Monday, July 8, 2013

Komisioni: Ja procedurat e votimit për kryetarin e ri të PD

SHKRUAR NGA REXHEP POLISI  
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale ka përgtatitur udhëzimin për procedurat e votimit për ryetarin e ri të PD.
Po publikojmë të plotë udhëzimin e Komisionit.

UDHEZIM
Nr.1
Ne mbeshtetje te nenit 46 te Statutit te Partise Demokratike te Shqiperise, te Vendimit nr. 11, date 28.06.2013 dhe Vendimit nr. 12, date 04.07.2013 te Kryesise te PDSH-se, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale, vendosi:
1. Kryesia e Degeve te PD-se organizon dhe eshte pergjegjese per procesin e votimit per Kryetar te PDSH-se qe do te zhvillohen me date 22. 07. 2013.
Ne cdo dege te PD-se ne rrethe do te ngrihet nje qender votimi. Per degen e Tiranes do te kete udhezim te veçante.
2. Ambientet ku do te kryhet votimi miratohen nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale me propozim te Kryesive te degeve te PD-se jo me vone se 5(pese) dite para dates se votimit.
3. Per çdo qender votimi ngrihet nje komision votimi me perberjen e meposhtme:
a) Sekretari i Deges (ne mungese te tij nenkryetari) – Kryetar
b) dy anetare kryesie , zgjedhur ne kryesine e deges.
c) dy perfaqesues nga kandidatet ne deget perkatese.
Propozimet per anetare paraqiten per miratim ne Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale jo me vone se 5 dite para dates se zgjedhjeve.
4. Komisionet e votimit per çdo Dege miratohen nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale jo me vone se 5 dite para dates se zgjedhjeve.
5. Fleta e votimit miratohet nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale jo me vone se 10 dite para dates se zgjedhjeve.
6. Lista perfundimtare e anetaresise miratohet nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale jo me vone se 5(pese) dite para dites se zgjedhjeve.
7. Procedura e votimit:
a) Dokumentet e votimit
- Karte dixhitale
- ose karte identiteti
- ose pasaporte biometrike.
b) Orari I votimit
- Hapja e Qendres se Votimit – ora 08.00
- Mbyllja e Qendres se Votimit- ora 19.00.
Ne qofte se ka ende anetare te PD-se qe presin te votojne pertej ketij orari, qendra e votimit te mos mbyllet deri ne perfundimin e tyre.
8. Kutite e votimit, fletet e paperdorura, listat e anetaresise dhe procesverbali I mbylljes se votimi administrohen nga komisioni I qendres se votimit, anetaret e te cilet shoqerojne kutite deri ne dorezimin e tyre ne Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale.
9. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale miraton proceduren e numerimit. Procesi i numerimit fillon pas dorezimit te kutise te fundit nga deget.
10. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale ne perfundim te procesit te numerimit shpall zyrtarisht fituesin.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale

No comments: