SHKRUAR NGA REXHEP POLISI
Për deputetin socialist në mandatin e tretë, fitorja në këtë qark i dedikohet vetëm Partisë Socialiste, dhe jo aleatëve të saj, ndërsa shprehet se prejardhja e tij nga një familje me të pushkatuar u ka dhënë më shumë besim votuesve se do të kenë një njeri të tyrin në Kuvendin e ri të Shqipërisë. Për t’u kthyer shkodranëve shërbimet më të mira, Doshi i kërkon Kryeministrit të ri që të mos i japë LSI-së të administrojë në Shkodër asnjë nga sektorët e rëndësishëm.
Zoti Doshi, ju jeni deputet i një qarku që ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve. Si u arrit që të thyhej bastioni më i rëndësishëm për PD prej 22 vitesh, Shkodra?
Unë e kam drejtuar fushatën e PS në qarkun e Shkodrës pavarësisht se isha i dyti në listë. Kryetari i PS më besoi bërjen e fushatës në këtë qark. Unë kisha një besim shumë të madh te vetja, kolegët e mi, te grupi fitues. Lufta ime ka qenë jo për gjashtë, por për shtatë deputetë, gjithmonë në koalicion, por besimin e kisha më shumë te PS.
Ky parashikim i juaji vinte mbi bazën e takimeve me njerëzit, apo kishte një frymë në qarkun e Shkodrës që kërkonte këtë përmbysje?
Problemi është se unë jam futur në politikë në vitin 2005 dhe kam thyer një bastion në tri komunat e Shkodrës, të cilat ishin bastion i PD, dhe diferenca e votave mes meje dhe rivalit tim ishte 1300 vota. Jam deputeti më i votuar në Veri. Nisur nga kjo, unë isha optimist dhe për fitoren e 2009-s që deklaratat e PD-së ishin se do dilnim 9 me 2, por ne për 3500 nuk morëm dot deputetin e pestë. Në zgjedhjet lokale të 2011-s ne arritëm të merrnim 8 komunat kryesore në këtë qark, mbeti vetëm bashkia e Shkodër për t’u fituar, të cilën në zgjedhjet e ardhshme do ta fitojmë. Për vitin 2013 unë isha i bindur se fitorja e PS-së do të ishte shumë e thellë dhe do të përmbysnim PD njëherë e mirë në qarkun e Shkodrës.
Ku e bazonit këtë parashikim?
Ne kishim marrë të gjitha masat që votat të ruheshin. Kjo ishte një nga pikat kryesore që u dha besimin të gjithë mbështetësve të PS, që vota e tyre do të numërohet ashtu siç votohet, dhe kjo bëri që ne jo vetëm në komuna, por dhe në qytet, ku unë e drejtova vetë fushatën dhe aty arrita që të identifikoj dhe të takoj çdo komisioner e vëzhgues në qytetin e Shkodrës, përveç komunave. Ishin rreth 2000 persona që unë i kontaktova personalisht dhe u kam dhënë besën e më kanë dhënë besën se ne do jemi korrektë e do të numërojmë votën e PS-së. Kjo u arrit bashkë me numëruesit, pavarësisht se janë bërë presione nga ana e PD, të cilët përfaqësoheshin nga drejtorët e administratës në Shkodër, por nuk iu dha shansi për të krijuar hapësirat apo që të manipulonin votat. Për këtë arsye, fitorja ishte shumë e madhe dhe e thellë. Edhe pse me aleatë, merita është e PS, që arriti të ruajë dhe votat e aleatëve. Është hera e parë që aleatët e PS kanë marrë votat e tyre, pasi në zgjedhjet e kaluara aleatët e PS-së i janë numëruar PS-së dhe ata të PD-së i janë numëruar PD-së. Është hera e parë që vota numërohet për çdo aleat. Kjo ka qenë ndërhyrja ime direkte te numëruesit, që të bëjnë lojë të pastër.
Ju keni marrë votat e mbështetësve të PS, apo ju kanë votuar dhe të djathtët?
Unë do them që personalisht vlerësoj një frymë fitoreje në qarkun e Shkodrës dhe u jam shumë mirënjohës se më kanë votuar shumë të djathtë si individ, jo si parti, shumë njerëz të persekutuar dhe të pushkatuar, sepse krijuan besimin se unë do t’i përfaqësoj nesër, nuk do t’i nëpërkëmb, siç bëri PD. Shoqata “9 Janari” iu bashkua PS-së, por dhe shumë të djathtë të tjerë, të verbrit, njerëzit me probleme që unë kam kontribuar për ta edhe kur s’kam qenë në politikë, edhe tani i kam ndihmuar me buxhetin tim personal, duke u krijuar besimin që nesër, kur të jemi në pushtet, do të jem pranë tyre për çdo problem që kanë.
Kjo është një përgjegjësi e madhe në këtë situatë, ku ata kanë marrë besën tuaj, siç shpreheni ju malësorët, dhe shohin te ju dhe te PS shpresën e zgjidhjes së problemeve të tyre që mbeten pezull prej 22 vjetësh. E shihni një mision të vështirë që të mos i zhgënjeni ata?
Është e vërtetë, unë jam ndër deputetët e vetëm në Parlamentin shqiptar që kam marrë një përgjegjësi personale dhe morale. Për mua nuk është e lehtë, pasi që ditën e zgjedhjeve, njerëzit, duke marrë këtë besim, kanë filluar të më telefonojnë për problemet që kanë, për fëmijët, për familjarët që kanë nevojë për ndihmë shëndetësore etj. Kam bërë dhe një marrëveshje me Kryeministrin Edi Rama, që të gjitha premtimet që unë kam bërë në fushatën elektorale, do të jenë një garanci mes meje dhe tij që t’i plotësoj ato. Nuk pretendoj asgjë për vete, unë jam misionar në politikë. Unë kërkoj që atyre njerëzve mos u dal fjale dhe dua t’u përgjigjem kërkesave të tyre në çdo nivel që kanë. Këto kërkesa janë të realizueshme, si nga ana shëndetësore, ashtu dhe problemet që kanë në zonë, si për ujin e pijshëm apo ujin për vaditje, për të cilën qeveria e re ka premtuar se do ta zgjidhë.
Ju thoni që keni arritur një sfidë që kishit si deputet për të thyer bastionin e PD në Shkodër. Mendoni se këta votues që bënë histori në këto zgjedhje, duhet të kenë një përfaqësuesin e tyre në qeverinë e ardhshme?
Unë vij nga një familje e persekutuar, me 5 veta të pushkatuar në fisin tim. Unë për vete në kohën e Partisë së Punës nuk kam pasur as të drejtën e studimeve. Pashë që në PD u infiltruan ish- komunistë dhe ish-sigurimsa. Kisha ambiciet e mia që të futem në politikë, aderova në PS në vitin 2005, ishte një përmbysje e rezultatit në një zonë shumë të djathtë. Por faktikisht më kanë votuar njerëz të cilëve u janë pushkatuar babai apo të afërm të tjerë, që unë i kisha të fisit tim. Gjithçka ia dedikoj babait tim në mandatin e parë, arriti me mbështetjen e tij dhe të të gjithë fisit që unë të isha deputeti më i votuar në Veri, me 7400 vota, pra 1500 vota më shumë se Jozefina Topalli, që ishte nënkryetare e PD. Unë jam krenar dhe shumë i vlerësuar për këtë. Arrita gjatë viteve që të marr mbështetjen më të madhe të së djathtës, pasi e vetmja gjë që pas gjithë atyre sulmeve dhe baltës që hodhën mbi PS-në, e vetmja gjë ishte që mua nuk mund të më implikonin me pjesën e para ’90-s, pasi unë isha pjesë e shtresës të së persekutuarve dhe për këtë unë jam krenar që më ka besuar farefisi im. Unë kam pesë të pushkatuar në fisin tim, dhe një prej tyre është Preg Cali. Don Mark Hasi, një prift që e ka njohur e gjithë Shkodra, është kushëriri im i tretë, që ka vdekur në burgjet e Ballshit dhe eshtrat e tij janë marrë në vitin 1992. Kjo është arsyeja pse e gjithë Shkodra dhe Malësia krijoi një besim tek unë për një përfaqësim më të mirë në Kuvend, sesa me njerëzit që janë pinjollë të komunizmit në emër të PD.
Prisni që të ketë Veriu përfaqësim në qeveri?
Unë nuk kam asnjë pretendim për veten time, e kam thënë dhe gjatë fushatës, pavarësisht sulmeve që më ka bërë Sali Berisha, unë nuk dua asnjë ministri. E vetmja kërkesë ndaj Kryeministrit të ri është që të më përgjigjet për premtimet që unë kam bërë gjatë fushatës elektorale për të gjitha shtresat në nevojë për arsimin, shëndetësinë etj., që të zhdukim korrupsionin njëherë e mirë.
Deputeti socialist i qarkut të Shkodrës, Tom Doshi tregon se si e majta përmbysi bastionin më të konsoliduar të së djathtës në Shqipëri, Shkodrën.

No comments:
Post a Comment