Friday, July 12, 2013

Dëshmia në gjyq për vjedhjen e pikturave, akuzohet Kokëdhima e Peleshi

SHKRUAR NGA REXHEP POLISI
Ish-përgjegjësi i Galerisë së Arteve “Guri Madhi” në Korçë, Sotiraq Xega, i cili është i pandehur për vjedhjen e 61 pikturave, deklaroi dje në sallën e gjyqit se autorët janë persona të brendshëm.
“Unë nuk mund të akuzoj një njeri pa e parë. Në fondin e Galerisë kanë hyrë vetëm
3 burra që kur e kam marrë. Ka hyrë Niko Peleshi (Kryetari i Bashkisë së Korçës), Koço Kokëdhima dhe Vladimir Topi, i cili e kishte në ngarkim dhe më ka detyruar ta hap. Kokëdhima ka thënë: “Merri Niko Peleshi dhe shiti të tëra se këtu ka vetëm artistë pa vlerë”, duke ditur që atje janë 20 artistë të popullit që kanë studiuar të gjithë jashtë shtetit”, ka deklaruar Xega para trupit gjykues.
Duke hedhur dyshime për procesin gjyqësor ndaj ish-drejtorit të galerisë, Vladimir Topi, Xega ka kërkuar përballje me dëshmitarët e Prokurorisë, si dhe që të thirren si dëshmitarë 4 ish-kryetarët e Bashkisë së Korçës ndër vite dhe ish-drejtorët e qendrës kulturore “Vangjush Mio” për të provuar se nuk ka qenë pjesë e organikës në galeri.

No comments: