Monday, July 8, 2013

FB, Topalli poston foto e citate të Berishës

SHKRUAR NGA ERIND KUÇI
Kryetarja në detyrë e Kuvendit, Jozefina Topalli, njëherazi nënkryetare e Partisë Demokratike vijon t’i qëndrojë larg fushatës brenda forcës së saj politike për zgjedhjen e kreut të ri.

Por qëndrimit të saj neutral, Topalli ka preferuar dje t’i japë dhe disa “ngjyra” duke postuar në profilin e saj në Facebook, foto të kryeministrit Berisha dhe citate nga fjalimet e tij. Konkretisht dje, nënkryetarja e PD-së, postoi një foto të Berishës dhe pjesë të një fjalimi të tij ku thuhej se “ju garantoj se do vazhdoj të bëj gjithçka në mbështetje të interesave dhe aspiratave fisnike të të gjithë shqiptarëve”.

No comments: