Friday, July 12, 2013

Fevziu bëhet "mavi" pa ardhur shtatori, tashmë Rama burrë i mirë?

Shkruar nga Erind KUÇI
Televizoni Kombëtar Klan ka filluar nje politike te re editoriale pro qeverise se re. Kryeministri Sali Berisha qe deri dje ishte mit ne kete TV sot eshte zhdukur nga ekrani ndersa qeveria e re ka me shume hapesire.



Mungojne shenimet e Sandrit qe shajne nga nena Ramen dhe nuk ka me lajme vulgare kunder tij. Nëse ndjek me kujdes edicionet e lajmeve gjatë këtyre ditëve, lajmet për Berishën në rast se ekzistojnë, janë tejet të thata dhe nuk hapin më edicionin si dikur. Por, nëse sheh me kujdesin faqen online të Klanit, këtu zhgënjehesh edhe më shumë, pasi emri i Sali Berishës mungon. Nëse personazhi Berisha vijon të përbëjë lajm edhe kur komenton ne facebook, ku nuk mbeti media pa e publikur, në Klan nuk ndodhi kështu. E kane marre seriozisht qeverine e re dhe jane qartazi gati per nje servis te ri.

No comments: