Monday, May 27, 2013

Fushata elektorale, e dominuar nga lideret e partive

Flasin analistet Artan Hoxha dhe Eduard Zaloshnja

Fushata filloi zyrtarisht me 24 maj, por partite i kane ndezur motoret elektorale muaj me pare. Kjo dukuri shpesh ben qe ne Shqiperi te mbetet e paqarte se kur fillon dhe kur mbaron fushata per garen e ardhshme politike, kurse pas cdo pale zgjedhjesh, krijohet nje periudhe po aq e gjate kontestesh mbi rezultatin zgjedhor


Partite politike ne Shqiperi jane ngerthyer ne nje fushate te ethshme zgjedhore, te dominuar me se shumti nga lideret e tyre. Ky, per analistin Artan Hoxha eshte nje zhvillim logjik, bazuar ne konceptin si funksionojne subjektet politike ne Shqiperi, te njohura si parti lideresh.

Cfare shfaqet me pak, por qe zhvillohet me te njejtin intensitet, madje me thelle, deri qytetari me i thjeshte, sipas tij, eshte fushata e strukturave. "Ne shohim majen e ajsbergut qe eshte fushata e lidereve, por ne te vertete fushata fillon nga maja dhe perfundon deri ne shtepite dhe pikat me te vogla ku jane votuesit. Ne kuptimin qe partite jane parti lideresh, por gjithsesi duhet te jemi realiste qe fushata zhvillohet edhe ne nivelin e medias lokale dhe jashte syve te mediave, gjithashtu", thote Hoxha.

Por, media gjuan dhe ekspozon lideret, qe dukshem kane monopolizuar edhe kete fushate zgjedhore.

Analisti Eduard Zaloshnja i sheh partite e medha me dy qasje te ndryshme, ku dominimi absolut i liderit te Partia Demokratike, ndryshon nga bipolariteti qe shfaq shpesh ne fushate Partia Socialiste.

“Nuk ka pasur nje lider absolut te se majtes, gjithnje ka pasur konkurrent. Dikur ka qene Majko -Nano, pastaj Meta-Nano, pastaj Rama-Nano, Rama-Meta, pra nga e majta kemi pasur udheheqje dypolare, tripolare vazhdimisht. Ne traditen 22-vjecare te Partise Demokratike, gjithmone Sali Berisha ka qene njeriu kryesor i fushates, personalizimi i fushates gjithmone ka qene prezent ne garat elektorale te PD-se", konsideron Zaloshnja.

Kjo fushate, sipas Zaloshnjes, eshte kuruar ne forme dhe permbajtje. Stili eshte anglo- amerikan, thote ai, duke iu referuar konsulenteve qe kane zgjedhur tri partite kryesore, PD-ja, PS-ja dhe LSI-ja.

??“Pra, nga njera ane kemi kompani amerikane qe keshillon Partine Demokratike dhe kemi nje kompani angleze qe i jep konsulence Partise Socialiste, nje kompani amerikane qe keshillon LSI-ne. Ne traditen anglo-amerikane fushatat kane si synim te energjizojne ne radhe te pare militantet, pra bazen e partise, votuesit e vendosur te partise", shton Zaloshnja.

Ndersa, analisti Artan Hoxha thote ae per te mberritur te votuesit, partite kane diversifikuar dhe metodat e te berit fushate:

“Te gjitha partite politike kane gjetur nje harmoni metodash per te percuar mesazhet e tyre politike deri te zgjedhesi me i fundit. Ketu kujtoj se po perdoren metoda si te atyre qe quhen Town Halls, apo bashkebisedim i drejtperdrejte me nje grup qytetaresh, metodat e mitingut, metodat e komunikimit ne rrjetet sociale, metodat e debatit politik, metodat e shperndarjes se materialeve te shkruara, te thjeshta".

Energji te tera shpenzohen per nje qellim, vjeljen e sa me shume votave ne 23 qershor, qe sipas Zaloshnjes, shpesh e gjitha rezulton ne nje, sic shprehet ai, inflacion premtimesh.

“Kudo ne bote, ne kohe fushate kemi premtime qe ndoshta jane tej realitetit, por ne Shqiperi kjo 'semundje' eshte me e rende dhe premtimet gjate kohes se fushates kalojne cdo logjike te realitetit", vlereson Zaloshnja.

Fushata filloi zyrtarisht me 24 maj, por partite i kane ndezur motoret elektorale muaj me pare. Kjo dukuri shpesh ben qe ne Shqiperi te mbetet e paqarte se kur fillon dhe kur mbaron fushata per garen e ardhshme politike, kurse pas cdo pale zgjedhjesh, krijohet nje periudhe po aq e gjate kontestesh mbi rezultatin zgjedhor.

No comments: