Nga Xhevat Mustafa
Te kuptohemi mire qysh ne fillim, nuk eshte fjala qe
lideri i PS- se Edi Rama eshte i infiltruar, agjent apo gur shahu i
liderit te PD-se, Sali Berisha. Ideja eshte qe duke u mbeshtetur ne disa
fakte dhe duke i analizuar ato jepet arsye apo shkas te cohet ndermend
edhe ajo qe per shumekend, sidomos nga anetaresia dhe elektorati i majte
duket e pamundur, qe lideri i tyre, duke luajtur keq, pa dashje con uje
ne mullirin e Berishes. Duke e respektuar opinionin e admiruesve te Edi
Rames dhe te votuesve te “ekipit te tij kombetar” se ai po luan
mjeshterisht dhe do te fitoje, mbeshtetur ne disa fakte apo argumente,
do t’u sugjeroja qe te mos jene 100% te sigurt per te dyja. Pra, qe t’i
bejne vetvetes edhe pyetjen: vertete ekipi yne po luan shkelqyeshem dhe
Edi Rama po e tregon veten nje kapiten i madh?
Sipas kendveshtrimit tim, gjykoj se loja e deritanishme e Edi Rames le hapesira per t’u diskutuar dhe per t’u vleresuar jo si e pakritikueshme. E mira do te ishte qe analizen objektive dhe kurajoze te saj ta benin vete lojtaret, specialistet dhe tifozet e ketij ekipi, duke mos u kompleksuar apo trembur nga emri, autoriteti dhe veshtrimi i kryetarit apo kapitenit Edi Rama. Pra, duke guxuar per t’ia thene ne sy atij edhe disa verejtje apo kritika, pa marre parasysh se mund t’u kushtoje me flakje nga radhet e partise dhe nga listat e saj.
Opinionin tim se Edi Rama po luan per Berishen do ta filloj me listen e kandidateve. “Lista Edi Rama” eshte mbingarkuar me shoke, miq dhe ortake te tij, si Koco Kokedhima, Dashamir Peza... apo me karta te djegura me kohe si Gramoz Ruci, Anastas Angjeli dhe spastruar nga personalitete elitare ne aspektin intelektual dhe profesional si dhe me angazhime e kontribute per PS-ne, qysh nga krijimi i saj. Kujtdo i lind e drejta te shtroje pyetjet: A e ka paramenduar dhe parallogaritur Edi Rama se duke i falur PD-se Kastriot Islamin, Asllan Dogjanin dhe Gjovalin Kadelin, PR-se Agron Duken si dhe duke e perjashtuar nga “ekipi kombetar socialist” Arben Malajn, i ka djegur mijera vota PS-se dhe koalicionit te se majtes dhe ia ka falur keto vota, po e vleresojme pa dashje, Berishes dhe koalicionit te se djathtes? A e ka menduar Edi Rama se keto vota te vetehumbura apo te dhuruara me 24 qershor mund te jene, ne mos percaktuese, me ndikim te ndjeshem ne rezultatin perfundimtar, sic ndodhi 2 vjet me pare me dhjetera votat qe e dogjen ate ne Tirane?
Le te vazhdojme me listen e partive te koalicionit te se majtes. Vertete si numer partish koalicioni i se majtes eshte me i madh se ai i se djathtes. Por, nese do te behet nje peshim pa hile do te dale se aktualisht partite kryesore aleate te PD-se, si PDIU, PR, PDK e Nard Ndokes, PLL e Ekrem Spahiut, LZHK e Dashamir Shehit, PAA e Xhuvelit, peshojne me shume se ato kryesore te PS-se, sidomos per faktin se PD-ja i ka perfshire ne vende me shanse te sigurta fitoreje lideret e partive aleate. Ndersa Edi Rama nuk e ka bere te njejten gje me lideret e partive aleate te tij. Ndoshta eshte ndikuar nga euforia e ardhjes ne koalicionin e se majtes e LSI-se. Nuk mund te mohohet se eshte nje levizje pozitive me ndikim ne frontin e majte, por edhe se eshte thike me dy presa. Kjo mund te dale edhe nje martese me fund te dyshimte, qe mund te prishet per kolltukun e kryeministrit apo te nje ministrie, ne rast se ndodh qe e majta te fitoje me diference te ngushte dhe qe Berisha t’i jape Ilir Metes perseri me shume kolltuke dhe perqindje pushteti se sa Rama.
Edhe sipas z. Kastriot Islami, pa dyshim nje specialist me pervoje te madhe edhe ne fushen e strategjive e te llogarive elektorale si dhe sipas sondazhit te kryer nga instituti italian “IPR marketing” ne periudhen 27-30 prill 2013, publikuar me 2 maj 2013, megjithese LSI bashkohet me PS, aleanca e majte zvogelohet ne krahasim me vitin 2009, kur PS e LSI kane qene vecas. Ky perfundim duket paradoksal, por vjen per shkak te keqfunksionimit te bashkimit te se majtes, dukuri qe e mori me qafe edhe 4 vjet me pare. Ne fund te fundit, edhe llogarite dhe pazaret me aleatet jane drejtuar dhe permbyllur nga Edi Rama, kapiteni i “ekipit kombetar” te se majtes. Kjo do te thote qe atij i mbetet pergjegjesia dhe faji nese me llogarite e ribera gabim me aleancen dhe aleatet i ben dem te majtes dhe mire Berishes. Perseri kushdo ka te drejte te pyese: Perse luajti keshtu e perseri ne dobi te Berishes? E beri me koken e vet apo te ndonje keshilltari te keq? Kush e keshilloi te luante sipas kesaj skeme taktike?
Edi Rama ka luajtur keq dhe ne dobi te Berishes edhe kur miratoi me konsensus me Kodin Zgjedhor ekzistues, me privilegje te teperta per dy superpartite dhe me hapesira per pazare dhe manipulime ne favor te tyre dhe ne dem te minipartive.
Edi Rama krijon pershtypjen se luan per Berishen edhe me lenien e KQZ-se pa 3 anetaret e se majtes. Edhe pse mund te mendohet se mund t’i duhet si alibi per mos njohjen e humbjes dhe si pretekst per nja dy vjet kontestime dhe protesta pas 23 qershorit, sic beri me 2009, nese do te deshironte te luante me te gjitha forcat per fitoren e se majtes, Edi Rama nuk duhet ta lere KQZ-ne vetem me 4 anetaret e Berishes.
Gjithnje, sipas opinionit tim, Edi Rama ka luajtur keq dhe ne dobi te Berishes edhe me strategjine e tij te kundershtimit, nihilizimit apo negativizimit te cdo pune te mire te kryer nga pozita ne dy mandatet e saj, si me veprat ne infrastrukture; me anetaresimin ne NATO dhe liberalizimin e vizave; me kufizimin e evazionit fiskal; me rritjen e investimeve te huaja dhe te turizmit; me zgjerimin e dixhitalizimit dhe te rrjetit te internetit, e tj. Ka me shume gjasa qe Edi Rama te fitonte me shume pike nese do t’i pranonte keto arritje, qofte edhe pa sinqeritet dhe me nje koificent zbritjeje, nese do te kembengulte t’ia hiqte eskluzivitetin PD-se dhe mazhorances. Ai kishte edhe alternativen qe te kerkonte evidentimin dhe njohjen edhe te rolit te opozites per punet e mira si dhe duke premtuar sinqerisht se ne do te bejme me shume, me mire dhe me me pak korrupsion kur te na jepni votat dhe pushtetin.
Edi Rama mund t’i krijoje kujtdo pershtypjen se nuk eshte i sinqerte ne kercenimet kunder korrupsionit, se luan per Berishen, kur ne krah ka bose te korrupsionit roze si Anastas Angjeli apo edhe disa figura te LSI-se, qe kane lene gjurme korrupsioni ne Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, te Shendetesise, etj.
Shprehje e nje loje te dobet apo ne dobi te Berishes nga ana e Edi Rames mund te interpretohen edhe fyerjet dhe kercenimet e tij ndaj arsimtareve, punonjesve te shendetesise, etj. Duke i kercenuar ai ua mund t’ua nderroje mendjen edhe atyre qytetareve nga keto kontingjente qe jane ose te lekundur ose per rrotacion, duke i shtyre ose drejt djegies se votave ose drejt PD-se.
Se fundmi, mund te thuhet se Edi Rama ka luajtur keq per 3 vjet, me koken e vet apo te keshilltareve te dobet, edhe ne lojen politike ne parlament e jashte tij, per miratimin e 3 ligjeve te percaktuara si kusht per marrjen nga Shqiperia te statusit te vendit kandidat ne BE. Ai do t’i kishte dhene pike dhe avantazh PS-se, te vlefshme sidomos tani ne fushaten elektorale dhe do te kishte shmangur penalizimin ne 23 qershor, nese do t’i kishte votuar keto 3 ligje.
Ky akt do t’ia hiqte mundesine Berishes qe t’ia linte kopilin ne dere dhe ta paraqiste ne vend dhe neper bote PS-ne si parti te bojkotimit dhe bllokimit te procesit integrues ne BE, kur ne te vertete, ne kete drejtim, nuk mund te thuhet se nuk ka aspak pergjegjesi edhe PD-ja.
Mund te merret si autogol i Edi Rames ne minutat shtese deklarimi i tij ne mitingun e Kamzes, me 25 maj 2013 se “Berisha ju futi ne NATO dhe ju be jeta nate”, se “NATO-ja nuk eshte as buke, as uje”. Kjo eshte jo vetem nje gafe e rende politike, por edhe shprehje se ai, ne mos eshte kundershtar dhe bllokues i ndergjegjshem i proceseve integruese euro-atlantike te Shqiperise, vete-demaskohet si percmues i tyre.
Natyrshem shtrohet pyetja: Perse luan keq apo ne favor te Berishes lideri i PS-se, Edi Rama? Me afer se vertetes mund te jete pergjigja: sepse ai vazhdon te jete student ne politike dhe ne qeverisjen qendrore, kur kundershtari i tij eshte bere prej kohesh PROFESOR edhe ne keto dy fusha. Prandaj edhe Berishes i takon t’i jete mirenjohes Edi Rames per menyren si luan dhe per autogolat qe shenon ne porten e vet apo koshat qe fut ne tabelen e skuadres se tij.
No comments:
Post a Comment