Sonila Isaku
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha eshte
nderuar ne Londer me titullin “Qytetar i Lire i Londres”, duke u bere
politikani me i ri qe e merr kete titull dhe shqiptari i pare qe
nderohet me kete cmim. Basha e konsideroi marrjen e ketij titulli nje
privilegj per te, por dhe per kryeqytetin shqiptar. “Marrja e ketij
titulli deshmon per nje shkalle te re te njohjes dhe vleresimit per
kryeqytetin tone, per Tiranen, por edhe per Shqiperine e shqiptaret”,- u
shpreh Basha. Per kryebashkiakun kjo eshte nje mundesi e madhe per
terheqjen e investitoreve te rendesishem qe operojne ne Londer.
“Vemendja qe qyteti i Tiranes ka marre sot permes kesaj ceremonie eshte
nje kapital i cmuar per te drejtuar syte e kapitalit britanik dhe ne
fakt kapitalit boteror qe i thote City of London, shtepia e vet, tek
Tirana, tek mundesite qe Tirana ofron, mundesite qe Shqiperia ofron per
investime ne sektore te rendesishem te ekonomise, me potenciale te
jashtezakonshme dhe mundesi te jashtezakonshme dhe natyrisht permes
investimeve, zhvillimit ekonomik e krijimit te vendeve te punes si nje
prioritet kryesor i imi si kryebashkiak”,- vuri ne dukje Basha.
Ceremonia e vecante eshte zhvilluar ne Mansion House, rezidenca zyrtare e
Lord Mayor dhe vendi ku zhvillohen disa nga ceremonite me prestigjioze
shteterore e mbreterore. Ky titull, i dhene per here te pare ne vitin
1237, mbetet akoma sot nje simbol i gjalle i kryeqytetit britanik. Basha
ishte i “Ftuar Nderi” i darkes zyrtare te organizuar nga Lord Mayor of
the City of London ne pallatin historik Guildhall, ku dhe iu urua
zyrtarisht mireseardhja si “Qytetar i Lire i Londres”. Ne kete darke
mbajten fjalen e tyre Mario Draghi, Presidenti i Bankes Qendrore
Evropiane dhe Ministri britanik per Evropen David Lidington. Gjate
qendrimit ne kryeqytetin britanik, kryebashkiaku Basha u prit ne nje
takim nga drejtoresha per Evropen ne Ministrine e Jashtme si dhe nga
zyrtare te Partise Konservatore te Kryeministrit David Cameron.
Ceremonia u ndoq nga nje dreke zyrtare ku moren pjese perfaqesues te
trupave diplomatike te vendeve te Evropes dhe me gjere, te akredituar ne
Britanine e Madhe, anetare te Dhomes se Lordeve, i Deleguari per
Britanine i Urdhrit te Kostandinit, z. Anthony Bailey, OBE dhe
bashkeshortja e tij Sh. Princesha Marie-Therese von Hohenberg e
Austrise, zv/kryetarja e Bashkise se Londres, Lady Boreick, anetare te
Keshillit Bashkiak, si dhe figura te njohura te komunitetit shqiptar ne
Britani e miq britanike te Shqiperise nga bota e biznesit, finances,
kultures, fese, e politikes.
Cfare u tha per kete cmim
Lida Rragami (British - Telekom)
“Eshte krenari kombetare, jo shqiptare por kombetare e gjithe shqiptareve ne Ballkan. Duhet sot te jene krenare per kete titull qe kryebashkiaku i Tiranes ka marre nga Lord Mayor “City Coorporation”
Victoria Lorne Peta - Konsulle e Nderit e Shqiperise ne Oksford:
“Mendoj se kjo tregon rrugetimin e gjate qe ka pershkuar Shqiperia gjate ketyre viteve. Une e kam vizituar Shqiperine ne 1991. Transformimi eshte i jashtezakonshem dhe mendoj se kjo eshte nje tjeter pike kyce ne marredheniet britaniko-shqiptare. Me rendesi ishte edhe takimi e suksesshem qe pati Kryeministri Berisha me Kryeministrin Kameron, ne fundin e vitit e shkuar. Une mendoj gjithashtu se miqve te kahershem te Shqiperise as qe u shkonte nder mend se te tilla gjera mund te ndodhnin perpara 20 vjetesh. Eshte vertete nje dite e mrekullueshme. Jane per t’u vleresuar arritjet personale te zotit Basha si minister i Jashtem dhe kryetar i Bashkise, po ashtu edhe per punen e rendesishme qe ka bere ne Kosove. Pra, une mendoj se kjo duhet te jete nje dite e vecante edhe per te”
Perparim Rama – arkitekt:
“Normal qe ndihem shume krenar, te gjithe te pranishmit mburren me zotin Basha!”
Lord Bates:
“Kjo eshte nje ceremoni historike. Ajo zhvillohet prej 500 apo 600 vjetesh. Eshte gjithashtu nder i madh per nje kryetar Bashkie te nje vendi te huaj qe i jepet ky cmim. Une mendoj se eshte i merituar nga kryetari, Basha”
Jonathan Bailey Obe (Urdheri i Perandorise dhene nga mbreteresha)
“Eshte nje fakt shume i rendesishem por me shume eshte fakti se kryetari i Bashkise, Basha eshte shqiptari i pare qe e merr cmimin e “Qytetarit te Lire” te qytetit te Londres. Une mendoj se eshte nder si per kryetarin personalisht, ashtu edhe per qytetin e Tiranes por edhe per Shqiperine”
Baroness Borwick - Nenkryetarja e Bashkise se Londres:
“Mendoj se ceremonia ishte vertet e shkelqyer dhe tregon rendesine qe ka per te dy vendet interesat qe te dy vendet ndajne sa i perket biznesit, kultures apo fushave e mundesive te tjera, ndaj mendoj se jemi shume krenare te mirepresim kryebashkiakun e Tiranes, pjesetarin me te ri “Qytetarit te Lire te Londres” dhe duke shpresuar qe ai te shijoje qendrimin ne Londer pasi mendoj se ka pune te tjera dhe evente te tjera sociale qe e presin, ne emer te kryetarit te Bashkise se Londres ne jemi shume te kenaqur ta mirepresim ate ne “Qytetar i Lire te Londres”
No comments:
Post a Comment