Nga: ERI BACO
Kryetari i Komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko, në një intervistë të dhënë për “Gazeta Shqiptare” ka sqaruar dje arsyet pse Partia Demokratike e humbi këtë bastion në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Z. Aliko, si e konsideroni humbjen e së djathtës në zgjedhjet e 23 qershorit? Humbja e së djathtës ishte një zhgënjim total, ku gjithsecili ka përgjegjësinë e vet.
Ky rezultat kërkon një analizë dhe reflektim deri në themele. Nuk e meritonim këtë humbje, duke pasur parasysh punën e qeverisë Berisha gjatë këtyre viteve. Mund të them se humbja erdhi për shkak se gara u mor lehtë nga shumica e strukturave të PD-së dhe e drejtorëve të institucioneve që kanë përgjegjësinë e plotë për këtë humbje të së djathtës. Unë vetë e kisha parashikuar këtë rezultat, pasi kam bërë një analizë të thellë të këtyre viteve, por edhe të fushatës zgjedhore.
Çfarë ndodhi gjatë fushatës elektorale? Shumica e njerëzve nuk punuan dhe ajo çka bënin ishte të dukeshin para deputetëve. Më shumë janë marrë duke thurur lavde për kontributin që do jepnin për fitoren në Gjirokastër, duke pasur në fund një rezervë prej 3200 votash nga viti 2009, pasi kjo ishte diferenca mbi të dytin.
Sipas jush ishte e parashikuar humbja? Po. E them këtë sepse sinjali kishte ardhur që në vitin 2009, por faktor ishte edhe faji i strukturave drejtuese të PD-së dhe faktorë të tjerë të ingranuar në fushatë. Rasti i parë ishte diferenca mes PD-së dhe PS-së me 3740 vota, ndërkohë që në vitin 2009 diferenca ishte 1700 vota. Unë katër vite e kam ngritur si shqetësim këtë situatë në takimet e ndryshme në strukturat e PD-së së Gjirokastrës, por shqetësimi im është anashkaluar nga individë të ndryshëm të kësaj force politike. Theksoj se këtë situatë e kam bërë prezente edhe para kryeministrit Berisha. Njëherazi për situatën që u krijua gjatë fushatës në Gjirokastër, konkretisht në datën 20, i kam bërë një analizë edhe deputetit e kryetarit të grupit të punës, Genc Ruli, të cilit i thashë se do të marrim vetëm një mandat. Por këto shqetësime të miat nuk u morën parasysh, pasi burra me “mustaqe” gënjyen para tij për situatën reale.
Sa ishte rezultati për Lazaratin? Votuan 1800 persona, prej të cilëve 1500 për koalicionin e PD-së dhe 273 për të majtën.
Si e konsideroni faktin që Lazarati, i njohur si bastion i PD-së, votoi Roland Bejkon, kandidatin e PR-së? Rolandi u votua si iniciues i PD-së së Gjirokastrës, si anëtar kryesie i qendrës së PD-së dhe kandidat për deputet në 2001-shin. Njëherazi ai ka qenë i dekoruar nga doktor Berisha, prandaj them se të gjithë këta faktorë ndikuan që votat të shkonin si bashkëpunim koalicionesh. Kandidimi i Rolandit me PR-në nuk ishte dëshirë e tij, por e koalicionit. Ai u votua masivisht duke marrë 878 vota. Dy arsyet që u votua ishte sepse njerëzit e dinin miqësinë dhe familjaritetin e tij me Berishën, duke qenë të bindur se ai ishte pjesë e koalicionit, pasi Rolandi ka qenë pjesë e PD-së në kohëra të mira e të këqija. Arsyeja e dytë ishte një pakënaqësi e një pjese të banorëve të Lazaratit karshi strukturave drejtuese të PD-së dhe deputetit aktual, Genc Ruli.
Por në fakt PD bëri “luftë” ndaj Roland Bejkos, i cili nuk u mirëprit qysh në fillim nga Berisha? E vërteta është që Rolandi është i djathtë dhe është vlerësuar si i tillë, por ai u sulmua nga strukturat drejtuese, çka solli djegien e mandatit të dytë për PD-në. Është folur qartë që kush voton Bejkon, do hiqet si drejtor. Kjo solli negativitet dhe për pasojë shumë vota pas kësaj kaluan tek LSI. Ai mori vota, edhe pse nuk u mbështet asnjëherë, gjë e cila ishte negative, por s’e mohoj faktin që edhe pas kësaj, Rolandi është i djathtë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment