Si është ndara selia blu, garda e vjetër me Olldashin, të rinjtë me Bashën
Gara mes dy rivalëve për pasuesin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike ka nisur zyrtarisht nga dita e djeshme. Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi e kanë nisur fushatën nga bastionet e tyre, respektivisht nga Elbasani dhe nga Fieri. Por brenda garës mes tyre, në selinë blu po zhvillohet edhe një garë tjetër, ajo e mbështetësve
. Disa nga këta kanë dalë hapur duke bërë fushatë në favor të të “përzgjedhurit” të tyre, ndërsa disa të tjerë kanë filluar të punojnë në prapaskenë. Gazeta “Tirana Observer” ka arritur të zbulojë se si janë ndarë kampet në selinë blu.
Pro Olldashit
Garda e vjetër e Partisë Demokratike preferon që në krye të PD-së të jetë pikërisht Sokol Olldashi. Kjo mbështetje e tyre vjen prej një sërë arsyesh. Faktori i parë është se Sokol Olldashi cilësohet si një demokratët e vjetër në këtë parti që nisi nga zero për të ardhur deri në strukturën më të lartë. Një tjetër faktor është lidhja e Olldashit me figurat që janë në PD që nga vitet ’90. Plus që garda e vjetër nuk e simpatizon Lulzim Bashën, sepse sipas tyre ky i fundit u katapultua në strukturat e larta të PD-së pa qenë asnjë ditë në PD. Por edhe Basha nga ana e tij kurrë nuk u afrua me gardën e vjetër të PD-së, ai u zgjodhi të mbështeste figurat që i futi vetë në PD, si Grida Duma apo Jorida Tabaku, etj. Aq më tepër që marrëdhënia e tij e ngushtë me Ilir Metën futi shumë xhelozi në PD, një pjesë e tyre ende nuk ia falin Bashës miqësinë me Metën. Madje thuhet që ishte pikërisht dyshja Meta-Basha që bënë të mundur që Jozefina Topalli të mos zgjidhej si Presidente.
Pro Bashës
Pro kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranë janë të gjitha prurjet e reja në Partinë Demokratike pas vitit 2005, ku përjashtim bën vetëm Majlinda Bregu. Brezi i ri i PD-së shikon tek Basha përfaqësuesin e tyre më të denjë. Këtij grupi duket se i është bashkuar edhe Eduart Selami. Por Basha duket se ka një plus të madh në këtë garë, që është “faktori Berisha”. Nëpër korridoret e selisë blu, por edhe në analizat e disa prej emrave të njohur të gazetarisë theksohet se Basha e ka të fituar këtë garë pikërisht ngaqë është i preferuar i Doktorit. Edhe pse ky i fundit ka deklaruar se nuk do të mbajë anë në këtë garë, por të gjithë e dinë tashmë që Basha është “beniamini” i Berishës në PD.
Pro Sokol Olldashit
-Jozefina Topalli
-Ridvan Bode
-Astrit Patozi
-Genc Ruli
-Ilir Rusmali
-Majlinda Bregu
-Mesila Doda
-Jemin Gjana
Pro Lulzim Bashës
-Eduart Selami
-Aldo Bumcci
-Gerti Bogdani
-Albana Vokshi
-Grida Duma
-Fahri Balliu
-Tritan Shehu
-Flamur Noka
-Edi Paloka
-Eduart Halimi
-Keltis Kruja
Pritet reformim i plotë në strukturat drejtuese
Analiza e humbjes pas zgjedhjeve në PD
Pas mbarimit të zgjedhjeve për kreun e partisë, demokratët do të bëjnë edhe analizën e humbjes së thellë të zgjedhjeve të 23 qershorit. Humbje e cila nuk kurseu asnjë nga figurat drejtuese, as edhe vetë Lulzim Bashën dhe Sokol Olldashin. Basha mori përsipër drejtimin e fushatës në Tiranë, ku ashtu si dhe në qytetet e tjera, demokratët pësuan një goditje mjaft të fortë. Por edhe në Fier ku kandidonte Olldashi e djathta humbi. Por këta të dy për shkak të garës do të përjashtohen si fajtorë. Ndërsa për drejtuesit e tjerë pritet një analizë e thellë dhe strukturat drejtuese të PD-së do të kenë drejtues të rinj.

No comments:
Post a Comment