Frrok Cupi
E keni menduar pse Partia Socialiste, si nje “artiste”
e dekoreve, ka ndryshuar ngjyren e saj per te treten here, duke
mberritur ketu ku eshte? ... A nuk iu kujtohet Komedia e famshme e Dante
Alighierit (qe eshte emertuar edhe Divine), si dhe nje veper tjeter
skenike e regjisorit japonez Osamu Tsuchihashi? Ne te dy rastet trupat e
te humburve vishen me ngjyren e pa shprese, pikerisht me hijen qe po
perdor sot Partia Socialiste. Por ne te dy veprat e medha ate artit
ngjyra e pa shprese ishte zgjedhur per armikun.
Valle pse Partia Socialiste zgjodhi ngjyren e humbjes per vete dhe jo per ‘armikun”? Kjo eshte ceshtja.
... Po ndodhin cudira gjate kesaj fushate elektorale. Po na dalin para syve ato pamje qe na jane shfaqur vetem ne fushen e artit, aty ku njeriu abstragon dhe krijon skena per te thene se “edhe mund te ndodhe keshtu”. Humbja, e pershkruar, e murosur dhe e inskenuar prej artisteve te te gjitha epokave vjen e veshur me hije, me te njejten hije qe kane thene ata qe kane pare e pershkruar humbje te medha. Po te shikosh ngjyren qe i ka veshur vetes Partia Socialiste kesaj here, teresisht lidhet me hijen e Humbjes. E zbehte, afer vdekjes, nje ngjyre e leshuar qe duket se nuk mund te ngrihet kurre me as ne gjunje, ngjyra qe e thyen driten pa te dhene asnje refleks, qe nuk ngjalle as piken e entuziazmit... “Po te brohorasin para autobusit te Partise Socialiste, ata qe te shikojne do te ta marrin per keq, sikur ka aksident...”, me tha nje mik ne Lezhe.
Ja pra qe eshte krijuar hija e humbjes. Edhe titulli i shkrimit mund te ishte “Hija e humbjes”, sic e nisa, por me e sakta eshte Humbja ne Hije. Sepse kur hija krijohet para humbjes, atehere me mire thuhet Humbja ne hije. Ne fjalorin e politikes eshte bere e zakonshme te thuhet “qeveri ne hije”, “shtab ne hije”, “projekt ne hije”, etj; por ne kete rast vete Partia Socialiste (ne opozite) qe kerkon te marre pushtet, ka vendosur Humbjen ne hije. Deri me sot nuk ka as “qeveri hije”, perkundrazi, opozita ka deklaruar se as vete deputetet e saj nuk do te jene anetare te qeverise. Njeriu i zakonshem “zbehet” njesoj si ngjyra simbol e PS kur mendon se “qeveria e tij eshte larg a thelle, aq sa as fytyrat e dukshme te deputeteve nuk mund te jene ministra.
Humbja reale rri brenda hijes; pjesa qe duket jashte saj eshte teprice. Tani per tani po shikojme vetem tepricat dhe na duket e mjaftueshme per te kuptuar si do te jete mengjesi i dites pas zgjedhjeve te 23 qershorit. Pak a shume mengjesi i dites pas 23-shit ka hyre ose hyn perdite ne shtepite tona, te pakten permes ekraneve televizive. Takimet elektorale te partise opozitare hapen dhe mbyllen ne nje fasho te ulet drite, ose sic thuhet tani politikisht: ne nje optimizem minimal. Kryetari i Partise Socialiste, ne cdo takim me njerezit flet rreth Berishes qe eshte kundershtari. Kundershtari i kryetarit socialist merr drite, ndersa ky vete vihet ne hije. Sa here flet per kundershtarin perdor gjuhen e figurshme, qe sipas filozofeve politik do te thote boshllek dhe tendence per te zgjuar populizmin e nivelit te ulet. Shpesh here kryetari i Partise Socialiste (ish- komuniste, ne opozite) behet nervoz teksa iu pergjigjet njerezve te tij... Me ne fund, njeriu mendon se kjo atmosfere e zymte i shkon ngjyres se zgjedhur prej vete lidershipit te Partise Socialiste.
Pas ngjyres se dherte te simbolit te zgjedhur prej Partise Socialiste qendro jeta e dites. Qendron jeta ne bare dhe ne klube ku pihet kafe e duhan. Prej nje kohe prej disa muajsh, edhe socialistet me te etur deshmojne nivel te ulet entuziazmi. Pak kohe me pare, edhe vete rojat e lidereve socialiste thonin se do te “fitojne thelle”; tani keta dalin per stervitje te parku i Madh dhe kalojne kokulur para atyre qe bejne ushtrime gjimnastike ose para atyre qe pjekin qofte qe ne mengjes. Nuk degjohen me qe te mburren per “fitoren e Partise”. Nuk ka me entuziaste socialiste. Edhe ata qe dolen per te permbysur pushtetin me 21 janar 2011 jane penduar pse e shkuan dem gjithe ate idiotesi. Te afermit e viktimave te “revolucionit socialist” jane mbledhur ne shtepi dhe deklarojne se nuk do te votojne me as per Partine Socialiste qe iu mori djemte...
Dhe brenda te gjitha ngjyrave te uleta qe kundershtaret e socialisteve i kane quajtur “ngjyra mavi” leviz nje epoke e tere “socialiste” e cila deshmon vetem humbje. Humbi tentativa per te kthyer se prapthi zgjedhjet e vitit 2009. Atehere u kerkua hapja e kutive te votimit dhe “fitorja ne tavoline”, por nuk mund te ndodhte. Pastaj ndezen goma ne te gjithe udhekryqet e vendit, dhe kjo shkoi dem sepse bota e kuptoi se Shqiperia nuk mund te ndodhej me ne revolucion. Edhe kjo tentative Humbi. Humben edhe “betejat” e mevonshme per te mos votuar ligjet qe lirojne rrugen e levizjes se lire si dhe ligjet qe lejojne aplikimin per ne Bashkimin Europian. Humbi edhe beteja e fundit per ta treguar Partine Socialiste (ish- komuniste) me shume pro- amerikane se sa vete Partia Demokratike qe hapi rrugen drejt perendimit. Dalengadale po humb edhe beteja per te kthyer nderin e Bllokut te Byrose Politike te partise se Punes.
... Tani humbja ka marre pamjen e Hijes. Mund te thuash se kudo ka rene nje hije humbjeje. Disa njerez pyesin pse akoma ne vend nuk ka shperthyer entuziazmi per zgjedhjet e 23 qershorit. Por ka nje arsye thelbesore. Njera ane (qe eshte opozita ose PS) ka nivelin me te ulet te nje atmosfere te shpirtit. Atehere as pjesa tjeter, qe eshte kundershtari, natyrisht nuk mund te ngreje ne qiell gjithe atmosferen. E pamundur, teksa ana tjeter eshte e zhytur ne nje hije Humbjeje.
... E shikon cfare po ndodh ne keto zgjedhje: I humburi e mban per vete ngjyren e Humbjes, as mendon te pakten si regjisor qe t’ia veshe kundershtarit. Te pakten formalisht. As kaq.
No comments:
Post a Comment