Nga Dritan Hila
Dëgjo bir” - e fillon Podestabisedën me Moor, duke iu drejtuar me ton atëror – “e di që je i shqetësuar për gjendjen e këtushme dhe raportet e ambasadës paraqesin një situatë problematike. Por merre shtruar. Idealet e demokracisë dhe zgjedhjeve, për shqiptarët, nuk janë
me të njëjtën valencë që kemi ne. Leri indigjenët e këtushëm t’i zgjidhin punët e tyre siç dinë, t’i lajnë hesapet siç janë mësuar. Fundja si njëra palë, ashtu edhe tjetra, nuk është se ndryshojnë shumë. Nuanca të ndryshme, por thelb të njëjtë. Ka akuza se qeveria është e korruptuar, por moralin e shoqërisë nuk mund ta bëjë një opozitë që në radhët e saj ka njerëz të filmuar në pazare dhe me bashkëpunëtorë të mpleksur në afera droge e të arrestuar nga FBI-ja”.
“Por…” - ka tentuar të ndërhyjë Moor.
“Nuk ka por” - vazhdon Podesta - “Ti e ke karrierën përpara. Dhe besoj më njeh dhe e di që fjala ime peshon tek ata që mund të të hapin rrugën që të rritesh në detyrë. Besoj e di që presidenti nuk ua ka ngenë zënkave ballkanike? E di që Sekretari Kerri ka miza të tjera që i ziejnë në kokë? Ti e ke lexuar dosjen e Shqipërisë dhe e di që Berisha është këmbëngulës. Këmbëngulje e cila mund të na çojë në përplasje, për të cilën askush në Uashington nuk ka nerva ta zgjidhë. Ndaj lëri Berishën, Ramën e Metën t’i qërojnë hesapet vetë me njëri-tjetrin. Amerika nuk ua ka ngenë sherreve. Kriza në botë, telashet në Bruksel, Rusia tek portat e Europës, Kina që na ndjek këmba - këmbës, Siria në flakë, Libia dhe Egjipti me islamikë, Serbia në udhëkryq dhe Greqia që po bie copa-copa. Këto po, që janë probleme për ne. Kujton se ia kemi ngenë dhe na prishet punë nëse u vodhën mandatet e dy deputetëve në këtë vend dhe kjo ndikon në fatet e botës? Kujton se për ne bën diferencë Berisha apo Rama? Nëse Berisha është në gjendje ta mbajë pushtetin, atëherë ta gëzojë. Aq më mirë edhe për ne, se ky paguan. Aq më mirë për ne, se ky e njeh frikën. Dhe ki kujdes në konferencën e shtypit. Mos lër mundësi për keqkuptime. Është shansi yt. Mund të bëhesh Ndihmëssekretar, por edhe të përfundosh në arkivat e Departamentit dhe aty të mësosh se ku gabove, por nuk do të hyjë në xhep. Është shansi yt”.
“Por ambasadori Arvizu ka deklaruar se çështja e KQZ e fut Shqipërinë në kurs përplasjeje me SHBA dhe kjo deklaratë e tij është bërë me miratimin tonë”, - ka vazhduar përpjekjen Moor, për të mbrojtur fytyrën e institucionit ku punon.
Atëherë Podesta ka lëvizur nga kolltuku dhe me nervozizëm i është drejtuar: “Mund të them se ky është një vlerësim i gabuar juaji. Shefat e tu, që i shohin në plan më global zhvillimet e Shqipërisë, mund të tërheqin veshin për këtë vlerësim të gabuar që i ke bërë problematikës shqiptare. Besoj se nuk do dëshiroje që vlerësimi i karrierës tënde të bëhej në këtë prizëm dhe nga ky rast. Dhe nëse qëndrimi juaj vazhdon në këtë linjë, unë do të kujdesem personalisht që puna juaj të shikohet si e dobët dhe pa imagjinatë. Ndërkohë keni mundësinë që të dilni në konferencë dhe të mos e implikoni vendin tonë në një aferë të re ballkanike. Fundja shqiptarëve ia u hoqëm një herë Berishën dhe këta e rikthyen. Berisha, Nano, Rama, Meta, të gjithë janë të përzier dhe i fusin stërkëmbësh njëri-tjetrin. Nuk na takon ne që t’i ndajmë. Jemi lodhur dhe nuk ia vlen. Deklarata juaj do interpretohet si një mosmarrëveshje midis Departamentit dhe përfaqësisë, ndërsa ambasadori Arvizu le ta gjejë vetë rrugën se si do dalë i larë. Fundja kam dëgjuar se edhe këtu vlen shprehja që çudia më e madhe zgjat tri ditë. Aq më shumë që nuk është se janë aq qibarë, për sa u takon standarteve morale as politikanët dhe as shoqëria civile. Nuk janë prerja jonë. Jo vetëm që një funksionar publik nuk jep dorëheqjen për shkelje të ligjit apo shpërdorim të pasurisë publike, por përkundrazi, vlerësohet nga opinioni si i zoti. Sa i takon shtypit, me sa më kanë thënë vartësit e mi, funksionon si një lloj zyre propagande partiake e paatashuar zyrtarisht. Atëherë le t’u vëmë në kokë kapelen që u shkon. Besoj u kuptuam?”.
Biseda mes Podesta dhe Moore ka qenë diçka jo larg dialogut të mësipërm. Vazhdimi i mëtejshëm i kësaj ndodhie është i ditur për publikun dhe nuk ka nevojë për hamendësime. Moor tha se opozita duhet të kthehet në KQZ, por edhe nëse nuk kthehet, mund t’i zgjidhi problemet Kolegji Zgjedhor. Hiç më pak se sa ka thënë Berisha vetë. Kryeministri shqiptar besohet ka mbetur i kënaqur dhe paratë e paguara Podestës, ia kanë vlejtur çdo dollar. Ambasadori Arvizu duhet të rikalkulojë pozicionin e tij. Ilir Meta duket se nuk u shqetësua shumë dhe e mori lehtë. Fundja, nëse gërshërët e KQZ do t’i qethin deputetë opozitës, ato nuk do të bien mbi njerëzit e LSI-së. Ndërsa socialistët bënë një betejë që nuk ishte e tyre, për dikë që gjithë kohës u shkel syrin ortakëve të deridjeshëm. Një përplasje që rrezikojnë t’i paguajnë kostot vetëm ata. Por edhe një mësim se në përplasjen e ardhshme me Berishën nuk kanë asnjë aleat, përveç vetes së tyre.
V.O. Nuk dihet nëse dikush nga opozita, e identifikoi praninë e ambasadorit shqiptar në Uashington, Gilbert Galanxhi, që në kundërshtim me protokollin, shoqëronte Moor në takimin me Berishën. Është pikërisht njeriu që u ankua me një letër publike për mungesë fondesh dhe të cilin Berisha për çudi e la në post, pa e pushuar në vend, siç ka bërë me të tjerët. Dhe po këtë person, opozita donte ta bënte kauzë. A thua në selinë e socialistëve pas kësaj, janë bërë të vetëdijshëm që të mos kafshojnë çdo karrem që bie nga grepi i Berishës?

No comments:
Post a Comment