Intervistë me poetin e mirënjohur shqiptaro-amerikan Nexhip Ejupi
Nga Raimonda MOISIU
Që në moshë të re, Poeti Nexhip Ejupi ka qenë në kërkim të identitetit të tij unik dhe të etur për të ndarë vizionin e tij krijues në letrat shqipe. Pena poetike e Nexhip Ejupit karakterizohet nga pavarësia e përgjithshme e mendimit filozofik dhe e shpirtit artistik, dhe një jetë e jetuar në harmoni me natyrën dhe njerëzit që e rrethojnë, me të mirat e të metat e shoqërisë, brengat, hallet, dhimbjen, trishtimin, mallin dhe dashuritë e saj. Ai beson në të vërtetën e jetës dhe dashurisë brenda çdo individi
, sepse secili prej nesh, përfshirë edhe poetin, janë pjesë e së tërës, një univers mbi shpirtin, përmes të cilës ne kapërcejmë çdo sfidë e mbijetojmë. “Në emër të poezisë jam gati të lë shumë punë të tjera monotone, sepse vetëm poezia na mban gjallë, na ngushëllon, na lumturon, na vdes e ngjall prapë”-shprehet poeti Nexhip Ejupi. Modest, bujar, i talentuar dhe me shpirtin babaxhan,- poeti Nexhip Ejupi është jo vetëm jashtëzakonisht profilik, por edhe një emër i shquar tashmë në letrat shqipe, i cili gjatë gjithë jetës së tij me peshën e mendjes së shëndoshë e të kthjellët, dhe peshën e duarve të palodhura, ai na ka dhuruar ; “Shqetësimet e Pranverës”, “Drithërima ere”, “Lirikat e Elbasanit”, “Hëna e Vllehëve”, “Ma mori kapelën era”, “Psherëtima të mërguara”, Vetëtin një vetull reje”, “Brenda meje rrjedh një lumë”, “Fjala ka shpirt”, “Bora qan me njëmijë sy”, në proces botimi një vëllim poetik tre serial, e dhjetëra e dhjetra vëllime me poezi, që do të thotë mijra vargje…Në këtë bisedë të nhrohtë e mbresëlënëse si dy kolegë, poeti Nexhip Ejupi ndau kujtime, aspiratat dhe eksperiencat dhe përvojat jetësore, puna dhe përkushtimi që e kanë bërë atë tashmë një emër të admirueshëm e të njohur në letrat shqipe.
Përshëndetje, Nexhip,-Faleminderit për kohën e vyer në përkushtim të kësaj interviste. Vepra juaj krijuese poetike dëshmon gjithnjë e më shumë se jeni ndër poetët e shquar, nisur aty nga vitet ’78, të shekullit të kaluar dhe ju kini botuar për herë të parë librin, “Pesha e duarve”, në moshën 29 vjeçare. A ka diçka mbresëlënëse në fëmininë tuaj që ju ka frymëzuar për t’u bërë poet?
Natyrisht,pa mbresa të fuqishme e mbresëlënëse nuk ka shtysa apo nxitje për t’u marrë me diçka të re,e cila është një fushë e panjohur për ty si fillestar. Nëse më lejoni të bëj një krahasim; fillestari i ngjan një fëmije kureshtar,që sapo është ngritur në këmbë dhe po hedh hapat e para.Në fillim ka frikë, megjithatë guxon dhe e hedh hapin e parë…Ai kështu ka nisur të ecë,ëpor ecja nuk është vetëm hapi i parë. Bëhet hapi i dytë, i tretë, lëkundet…Që të mos bjerë, zgjat duart të mbahet te sendet që ka më afër. Por më të afërt janë duart. Ne i takojmë atij brezi, që jemi rritur me djep) enes, është djepi- a ka gjë më të bukur, se sa sytë e nënës? Nuk ka ..! Atje mbahet fëmija dhe ecën e ecën, nuk ka frikë nga ecja. Mbase,e zgjata këtë përgjigje,por kjo është mbresa ime me e parë, që nuk e harroj kurrë,duart e zgjatura të nënës për të më mbajtur e për të mos u rrezuar. Ka edhe duar të tjera që zgjaten drejt këtij kërthije të njomë, që ngulmojnë ta ndihmojnë përtej këtij pragu të fillimit, të gjyshes,të motrës,të babait. Vëlla nuk kam pasur, do të doja të kisha, të më ndihmonte dhe ai. Mbase kjo mungesë më ka nxitur t’i përshpejtoj hapat e ecjes. Mbase do ta gjeja diku përpara e t’i thoja:Ja ku jam, më ndihmo jo me duar, por me këshilla,me punëra të mira. Këtë vëlla do ta gjeja te shokët, që më qartësonin përherë e më shumë,do ta gjeja te mësuesit e gjuhës shqipe,te i ndjeri Ibrahin Gani,te Besim Qorri i gjimnazit Dhaskal Todri,te Profesor Kongoli e te të gjithë profesorët e mëvonshëm të Universitetit të Tiranës.
Çfarë ju ka pëlqyer në adoleshencë për të lexuar? Cilët nga autorët tanë, pëlqeje më shumë?
Në adoleshencë kishim një detyrim leximesh,të cilat edhe nuk të tërhiqnin,por që ne ishim të detyruar t’i lexonim. Madje,leximet e detyruara, duhej t’i jepnim edhe provim,-thënie klasikësh. Pjesë përmendësh në gjuhën ruse,që e kishim të detyruar për ta mësuar e që nuk e mësova kurrë. Po kishte edhe lexime, që të zgjonin fantazinë si; “Tregime të Arkadi Gaidarit,të Leon Tolstoit. Tre libra nuk i harroj kurrë, “Pinokun” dhe dy libra të tjerë me tregime të shkurtra Kopshtari dhe Kallzime. Kisha një shoqe gjimnazi që ishte e dhënë edhe ajo pas letërsisë,-Iliriana Sulkuqi. Bënim hartime dhe i ndjeri, mësues,Besim Qorri, na i lexonte përpara klasës. Ky ishte promovimi ynë i parë i krijimeve tona, kurse botimi i parë ishte një faqe letrare, që ne mëngjes për mëngjes e shihnim me bishtin e syrit se a kishte vënë atje ndonjë gjë të re Profesor Ndricim Xhyra apo Besim Qorri. Por të shihnim ndonjë gjë,do t’ia thonim njëri-tjetrit, menjëherë dhe diçka do te lexonim njëkohësisht nga KRIJIME TONA TË ATËHERSHME. Adoleshenca ime dhe e gjithë moshatarëve të asaj kohe ka qenë e ndrydhur. Kam qenë shumë i ndrojtur, nuk para dilja për t’u dëfryer, isha i turpshëm,skuqesha shpejt para ndonjë vërejtje, sado të vogël. Liria e vërtetë e adoleshencës sime ka qenë Shkumbini, lugina e tij midis kodrinave me bimësi të larmishme,të mbjellë nga dora e njeriut apo të natyrshme, shkurre të egra. Atje meditoja për të shkruar ndonjë gjë,sidomos kur ishte për të fantazuar, rreth detyrave me karakter krijues, të detyrave të shtëpisë. Nuk kam qenë nxënës i shkëlqyer,po edhe i prambambetur s’kam qenë. Kam qenë nxënës mesatar. Matematika dhe trigonometria më dukeshin lëndë të papërtypshme. Mbase më kanë kaluar për hatër të aftësive në lëndët shoqërore, ku vërtet bija në sy; letërsi,histori, botanikë, etj. Nga autorët tanë më pëlqente që atëherë Dritëro Agolli,megjithëse edhe ai ishte në fillesat e veta. Sa kishte botuar “Në rrugë dolla”, “Hapat e mia në asfalt” e ndonjë tjetër vëllim. Po ashtu dhe Ismail Kadareja,sidomos me vëllimin “Ëndërrimet” dhe “Përse mendohen këto male”,që ishin për ne të rinjtë manifeste shembullore e duhej të mos i harronim kurrë. Dhe ne s’i harruam kurrë! Poetë të tjerë më pëlqenin si Fatos Arapi, Musa Vyshka, Viktor Qurku…Njohuritë tona do të na i zgjeronin bankat e filologjikut me leksionet e Muzafer Xhaxhiut për Antikitetin grek e romak. Leksionet e gjuhësisë për fonetikën,morfologjinë dhe sintaksën. Këtu nuk kishte matematikë. Kishte vetëm letërsi dhe gramatikë, nuk kisha të beja me ekuacione trigonometrike apo algjebrike,por kisha të bëja me fjalën, studiohej fjala tingull më tingull e shkronje më shkronjë. Jo vetëm kaq. Studiohej fjala rrokje më rrokje, rasë më rasë e lakim më lakim. Studiohej në të gjitha njësitë dhe njehsime të veta me veçantitë e karakteristikat që kishte secila njësi. Kështu pak nga pak tek unë e te shokët e mi, krijohej një vetëdije gjuhësore. Këtë na e rrënjosnin leksionet e Mico Samarës, të Jani Thomait,të Androkli Kostallarit. Në letërsi u vinim veshin leksioneve të Nexhp Gamit, të Ismail Kadaresë apo të Zihni Sakos për Folklorin, të Nasho Jorgaqit. Ishim studentë në kryeqytet sdhe Tirana për mua ishte horizont i ri,fushëpamje e re,pikëvështrim i ri për veten e për gjërat rreth meje. Ndjenim peshën e diktaturës,por ishim të rinj dhe idealist, e përballonim me ëndërrimet tona, se një ditë do të ishte ndryshe,shpresa në favor të dëshirave tona.Ishim në kryeqytet dhe fare pranë redaksive të gazetave të kohes,po ne lakmonim Gazetën Drita dhe sidomos Zërin e Rinisë që atë kohë e drejtonte Mico Verli, një përkrahës shpirtmadh i talenteve të reja. Aty do të shkëlqente talenti i Ndoc Gjetjes, i Rudolf Markut,i Zoi Dashit,i Alfred Capalikut, i Agim Spahiut, i Visar Zhitit,i Moikom Zeqos, Xhevahir Spahiut,Roland Gjozës e Sherif Balit, etj., mes të cilëve do të botoja edhe unë,po jo aq shpesh, se sa ata të tjerët. Sepse duhej të ishe i shkathët,të kishe miq e të njohur,të ishe edhe i bërrylave, sjellje kjo që nuk më shkonte përshtat. Edhe sikur të doja nuk mund ta bëja,se ashtu isha i gatuar. Prit,mos u ngut,gazeta aty është,lexo më shumë, përfito më tepër.
Nga ata që botoje, zëre se ishte krijesa jote,kënaqu me pak, veçse të jetë e bukur…
Kam shfletuar dhe lexuar me interes të veçantë vëllimet tuaja me poezi, krijimtari kjo para se të emigronit: “Shqetësimet e pranverës”(1990), “Drithërima ere”,(1991)”Lirikat e Elbasani”,(1998) “Hëna e Vllehëve”,(2000). Sinqerisht jam ngazëllyer nga mjeshtëria e kulturës profesionale dhe thelbi artistik e filozofik i penës tuaj poetike.
Cila ka qenë eksperienca tuaj e parë në gjininë e poezisë?
Eksperienca ime e parë në gjininë e poezisë ka qenë gazeta e murit “Letrari i ri” i shkollës “Dhaskal Todri”, ishte poezi e një vëllimi hartimesh nga të gjitha Shkollat e Mesme, në tërë vendin, kushtoj Elektrifikimit të Shqipërisë, dhe një poezi e botuar në revistën “Nëntori”. Vetëm me këto tri-katër poezi të botuara në shtypin e kohës, me ndihmën e poetit Musa Vyshka, po ngjizej brishtësisht përvoja ime në të shkruar,po ngjizej mendimi poetik,gjithnjë luhatës e i pashtratëzuar në njohuritë krijuese. Më asp në Universitet do të njihesha me krijues të tjerë, do të ballafaqonim krijimet dhe së bashku vazhdonim të ngjitnim shkallët e redaksive, ku më të shumtën e herës i zbrisnim të dëshpëruar, sesa të gëzuar. Packa gjendjes sonë shpirtërore, ne po ngjisnim e po zbrisnim shkallët e artit, ato shkallë të artit të atëhershëm, që ishte më shumë i kontrolluar, i vëzhguar dhe i politizuar. Na orientonin keq. drejt tarracave,shinave të hekurudhave, heronjve të tipit e Lei Fenit kinez. Nuk na pëlqente kjo gjë, por nuk mund dhe ta shprehnim. Keq ta shprehnim e keq ta shkruanim. Kështu kalonin vitet, çonim përmbledhje pas përmbledhje për botim dhe heshtje,vërejtje e vetëm vërejtje, për mirënjohje të realitetit. Më të guximshmit edhe shkruanin,edhe u shprehën, por ata diktatura i dënoi ose me heqje të drejte botimi ose me burgim. Unë jam i asaj pjese krijuesish të dënuar me heshtje. Më duheshin dhjetë vjet për t’u botuar një libërth 64 faqe me rastin e 100 Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit…Lidhja e Prizrenit më ndihmoi se nuk shkrova për lejfenët,por për patriotë si Abdyl Frashëri…apo Gjin Bue Shpata. Ia di për nder Redaktorit të atëhershëm, të ndjerit Perikli Jorgoni,që më tha të shkruaja për këtë pjesë të historisë së Rilindjes Kombëtare…
Përveç vëllimeve sa përmenda më lart, – në mërgim ju keni shkruar disa vëllime me poezi sikundër : Vetëtin një vetull reje, 2008, Brenda meje rrjedh një lumë-2009, Fjala ka shpirt,2009. Pra ju keni shkruar shumë lirika dashurie e mesa di unë iu kanë quajtur “një rebel i pandreqshëm”. A ka diçka të vërtetë në këtë thënie? Kur shkruan poeti krijime të tilla?
Nuk besoj se jam rebel aq i pandreqshëm, kur në të vërtetë jam i pranueshëm në miqësi e shoqëri dhe ma dëgjojnë fjalën dhe ua dëgjoj. Nuk dal kundër vullnetit të një shoqërie të civilizuar, veçse nuk pajtohem me disa shfaqje jo të këndshme periferike, me dëshirën e mirë që edhe kjo periferi sjelljesh jo të mira,t’i nënshtrohet atmosferës së shëndoshë të shoqërisë së sotme shqiptare. Mediokriteti gjithmonë më tmerron. Ndaj tij kam frikë siç kam frikë ndaj një sëmundjeje ngjitëse,si ndaj një lëngate që zgjat shumë. Mediokritetit nuk i shpëtojmë tërësisht. Mediokriteti është si ai virusi që hyn në kompjuter dhe të prish projektet,ose t’i ben ato të paarritshme artistikisht. Të fut në qerthullin e bejtexhinjve, qe u duhet vetëm një letër e një stilolaps dhe vetëm shkruaj.
Qindra e qindra vargje lirike “të pastra dhe të drejtpërdrejta në të shprehur” –dhe vërtet jeni nga poetët e rrallë që me vargjet tuaja shpërthyese ilustroni dashurinë njerëzore. Çfarë ju ka shtyrë për të shkruar lirika të tilla?
Kur shkruhet një poezi,(më pëlqen më shumë emërtimi lirike),nga ana teknike do merresh me brumëzimin e ndjenjës. Ky brumëzim nuk bëhet veças,por njëkohshëm,bashkë me brumëzimin e mendimit. Kur ky brumëzim realizohet, vëren se nga anon kandari,nga ndjenja apo nga mendimi. Po anoi nga ndjenja,është lirike,po anoi nga mendimi është përsëri lirike, veçse quhet lirike meditative. Në morinë e llojeve të lirikave zotëron lirika e dashurisë,lirika e jetës,e vazhdimësisë njerëzore, për çdo moshë.
Në tërësi ju jeni poet i shëndetshëm dhe i pjekur artistikisht, me tërë besimin për jetën; megjithatë herë-herë keni një melankoli të ndjeshme, kjo vihet re te vëllimet poetike “Psherëtima të mërguara” dhe “Bora qan me njëmijë sy”. Si bashkëjetojnë tok te ju dashuria, trishtimi, dhimbja, malli, brenga,…?
Dy vëllimet “Psherëtima të mërguara” dhe “Bora qan me njëmijë sy”, -kanë një tis të ndjeshëm melankolie, të shprehura në tri fjalë: Psherëtimë, Mërgim dhe Qan. Të jesh larg Atdheut,kur nuk je larguar kurrë nga qyteti yt veç ndonjë ditënatë,dhe tani të jetosh kaq larg-larg të afërmve të zemrës, doemos do të ndjehesh i përmallur dhe përmallimi është melankoli,pra ndjenjë njerëzore dhe e drejta ime të shkruaj edhe nën ndikimin e kësaj ndjenje,aq me tepër,kur trishtimi dhe melankolia, na mohoheshin njëherë moti.
Ju shkruani tregime për fëmijë, këtij simboli të së ardhmes së njerëzimit, me një stil të veçantë e të admirueshëm frymëzimi, që rrjedh bukur e vrullshëm, dhe keni shfaqur këndvështrimin tuaj kritik –letrar, për antologjinë e Klasës së Pestë, të ciklit tetëvjeçar, e titulluar “Sa e bukur fjala shqipe”. Cili është “çelësi sekret në letërsinë për fëmijë?
Pak tregime kam shkruar për fëmijë. Qëllimi im ka qenë të jap botën e tyre në rritje e në edukim përmes naivitetit e ngazëllimit naiv, përmes triumfesh të hiperbolizuar prej fëmijëve që ndonjëherë, të madhen e bëjnë të vogël dhe e kundërta. Më shumë jam marrë me poezi për fëmijë. Bota e fëmijëve është pjesë e pandashme prej botës së Lizës në botën e Çudirave. Në të shumtën e herës fëmijët thonë vetëm- Po. Që të thonë- jo,-atyre u duhet një provim e një pësim që t’u bëhet mësim. . .
Pse shkruani? A keni disiplinë në të shkruar? E përfytyroni veten pa shkruar ndonjëherë?
Nuk e përfytyroj një ditë të mos merrem me shkrime, të paktën me poezi. Dritëroi thotë se krijimtaria është si teshtima, po të zuri, nuk përmbahet. Dhe mirë e ka! Shkruaj që të qetësoj veten nga ndonjë shqetësim i rastit. Shkruaj se gjithë jetën jam marrë me shkrime dhe më është bërë një refleks i kushtëzuar, më duket sikur ende sikur dashuroj,sikur ende dashurohem. Jemi populli që shpresojmë më shumë në Europë se do të bëjmë diçka. Ndjehem pjesë e këtij mentaliteti të popullit. Njëlloj gravitacioni nga i cili nuk mund të shkëputesh. Disiplina ime e të shkruarit është indisiplinimi. Kudo që të jem,do të meditoj për dicka,do të nxjerr një nga ato letrat e vogla dhe mbaj shënim ndonjë mbresë ngacmuese, ndonjë shkëndijë figurative: Krahasimi, epiteti,apo metafora, indisiplinimi më çon te disiplinimi,sepse gjithë ç’është e padisiplinuar,duhet disiplinuar brenda kornizave të llojit të artit që ti ke zgjedhur për ta shprehur.
Si jeni ndier përballë botës së frikshme të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit? Çfarë kuptoni me shprehjet “vetëgjymmtim dhe vetëvrasje intelektuale’”?
Padrejtësia më bën ta ngre zërin sipas mundësive të mia, për t’i dalë në mbrojtje së drejtë, të mohuar, kur duhet të bëhet e kundërta,Bashkohem me zërin e komunitetit që e ndjen të domosdoshme t’i kundërvihet kësaj padrejtësie. . .
Si shkrimtar dhe poet, cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë në vendin tonë?
Kombi që të jetë një komb vërtet dinjitoz përpara botës, duhet të siç bëjnë kombet e tjera-më të mirën e kësaj bote. Vlerëson zgjedhjet e drejta,mban nën “mbikëqyrje” qeverinë dhe kur ajo gabon, dhe i thotë; Këtu s’e ke mirë. Komb me dinjitet është ai, ku gjithë qytetarët e tij i ka të punësuar. Te biesh nën zotërimin e dëshpërimit,t’i humbësh të gjitha shpresat për mundësira të tjera më të mira, për mua është vetëgjymtim, autokrizë shpirtërore dhe mendore, mosdalje nga gjendja e mjerë ku ke rënë. Demokracia në vendin tonë duhet të bëjë më shumë për mirëqenien e popullit, për mirëruajtjen e kulturës sonë popullore të trashëguar në shekuj dhe mundësisht të kontribuojë në zhvillimin e saj, në përputhje me kushtet e sotme. Partitë tek ne janë të shumta. Duhet të jenë më të pakta, sepse shumë parti i shumëklanizojnë popullin. Shumë parti janë varfëri shpirtërore, shoqërore, politike për një komb. Duhet të jenë më elastike ndaj njëra-tjetrës partitë, të lëshojnë pe, kur duhet, në emër të shoqërisë që përfaqësojnë. Projektet e mia në të ardhmen janë vetëm tri; të botoj vëllimin “Fati s’ka sy”. Në tri libra me të njëjtin titull dhe me këtë botim mund të ndjehem i përmbushur pa i lënë asnjë peng vetvetes në poezi. Ky pra është pengu që mund të më mbetet, nëse nuk e realizoj botimin e këtij libri të vëllimshëm në tri pjesë. Ndryshimin tek vetja do ta shikoja lidhur me aktivitetin tim letrar. Le të merresha edhe me prozën,qoftë atë të shkurtër, sa për thyerje monotonie. Në Shoqërinë tonë njerëzore ndryshimin do ta shikoja te kombi im,tek shoqëria që përbën kombin tim,sa ecën ajo përpara, sa përputhen idealet e saj përparimtare me idealet e shoqërisë njerëzore. Në fëmijëri nuk i vija re hallet e problemet familjare,mbasi ato i zgjidhnin më të mëdhenjtë dhe mua nuk më mungonte asgjë për ta jetuar siç duhet e për ta gëzuar fëmijërinë time të hershme, brenda privacioneve të asaj kohe, duke u mjaftuar vetëm me kënaqësitë fëmijërore.
Projektet tuaja në të ardhmen? Çfarë iu ka mbetur peng?
Kam për botim një libër me romanca lirike, ndarë në tre nënvëllime të veçantë, ku në secilin nënvëllim ka cikle me nga 100 motive me një titull libri të mëparshëm. . . Pse kjo? Sepse poezitë që meritonin të botoheshin që prej demokracisë, nuk m’u përfshinë në libër dhe unë i futa në këto vëllime seriale (tre), se edhe ato të shkretat duhej të shihnin dritën e botimit. . .
Mesazhi për shkrimtarët e poetët e rinj. . .
Për poezinë kam pasur besim, kurse për prozën jo. Unë edhe sot mendoj për prozën sikundër mendoja në fëmijëri apo rini, më mirë të themi. Proza të shkakton dhembje në brinjë, në mes, në shpatulla, pa lëri ato të kokës. Kurse poezia t’i mjekon, ta përtërin shëndetin,të bën të fluturosh, qoftë edhe me flatrat e një zogu. Për poetët dhe shkrimtarët e rinj kam mendimin se duhet të lexojnë jo vetëm në shqip, por edhe në gjuhët e tërë botës, veçanërisht në anglisht. Duhet të mos i nënvleftësojnë parakohësit e tyre, as bashkëkohësit, që të jenë vazhdues të tyre si paskohës,si përcjellës tradite,kulture, të çdo trashëgimie të mirë për brezat që vijnë më pas. . .

No comments:
Post a Comment