Nebil Çika
JO
shqiptarë ndaj demontimit të armëve kimike është përjetuar si “feste”
apo fitore e madhe nga të gjithë qeveria, opozita, shoqëria civile,
media etj., e kanë nxituar të marrin autorësinë e kësaj “fitoreje” që në
pamje të parë duket se ka vetëm “fitimtarë”. Pyetja pa përgjigje në
këtë “betejë” të çuditshme “fitimtaresh” është: Kush është humbësi?
Si
në çdo përplasje apo betejë politike, shoqërore apo ushtarake, ka
fitimtarë e humbës, por në betejën shqiptare për armët kimike siriane
këta të fundit duket se nuk ekzistojnë të paktën publikisht.
Thua
të jetë vërtetë kështu ?! “Beteja” shqiptare për armët kimike siriane
që zgjati pothuaj një javë përfundoi me deklarimin “Jo” të qeverisë pas
një fjalimi të gjatë të shkaktarit kryesor të gjithë kësaj historie
groteske, Kryeministrit Edi Rama i duartrokitur çuditërish nga ata që
kishin dalë për disa ditë në rrugë për të ndalur “marrëzinë” e tij.
Mijëra njerëz kryesisht të rinj mes tyre edhe fëmijë u ftuan të linin
bankat e shkollave dhe punët e tyre (nëse kishin një të tillë) për të
ndalur rrezikun e armëve kimike që z. Rama dhe qeveria e tij po i
sillnin Shqipërisë. Një pjesë e mirë e tyre nuk e dinte çfarë ishin
armët kimike siriane e megjithatë organizatorët ende anonimë arritën të
krijojnë një lëvizje që detyroi qeverinë të thoshte “Jo”, ndërkohë që i
kishte kohë që i kishte thënë “Po” miqve dhe partnerëve tanë
ndërkombëtarë, të cilët në mirëbesim kishin ndërtuar edhe strategjinë e
një aksioni të madh ndërkombëtar siç është shkatërrimi i armëve kimike
të Sirisë, të cilën sigurisht që e ndryshuan pas tërheqjes së
Shqipërisë.
Me pak fjalë gurguleja
shqiptare e armëve kimike siriane solli efekte negative jo vetëm në
Shqipëri, por edhe te mite e aleatët tanë aq të rëndësishëm e të
domosdoshëm. Për mënyrën se si u zhvillua protesta dhe gjithë historia
shqiptare e armëve kimike mund të gjenden shumë dyshime e enigma për
qëllimin dhe produktin e sajë të shprehur me së miri në përfundimin
vetëm me “fitimtarë” të saj se shumë media e politikanë nxituan ta
cilësojnë si “fitore historike”. Lëvizja kundra armëve kimike siriane
dhe komentet e analizat rreth saj ishin sa të paqarta aq edhe dyshuese,
ndërkohë që përcaktimi si “fitore historike” e të gjithë palëve një
hipokrizi kolektive që në fakt synon apo tenton të mbulojë të vërtetën e
kësaj beteje pa humbës të përcaktuar publikisht. Por a kishte humbje
dhe të humbur kjo betejë “historike”?!
Sigurisht
që po si njëri prej atyre që nuk ndjehem pjesë e fituesve euforike
mendoj se “fitorja” shqiptare ndaj armëve kimike të Shqipërisë ishte:
“një fitore si e Pirros”. Them kështu, pasi mendoj se fitorja dhe humbja
për Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë betejë ishin në të njëjtën masë
për mos thënë në favor të kësaj të fundit. Përtej idiotësisë mediatike
se fituam një lëvizje qytetare, një Shqipëri tjetër etj., unë mendoj se
e vetmja gjë që fituam ishte mosardhja e armëve kimike siriane në
Shqipëri, një zhvillim më shumë i aspektit teknik, i cili mund të ishte
shmangur pa gurgulenë që amplifikoi në akuza një çështje që e
shkaktuan vetë shqiptarët me zgjedhjet dhe përcaktimet e tyre aktuale e
historike politike e shoqërore.
Të
gjithë e dinë se kjo nuk do të kishte qenë fare çështje, madje sa do të
ishte marrë vesh kurrë nëse Kryeministri i vendit nuk do të kishte
premtuar apriori një sipërmarrje që nuk ishte as në kompetencën e as në
dëshirën e tij. E gjitha nisi, ndoshta e planifikuar, nga një arrogancë e
kreut të qeverisë që tentoi të kthente në pazar politik e personal të
një angazhimi ndërkombëtar të vendit mbajtja sekret e të cilit e
intrigoi edhe më shumë situatën, duke u dhënë mundësi shumë interesave,
rrymave e grupimeve të ndryshme t’i përgjigjeshin në të njëjtën mënyrë
të pandershme kreut të qeverisë e të manipulonin situatën në kërkim të
realizimit të qëllimeve të tyre. Situata hermetike që zoti Rama krijoi
me heshtjen e tij, çoi në spekulime e mashtrime nga bashkëpunëtorët dhe
media afër tij që demontimi i armëve kimike siriane në Shqipëri ishte
një kërkesë apo kusht i NATO dhe i SHBA një veprim i dyshimtë që
synonte justifikimin e kreut të qeverisë dhe ngecjen e fajit partnerëve
euroatlantikë dhe sidomos orientimin e zemërimit të turmave drejt tyre
gjë që edhe ndodhi me protestën tek ambasada e SHBA dhe thirrjet kundër
saj dhe NATO-s e një pjese të tyre para kamerave një lajm që bëri
xhiron e botës dhe tronditi fort opinionin publik shqiptar.
Miqësia
shqiptaro-amerikane e shenjtë për shumicën e shqiptarëve u vu në dyshim
dhe u kris për shkak të një veprimi të pamoralshëm të Kryeministrit
dhe manipulimit të situatës të mundësuar nga mungesa e transparencës së
qeverisë. Me gjithë përbetimin e palëve për vazhdimësi të miqësisë
shqiptaro-amerikane situata e krijuar me protestën antiamerikane tek
ambasada në Tiranë ka efektet e saj dhe besoj se ishte një provë për
antiamerikanët shqiptarë dhe mbështetësit e tyre të huaj. Besoj se, kjo
përpjekje e pastër për të goditur marrëdhëniet shqiptaro-amerikane ishte
më e keqja e përfituar nga historia shqiptare e armëve kimike siriane
në sajimin e së cilës palët kanë kontribute të konsiderueshme. Besoj se
kjo lojë me marrëdhëniet shqiptaro-amerikane fillon që me premtimin apo
më mirë të themi me mashtrimin që Kryeministri u bëri miqve nga SHBA për
përfshirje të Shqipërisë në procesin e demontimit të armëve të Sirisë,
gjë që nuk mund ta bënte pa marrë më parë mbështetjen qeverisë e
Kuvendit, Presidentit etj., me të cilët, të paktën sipas njoftimeve të
deritanishme, nuk ka biseduar për këtë çështje.
Fakti
që shqiptarët e morën vesh nga media e huaj atë çfarë kishte marrë
përsipër Kryeministri i tyre, ndërkohë që media shqiptare u injorua
tërësisht, ishte shumë tronditës. Pas kësaj situate, akuzat e
Kryeministrit Rama ndaj një pjese të medias për manipulim të opinionit
publik ngjan shumë fyese dhe të pavërtetë, pasi ishte ai që shkeli të
drejtën e informimit të publikut si e drejtë themelore e njeriut. Por
siç thashë edhe pjesa tjetër ajo e protestuesve nuk duket edhe aq e
pafajshme në veprimet e saj. Kur falas për protestuesit kam parasysh
drejtuesit dhe organizatorët e tyre dhe jo masën kryesisht adoleshentë
dhe fëmijë. Drejtimi i turmës kundër ambasadës amerikane është një
veprim e përgjegjësi e tyre. Sot, një pjesë e tyre distancohet nga ky
veprim, por kur ndodhi kjo askush nuk bëri thirrje apo veprime të tjera
për ta penguar, shpërndarë apo edhe distancuar prej saj në kohën, kur
ajo ndodhi e pamjet e saj bënë xhiron e botës. E kam bërë edhe herë
tjetër pyetjen: përse demonstruesit nuk shkuan edhe tek ambasada e
Rusisë apo e Kinës, që janë përgjegjëse po aq sa SHBA-të si autore të
marrëveshjes për armët kimike të Sirisë?
Përgjigja
e kesh pyetje shpjegon qartë qëllimet e organizatoreve të protestës,
por nuk është i vetmi argument i drejtimit të majtë të sajë. “Shumë nga
protestuesit kanë qenë në krah me mua në protestat e PS-së”, tha në
fjalën e tij Edi Rama, një e vërtetë e verifikuar lehtësisht si e tillë.
Një nga bashkëpunëtorët e afërt të zotit Rama, ministri Erion Veliaj
bëri një pohim tjetër domethënës: “Mburrem që në krye të protestave
është “MJAFT” një OJF të njohur për qëndrime të forta majtiste e
themeluar dhe drejtuar prej tij. Një fakt interesant që vërteton
orientimin e majtë të protestës ishte përgjigja e një prej drejtuesve të
saj ndaj një provokimi të Fahri Balliut në emisionin Opinion: “Nuk jam
kundër Ramës, por në mbështetje të tij për të thënë “Jo”, tha ai, duke
sjellë edhe një tjetër argument të fortë mbi dyshimet për qëllimin
kryesor të protestës që më shumë se as armët kimike synonte të
instalonte një frymë antiamerikane farën e së cilës besoj se e ka
hedhur. Mendoj se padashje natyrën e protestës dhe qëllimin e saj e
përcaktoi një prej aktivisteve të njohura të saj, deputetja e PD, Mesila
Doda.
Zonja Doda e krahasoi atë me
lëvizjet marksiste e anarkiste të rinisë në Evropën Perëndimore në vitet
1970, lëvizje të organizuara e sponsorizuara nga ish-Bashkimi Sovjetik,
mbeturina të të cilit mund të jenë edhe pas protestës shqiptare, gjë që
mund të shpjegojë edhe natyrën apo tendencën antiamerikane e anti-NATO
të saj. Në fjalimin e tij zoti Rama u përpoq që natyrën, frymën
antiamerikane të protestës t’ia faturonte opozitës, por edhe në këtë
pikë faktet duket se janë kundër tij. E konsideroj gabim pjesëmarrjen
fizike në protestë të liderëve të PD që çoi në një incident të
pakëndshëm i zotit Basha e zotit Berisha me një prej drejtuesve të sajë,
gjë që përdor nga qeveria si argument kundër saj. Por një ditë më parë,
bashkëkryetari i qeverisë që donte të sillte armët kimike, Ilir Meta, u
fut në mes të protestuesve para Kuvendit ku drejtuesit e tyre i dhanë
mundësinë të mbante edhe një fjalim e askush nuk i kërkoi të largohej
për faktin, se protesta ishte “e depolitizuar”, gjë që një ditë ja
kërkuan drejtuesve të opozitës edhe pse ata mbështetën protestën dhe
veçanërisht nuk ishin përgjegjës për armët kimike.
Ky
fakt tregon qartë se pas kësaj proteste nuk ishte opozita, por e majta e
ndoshta edhe vetë zoti Rama me njerëzit e tij, gjë që i ngarkon ata
edhe me përgjegjësinë e frymës antiamerikane dhe sidomos organizimin e
protestës tek ambasada e SHBA. Nëse zoti Velia mburret që në krye të
protestave është “Mjaft”, atëherë i bie të dije edhe kush e pse i çuan
protestuesit tek ambasada amerikane e ndoshta e ka pjesë të mburrjes
edhe këtë. Por, pavarësisht mospërfshirjes drejtpërdrejtë në protestë
besoj që edhe pala amerikane ka hisen e saj të përgjegjësisë në këtë
gurgule antiamerikane. Mendoj se, raportet e tyre me ish-komunistët
shqiptarë janë shkak i qenësishëm i zhvillimeve të tilla negative në
marrëdhëniet midis dy vendeve.
No comments:
Post a Comment