Olldashi me fushatë agresive, Basha me fushatë me tone të
buta. Olldashi gjen fajtorin e humbjes së PD tek LSI, Basha ndjek
strategjinë e 2011-ës
Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi kanë të përbashkët vetëm synimin për të qenë fitues në garën për kreun e Partisë Demokratike, ndërsa ndryshojnë tërësisht në strategjinë e tyre.
Strategjia e Olldashit
Sokol Olldashi duke përfituar nga miqësia mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, ka nisur një sulm me artileri të rëndë ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edhe pse kjo e fundit nuk ka lidhje me garën brenda selisë blu, Olldashi ka zgjedhur të gjejë fajtorin për humbjen e thellë të së djathtës, duke akuzuar LSI-në, dhe duke mos ia vënë fajin tërësisht PD-së. Që në studion e “Opinionit” Olldashi akuzoi LSI-në si një parti pazaresh. Shumë shpejt LSI iu kundërpërgjigj Olldashit duke e quajtur atë si kumarxhi. Por Olldashi nuk u ndal me kaq. Dje nga bastioni i tij në Fier (edhe humbi) ai zgjodhi sërish të sulmojë LSI-në dhe të mbrojë Berishën. Ai ka theksuar se kjo parti ka qenë një kosto për PD-në. Duke e akuzuar sërish këtë forcë për blerje votash, Olldashi tha se është e rëndësishme që të binden shqiptarët se vota nuk është mall që shitet. Olldashi ka mbrojtur kryetarin në detyrë të PD, Sali Berisha, duke thënë se nuk është vetëm ai fajtor për humbjen, por të gjithë, duke nisur që nga militantët e deri tek ministrat. Olldashi tha se ky është një moment i vështirë pasi kanë humbur zgjedhjet, por duhen ngritur themelet për të fituar zgjedhjet e ardhshme. “Ne i humbën zgjedhjet, por është e domosdoshme të mësojmë pse-në. Përgjegjës për humbjen nuk është Berisha, por të gjithë duke nisur nga ministrat deri tek militantët. Jam futur në garën për kreun e PD në një moment të vështirë. Kjo është një garë që do t’i shërbejë Partisë Demokratike dhe strukturave të saj. Ne duhet të ngremë themelet për fitoret e ardhshme. Ne e kemi provuar se dimë që të ringrihemi dhe jemi rikthyer me votën e qytetarëve. U kërkoj ndjesë militantëve të PD, që me gjithë punën e madhe nuk i fituam zgjedhjet”, tha ai.
Strategjia Basha
Lulzim Basha po ndjek të njëjtën strategji si në garën për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës në vitin 2011. Duke qëndruar larg akuzave personale, Basha vë tonin tek bashkimi i së djathtës dhe një ringritje të saj të shpejt në pushtet. Deri tani ai nuk ka akuzuar asnjë palë, por në takimet e tij thekson se si synon ta bëjë PD-në një parti sa më evropiane dhe që PD-së i takon të vijë sa më shpejt në pushtet.
Basha në Elbasan: Jemi PD dhe synojmë të marrim pushtetin
Lulzim Basha zhvilloi dje pasdite një takim me strukturat e PD-së në Elbasan, për prezantimin e kandidaturës së tij për kryetar të Partisë Demokratike. “Mirënjohje për punën e të gjithë partisë. Mbaruam rrugën, bëmë realitet premtimin e dhënë. Në 23 qershor nuk arritëm dot rezultatin që prisnim. Ky moment duhet analizuar për t’i shërbyer PD dhe të triumfojmë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha. Duke folur për dorëheqjen e Kryeministrit Berisha nga drejtimi i PD-së, Basha e cilësoi “një akt historik i liderit tone”. “Por, vijoi ai, përgjegjësia është e gjithsecilit prej nesh”. Por, shtoi Basha, “kjo është një mundësi për t’u bashkuar me këtë familje të madhe. Jemi bashkë në gëzime dhe në kohë të vështira. Të bashkuar pa lejuar asnjë kundërshti dhe përçarje mes nesh”. Në këtë situatë, tha Basha, “kërkoj besimin tuaj, duke iu shpalosur pikëpamjet e mija për rrugën tonë përpara. Në këtë rrugë të gjithë jemi bashkë, edhe ata që në fushatën e fundit nuk dhanë çdo gjë. Do të vendosim një raport të drejtë midis kontributit, meritës dhe përgjegjësisë”. Lidhur me mazhorancën aktuale, Basha theksoi se, “jemi PD dhe synojmë të marrim pushtetin. Kemi përballë një mazhorancë të një vote të deformuar. Nuk e vë në dyshim rezultatin, por legjitimitetin. Kjo mazhorancë do të jetë prepotente. Ajo së shpejti do të na shfaqet në opozitë të hapur me interesin publik. Këtu duhet që PD të jetë një opozitë e fortë”.
Olldashi: Përgjegjës për humbjen nuk është vetëm Berisha
Ministri i Punëve Publike e Transportit, Sokol Olldashi, i cili konkurron krahas kryetarit të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike. Në takimet e zhvilluara dje në qarkun e Fierit, ku edhe fitoi si deputet i PD-së, Olldashi ka bërë një analizë të humbjes së zgjedhjeve e 23 qershorit, duke theksuar se “ne i humbën zgjedhjet, por është e domosdoshme të analizojmë arsyen e vërtete. Përgjegjës për humbjen nuk është Berisha, por të gjitha strukturat e partisë, duke nisur nga ministrat e deri tek militantët”. “Kjo garë, theksoi Olldashi, do t’i shërbejë Partisë Demokratike dhe strukturave të saj dhe për këtë ne duhet qe te ngremë themelet për fitoret e ardhshme”. Ai u kerkoi ndjesë militantëve të PD-se që “me gjithë punën e madhe nuk i fituam zgjedhjet”. Olldashi është ndalur edhe në shënjestrimin e LSI-së, që, sipas tij, pati kosto te madhe për humbjen e PD-së.

No comments:
Post a Comment