Valentina Madani
Deputeti socialist, Tom Doshi akuzoi dje djalin e kryeministrit Sali Berisha për përfitime pushteti. Ndërsa Shkëlzen Berisha duke e cilësuar si shpifës ordiner e paralajmëroi se shumë shpejt do të përballet me drejtësinë. Djali i kryeministrit i kujtoi Doshit se i mungon diploma e shkollës 8-vjeçare edhe pse ka atë të universitetit. “Sot (dje) shqiptarët panë fytyrën pa maskë të Edi Ramës dhe nivelin ku ka degraduar skenari i Rilindjes. Rama me platformën e tij akuzon, shpif e mohon,
buzëqeshte sot në Shkodër teksa përdorte një kontingjent krimi si dajre për shpifjet e radhës. Ai ripërsëriti në Shkodër shpifje që kanë marrë jo një, por disa herë përgjigjen e drejtësisë. Të njëjtin fat do të kenë edhe këto akuza të ambalazhuara nga Rama dhe të mbllaçitura nga goja e ordinerit Tom Doshi, që Shkodra dhe e gjithë Shqipëria e njohin si deputeti që ka diplomë universiteti, por i mungon ajo e shkollës 8-vjeçare. Shpifjeve pa pikë e presje, nuk i vunë dot shenjë pikësimi, as buzëqeshjet e Ramës, i cili ndihet keq dhe humb kontrollin mes studentëve dhe diplomatëve, por e gjen veten ngrohtë dhe të përmbushur në shoqërinë e doshëve. Shqiptarët kuptuan sot cila është rilindja e Edi Ramës. Një rilindje që për orator ka doshët, kokëdhimët dhe skenarist Edi Boshin”, - shkruan Shkëlzen Berisha. Më tej ai i kërkon sqarim kreut të PS-së Rama për pallatin 5 katësh të gruas së tij. “Duke ja lënë përballjen me shpifjet drejtësisë, e ftoj Mr.20 për qindëshin që së bashku me premtimin për t’i falur gjobat bizneseve të Koçove dhe Doshëve, të mbajë premtimin për t’i shpjeguar opinionit se me çfarë parash është ndërtuar pallati 5 katësh i gruas së tij në sheshin mes pallateve, apartamentet e shumta në emër të saj, si dhe sarajet e tij qindra mijëra euro në malin e Dajtit. Ju jeni politikani i vetëm në 20 vite që garoni, duke pasur në shpinë, pallat dhe vilë që kanë kushtuar së paku 2 milionë euro e për të cilat jo vetëm nuk është paguar asnjë taksë, por mbi të gjitha u mungon burimi”, thuhet në reagim. Më herët kandidati i PS-së Tom Doshi gjatë hapjes së mitingut socialist në Bushat akuzoi: “E dini kush është Sali Berisha? Eshtë hajduti më i madh që ka Shqipëria. Ky hajdut ka futur fëmijët e vet sekserë. Te Shkëlzeni është bërë si të jetë zyra e punës, zyra e tenderave”. Kurse në mbrëmje gjatë mitingut të Koplikut, z.Doshi u shpreh: “Para disa kohësh unë pata fatin e mirë të takoj një investitor egjiptian, i cili ka blerë 50% të paketës së hidrocentralit të Shalës dhe ky hidrocentral është në emër të një patrioti të Berishës. Por ai nuk ka pjesë sepse ka vetëm emrin në letra, se pronar i hidrocentralit është Shkëlzeni, djali i Sali Berishës, i cili e ka blerë 10 milionë euro dhe 20% është aksioner për 35 vjet pasi ndërtohet hidrocentrali. Do t’i them Berishës prej Malësisë së Madhe, i thuaj Shkëlzenit, djalit tënd, jepja austriakut 600 mijë euro se i ka nënshkruar me noter për punën që ka bërë se u ka shit liçensën austriakëve”, - tha Doshi.

No comments:
Post a Comment