Darina Tanushi
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama e cilësoi “funksional dhe fitues”, koalicionin me Partinë Socialiste. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, i pyetur në lidhje me çështjen e kryeministrit, Luan Rama u shpreh se: “Këtë e vendos vota popullore e shqiptarëve më 23 qershor”. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, “projekti i koalicionit LSI – PS dhe i shumë partive të tjera është shumë më i gjerë, shumë më ambicioz e shumë më i rëndësishëm se sa emri i një kryeministri”.
Z.Rama, u bënë gati dy muaj që nga momenti, kur u formësua bashkimi i PS-së me LSI-në në një koalicion. Sa po funksionon ose si po shkon ky koalicion?
Duke qenë produkt i një marrëveshjeje parimore, në themel të së cilës qëndron jo thjesht dhe vetëm interesi dhe aspirata e qytetarëve dhe natyrisht, edhe e të majtës shqiptare për të qeverisur vendin, por domosdoshmëria e ndryshimit të pashmangshëm dhe e rrotacionit jetik për fatet e Shqipërisë europiane, e cila më 23 qershor do të ndahet përfundimisht nga qeverisja e papërgjegjshme dhe abuzive, koalicioni LSI–PS është funksional, efektiv dhe garant i një fitoreje spektakolare në zgjedhjet e 23 qershorit. Frymës së fitores së të majtës që dominon tërë mjedisin politik, elektoral dhe qytetar në vend, përfshirja e LSI-së në koalicion i dha dimensione shumë më të gjera dhe një rezonance gjithëpërfshirëse, i dha garancinë e munguar dhe krijoi bindjen se 23 qershori përmes votës popullore dhe plebishitare do të realizojë ndryshimin e madh; lar-gimin e PD-së nga qeverisja e vendit.
Ditët e fundit është diskutuar shumë rreth problemit, se cili do të jetë kryeministri i ri që do të pasojë z.Berisha, z.Meta apo z.Edi Rama?
E rëndësishme është fitorja e LSI-së dhe e koalicionit të majtë dhe të gjitha përpjekjet dhe energjitë tona janë fokusuar në përmbushjen e këtij misioni. Sepse dua ta bëj të qartë se fitorja e LSI-së dhe e koalicionit të majtë është mision që duhet përmbushur. Këtë duhet ta ketë të qartë çdo qytetar i këtij vendi dhe për përmbushjen e këtij misioni të gjithë duhet të jenë kontributorë. Thënë ndryshe, ç’do qytetar që e ndjen veten të përgjegjshëm të kontribuojë me përgjegjshmëri për këtë vend dhe për të nesërmen më të mirë për vete, për familjen dhe vendin e vet, duhet të shkojë më 23 qershor pranë kutisë së votimit e të zgjedhë numrin 26, LSI. Sepse vetëm duke votuar LSI-në i jep vlerë edhe fitores së tërë koalicionit të majtë.
Dhe kush do të jetë kryeministri i ri i vendit?
Këtë e vendos vota popullore e shqiptarëve më 23 qershor. Projekti i koalicionit LSI–PS dhe i shumë partive të tjera është shumë më i gjerë, shumë më ambicioz e shumë më i rëndësishëm se sa emri i një kryeministri, pasi është koalicion që ka në qendër emrin e çdo qytetari shqiptar, pavarësisht se për kë voton ai.
Përse në listat e kandidatëve të PS-së u përfshi në atë që quhet “zonë e sigurtë” vetëm emri i Spartak Brahos? Cila është domethënia e kësaj lëvizjeje po të kemi parasysh se z.Edi Rama është shprehur që është një gjest simbolik?
Qoftë edhe për faktin se Spartak Braho i bën nder asaj liste, simbolika për të cilën sipas jush është shprehur z.Edi Rama, është e plotë dhe domethënëse.
Përse nuk u përfshitë edhe ju në listën e PS-së, ndërkohë që ju jeni ndër themeluesit e asaj partie në të cilën keni mbajtur edhe poste të larta drejtuese?
Unë jam sekretar i Përgjithshëm i LSI-së dhe nuk do të kishte asnjë kuptim të përfshihesha në listat e një partie tjetër, qoftë edhe partia në të cilën kam qenë kontributor i rëndësishëm që prej themelimit të saj. Unë do të rikthehem në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i LSI, edhe për të dëshmuar kësisoj rritjen dhe forcën reale të LSI-së, forcë që buron prej mbështetjes së gjerë dhe përkrahjes masive të qytetarëve në të gjithë vendin.
Siç është bërë e njohur nga vetë kryetari i PS-së, ai ka vendosur që të ndajë përfundimisht mandatin e deputetit nga ai i ministrit. Do ta aplikojë edhe LSI këtë parim nëse e quajmë kështu?
Marrëveshja bashkëqeverisëse sanksionon parime shumë më të qenësishme dhe më esenciale nga ajo që referoni ju përmes pyetjes tuaj. Ndarja e mandatit të deputetit nga posti i ministrit është një zgjedhje politike, rreth së cilës ka qëndrime të ndryshme. Personalisht nuk e konsideroj çështje aq të rëndësishme sa për t’u marrë me të, kur detyra e parë dhe ajo për të cilën duhet të jemi të gjithë të angazhuar është fitorja e LSI-së në zgjedhjet e 23 qershorit.
Si një nga figurat e spikatura në realitetin politik shqiptar e veçmas në të majtën politike, a besoni ju në një vazhdim harmonik e pa problem të koalicionit me z.Edi Rama gjatë katër viteve të mandatit qeverisës?
Politika është arti i të mundshmes. Ndaj parimisht nuk kam arsye të mos besoj, për sa kohë bashkëpunimi është ndërtuar mbi parime që prevalojnë interesa individualë apo të grupit. Më tej akoma, partneriteti në koalicioni u formësua prej nevojës së madhe të bashkimit të forcave për ndryshimin e qeverisjes së vendit, me qëllim përmbushjen e misionit të patjetërsueshëm të integrimit europian, ç’ka do të thotë ndërmarrje dhe përmbushje reformash tërësore për të ndërtuar Europën këtu, në Shqipërinë tonë të dashur. Ky është misioni i LSI-së, kjo është kredoja jonë politike dhe atdhetare, kjo është sfida e LSI-së, përkatësisht edhe e koalicionit me PS-në. LSI është forcë politike serioze që di të arrijë marrëveshje të mëdha në interes të vendit, por ç’është më e rëndësishme, di t’i përmbushë e t’i respektojë ato me shumë korrektesë dhe përkushtim. Këtë e ka dëshmuar që prej themelimit të vet dhe do të vazhdojë ta dëshmojë gjithnjë me konseguencë.
Cili është komenti juaj për kandidimin si kandidatë të pavarur të zotërinjve Arben Malaj dhe Dritan Prifti?
Është zgjedhja e tyre, nuk kam asnjë koment për të bërë.
Mendoni se mund të ndikojnë në rezultatin e PS-së dhe të LSI-së?
LSI ka votuesit e saj dhe mbështetjen masive të tyre, numri i të cilëve vjen gjithnjë në rritje. Këtë trend rritjeje dhe mbështetjeje askush nuk mund ta ndikojë.
A do të ketë opozita përfaqësuesit e saj në KQZ?
Qëndrimi ndaj KQZ-së duhet të reflektojë kulturën e domosdoshme të respektimit të integritetit të institucioneve. Sjellja e dëshmuar nga Kuvendi, ku për shkak të imponimit të mazhorancës ai, pra Kuvendi, ndërhyri arbitrarisht aty ku nuk e ka tagër kushtetues dhe ligjor të ndërhyjë, është shprehje e një mjerimi të madh, është dëshmi, është provë dhune dhe abuzimi ndaj një institucioni tjetër. Është për këtë arsye e domosdoshme që Kuvendi të korrigjojë shkeljen që vetë ka bërë dhe të krijojë në këtë mënyrë të gjithë kondicionet ligjore që edhe KQZ të luajë rolin e vet në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe në përmbushje të misionit për të realizuar për herë të parë dhe më në fund zgjedhje të lira, korrekte dhe të pakontestuara, pasi është e pafalshme që një vend anëtar i NATO-s të jetë ndërkaq edhe vendi i vetëm në Europë me zgjedhje problematike e të kontestuara.

No comments:
Post a Comment