gjendje tjetër, gjithashtu të pagjasë. 2014 ndoshta nuk do na e shfaqë të plotë këtë hiper-realitet politik, por shenjat ka për t’ia dhënë.
Një moment tjetër shenjues i 2013 ishte edhe dorëheqja e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike dhe ardhja në krye të kësaj force e Lulzim Bashës. 2014 do t’i ketë sërish këta dy personazhe, Berishën e Bashën, përballë kundërshtarëve të tyre, Ramës e Metës. Berisha, me sa duket është ende në inercinë e lidershipit por edhe të një humbjeje që ai e konsideron të pandershme, dhe shpreson te çka ai ka etiketuar si ‘skenari Papandreu’ për Edi Ramën. Për të realizuar kështu ‘shpagimin’ e tij. PD do të jetë edhe gjatë vitit që vjen nën ‘paradoksin’ e një Berishe gjithnjë e më të zëshëm që shtyn ‘negativitetin’ e tij me një Bashë gjithnjë e më alternativ në PD-në e riformatuar, dhe që i fron skenës ‘pozitivitetin’. Edhe njëherë, PD e vitit që vjen do t’i ngjajë PD së vitit 2011 gjatë zgjedhjeve lokale kur Basha themelonte fushatën e tij dhe veten si lider i pavarur, ndërkohë që Berisha bënte betejat e tij në një shkallë dhe notë tjetër. Një alternim hijesh e dritash mes Bashës e Berishës do të jenë ngjyrat në të djathtë të spektrit.
Integrimi, që ishte shqetësim i Shqipërisë në vitin 2013, do të jetë po aq edhe gjatë vitit vijues. Qershori i premtuar nuk është një bast që duhet parë si i fituar, edhe për atë se në zgjedhjet e majit për në Parlamentin Europian pritet që forcat ekstremiste që janë kundër zgjerimit, kundër emigrantëve, kundër multikulturalizmit, të jenë një dorë më shumë e një zë edhe më i ngjirur në mbrojtje të këtyre kufizimeve. E përkufizuar shkurt Europa do ta rrisë ‘stress testin’ e Shqipërisë dhe Tirana politike do të jetë e ngarkuar mjaftueshëm me negativitet për t’i bërë me zemër europianët dashamirës të Shqipërisë, por edhe zgjerimit.
Por, edhe 2014-a ashtu si 2013-a do të jetë ‘Viti i Edi Ramës’. Te zgjedhjet dhe zgjidhjet e tij varet shumë nga cilësia dhe mizerja e vitit që vjen. Ka diçka që së jashtmi duket se nuk shkon tek aksioni i Kryeministrit: premtime për reforma në njërën anë dhe verb e lëvizje populiste në tjetrën. Nëse reformat bëhen, ato sigurisht do e gjejnë dhe lënë në pakënaqësi popullin. Aksionet që nisin e nuk mbërrijnë në krye, për t’ia filluar një tjetri, nuk transmetojnë seriozitet. Dhe viti që vjen është një vit serioz. Aq shumë i tillë, sa mund të kthehet (larg qoftë!) në një vit të mbrapshtë.

No comments:
Post a Comment