Basir Collaku
Urrejtjen krahinore dhe fetare, fatkeqesisht Edi Rama
po e shfaq me nje dredhi te fshehur, gjoja te rastesishme, por me efekte
krejt negative, si asnjehere tjeter, sidomos ne fushatat elektorale.
Kjo, po krijon nje precedent me djallezi tinezare brenda, aq sa
shqiptaret me mision per tu bashkuar si komb ne BE, ndjejne luhatjet e
nje kandidat-politikani, ne vrapin per ti ndare, duke pare se njeriu me
sloganin “Tradheti””, po anon fort nga e keqja. Dhe dje ne Vlore, u
betua se nuk do te tradhtoje, sikur te kerkonte falje se keshtu di te
sillet per tradhti te perseritur, por me kete deklarate shfaqi dyshimin e
shume te tjereve, e shume bashkepunetoreve, te cilet kane ndjere ne
punen me te, te kunderten e asaj deklarate bere nga Vlora. Thjesht,
mendimi i pare per t’u thene, eshte se ky piktor i tronditur ne mendje,
nuk e ka aspak seriozisht, me qytetaret, qofshin keta socialiste dhe
demokrate. Turpi kete here sigurisht nuk eshte krejt mavi, ngjyra e
shartuar e partise se vjeter. Jo, dikush nga vete Partia Socialiste,
duhet t’ia kujtoje se veriu, jugu, lindja dhe perendimi, myslimanet,
katoliket, ortodokset, te gjithe se bashku kane nje fe te perbashket,
nje atdhe te perbashket, nga rrenojat e mijera viteve, ate te Pashko
Vases, perkatesise se tyre etnike, nga ju buron edhe emri i mbijeteses
dhe ekzistences sone ne qindra e mijera vite gjak te derdhur, jane
shqiptare. E kjo, i ka bere te jene model ne planet per harmoni fetare
dhe krahinore, duke sherbyer si rast krahasues ne te gjitha raportet
nderkombetare. Ky eshte nje aset i lindur i shqiptareve, te cilin nuk
mund ta vjedhe askush, pavaresisht nese eshte lider, apo kandidat lider.
Ky eshte nje cak, ku nje njeri me pese grame mend, nuk duhet te
hyje,nese pretendon te marre respektin e se paku qytetareve te ketij
vendi. Populizmi pa kufi dhe tentativa per te mbjelle sa me shume
mjegull, e ka bere kreun e opozites, te kandidoje serish per te njejtin
vend, te mbetet perseri ne opozite. Ketu eshte caku ku ai mendon te
qendroje, pa per te tjeret, merita nuk ka akses dhe aksione elektorale.
Kur Rama ngulmonte si ish-kryebashkiak per te bere mbikalimin te Zogu i
Zi, peshperitjet e stafit te tij ishin cinizem dhe shperfillje, teksa
shperndante nen dore mesazhin, se duhet te ve nje kufi per cecenet, ata
te ardhurit andej. E ne kontekstin andej emertonte ashtu si po ben sot
veriun. Kjo trashesi turpmbushur komunikimi, nuk ka asnje permase te nje
lideri, por te nje perpjekje shume hileqare te krijoje ndarje, te
shperfille njerezit. Ne takimet e bera ne Paskuqan dhe ne Kamze, por
edhe ne disa te tjera me heret, kemi pare Edi Ramen ti kthehet temes se
veriut e te jugut, por me nje tentative perfshirje edhe te paret e tij,
te cilet paradite jane nga veriu, e pasdite nga jugu, ne mengjes
myslimane, ne dreke katolike, e ne darke ortodokse. Eshte shtyre deri ne
katerqind vjet ne histori per te gjetur ndonje damar, ku stergjysher te
gjysherve te tij, kane qene nga Mirdita, nga Shkodra, nga Tropoja,
ndoshta dhe nga Dibra, por dallget e jetes se te pareve, e kane shtyre
tutje ne jug, ne Himare, e keshtu ai qenka perzier si produkt i hershem
verior, rastesisht rene ne jug, duke qene njekohesisht nga te gjithe
trevat e Shqiperise ne keta peseqind vjet. Ka potencuar lidershipin e
ngushte te tij, si pjese e ndare e nje pakice fetare, duke mos bere
kujdes se kjo eshte pjekja e dyte e pa mencur ne Shqiperi. Nje rrekje e
perseritur te shtiret sikur eshte larg myslimaneve, se keshtu ngjan me i
pranueshem ne Evrope, duket si perendimor, ndonese eshte strukturuar ne
permbajtje plotesisht ndryshe dhe jo maturisht. Duke dashur te behej
verior ne Kamze, e sterjugor ne Vlore, Rama ka nisur te ngaterroje
rrethet, e te mos ndaje se ne cdo takim qytetaret jane bashkuar pa e
vrare aspak mendjen se nga jane e cfare besimi kane, thjesht per te
degjuar nje oferte, nje pjese programi, per ta marre ne konsiderate nese
vlen per tu votuar apo kundershtuar. Duke dialoguar ai pyeti ne nje nga
keto takime, se “Kush jua pushkatoi gjyshin une apo Pjerin Nderu?”.
Mendje tjeter kjo per tu shtirur si naiv ndaj te persekutuarve. C’eshte
kjo, mundohej Rama t’u mbushte mendjen banoreve ne Kamze e Paskuqan, se
ai ishte axhami e s’dinte c’kishte ndodhur. Perse ai eshte nga veriu ju
paska ne xhep e u dashka ta votoni???!!!! Po zoti Rama, Havzi Nelen e
pushkatoi bashkerisht me te tjeret yt ate, si nje nga firmetaret
plotesisht dakord per te ekzekutuar te riun e fjales se lire ne nje
moshe dhe bindje krejt te pafajshme dhe kulmore ne pranveren e jetes.
Sepse ti nuk kishe mundesi fizike te ishe vendimmarres, por Kristaq Rama
po, sic dokumentacioni ne arkivat e dosjeve te Sigurimit te Shtetit,
ofrojne hapur pas zbardhjes se pjesshme, tashme publikuar ne shtyp gjate
dhe me detaje. Tjeter mungese serioziteti ne kete fushate eshte edhe
kapitulli i Dajres. Ne takimin e bere ne Tirane per te prezantuar
kandidatet e opozites, Edi Rama u nis me orkester sigurisht ne autobus
dhe gjate gjithe kohes i binte dajres duke kercyer e kenduar, bashke me
ahengxhinjte disi te murrme ne cehre. Ekzaltimi i nates se rremujshme e
beri te kaperceje pragun dhe nje nder refrenet e dajres ishte ...e te
votosh tre ligjet me kolone zanore gjithnje.. ra faja prej fikut..., te
kenges dasmore te Shqiperise se mesme. ...duke e bere komike dhe
njeheresh cinike trajten e permbajtjes se ofertes evropiane per
Shqiperine. Madje ne gjysme dite kete kenge dalldie socialistet e hodhen
ne You Tube, por te nesermen dikush me i kthjellet se kryetari e
krasiti nje minute kengen, pikerisht duke hequr refrenin e saj ku ai dhe
orkestra recitonte me kolone zanore dajren, per tre ligjet. Njeriu i
fshehur nen petkun e urrejtjes krahinore dhe fetare, eshte me rrezik per
vendin, ndaj shqiptaret kane ndare mendjen te mos e lene te shkoje me
larg se ne opozite. Shqiptaret nuk dine te ndahen as gjeografikisht as
ne besim, kjo eshte jeta e tyre, pavaresisht fushatave elektorale.
No comments:
Post a Comment