Pirro Andoni: Në '75-ën, kalova nga Radio Tirana, në zyrat e diplomacisë së jashtme
Nga Fatos Veliu
Kemi ftuar në këtë intervistë të radhës, ish-Ambasadorin e Shqipërisë në Argjentinë, i caktuar personalisht nga Enver Hoxha në vitin '84 deri në vitet '90, Pirro Andonin.
Emri i Pirro Andonit në detyrën diplomatike është i lidhur veçanërisht me një histori, sa të çuditshme, aq dhe të zhurmshme, por që për hir të faktit ajo ngelet një ngjarje shumë e rëndësishme në periudhën e Shqipërisë komuniste.
Kjo ka të bëjë me faktin e bujshëm se ish-ambasadori Andoni, në kontinentin e largët ka arritur të shtijë nga kaskadet e arkivave të CIA-s, të ndodhura në ambasadën amerikane në Buenos Aires të Argjentinës, një dokument tepër misterioz për kohën.
Për të mos humbur kohë, po ju drejtohemi juve, zoti Andoni, për të folur më hollësisht për atë histori dhe ngjarje disi të njohur për publikun, por gjithsesi jo të përshkruar në prizmin e saj të plotë.
Së pari, zoti Andoni, do të donim t'ju pyesnim nëse është e vërtetë se ju keni sjellë një nga dokumentet më sekrete të CIA-s për sa i përket ndërhyrjes së saj në Shqipëri?
Ka qenë viti 1886 kur unë, si kisha dy vjet në detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në Argjentinë, mësova për ekzistencën e një materiali me karakter tepër sekret për punët e CIA-s, dhe që ishte ndërkohë me tepër rëndësi për çështjet e brendshme të vendit tonë. Këtë dokument, pas shumë peripecish dhe sforcimesh, arritëm ta shtinim në dorë sipas urdhrit që kishim marrë nga zyrtarët më të lartë të Shqipërisë së atyre viteve. Pastaj, nën një konspiracion të jashtëzakonshëm, e mora shkresën e shkruar në spanjisht dhe, si e përktheva duke punuar vetë me makinën e shkrimit që kisha në tavolinën e zyrës, e vendosa në valixhen diplomatike. Pastaj, sipas urdhrit, e solla dorazi, madje vetë deri në Tiranë, ku e lashë në dorën e ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë së atëhershme, Reiz Maliles. Në fillim u pa me dyshim vërtetësia e saj, por pas dy ditësh, që siç duket i janë dashur udhëheqjes për balancim faktesh, unë u thirra nga autoritetet më të larta dhe u falënderova me fjalët dhe respektin më të madh për shërbimin që i kisha kryer atdheut. Megjithëse, për ta arritur këtë gjë, nuk ishte dhe aq shumë kontributi im direkt, sesa ai i miqve tanë në Argjentinë, ku unë kryeja detyrën e lartë diplomatike, të cilët e kishin treguar jo vetëm me fjalë se ishin "miq të Shqipërisë".
Para se të vijojmë në shtjellimin e asaj historie aq interesante, le të kalojmë te jeta dhe portreti juaj deri në ditët që ndodhi ngjarja e rrallë. Cila është origjina juaj, zoti Andoni?
Jam nga fshati Vuno i Vlorës.
Profesioni dhe funksionet tuaja, para se në atë vit të '84-ës të shkonit në krye të ambasadës sonë në Argjentinë?
Kam mbaruar studimet në fakultetin e Historisë në Tiranë. Në vitin 1960 kam punuar si drejtor i një gjimnazi në Vlorë.
Në çfarë viti keni shkuar të punoni në Radio Tirana dhe pse pikërisht ju në sektorin e jashtëm, që ishte i pari që u hap?
Fillimisht në atë kohë unë kam spikatur si gazetar, ku shkruaja në gazeta të ndryshme. Që kur kam qenë student kisha shumë qejf artin e të shkruarit, por isha edhe shumë i apasionuar pas leximit dhe analizave, kryesisht të situatës së jashtme. Që në atë kohë unë bashkëpunoja si i jashtëm me Radio Tiranën.
Pra juve kishit mundësi të njiheshit me lajme të këtilla në Radio Tirana?
Mua në fillim më punësuan në Radio Tirana, por kjo nuk vijoi gjatë, pasi menjëherë pas kësaj bëri ndërhyrje shumë të fortë Komiteti i Partisë së Vlorës, se pse më mbajtën në Radio Tirana në një kohë që unë isha kuadër i Vlorës. Në këtë mënyrë më kërkuan dhe ia arritën të më rikthyer në Vlorë.
Dhe si erdhët në Tiranë pas kësaj barriere kaq të vështirë?
Megjithëse u largova, nuk i ndërpreva asnjëherë lidhjet me gazetarin dhe sidomos me Radio Tiranën.
Vazhdonit bashkëpunimin e nisur që kur ishit student?
Më konkretisht, po ju shpjegoj se kur isha student unë bashkëpunoja me Radio Tiranën për reportazhe që i kërkoheshin drejtorit. Kështu që u krijua një portret imi si njohës i mirë i këtij sektori, prandaj më emëruan në Radio Tirana. T'ju them një kuriozitet që është interesant.
Po?
Në atë kohë, të gjithë studentët që mbaronin fakultetin emëroheshin nëpër rrethe, kështu që ishte privilegj i jashtëzakonshëm të emëronin ndonjë në Tiranë, kështu që emërimi im në atë kohë ishte më shumë se një mrekulli.
Sa persona apo sa shokë u emëruat në Tiranë, nëse janë persona publikë?
Në atë kohë u emëruam tre shokë, të cilët janë shumë publikë për opinionin shqiptar. Ata ishin Vath Koreshi, Ruzhdi Pulaha dhe unë.
Keni qenë të tre shokë fakulteti ju?
Po. Kemi qenë të tre në një fakultet, madje në një auditor. Dhe të tre që kishim shumë qejf gazetarinë na mbajtën në Tiranë.
Thatë që pas emërimit në Tiranë gëzimi zgjati pak, se ju rimori Vlora, apo jo?
Shkova në Vlorë, por siç ju thashë, unë nuk i ndava asnjëherë marrëdhëniet me gazetarinë dhe veçanërisht me Radio Tiranën. Në këtë mënyrë, erdhi një moment që qenia ime në radio u bë në një farë mënyre domosdoshmëri, për vetë faktin se isha një njohës dhe analist i mirë i situatës së jashtme. Dhe kështu, ishte pikërisht viti 1967 kur u riemërova sërish në Radio Tirana.
Pra erdhi momenti që ju thërresin prapë nga Vlora?
Po po, erdha në Radio Tirana, ku punova që nga viti 1967 deri në vitin 1975.
Pse deri në vitin 1975? Ku keni shkuar pas këtij viti, kur dihet që ambasador keni shkuar në 1984-ën?
Në 1976-ën kam kaluar në Ministrin e Jashtme. Pra në këtë kohë është pikërisht viti që unë hyra në rrugën e diplomacisë, pavarësisht se ishte një fushë ku qëndroja lidhur me gazetarinë.
Në çfarë sektori punuat në Ministrinë e Jashtme?
Kam punuar në Institutin e Studimeve dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Si ndodhi që kaluat nga Radio Tirana në Ministrinë e Diplomacisë, ta quajmë?
Në atë kohë, në Ministrinë e Jashtme kaluan disa gazetarë të Radio Tiranës, për faktin se sa ishte krijuar Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe duhej të plotësohej organikisht.
Nga kush përbëhej ai institut kur shkuat juve?
Atje ishin disa studiues ose diplomatë, që ishin marrë në institut në këto forma.
Çfarë sektori do të mbulonit juve personalisht?
Unë u caktova për të mbuluar sektorin e propagandës në botën e tretë, për faktin se pikërisht këtë sektor unë kisha mbuluar në Radio Tirana.
Pse, çfarë sektori kishit mbuluar në Radio Tirana?
Që nga viti 1967 deri në 1975 kam qenë shef për vendet e Amerikës Latine, dhe për një kohë të shkurtër për Azinë dhe Afrikën.
Kush ishte puna juaj konkrete në atë sektor të Radio Tiranës?
Në atë kohë Radio Tirana transmetonte lajmet në rreth 14 gjuhë të botës, ndërkohë që kishte departamente të ndara të kontinenteve të Azisë dhe Afrikës.
Dhe thatë se pozicioni juaj në atë sektor ka qenë ai i drejtuesit?
Unë isha përgjegjës dhe kisha disa sektorë, ku drejtoja përgatitjen e propagandës për vendet e Amerikës Latine.
Pra kishit njohje për vendet e largëta, që ju tërhoqën në sektorë të tillë në Ministrinë e Jashtme?
Unë fillova në këtë sektor të Amerikës Latine duke pas një privilegj tepër të veçantë për vetë faktin se pikërisht në atë sektor në atë kohë kishin ardhur dhe disa specialist nga Amerika Latine
Nga ishin dhe përse kishin ardhur?
Kishte kryesisht nga Peruja dhe merreshin me dy funksione. Redaktonin materialet e përkthyera në Shqipëri, sepse në atë kohë nuk kishte përkthyes. I vetmi që dinte spanjisht ishte njëri që e kishte mësuar në Argjentinë dhe në atë kohë ishte kthyer në Shqipëri. Ky i përkthente, megjithëse përkthimi i tij ishte jo i saktë për t'u transmetuar në radio, pra materialet që ai bënte. Por kishim dhe specialistë që kishin ardhur nga Amerika Latine, nga Peruja, nga Brazili etj.
Pra me një fjalë, ju kishit kontakt me këta specialistë, gjë që iu shërbente për të marrë informacione?
Sigurisht, dhe ky ishte një fat për mua, pasi ne përfituam shumë nga këta, se njohëm dhe vendin e tyre nga vinin, pasi në atë kohë nuk kishte literaturë si ka sot. Nuk kishte kompjutera. Kështu që Amerikën Latine ne e përfytyronim nga sa mësonim nga këta.
Konkretisht?
Konkretisht morëm informacion ku binin shtetet apo sa popullsi kishin. Shumë nga këta miqtë tanë që kishin ardhur bënin vërejtje. Një pjesë e komenteve i dedikoheshin zhvillimit të vendit tonë, si kulturor ashtu dhe ekonomik. Pjesa tjetër ishte për gjendjen e Amerikës Latine. Kjo ishte shkollë e madhe për mua, që krahas gazetarisë dhe diplomacisë, unë njihesha mirë dhe me shtetet e Perëndimit të largët dhe kryesisht me kontradiktat aktuale me të cilat përballeshin. Ishte kjo përvojë që më bëri gjatë punës sime në Ministrinë e Jashtme të përpiloja librin tim mbi ngjarjet në Argjentinë, mbi konfliktin në ishujt Malvine, që bëri aq bujë në vendin e tyre, për faktin se po u jepej e drejtë nga një shtet shumë i largët si Shqipëria. Një arsye kjo, që e ka bërë Enver Hoxhën të vendosë gishtin mbi emrin tim, për të përfunduar si ambasador në Argjentinë.
Përshkruhet plani i CIA-s
për eliminimin e Enverit
Teletekst nr.321-40-60 Nëntor 1975.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Buenos Aires - Argjentinë
Objekti:
Për t'uvendosur në biblotekën e ambasadës.
Shumë sekret.
Vetëm për njohje të zotit Ambasador.
Çështja:
Shqipëria.
Në shtatorin që porsa kaloi, u zhvillua në Nju Jork një mbledhje me një mik, të cilin po e quajmë M-008, udhëheqës i qeverisë shqiptare. Me atë u arritën një sërë përfundimesh:
M-008 u zotua të marrë pushtetin, të zëvendësojë plotësisht Enver Hoxhën dhe pasuesit e tij. Agjenti ynë ka vetëm një pjesë të pushtetit.
Propozon të veprojë kështu:
Të ftojë për drekë Hoxhën dhe t'i hedhë në pije helm me veprim të vonuar për të shkaktuar vdekjen e tij. Agjenti ynë na tha se kjo është e vetmja rrugë. Për më tepër, është e domosdoshme të bëhet, sepse Hoxha jeton duke pasur një dashuri të madhe nga masat, të njëjtë si ajo e Gandit. Miku ynë, e konsideron plotësisht të mundshme se do të zgjidhet për të vazhduar Hoxhën, dhe me kohë, afërsisht një vit, do të fillojë të zëvendësojë vazhduesit e Hoxhës, duke vendosur në vend të tyre njerëzit e tij të besuar. Në rast se do të fitojë lëvizja, kemi diskutuar një program minimum, i cili vazhdon si më poshtë:
1. Vendosjen e marrëdhënieve zyrtare me të gjitha vendet më të rëndësishme të Perëndimit: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglinë. Konflikti i arit shqiptar do të zgjidhet nga gjyqi ndërkombëtar i Hagës.
2. Shqipëria do të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare të ekonomisë: Fondit Ndërkombëtar dhe organeve të tjera të krijuara me këtë qëllim.
3. Të bëjë paqe me fqinjët e tij (Jugosllavinë dhe Greqinë), për të zhdukur me të parën të gjitha kundërshtimet e ardhura nga lufta personale dhe ideologjike e Enver Hoxhës dhe e grupit të tij, dhe duke firmosur me të dytën një traktat të paqes, miqësisë e kooperimit, që hap nëpër të gjitha rastet kufijtë e vendit.
4. Qeveria do të jetë socialiste, nuk do të kthehet në regjimin e mëparshëm. Nuk do të njihen dëmshpërblimet e pronarëve të mëparshëm të tokave, por Shqipëria do të braktisë politikën e saj të izolimit ndërkombëtar.
5. Qeveria e re do të zgjidhet brenda një kohe prej 3/5 vjetësh, duke pranuar rilindjen e të gjitha partive politike, në formë të gjerë. Në qoftë se do të dështojë në tentativën e tij e do të zbulohet, agjenti ka kërkuar dhe për këtë është siguruar se do t'i jepet strehim politik në SHBA; në mungesë të këtij, në ndonjë vend mik. Për këtë ai ka kërkuar dhe është siguruar se do t'i jepen 3.000.000 dollarë amerikanë.
Me këtë rast është zotuar të denoncojë të gjitha llojet e krimeve që ai parashikon se do të zhvillohen në Shqipëri nga ana e Hoxhës e vazhduesve të tij.
Po japim një shpjegim mbi agjentin, për ta pasur në kujtesë në të ardhmen:
Bëhet fjalë për një njeri shumë ambicioz. I tillë është edhe plani i tij. Nuk ka ndryshuar në ideologjinë e tij. Ai vetëm na bashkohet me çështjen e bashkekzistencës me Perëndimin dhe me fqinjët e tij. I kemi sugjeruar që, derisa të kryhen veprimet, të jetë i bindur ndaj Hoxhës dhe vazhduesve të tij. Në rast të kundërt, mund të zbulohet. Kjo do të ishte fatale për suksesin e planit. Të gjitha këto duhet të mbahen parasysh, në funksion të suksesit të planit. Duhet të përgatitemi të kemi marrëdhënie diplomatike të plota. Tema është e një karakteri shumë sekret. Nuk do t'u jepet ambasadave të tjera. Ambasadori i Buenos Airesit (për këtë njoftoheni nëpërmjet këtij) do të jetë i caktuar ambasador në Tiranë, në rast suksesi.
Buenos Aires, 196
NJË HISTORI QË
VIJON JEHONË
Një pakt mes Mehmet Shehut dhe CIA-s për të eliminuar Enver
Hoxhën dhe për të ndryshuar gradualisht kursin e vendit komunist. Një marrëveshje e tillë, e nënshkruar sipas dokumenteve rreth viteve '60, është zbuluar 26 vjet më vonë, në ambasadën amerikane në Buenos Aires. Një argjentinas, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Argjentinë, arriti ta rrëmbejë këtë dokument sekret dhe ua ofroi autoriteteve shqiptare.
Sot ne po sjellim dëshminë e njërit prej personazheve kryesore të kësaj loje spiunazhi, ish-ambasadorit shqiptar në Buenos Aires, Pirro Andonit. Pas zbulimit të këtij dokumenti, të cilësuar nga vetë Ramiz Alia si i besueshëm dhe i rëndësishëm, mbeten ende shumë hipoteza rreth tij. Sa i vërtetë mund të jetë ai plan i CIA-s, në qendër të të cilit është tradhtia e ish-kryeministrit të hekurt dhe më jetëgjatë të Shqipërisë, Mehmet Shehu? Kjo, detyrimisht, për kushtet e reja politike dhe ideologjike të sotme, vlen për t'u diskutuar. Gjithçka që mund të jetë servirur si e vërtetë, mjegullohet nga pikëpyetje të tilla si:
A është e vërtetë se ajo letër është përpiluar nga vetë CIA dhe kishte me të vërtetë qëllimet e parashtruara në të?
Sa qëndron ideja se ajo mund të ishte sajuar nga vetë Ramiz Alia, për ta përdorur për kredo politike mes anëtarëve të tjerë të Byrosë Politike, në një kohë që ajo i ishte lëkundur disi, sidomos pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe fjalëve fyese që kishte lënë Mehmet Shehu në letrën e fundit të lamtumirës, të shkruar vetëm pak minuta para se të vdiste? Për nga mënyra dhe thjeshtësia me të cilën u mor ajo letër, me atë karakter sekreti në zyrat e një ambasade me rregulla të hekurta, a mund të kundërshtohet një ide e tillë, se gjithçka është servirur nga vetë CIA për një qëllim të caktuar, kryesisht për të ndihmuar në forcimin e pozitave të vetë Ramiz Alisë, i cili, në njëfarë mënyre, kishte marrë një iniciativë të tillë, siç po përshkruhej së fundmi në letër? A mund të qëndrojë fakti se argjentinasi që është paraqitur si "mik i Shqipërisë" mund të jetë afruar edhe nga Sigurimi i Shtetit pranë ambasadorit Andoni, i cili duhej ta sillte letrën zyrtarisht për shkak të postit diplomatik që mbante, etj.?
Këto dhe të tjera pikëpyetje e hamendje mund të ngrihen për të vërtetën e asaj letre, që doli së fundmi në mënyrën më të papritur në skenën politike dhe mediatike.
Sot kemi vendosur të publikojmë rrëfimin e plotë të ambasadorit Andoni, duke u munduar të sjellim një tjetër dëshmi mbi misterin e dokumentit sekret të CIA-s. Gjithnjë duke u përpjekur që të hedhim më tepër dritë mbi këtë ngjarje, por duke ua lënë vetë lexuesve në dorë për të zbuluar të vërtetën.
Enveri ishte vënë në
dijeni për botimin tim
Para se të emërohej ambasador i Shqipërisë në shtetin e largët të
Argjentinës, Pirro Andoni ka qenë në detyrën e shefit të sektorit të jashtëm të Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i cili ishte në përbërje të aparatit të Ministrisë së Jashtme. Drejtor i këtij instituti në ato vite ka qenë pikërisht Sofokli Lazri, zyra e të cilit ishte në selinë e Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Në institut ai kishte shkuar në vitin 1979, bashkë me shumë kuadro të tjerë, si njohës i mirë i politikës së vendeve në zhvillim, si atyre të Afrikës, Amerikës Latine etj. Deri në atë vit Pirro Andoni kishte qenë për 15 vjet në sektorin e jashtëm të Radio Tiranës. Si njohës i shkëlqyer i gjuhës spanjolle, ai kishte mundësuar bërjen e qindra e qindra artikujve dhe komenteve në lidhje me shumë vende të Perëndimit, të cilat udhëheqja e atëhershme komuniste i dëgjonte në radio ose i lexonte nëpër faqet e gazetave apo dhe në buletinet e posaçëm që dilnin çdo muaj. Ndërkohë që, gjatë 5 vjetëve që shërbeu në institutin më të rëndësishëm politik të shtetit, ku punonte së bashku me Muhamet Kapllanin, Pirro Andoni i pasuroi shumë njohuritë e tij në lidhje me çështjet ndërkombëtare, sidomos për vendet e Perëndimit. Për sa më sipër, pas një pune të gjatë studimore, ai arriti të bënte një libër analitik me karakter diplomatik, që ia kushtonte çështjes më aktuale me karakter ndërkombëtar të asaj kohe, dhe pikërisht konfliktit të armatosur që kishte shpërthyer mes Anglisë dhe Argjentinës për çështjen e ishujve Malvine, të ndodhura në jug të Argjentinës. Në këtë libër ai u jepte të drejtë argjentinasve për vendosjen e kontrollit në ishull, duke aluduar se kishte ikur koha e mbajtjes së zonave koloniale. Një sasi librash të këtillë i mori ambasada jonë në Argjentinë, të cilat i përktheu dhe ua nisi të gjitha institucioneve zyrtare të shtetit të atjeshëm, të cilat kishin shumë nevojë për mbështetje nga jashtë. Por në të njëjtën kohë Shqipëria po përdorte edhe forma për të përfituar kredo politike. Deri në atë periudhë nuk kishte shkruar ndonjë i huaj një libër të posaçëm për çështjen në fjalë, gjë për të cilën Argjentina zyrtare kishte shumë nevojë, kështu që libri i analistit nga Tirana ishte i pari deri në ato momente. Ndaj, të shkruarit e një libri të tillë nga një shtetas i huaj i një shteti të largët dhe të vogël siç ishte Shqipëria, bëri përshtypje të madhe në Argjentinë. Detyrimisht atij iu bë një jehonë e jashtëzakonshme në atë vend. Këtë vlerësim që i bëhej nga qarqet e atjeshme zyrtare, udhëheqja jonë komuniste e mësonte nëpërmjet informacionit që i vinte nga burimet e saj diplomatike. Në këto momente, për të ndikuar disi në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, Enver Hoxha propozoi që pikërisht autori i atij libri, që tashmë ishte bërë i famshëm, të shkonte ambasador në Argjentinë.
Pirro Andoni: Në vitin ’86 më urdhëruan të rrëmbeja në Argjentinë dokumentin sekret të CIA-s
Nga Fatos Veliu
Historia e Ambasadorit tonë në Argjentinë kur mësoi për ekzistencën e dokumentit sekret të CIA-s që fliste për Shqipërinë. Peripecitë që kaloi pas urdhrit të Tiranës komuniste për ta grabitur dhe ankthi i Ramiz Alisë deri sa e mori në dorë
HYRJE
Ka qenë mesi i vitit 1986, kur kishte vetëm 5 vjet që ishte vetëvrarë kryeministri i hekurt i Shqipërisë Mehmet Shehu, i cili menjëherë ishte shpallur nga vetë Enver Hoxha “armik i Partisë dhe i popullit” si agjenti i disa shteteve. Në atë periudhë të aludimeve dhe mosbesimit për vërtetësinë e akuzës ndaj ish–kryeministrit, ka zbritur në Rinas vetë ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Shqipërisë në Argjentinë, Pirro Andoni. Sa ka bërë një takim të shpejtë me fëmijët që e prisnin në Rinas, ambasadori është larguar urgjent me çantën diplomatike që e shtrëngonte fort në dorë, për në zyrën e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë të atyre viteve Reiz Malile, i cili po e priste me padurim dhe me derën e zyrës hapur. Nga çanta diplomatike që mbahej me kujdesin më të madh nga Andoni, u nxor dokumenti tepër sekret dhe i pritur me aq padurim nga ministri i Jashtëm. Ai dokument, që kishte në kokën e tij logon zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, madje dhe numrin e regjistrimit në regjistrat e rëndësisë së veçantë të atij shteti, ishte marrë pas një odiseje të gjatë nga arkivat më sekrete të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Argjentinë. Ajo shkresë zbardhte për herë të parë me fakte të vërtetën e padiskutueshme të vënies së ish- kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu në shërbim të CIA-s amerikane, e cila synonte përmbysjen e sistemit komunist në Shqipëri. Pas këtij veprimi, i cili ka mbetur deri tashmë enigmë, u shuan shumë hamendësi dhe thashethemnaja ngritur rreth së vërtetës mbi ish-kryeministrin e vetëvrarë. Redaksia e gazetës sonë ka bërë të mundur botimin e përmbajtjes së plotë të faksimiles së kësaj shkrese, e cila tashmë ndodhet në arkivat sekrete të Ministrisë sonë të Jashtme. Sot, kur kanë kaluar plot 25 vjet që ai plan sekret ka mbërritur në Shqipëri, ish- ambasadori ynë në Argjentinë Pirro Andoni, i cili bëri të mundur rrëmbimin, tregon për herë të parë të vërtetën e marrjes së tij nga arkivat amerikane. Si u njoh ai me të vërtetën e ekzistencës së një shkrese të tillë në arkivin sekret të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Argjentinë. Lidhja që bëri me shtetasin argjentinas që konsiderohej “mik i Shqipërisë” dhe si e angazhoi atë në detyrën e sofistikuar për të shtënë në dorë dokumentin e fshehtë. Njoftimet me kodet tepër sekrete që bëri ai me autoritetet më të larta të Shqipërisë dhe urdhrat e vazhdueshëm që merrte prej tyre gjatë kryerjes së operacionit të veçantë. Mënyra si arriti të merrte gjithë përmbajtjen e letrës sekrete dhe sinjali urgjent që i dërgoi Tiranës për të vërtetën e zbuluar befasisht. Urdhri i Reiz Maliles për të mundësuar marrjen e letrës së plotë dhe porositë e veçanta të tij për të pasur vëmendjen në logon amerikane në krye të shkresës sekrete të përpiluar nga CIA, si dhe shumë hollësi të reja me tepër interes për ngjarjen misterioze, do t’i lexoni pikërisht në intervistën e mëposhtme të vetë zotit Pirro Andoni,
Zoti Pirro, është e vërtetë se ju keni sjellë një nga dokumentet më sekrete të CIA-s për sa i përket ndërhyrjes së saj në Shqipëri?
Ka qenë viti 1886 kur unë, si kisha dy vjet në detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në Argjentinë, mësova për ekzistencën e një materiali me karakter tepër sekret për punët e CIA-s, dhe që ishte ndërkohë me tepër rëndësi për çështjet e brendshme të vendit tonë. Këtë dokument, pas shumë peripecish dhe sforcimesh, arritëm ta shtinim në dorë sipas urdhrit që kishim marrë nga zyrtarët më të lartë të Shqipërisë së atyre viteve. Pastaj, nën një konspiracion të jashtëzakonshëm, e mora shkresën e shkruar në spanjisht dhe, si e përktheva duke punuar vetë me makinën e shkrimit që kisha në tavolinën e zyrës, e vendosa në valixhen diplomatike. Pastaj, sipas urdhrit, e solla dorazi, madje vetë deri në Tiranë, ku e lashë në dorën e ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë së atëhershme, Reiz Maliles. Në fillim u pa me dyshim vërtetësia e saj, por pas dy ditësh, që siç duket i janë dashur udhëheqjes për balancim faktesh, unë u thirra nga autoritetet më të larta dhe u falënderova me fjalët dhe respektin më të madh për shërbimin që i kisha kryer atdheut. Megjithëse, për ta arritur këtë gjë, nuk ishte dhe aq shumë kontributi im direkt, sesa ai i miqve tanë në Argjentinë, ku unë kryeja detyrën e lartë diplomatike, të cilët e kishin treguar jo vetëm me fjalë se ishin “miq të Shqipërisë”.
Kur e morët detyrën diplomatike në Argjentinë?
Në 15 korrik të vitit 1984 unë arrita në Argjentinë për të ushtruar aty detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të shtetit tim. Dy ditë më pas, pikërisht në 17 korrik, paraqita letrat kredenciale pranë Presidentit të Republikës së Argjentinës, pas së cilës mora fuqinë diplomatike, që e dorëzova vetëm në vitin 1991.
Pra, atë detyrë e mbajtët shtatë vjet?
Po, madje mbaj mend se, pas përfundimit të mandatit diplomatik në vitin 1991, ka qenë saktësisht data 21 prill, kur unë shkova në zyrën e Presidentit të Republikës Karlos Sul Menem, për t’i dhënë dorën e lamtumirës. Atëherë në Shqipëri kishte filluar një lumë revoltash dhe shkatërrimesh, si rezultat i momentit kritik të kapërcimit të sistemit politik e shoqëror në vend. Këtu gjej rastin të them se presidenti Menem, të cilit unë po i jepja lamtumirën, kishte në atë post plot dy legjislatura dhe kishte qenë i njohur dhe mik për ne shqiptarët, para se të merrte detyrën e kreut të shtetit të tij. Kjo kishte ardhur nëpërmjet një shqiptari që ishte emigrant në atë shtet dhe që e kishte emrin Lararo Koçi, i cili e kishte pasur presidentin mik të hershëm. Në ato momente kur do t’i jepja dorën e lamtumirës, presidenti më propozoi të qëndroja në Argjentinë për shkak të trazirave që kishin përfshirë vendin tonë, të cilat po ndiqeshin me interes të madh edhe nga shikuesit e atjeshëm. Madje, miku ynë president më garantoi mbështetjen e tij për familjen time në rast se do të qëndronim.
Pse nuk qëndruat, kur e dinit që aty do të bënit absolutisht një jetë të kënaqshme ekonomikisht?
E vërtetë është ajo që thoni ju, po të kesh parasysh se si dhe nga kush m’u bë propozimi për të ndenjur me familjen time aty. Por do t’ju thosha që nuk të del kështu llogaria po të analizosh një veprim të tillë në kushtet dhe mendësinë e atëhershme. Të rrije në mënyrë të tillë në një shtet ku kishe shërbyer si diplomat, ne e kishim për logjikën tonë krejt të pamundur, pasi e konsideronim një fyerje të madhe për shtetin që na kishte besuar detyra të tilla, i cili nuk na kishte borxh që t’i shkaktonim skandale. Po ta analizoje me logjikën e mëvonshme, ashtu siç ju thashë, ai veprim do të dukej normal.
Le të kthehemi në fillim të subjektit tonë. Si vijoi puna juaj derisa ratë në gjurmët e shkresës sekrete të CIA-s, e cila kishte objekt Shqipërinë?
Sa fillova punën, më vjen në ambasadë një shtetas argjentinas, për të cilin mësova nga shokët e punës se ishte një mik i sinqertë i Shqipërisë. Ai ishte një tregtar i suksesshëm, por që kishte një respekt të veçantë për vendin tonë. Për këtë, edhe para se unë të merrja detyrën e ambasadorit, ai kishte shkuar rregullisht në ambasadën tonë dhe kishte krijuar prej kohësh një shoqëri tepër të afërt dhe konfidenciale me të gjithë punonjësit. Jo vetëm kaq, por ai kishte ndihmuar që ambasada jonë të krijonte lidhje me qarqe të ndryshme tregtarësh argjentinas për interesa të shtetit tonë. Kur mora informacionin e nevojshëm për të, nuk e bëra të gjatë, por e prita menjëherë. Emrin e kishte Gerardo Farrani. Me kalimin e kohës edhe unë u lidha shumë me këtë person, i cili me të vërtetë, ashtu siç më kishin folur, ishte njeri tepër pozitiv dhe një mik i vërtetë i Shqipërisë.
Si shpjegohet që ai argjentinas ishte i apasionuar kaq shumë me vendin tonë të vogël, madje dhe shumë larg vendit të tyre?
Argjentinasi Gerardo Farrani, i cili më vonë do të bëhej emri më i njohur në zyrat e administratës së lartë të Tiranës për aktin që kreu dhe për besnikërinë që tregonte vazhdimisht për vendin tonë, që në vitet ’50 ishte njohur me shqiptarët që kishin emigruar në vendin e tij. Nga ata kishte krijuar një vizion për Shqipërinë dhe traditat tona. Pastaj, duke u shoqëruar vazhdimisht me ta dhe me punonjës të ambasadës sonë, kishte krijuar një vlerësim dhe një simpati të madhe për sistemin politik që ishte te ne. Këtë për faktin, siç thoshte edhe vetë, se e çmonte shumë pavarësinë politike të shtetit nga aleancat dhe nga shtetet “padronë”.
Pse, edhe emigrantët e vlerësonin sistemin komunist që kishte nën kontroll Shqipërinë?
Emigrantët për të cilët po flasim, ishin emigrantë politikë të ikur që nga koha e Zogut për t’u shpëtuar ndëshkimeve të tij, kështu që vetvetiu për këdo që do të ishte kundër Zogut ata do të krijonin simpati, aq më shumë që ambasadat atëherë merreshin edhe me shpërndarje materialesh propagandistike apo duke bërë gojarisht në mënyrë tepër intensive një punë të tillë. Kështu që në atë kohë jo vetë Farrani, por edhe shumë argjentinas të tjerë, kishin krijuar simpati për vendin tonë, aq sa në vitin 1985 kishin krijuar edhe shoqatën e miqësisë Argjentinë- Shqipëri. Në këtë shoqatë pikërisht Gerardo Farrani ishte zgjedhur kryetar. Pas kësaj ai njihej zyrtarisht si mik i Shqipërisë. Puna e tij prej tregtari të suksesshëm bënte që ai të ishte një pjesëmarrës i rregullt në seminare apo në mbledhje të ndryshme biznesi, në të cilat merrnin pjesë edhe shumë diplomatë të huaj, kryesisht punonjës të ambasadave të akredituara në atë vend. Pas marrjes së pozicionit shoqëror të kryetarit të shoqatës së miqësisë me vendin tonë, Gerardo filloi të bëhej i njohur më shumë edhe në qarqe të ndryshme shoqërore, madje edhe diplomatike. Pikërisht në njërën prej ditëve të vitit 1986, kur kisha dy vjet me detyrën diplomatike në atë vend dhe që gjatë kësaj kohe isha njohur shumë, jo vetëm me Farranin, por edhe me shumë miq të vërtetë të vendit tonë, mësoj nga ai për letrën tepër sekrete të ndodhur në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku bënte fjalë për planin e CIA-s për të përmbysur regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri.
Në ç’mënyrë e mësuat dhe çfarë morët vesh në momentet e para?
Siç të thashë, kur e mora vesh një gjë të tillë ka qenë viti 1986. Unë kisha dy vjet në detyrën e ambasadorit në atë vend dhe ndërkohë ish-kryeministri Mehmet Shehu kishte plot pesë vjet i vetëvrarë. Mbaj mend që deri në ato momente jo vetëm nga autoritete të larta të vendit tonë, por edhe nga liderë të partive komuniste të shumë vendeve kishte aludime për të vërtetën e akuzës për Mehmet Shehun, që ishte agjent i shërbimeve të huaja. Ka qenë një ditë kur sa kishte afruar muzgu. Mësoj se më kërkon Farrani për një takim tepër urgjent. Nuk kisha ndërmend ta prisja në atë orë të papërshtatshme, në qoftë se nuk do të më kishte treguar se kishte një problem urgjent dhe që duhej ta bisedonte vetëm me mua, madje menjëherë. Lamë pikën e takimit në një nga kafet e qytetit dhe shkova menjëherë. Sa u takuam, duke mos pritur as për të bërë dhe përshëndetjet e para, ai më tregon se kishte qenë në një bisedë intime me një punonjës të ambasadës amerikane. Unë, ca me të qeshur dhe ca me të vërtetë, i thashë se si kishte mundësi që Miku i Shqipërisë bëhej mik dhe me shtetas të shtetit që konsiderohej Armik i Shqipërisë. Ai nuk e bëri të gjatë dhe më tha se nuk kishte pasur ndonjë dëshirë që të takohej me punonjësin e ambasadës amerikane, po të mos e kishte ndaluar ai vetë i pari. Konkretisht, i nxitur nga një padurim dhe një kuriozitet i madh, madje pa vënë re se çfarë po i thoja unë, më thotë: “Më ndali një punonjës i ambasadës amerikane, teksa ishim në një takim biznesi dhe më pyeti se çfarë më lidhte aq shumë me ju shqiptarët. I thashë se asgjë tjetër përveçse çështjeve të mia të biznesit. Pas kësaj më thotë: ‘Në ambasadën tonë është një material tepër sekret i përpiluar nga CIA-a, i cili flet për një plan operacional të shkallës më të fshehtë dhe që në të është përfshirë edhe një nga udhëheqësit më të mëdhenj të Shqipërisë. Në qoftë se dëshiron të njihesh me këtë gjë, për kuriozitet, mund të të ndihmoj’. Kjo është e gjitha, nuk di si të veproj, si mendoni juve se duhet të bëjmë? A ju intereson si shtet të njiheni me këtë gjë?”
Si reaguat në një situatë të tillë, kur papritur po mësonit një informacion të tillë?
Mua menjëherë më shkoi mendja se flitej për Mehmet Shehun, për të cilin ishte e njohur tashmë akuza për të, se ai kishte qenë agjent, madje jo i një por i disa agjenturave dhe për këtë ishte shpallur armik. Por në një rast të tillë, kur ekzistonte konkretisht një dokument real dhe aq më shumë që ishte në ambasadën e shtetit ku unë shërbeja, më erdhi fare e papritur dhe të them të drejtën u shokova për disa çaste, por që nuk e dhashë veten. E pyeta Farranin se çfarë pune bënte në ambasadën e shtetit të tij amerikani që po servirte një lajm të tillë. Përgjigjja e tij ishte se ai punonte pikërisht në arkivin e ambasadës, madje më tha dhe emrin e mbiemrin, por që mua më kujtohet vetëm emri i tij që quhej Mendes. Mbiemrin nuk e mbaj mend.
Çfarë bëtë në këtë rast?
Unë, si mora një informacion të tillë, sipas detyrës sime ligjore dhe të padiskutueshme, si për çdo veprim që lidhej me probleme sekrete, aq më shumë kur në to përfliteshin emra të shtetarëve të lartë, njoftova menjëherë Ministrinë tonë të Jashtme, madje vetë ministrin Reiz Malile, të cilit i bëra të ditur informacionin e marrë.
Nuk kishit të drejtë të vepronit me iniciativë, për të zbuluar gjithçka, para se të njoftonit Tiranën?
Jua shpjegova pak më lart se ishin rregulla tepër strikte dhe me përgjegjësi të madhe, që në të tilla raste, kur flitej për materiale të rëndësive të këtilla, duhej të njoftoje me patjetër Tiranën. Pra unë nuk kisha të drejtë të bëja zbulime të tilla, të kësaj natyre dhe që lidheshin jashtë profilit të detyrës sime diplomatike, pa marrë aprovim për çdo veprim. Pra, unë pyeta nëse duhej të interesohesha apo jo.
Çfarë përgjigje morët pas informacionit që dhatë?
Po me të njëjtin konspiracion, ministri Malile, që kuptohej se ishte konsultuar dhe me udhëheqjen më të lartë të shtetit, më thotë që të mundohesha të merrja informacionin e plotë, me një kusht që në themel të tij të ishte e vërteta e padiskutueshme. Kështu që, sipas detyrës së marrë, unë e thërrita Farranin sërish dhe i dhashë porosi që të bënte shumë kujdes, por që duhej me patjetër të sillte tërë informacionin e materialit. Që nga ky moment kishte filluar operacioni ynë i fshehtë për të marrë atë informacion tepër sekret, që lidhej për vendin tonë. Për këtë gjë ishte në dijeni tashmë edhe drejtimi më i lartë i shtetit të atëhershëm, të cilët nuk mund të diskutohet se e prisnin me padurim të jashtëzakonshëm. Miku ynë argjentinas Gerardo Farrani, tashmë me mision të miratuar nga Tirana, madje edhe nga vetë sigurimi i fshehtë shqiptar, u takua sërish me shokun e tij amerikan me emrin Mendes, me të cilin tashmë e kishte shtuar disi shoqërinë, madje kishte pirë edhe ndonjë kafe. Ai, sipas instruktimit që i kishim bërë ne, pasi e kishte mbajtur një kohë tepër të gjatë në shoqërinë e tij, si rastësisht i kishte kërkuar edhe një herë t’i tregonte për atë rastin e shkresës sekrete për çështjen shqiptare, se nuk ia merrte mendja që në CIA të përzihej edhe një udhëheqës i lartë komunist i atij shteti. Pasi kishte filluar Mendesi t’i shpjegonte rreth temës dhe përmbajtjes së letrës, pyetjet nga ana e Farranit për hollësi të mëtejshme u shtuan në mënyrë të qëllimshme, derisa mësoi të gjithë sa thuhej aty. Pas kësaj, sipas planit tonë sekret, ai erdhi sërish te unë për të më sjellë atë çka kishte mësuar.
Pse Enver Hoxha e bëri Pirro Andonin ambasador në Argjentinë
Para se të emërohej ambasador i Shqipërisë në shtetin e largët të Argjentinës, Pirro Andoni ka qenë në detyrën e shefit të sektorit të jashtëm të Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i cili ishte në përbërje të aparatit të Ministrisë së Jashtme. Drejtor i këtij instituti në ato vite ka qenë pikërisht Sofokli Lazri, zyra e të cilit ishte në selinë e Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Në institut ai kishte shkuar në vitin 1979, bashkë me shumë kuadro të tjerë, si njohës i mirë i politikës së vendeve në zhvillim, si atyre të Afrikës, Amerikës Latine etj. Deri në atë vit Pirro Andoni kishte qenë për 15 vjet në sektorin e jashtëm të Radio Tiranës. Atje, si njohës i shkëlqyer i gjuhës spanjolle, kishte mundësuar bërjen e qindra e qindra artikujve dhe komenteve në lidhje me shumë vende të Perëndimit, të cilat udhëheqja e atëhershme i dëgjonte në radio ose i lexonte nëpër faqet e gazetave apo dhe në buletinët e posaçëm që dilnin çdo muaj. Ndërkohë që gjatë 5 vjetëve që shërbeu në institutin më të rëndësishëm politik të shtetit, ku punonte së bashku me Muhamet Kapllanin, Pirro Andoni i pasuroi shumë njohuritë e tij në lidhje me çështjet ndërkombëtare, sidomos për vendet e Perëndimit. Për sa më sipër, pas një pune të gjatë studimore, ai arriti të bënte një libër analitik me karakter diplomatik, që ia kushtonte çështjes më aktuale me karakter ndërkombëtar të asaj kohe, dhe pikërisht konfliktit të armatosur që kishte shpërthyer mes Anglisë dhe Argjentinës për çështjen e ishujve Malvine, të ndodhura në jug të Argjentinës. Në këtë libër ai u jepte të drejtë argjentinasve për vendosjen e kontrollit në ishull, duke aluduar se kishte ikur koha e mbajtjes së zonave koloniale. Një sasi librash të këtillë i mori ambasada jonë në Argjentinë, të cilat i përktheu dhe ua nisi të gjitha institucioneve zyrtare të shtetit të atjeshëm, të cilat kishin shumë nevojë për mbështetje nga jashtë. Por në të njëjtën kohë Shqipëria po përdorte edhe forma për të përfituar kredo politike. Deri në atë periudhë nuk kishte shkruar ndonjë i huaj një libër të posaçëm për çështjen në fjalë, gjë për të cilën Argjentina zyrtare kishte shumë nevojë, kështu që libri i analistit nga Tirana ishte i pari deri në ato momente. Ndaj të shkruarit e një libri të tillë nga një shtetas i huaj i një shteti të largët dhe të vogël siç ishte Shqipëria, bëri përshtypje të madhe në Argjentinë. Detyrimisht atij iu bë një jehonë e jashtëzakonshme në atë vend. Këtë vlerësim që i bëhej nga qarqet e atjeshme zyrtare, udhëheqja jonë komuniste e mësonte nëpërmjet informacionit që i vinte nga burimet e saj diplomatike. Në këto momente, për të ndikuar disi në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, Enver Hoxha propozoi që pikërisht autori i atij libri, që tashmë ishte bërë i famshëm, të shkonte ambasador në Argjentinë. Kështu, në korrik të vitit 1984 Pirro Andoni emërohet ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Shqipërisë në Argjentinë, detyrë të cilën ai e kreu deri në vitin 1991. Pas kthimit nga Argjentina, jeta e Pirro Andonit është e ngjeshur, mes punëve voluminoze për përkthimin e shumë librave, artikujve dhe emisioneve, në të cilat vazhdon të punojë dhe aktualisht, madje me intensitet të madh.
Nga FATOS VELIU
Ish-ambasadori ynë në Argjentinë tregon për grabitjen e shekullit. Si shtiu në dorë dokumentin tepër sekret të CIA-s. Ankthi dhe tmerri që po përjetonte Tirana zyrtare gjatë superaksionit të rrëmbimit. Urdhrat dhe porositë që i shkonin me shifra çdo çast
Takimi me Reiz Malilen dhe udhëheqjen më të lartë në Tiranë fillimisht më shkaktoi tronditje disa ditore
Nuk vonoi shumë nga dita që unë raportova të dhënat e fundit, kur nga kodi sekret i ardhur nga Ministria e Jashtme specialistët e ambasadës më deshifruan urdhrin e ri të ministrit Malile. Pas tij, ne kishim për detyrë të merrnim tekstin e plotë të letrës, gjë që na vuri jo pak në mendime, pasi nuk e dinim a do ta bënte të mundur një gjë të tillë zyrtari amerikan.
Megjithatë, me mikun tonë shpirtëror dhe politik Gerardo Farrani iu vumë punës të arrinim atë çka na kërkohej nga Tirana.
Nga Tirana më erdhi urdhri tjetër që ta merrja materialin shkresor në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të plotë, duke mos i munguar asnjë element identifikimi, ashtu siç ishte në dosjen sekrete. Kryesisht detyra përcaktonte dhe elementin kryesor të shkresës, e cila duhej të ishte patjetër me logon amerikane në krye, madje edhe me etiketën identifikuese të shkresës, në të cilën të ishte e shkruar data dhe numri i protokollit të saj.

Para se të emërohej ambasador i Shqipërisë në shtetin e largët të Argjentinës, Pirro Andoni ka qenë në detyrën e shefit të sektorit të jashtëm të Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i cili ishte në përbërje të aparatit të Ministrisë së Jashtme. Drejtor i këtij instituti në ato vite ka qenë pikërisht Sofokli Lazri, zyra e të cilit ishte në selinë e Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Në institut ai kishte shkuar në vitin 1979, bashkë me shumë kuadro të tjerë, si njohës i mirë i politikës së vendeve në zhvillim, si atyre të Afrikës, Amerikës Latine etj. Deri në atë vit Pirro Andoni kishte qenë për 15 vjet në sektorin e jashtëm të Radio-Tiranës. Atje, si njohës i shkëlqyer i gjuhës spanjolle, kishte mundësuar bërjen e qindra e qindra artikujve dhe komenteve në lidhje me shumë vende të Perëndimit, të cilat udhëheqja e atëhershme i dëgjonte në radio ose i lexonte nëpër faqet e gazetave apo dhe në buletinet e posaçme që dilnin çdo muaj. Ndërkohë që gjatë 5 vjetëve që shërbeu në institutin më të rëndësishëm politik të shtetit, ku punonte së bashku me Muhamet Kapllanin, Pirro Andoni i pasuroi shumë njohuritë e tij në lidhje me çështjet ndërkombëtare, sidomos për vendet e Perëndimit. Për sa më sipër, pas një pune të gjatë studimore, ai arriti të bënte një libër analitik me karakter diplomatik, që ia kushtonte çështjes më aktuale me karakter ndërkombëtar të asaj kohe, dhe pikërisht konfliktit të armatosur që kishte shpërthyer mes Anglisë dhe Argjentinës për çështjen e ishujve Malvine, të ndodhura në jug të Argjentinës. Në këtë libër ai u jepte të drejtë argjentinasve për vendosjen e kontrollit në ishull, duke aluduar se kishte ikur koha e mbajtjes së zonave koloniale. Një sasi librash të këtillë i mori ambasada jonë në Argjentinë, të cilat i përktheu dhe ua nisi të gjitha institucioneve zyrtare të shtetit të atjeshëm, të cilat kishin shumë nevojë për mbështetje nga jashtë. Por në të njëjtën kohë Shqipëria po përdorte edhe forma për të përfituar kredo politike. Deri në atë periudhë nuk kishte shkruar ndonjë i huaj një libër të posaçëm për çështjen në fjalë, gjë për të cilën Argjentina zyrtare kishte shumë nevojë, kështu që libri i analistit nga Tirana ishte i pari deri në ato momente. Ndaj të shkruarit e një libri të tillë nga një shtetas i huaj i një shteti të largët dhe të vogël siç ishte Shqipëria, bëri përshtypje të madhe në Argjentinë. Detyrimisht atij iu bë një jehonë e jashtëzakonshme në atë vend. Këtë vlerësim që i bëhej nga qarqet e atjeshme zyrtare, udhëheqja jonë komuniste e mësonte nëpërmjet informacionit që i vinte nga burimet e saj diplomatike. Në këto momente, për të ndikuar disi në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, Enver Hoxha propozoi që pikërisht autori i atij libri, që tashmë ishte bërë i famshëm, të shkonte ambasador në Argjentinë. Kështu, në korrik të vitit 1984 Pirro Andoni emërohet ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Shqipërisë në Argjentinë, detyrë të cilën ai e kreu deri në vitin 1991. Pas kthimit nga Argjentina, jeta e Pirro Andonit është e ngjeshur, mes punëve voluminoze për përkthimin e shumë librave, artikujve dhe emisioneve, në të cilat vazhdon të punojë dhe aktualisht, madje me intensitet të madh.
Plani i plotë i CIA-s për operacionin sekret në Shqipëri sipas letrës misterioze të gjendur në ambasadën amerikane në Argjentinë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Buenos Aires – Argjentinë
Përkthim i teletekstit nr. 321-40-60, nëntor 1975.
Objekti:
Për t’u vendosur në bibliotekën e ambasadës.
Shumë sekret.
Vetëm për njohje të zotit Ambasador.
Çështja:
Shqipëria.
Në shtatorin që porsa kaloi, u zhvillua në Nju Jork një mbledhje me një mik, të cilin po e quajmë M-008, udhëheqës i qeverisë shqiptare. Me atë u arritën një sërë përfundimesh: M-008 u zotua të marrë pushtetin, të zëvendësojë plotësisht Enver Hoxhën dhe pasuesit e tij. Agjenti ynë ka vetëm një pjesë të pushtetit.
Propozon të veprojë kështu:
Të ftojë për drekë Hoxhën dhe t’i hedhë në pije helm me veprim të vonuar për të shkaktuar vdekjen e tij. Agjenti ynë na tha se kjo është e vetmja rrugë. Për më tepër është e domosdoshme të bëhet sepse Hoxha jeton duke pasur një dashuri të madhe nga masat të njëjtë si ajo e Gandit. Miku ynë, e konsideron plotësisht të mundshme, se do të zgjidhet për të vazhduar Hoxhën dhe me kohë, afërsisht një vit, do të fillojë të zëvendësojë vazhduesit e Hoxhës, duke vendosur në vend të tyre njerëzit e tijë të besuar. Në rast se do të fitojë lëvizja, kemi diskutuar një program minimum, i cili vazhdon si më poshtë:
1. Vendosjen e marrëdhënieve zyrtare me të gjitha vendet e Perëndimit më të rëndësishme: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglinë. Konflikti i arit shqiptar do të zgjidhet nga gjyqi ndërkombëtar i Hagës.
2. Shqipëria do të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare të ekonomisë: Fondit Ndërkombëtarë dhe organeve të tjera të krijuara me këtë qëllim.
3. Të bëjë paqe me fqinjët e tij (Jugosllavinë dhe Greqinë) për të zhdukur me të parën të gjitha kundërshtimet e ardhura nga lufta personale dhe ideologjike e Enver Hoxhës dhe e grupit të tij dhe duke firmosur me të dytën një traktat të paqes, miqësisë e kooperimit që hap nëpër të rastet kufijtë e vendit.
4. Qeveria do të jetë socialiste,nuk do të kthehet në regjimin e përparshëm. Nuk do të njihen dëmshpërblimet e pronarëve të mëparshëm të tokave, por Shqipëria do të braktisë politikën e saj të izolimit ndërkombëtar.
5. Qeveria e re do të zgjidhet brenda një kohe prej 3/5 vjetësh duke pranuar rilindjen e të gjitha partive politike, në formë të gjerë. Në qoftë se do të dështojë në tentativën e tij e do të zbulohet, agjenti ka kërkuar dhe për këtë është siguruar se do ti jepet strehim politik në SHBA, në mungesë të këtij në ndonjë vend mik. Për këtë ai ka kërkuar dhe është siguruar se do ti jepen 3.000.000 dollarë amerikanë.
Me këtë rast është zotuar të denoncojë të gjithë llojet e krimeve që ai parashikon se do të zhvillohen në Shqipëri nga ana e Hoxhës e vazhduesve të tij.
Po japim një shpjegim mbi agjentin për ta patur në kujtesë në të ardhmen:
Bëhet fjalë për një njeri shumë ambicioz. I tillë është edhe plani i tij. Nuk ka ndryshuar në ideologjinë e tij. Ai vetëm na bashkohet me çështjen e bashkekzistencës me perëndimin dhe me fqinjët e tij. I kemi sugjeruar, që deri sa të kryhen veprimet të jetë i bindur ndaj Hoxhës dhe vazhduesve të tij. Në rast të kundërt mund të zbulohet. Kjo do të ishte fatale për suksesin e planit. Të gjitha këto duhet të mbahen parasysh, në funksion të suksesit të planit. Duhet të përgatitemi të kemi marrëdhënie diplomatike të plota. Tema është e një karakteri shumë sekret. Nuk do ti jepet ambasadave të tjera. Ambasadori i Buenos Airesit ( për këtë njoftoheni nëpërmjet këtij) do të jetë i caktuar ambasador në Tiranë në rast suksesi.
Buenos Aires 1960
HYRJE
Në vitin 1960 është ndërtuar nga CIA amerikane një plan operacional pas të cilit shikohej shndërrimi i pushtetit politik të Shqipërisë. Në qendër të këtij operacioni ka qenë ish kryeministri Mehmet Shehu i cili në bazë të planit të ndarë në tre faza ai do të arrinte kreun e shtetit shqiptar dhe do të dirigjonte atë sipas porosive të kancelarive perëndimore. Ky është plani sekret që mësoi ambasadori ynë në Argjentinë në vitet 86, Pirro Andoni i cili sipas urdhrave të veçantë që mori nga udhëheqja shqiptare e atyre viteve, pas shumë përpjekjeve me nerva të tendosura dhe gjakftohtësi ekstreme mes një plani tepër të detajuar dhe të sforcuar arriti ta realizojë superaksionin e shekullit duke shtirë në dorë atë dokument shtetërorë me vlerë të jashtëzakonshme.
Nga numri i kaluar lexuesi i “standard” u njohë me faktin se si arriti pikërisht Pirro Andoni të emërohej në detyrën e veçantë për shtetin e atëhershëm si kryediplomati shqiptar në Argjentinë. Pse e vlerësoi së tepërmi Enver Hoxha dhe propozimi i tij për emërimin në fjalë… etj.
Ndërkohë në vijim të intervistës së zotit Andoni në këtë numër
Lexuesi i gazetës sonë do të njihet me peripecitë e pashembullta deri sa ambasadori e shtyri në dorë dokumentin që kishte kaluar në ankth sfilitës Tiranën zyrtare. Si e solli deri në Tiranë me çantën diplomatike të kyçur pas dorës. Situata e krijuar pas takimit me ministrin e jashtëm Reiz Malile deri sa shkoi në zyrën e Ramiz Alisë. Çfarë ndodhi në udhëheqjen më të lartë të shtetit pas njohjes me dokumentin më misterioz të gjithë historisë së shtetit komunist…etj.
Zoti Andoni, në intervistën e parë folët për konspiracion të jashtëzakonshëm që ndiqnit në komunikimin me Tiranën në rastet me situata ekstreme. I tillë ishte edhe kontakti tuaj i këtij rasti?
Ky ishte jo rast i veçantë por i jashtëzakonshëm madje as i papreceptuar për mendjen tonë në atë kohë se mund të vinte një moment dhe ne do të ndesheshim përballë një fakti të tillë. Ishte një komunikim tepër sekret, duke përdorur kode tepër të sofistikuara në zbërthim.

Zoti Pirro, çfarë flitej konkretisht në atë shkresë që po bëhej legjendë dhe që kishte aq konspiracion?
Flitej për një organizim perfekt të një operacioni të CIA-s të planizuar në tri faza, pas zbatimit të të cilave nëpërmjet Mehmet Shehut do të arrihej eliminimi i Enver Hoxhës dhe pas kësaj do të rrëzohej pushteti politik në Shqipëri. Farrani, ndërsa më tregonte mua ato çka kishte mësuar, mundohej, duke qenë tepër i sforcuar, të tregonte saktësi, duke mos harruar madje as gjërat më të vogla. Unë, pas kësaj, sipas detyrës sime, informova sërish ministrin për të gjithë përmbajtjen e atij materiali, i cili në këto momente vazhdonte të ndodhej në mister në arkivin tepër sekret të ambasadës së supershtetit të fuqishëm të Perëndimit.
Ishin të kënaqur në Tiranë për këtë lloj informacioni që në njëfarë mënyre ju po u vinit në dispozicion?
Nuk e di. Por ata mund edhe të dyshonin për momentin për saktësinë e tij, se këtë e vura re më vonë. Megjithatë, nuk mund të them gjë me garanci, derisa nuk dija gjë, por gjithsesi të shtiesh në dorë një material të kësaj natyre s’diskutohet që ishte një sukses i madh. Nuk vonoi shumë nga dita që unë raportova të dhënat e fundit, kur nga kodi sekret i ardhur nga Ministria e Jashtme specialistët e ambasadës më deshifruan urdhrin e ri të ministrit Malile. Pas tij, ne kishim për detyrë të merrnim tekstin e plotë të letrës, gjë që na vuri jo pak në mendime, pasi nuk e dinim a do ta bënte të mundur një gjë të tillë zyrtari amerikan.

Mendonit se kjo gjë mund të ishte fare e pamundur?
Derisa nuk e kishim shtënë në dorë atë çka dëshironim, çdo gjë e mendonim. E dinim se nuk mund të ishte edhe aq e thjeshtë sa mund të mendohej. Mund të ndodhte që në një rast të tillë, për t’i kërkuar fotokopjimin e saj, punonjësi i ambasadës amerikane të mos pranonte të arrinte deri këtu. Për ne në një rast të tillë do të thoshte dështim, pasi asgjë nuk do të kishte vlerë pa faktet e pakundërshtueshme, dhe fakt në atë rast do të ishte vetëm letra dhe asgjë tjetër. Gjithsesi, ne do të bënim ç’ishte e mundur për të realizuar atë të cilën në këto momente e konsideronim detyrë absolute. Ajo detyrë që ne kishim marrë përsipër ato ditë kishte kaluar në një ankth të madh edhe Tiranën zyrtare. Farrani, menjëherë sa ndahej nga unë, vazhdonte punën, ku bënte takime të shpeshta me amerikanin Mende dhe bisedonte me të për gjithfarëlloj bisedash, por vetëm për punën e letrës nuk fliste, pasi ashtu instruktohej nga ne. Kemi parasysh se ai çdo veprim, ashtu siç dhe u shpreha më parë, e bënte i instruktuar mirë. Ne nuk e këshillonim që të hapte problemin e letrës sekrete, me qëllim që të mos krijonim idenë se për atë letër tani ishin vënë në dijeni të gjitha instancat më të larta të shtetit shqiptar dhe ndiqnin me ankth çdo veprim të argjentinasit që ishte vënë në qendër të asaj loje jo pa rrezik.
Mund të përbënte rrezik për Gerardo Farranin ai veprim që kishte ndërmarrë?
Patjetër që përbënte, pasi, po të dekonspirohej qëllimi, qoftë edhe rastësisht, kur amerikani Mendes ta rikrijonte bisedën me ndonjë punonjës tjetër të ambasadës, për atë çka kishte treguar dhe për interesin që tregonte Farrani, nuk do të kalonte lehtë. Këtu fjala është se nuk të falte kush kur kaloje në shërbim të ndonjë sigurimi tjetër, aq më shumë kur mund të flitej që t’i shërbeje një sigurimi të një shteti komunist. Por, megjithatë, miku ynë nuk donte t’ia dinte për shumë hollësi. Ai në takimet që kishte shpeshtuar me amerikanin donte t’i krijonte atij idenë e një shoqërie të sinqertë. Kështu që pas shumë takimesh dhe pas shumë bisedash për gjithfarëlloj kuriozitetesh, kur të rihapej gjoja si shumë rastësisht edhe biseda e letrës për Shqipërinë, të mos lihej dyshim se çdo pyetje bëhej e organizuar dhe e paramenduar.
Që ta shkurtojmë disi subjektin pa interes për lexuesin tuaj, po ju them se pas shumë kohësh dhe pas shumë bisedash me Mendesin, si rastësisht, në një moment Farrani i kërkon të gjithë tekstin e letrës për të cilën kishin folur pak ditë më parë. Pas disa arsyetimesh dhe aludimesh nga ana e arkivistit amerikan, duke mos ditur se për se duhej konkretisht, së fundmi u arrit të merrej dhe teksti i letrës së shumëpërfolur në qarqet më sekrete të shtetit tonë. Unë e lexova me një interes të jashtëzakonshëm dhe me një frymë, duke përpirë dhe detajet më parëndësi të saj.
Për çfarë bënte fjalë konkretisht gjithë ajo letër, që i kishit kushtuar kaq rëndësi dhe që së fundmi morët të gjitha të dhënat?
Ajo, siç të thashë edhe në fillim, pak a shumë kishte gjithë planin e CIA-as për të përmbysur pushtetin politik në Shqipëri. Tashmë ajo letër është bërë e mundur të merret nga redaksia e gazetës suaj në arkivat e Ministrisë së Jashtme, ku u vendos pasi e sollëm ne, madje edhe të botohet nga Dashnor Kaloçi pikërisht më 16 korrik të këtij viti. Duhet të dini se ajo faksimile që ju keni botuar është tamam letra që unë kam përkthyer nga materiali origjinal i shkruar në spanjisht, madje në fund të saj është firma ime si autor i përkthimit, pasi, për shkak të konspiracionit, nuk kishte dijeni asnjë punonjës i ambasadës. Kështu që unë jo vetëm e përktheva, por edhe e shkrova me dorën time, pikërisht me makinën që kisha në zyrën time të ambasadorit. Për sa i përket zbërthimit të atij plani që përshkruhet në letër, kishte të bënte me operacionet sekrete të drejtuara nga CIA, të ndarë në tri faza, në fund të të cilit Shqipëria do të ishte me një sistem tjetër politik dhe e orientuar krejt nga Perëndimi. Në të flitej për një udhëheqës të lartë të shtetit komunist, që do të ishte në qendër të gjithë këtij organizimi. Nuk bënte fjalë për emra konkretë, por vetëm për karakteristika dhe për pseudonime të tij, gjë që ne nuk na linte asnjë hije dyshimi se ishte fjala direkt për Mehmet Shehun, i cili në atë kohë ishte i shpallur si poliagjent i shumë shërbimeve të huaja. Siç po kuptohet, Enver Hoxha ka rënë në sinjale të informacioneve të tjera paralele, dhe të ngjashme me atë që po na binte ne në dorë në ato momente. Gjithsesi, ai shërbente që edhe opinioni i lartë zyrtar i shtetit të krijonte një ide të qartë për sa aludonte. Madje, unë kam konstatuar vetë edhe kryetarë të partive komuniste të vendeve të ndryshme, si ai i Spanjës, ku unë i përktheja, të cilët nuk besonin versionin e akuzës së Mehmet Shehut.
Përmbajtja e dokumentit sekret të CIA-s për planet e Mehmet Shehut.
Ai material fliste për një plan sekret, ashtu siç të thashë më parë, që do të ndërmerrej nga CIA dhe që do të vihej në zbatim nëpërmjet njërit prej udhëheqësve kryesorë shqiptarë, ndonëse nuk përmendej konkretisht emri i Mehmet Shehut. Përshkrimi dhe pseudonimet që përdoreshin në materialin sekret të saj nuk të linin asnjë dyshim për atë që flitej saktësisht për vetë Mehmet Shehun. Ai plan që përshkruhej me hollësi në atë letër, ishte organizuar që të vepronte në tre faza. Në fazën e parë përfshihej programi i Mehmet Shehut për të eliminuar Enver Hoxhën. Në fazën e dytë parashikoheshin ndryshimet politike që do të bëheshin në Shqipëri kur në drejtimin suprem të saj do të vinte vetë Mehmet Shehu. Pas kësaj faze, Shqipëria do të lidhej menjëherë me Perëndimin, pra do të rivendoseshin marrëdhëniet e plota me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në atë plan aq sekret dhe aq të rëndësishëm për të ardhmen e një populli, fatin e të cilit mundohej ta merrte në dorë një nga shërbimet sekrete më të fuqishme të botës, theksohej në mënyrë të veçantë se në Shqipëri nuk synohej të arrihej një formë e plotë e një sistemi borgjez dhe kapitalist, por do të kishte një alternim dhe bashkëjetesë midis ekonomisë dhe klasës kapitaliste me atë të ekonomisë sociale, ku njerëzit pa mbështetje ekonomike do të jetonin nëpërmjet politikash të studiuara vetëm mbi baza sociale. Ndërsa në pikën e tretë të këtij plani parashikoheshin edhe masat që do të merreshin në rast se do të dështonte gjithë operacioni. Në këtë rast, parashikohej që Mehmet Shehu të merrej në mbrojtje nga Amerika, ku ai do të kërkonte strehim, dhe do t’i jepej një shpërblim i majmë, që me sa më kujtohet, fliste për një shifër prej rreth 3 milionë dollarësh.
Çfarë bëtë si e morët në dorë të gjithë tekstin e atij materiali sekret?
Pasi e mora, sipas procedurës, bëra sërish raportimet përkatëse te ministri, i cili nuk diskutohej që e përcillte në organe akoma më të larta të shtetit. Nga Tirana më erdhi urdhri tjetër që ta merrja materialin shkresor në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të plotë, duke mos i munguar asnjë element identifikimi, ashtu siç ishte në dosjen sekrete. Kryesisht detyra përcaktonte dhe elementin kryesor të shkresës, e cila duhej të ishte patjetër me logon amerikane në krye, madje edhe me etiketën identifikuese të shkresës, në të cilën të ishte e shkruar data dhe numri i protokollit të saj. Nuk më ngelej gjë tjetër veçse të vazhdoja punën intensive me mikun argjentinas. Ai e takoi sërish punonjësin e ambasadës dhe i tha hapur se derisa e çoi deri këtu këtë punë, le t’ia jepte të gjithë shkresën të fotokopjuar, ku të ishte e plotë e gjithë faqja. Punonjësi amerikan për një çast e pyeti se përse e kërkonte një gjë të tillë deri në këto detaje!? Ndërkohë që Farrani ishte përgjigjur se, meqenëse kishte marrëdhënie të vazhdueshme me shqiptarët, donte të kishte njohuri të plota mbi ta. Pra, ai i linte të kuptonte bashkëbiseduesit se për të vlente shumë njohuria që përvetësonte, por që ajo të ishte e plotë dhe pa shtrembërime, aq më shumë kur ishte e vërtetuar saktësia e saj. Kështu, arkivisti i ambasadës gjigante u bind dhe nuk e stërholloi shumë çështjen, derisa e la të gjithë dokumentin e fotokopjuar në dorën e mikut të tij të ri të njohur së fundmi, por me të cilin ishte lidhur shumë shpirtërisht. Ai as që mund ta merrte me mend se ai dokument që ditën e nesërme do të fluturonte drejt Shqipërisë, destinacionin e së cilës kishte pasur vetë plani i konsideruar nga ata tepër sekret.
Çfarë bëtë pas kësaj?
Do të veproja sipas urdhrit që do të më vinte. Konkretisht, me kodin sekret mora urdhrin që ta sillja vetë në Tiranë. Ashtu bëra. Gjatë natës bëra përkthimin e saj në zyrën time pa praninë e askujt, duke e shkruar vetë me makinën që kisha për kësisoj rastesh në zyrë. Pastaj e firmosa me dorën time në fund si autor i përkthimit të saj dhe kështu është tashmë edhe në arkivin e Ministrisë së Jashtme, e shkruar që atëherë me makinën time, ndërsa në fundin e saj është nënshkrimi im. E vendosa në valixhen diplomatike për të bërë lëvizjen e saj me procedurat e postës diplomatike. Urdhrin e kisha që ta sillja vetë në Tiranë dhe kështu, sipas tij, u nisa menjëherë. Çantën nuk e lëshova në asnjë moment nga dora, derisa pas 13 orësh fluturim arrita në Rinas. Aty kuptova që isha në masa të rrepta sigurie për të mos më ndodhur qoftë as edhe më i vogli incident. Sa zbrita nga avioni, takova vetëm disa çaste fëmijët që në atë periudhë po i mbaja në Tiranë dhe që, sipas porosisë sime, kishin dalë në Rinas për t’u çmallur, dhe u nisa rrufeshëm me makinën që më kishin dërguar posaçërisht. U ndala vetëm në zyrën e ministrit Reiz Malile, i cili më priste me një padurim të jashtëzakonshëm dhe me derën hapur, sikur donte të shkurtonte sa më shumë kohën e marrjes së asaj letre të rëndësisë tepër të veçantë. Sa hyra në zyrën e ministrit dhe u takova me të, i vendosa mbi tavolinë valixhen në të cilën ndodhej letra e shumëpritur. Në ato momente më ndodhi dhe një diçka e papritur, që për momentin më shokoi. Ministri më thotë në mënyrë provokative, nëse do ta quaj sot unë kështu atë gjest, se si arrita ta shtija në dorë një material të tillë me një thjeshtësi të habitshme. U preka disi, se nuk e prisja që ai të shprehej edhe me mosbesim ndaj meje, por megjithatë nuk e dhashë veten, por i shpjegova me durim të gjithë historinë. Pas kësaj, ai më uli në një tavolinë që ndodhej po brenda zyrës dhe më tha që të shkruaja me dorën time e të përshkruaja edhe një herë të gjitha sa më kishin ndodhur dhe gjithë historinë, derisa kisha shtënë në dorë atë material. Ashtu bëra. Për rreth një orë shkrova me shkrim dore me hollësinë më të madhe të gjithë atë histori, që kishte përfunduar me marrjen nga arkivat amerikane të një materiali të tillë të një karakteri tepër sekret. Pas kësaj ministri, duke e marrë në dorë shkresën në të cilën porsa kisha bërë sqarimet me stilograf më lejoi të largohesha për në shtëpi dhe vetë u nis për në selinë e Komitetit Qendror të Partisë. Nuk e vija në dyshim se po shkonte në takim me Ramiz Alinë.
Nuk ju thanë gjë juve më pas?
Pas dy ditësh më thërresin sërish dhe më mbytën në lavde, duke e ngritur në qiell punën time që, sipas tyre, ishte me vlera të mëdha, pasi u vinte kapak shumë hamendësimeve dhe diskutimeve që lidheshin me vetë figurën e njeriut të hekurt të udhëheqjes shqiptare, Mehmet Shehut. Por ajo letër shërbente për të marrë masa edhe ekipi drejtues i shtetit, pasi Shqipëria ishte vënë në vëmendjen e CIA-s, prandaj të gjenin mundësi efikase për kundërvënie apo dhe për mbrojtje.
Mund të pranoni se nga udhëheqja e atëhershme komuniste u gjet mënyra e bashkëpunimit për të realizuar atë plan, pasi një procedurë e saktë nga sa është shkruar vite më parë u ndoq në Shqipëri dhe kur u bë përmbysja e sistemit komunist?
Nuk mund të flas më gjatë, derisa nuk kam gjë të konfirmuar, pavarësisht që mund të jem dakord edhe me mendimin tuaj. Gjithsesi, ky është një mendim personal, që pak vlen në analizën e përgjithshme.
Zoti Pirro, pse kjo letër kaq sekrete që bënte fjalë për Shqipërinë, mund të ndodhej në ambasadën e shtetit amerikan në Argjentinë?
Sepse, sipas pikës së tretë të planit të bërë dikur, sa të përfundonte gjithë operacioni, Shqipëria, pasi të kishte ndryshuar kursin politik dhe në krye të saj të kishte Mehmet Shehun, do të krijonte marrëdhënie të shkëlqyera me shtetin amerikan. Kështu, në zbatim të atij plani të organizuar nga CIA, menjëherë personeli i asaj ambasade, që atëherë vepronte në Argjentinë, do të zhvendosej në Tiranë me detyrën e re diplomatike. Kështu që ajo ishte vënë në korrent për lëvizjet që do të ndërmerreshin në Shqipëri që në fillim të operacionit. Prandaj edhe shkresa ndodhej pikërisht në arkivin e asaj ambasade.

No comments:
Post a Comment