Nga Albert Vataj
Ka ndodhur. Permendu, nuk je ne enderr. E pagjasa, ajo
shkallmoi mure te trasha ku ne gjendeshim te rrethuar, dhe u be reale.
Eshte nje 20-vjecare qe guxon dhe fiton. Eshte ajo, per te cilen ti ke
te drejte te krenohesh. Eshte ajo, talenti dhe zeri i se ciles u bene
apologji e krenarise tend te lenduar. Per te flasin te gjithe. Ajo,
tashme eshte ne Olimpin e vemendjes dhe kureshtise. Multimedia
shqipshkruese dhe shqipfolese, dhe jo vetem, eshte e perfshire e gjitha
ne kete pasion te cmendur fitoreje. Eshte ajo, Elhaida Dani, e cila qe 6
vjec nisi shtegtimin ne rrugen e muzikes dhe qe tash arrin te magjeps
me zerin dhe interpretimin e saj, krejkend qe e degjon. Elhaida Dani,
20-vjecarja nga Shkodra triumfon ne spektaklin “The Voice of Italy
2013”. Lote dhe ngazellim, perqafime dhe klithma kushtruese, drite dhe
gazmend, mbushen momentin e ngjitjes ne apogje. E pabesueshme,
dalldisese, emocionuese, delir ne shtegun e perjetimit.
Faleminderit me tan zemer, bija e Shkodres, troku i mbram i djepit te kultures, amaneti i gjeneratave, filizi i ketij trulli me humus historish krenie dhe triumfi. Na bekove me fitoren tende.
Sa shume kishim nevoje per nje prekje te tille magjike. Sa shume dhe sa gjate na mungonte nje dore e ngrohte dhe nje ze i magjishem, per te na ngritur prej nje rrezimi te pafajshem. Kishim kaq shume dyzime ne vetvete. E pamundura na perndiqte, si nje hije pergjate gjithe perpjekjeve tona. Pa kuptuar pame se sa poshte kishim rene. Sa kishim nevoje te ngriheshim, te rinisnim rrugen per tu ngjitur. Iknim nga vetja dhe shumecka qe metonte ate. Dhimbja e anatemes na kishte dermuar mish e shpirte. E gjithe kjo gjendje e amullt e sendertuar rrumujshem ne boshin tone te dalldisur prej te shkuares dhe politikes, parakaloi brenda atyre casteve kur pritej verdikti, kur emri Elhaida Dani, te mbushte jo vetem sallen e spektaklit te madh te RAI-t, por zemrat gjemuese te te gjithe shqiptareve qe numronin rrahjet e zemrave dhe minutat e triumfit, si momentet e kesaj prekje magjike. Ishte nje nate e gjate. Nje spektakel madheshtor ne RAI, ne ate dritare te kahershme, prej ku shqiptaret u pane sparihere me perendimin, me pjesen tjeter te botes qe gjallonte pertej kesaj Shqiperie qe mekonte parajsen e rrejshme. Nata e 30 majit, ishte nje perballje, nje ballafaqim, nje kurajo per te thyer tabu, per te shkallmuar mite. Eshte shkodranja 20-vjecare, Elhaida Dani, ajo e cila mban mbi vete, jo vetem densitetin e pergjegjesise, ankthit dhe sfides, por dhe barren e rende te perfaqesimit. Miljona shqiptare dhe jo vetem, kane percjelle te enjtet e makthshme te gares ne “The Voice of Italy”. Sot ata jane krenar, pa ate te shkuar ngjethese, larg peshperitjeve dashakeqe, tej gishtave tregues qe gozhdonin fatin e keq te shqiptareve per cdo mekat ekstrakomunitar, apo edhe Italian. Italia, ky vend fqinj, italianet ky popull qe bashkon dhe ndan me shqiptaret shumcka nga e shkuara dhe e tashmja, mbemjen e 30, duke hyre 31 maji, durtrokiten, votuan dhe besuan si zeri i tyre, uraganin vokal te shkodranes 20-vjecare.
Faleminderit Elhaida.
No comments:
Post a Comment