Te dashur miq,
Se pari ju drejtohem me lutjen te me pranoni kete mesazh si pergjigjen time me miqesore per secilin prej jush, mbasi me gjithe deshiren shume te madhe qe kam qe ne traditen time t'ju pergjigjem, ashtu siç e meritoni, me mesazh te veçante çdonjerit prej jush, praktikisht kesaj rradhe e kam te pamundur.
Se dyti ju falenderoj me mirenjohje te thelle per mesazhet tuaja te njerezishme, prekese por dhe frymezuese per mua. Ju ne to keni derdhur dhe deshmuar ndjenjat me te pastra e miqesore ndaj meje.
Keni shprehur si ne poema te verteta vleresimin dhe krenarine tuaj per arritjet e medha te vendit nen qeverisjen e PD, te cilat jane dhe te secilit prej jush dhe te çdo shqiptari. Ato nuk zhbehen dot nga asnje revansh dhe perbejne nje trashegimi te shkelqyer te Partise Demokratike dhe te gjithe atyre qe i besuan dhe i besojne asaj.
Ne mesazhet tuaja, thuajse te secilit prej jush, ju shpreheni kunder doreheqjes sime dhe kerkoni qe une ta shqyrtoj perseri vendimin tim. Miqte e mi! Une dhashe doreheqjen jo nga emocione as dhe nxitim por sepse nuk mund te merrja vendim tjeter.
Kam qene dhe jam thellesisht i bindur se ky ishte vendimi me i mire per vendin tim por edhe per PD, per mua dhe per ju, per çdo demokrat. Per mua dhe per ju miqte e mi, thelbi i njeriut te lire dhe forca e tij prej Anteu qendron ne dinjitetin e tij.
Une ju garantoj se kurre nuk e kam shkeputur dinjitetin tim njerezor nga dinjiteti i atyre qe une kam perfaqesuar si President i vendit, si Kryeminister, si Kryetar i PD. Une dhashe doreheqjen pikerisht sepse ate kerkonte dinjiteti im, dinjiteti i secilit prej jush, i PD dhe i vendit tim.
Jam shume i sigurte se me doreheqjen time, secili prej jush, ne çdo rast e ne çdo beteje, do te ndjehet me dinjitoz me mikun tuaj Sali Berisha dhe me krenar me besimin, mbeshtetjejn, dashurine dhe respektin qe keni treguar ndaj tij. Sikunder dua t'ju rrefej sot hapatzi se vendimi qe shpalla me date 26 qershor eshte marre si nje betim nga une ne veren e vitit 91 dhe nga ajo kohe nuk e kam vene kurre ne diskutim. Kur prin, kur udheheq, duhet te ndertosh jo vetem sulmin e fitores por duhet te parashikosh gjithnje dhe terheqjen ne rastin e humbjes, si kushtin vendimtar qe kjo e fundit te shnderrohet ne sfide per fitoren e rradhes.
Pra e kam dhene doreheqjen me bindjen me te thelle se une dhe te gjithe ju vajzat dhe djemte, burrat dhe grate me dinjitet njerezor dhe politik te pacenuar do te ngrihemi me koke larte, me fuqishem dhe me shpejt se gjithe te tjeret per te vazhduar betejen tone.
Une dhashe doreheqjen nga Kryetar i PD dhe funksionet tjera ne PD per te qendruar ne politike, ne Parlament dhe kudo me secilin prej jush çdo ore e çdo dite, 18 ore ne dite per te organizuar se bashku me te gjithe forcen, perkushtimin, energjine tone opoziten me te fuqishme qe Shqiperia ka njohur ndonjehere. Ne do te qendrojme avoketer te pamposhtur te parimeve dhe vlerave qe besojme dhe te mbare qytetareve shqiptare, te atyre qe na votuan ne dhe te atyre qe besuan premtimet anti-globaliste te kundershtareve tane, te cilet sapo moren voten nisen ti zevendesojne premtimet e tyre me revanshin e papermbajtur te pushtetit qe lindi siç po duket çdo dite e me shume nga mashtrimi.
Ne gjirin e mazhorances se dale nga 23 qershori gjenden klanet tashme me pushtet me te rrezikshem te droges dhe krimit ne rajon dhe me gjere. Ky nuk eshte nje ogur i mire per Shqiperine. Ky eshte Ndryshim! Me vrap drejt krimit dhe droges! Por ne do qendrojme se bashku ne nje beteje jetike per te mos lejuar shnderrimin e Shqiperise ne protektorat droge dhe krimi te pushtetareve te rinj dhe ndeshkuar keshtu rende çdo femije, te ri, te moshuar, burre, grua te ketij vendi. Pra misioni yne eshte i madh dhe jo i lehte. Por ne demokratët dhe demokratet kemi qene dhe jemi qytetaret e misioneve te medha! Perpara ne misionin tone!
Ju perqafoj secilin prej jush!
Miqesisht Sali Berisha
No comments:
Post a Comment