Monday, May 27, 2013

 Nga: Luvigj Sterbyçi ***
Ju baj thirrje të gjithë ju o,politikan të djathtë dhe të majtë,ju o qytetarë të Shkoder loces,intelktualë,ju o gazetarë,poet,shkrimtare,akademik,ju artistëve,banorëve të rrethinave,ju të gjithë dukagjinësve kudo që jetoni,nëse keni sado pak gjak shqiptari,ta ngreni zanin për disa banorë në zonen e Pultit që bëjnë jetë si në mesjetë.Pasi fukaralleku ska ngjyrë,dhe malsori kurrë s'ka qënë ma ngushtë se kurë miku i troket në derë dhe s'ka çfarë ti shtroj në sofer e ti thotë si dikur motit:"Bujrem o mik,bukë e krypë e zëmër të bardhë.
Pse sndaloni qofte dhe nje cast te mendoni sikur te jeni ju ne vendin e tyre a do desheronit ndokush ta ngrejne zanin per hadhet qe keni.
Tani rradhen e keni ju qe te mos heshtni,ngrejeni zanin ne te gjitha hallkat dhe istitucjonet e shtetit shqiptare,qe ne keto Malsi tonat te mos vije mesjeta ne ditet e sotme te ulet kembe kryq edhe ne shekullin e 21-te.
Zona e Pultit nuk se  seshte e pa njoftur per te gjitha sistemet se kjo zon ka dhen shqiptarve shum figura te ndritura,zona e Pultit eshte ku lindi Ndrek Luca,Martin Camaj e shume  figura te tjera qe lista eshte shum e gjate.
Per Pultin dhe Dukagjinit ne pergjithsi eshte len nga te gjitha sistemet ne harres as nje fjal nuk flitet,as per Figuren e Lek Dukagjinit,ku qeverija shqiptare duhet te kete rrespekte per themeluesin e kushtetutes pare shqiptare.Lek Dukagjini eshte nje nga ligj vendesit e pare i kombit shqiptare,bile per nder te kesaj figure duhet ti ngrihet nje buste,ose nje park me emrin e Lek Dukagjinit qe tu trashigohet brezave te ardhshem emri i themeluesit te ligjeve shqiptare qe ne ato kohra u pagzue me emerin Kanuni i Lek Dukagjinit.
Dukagjini eshte len gjithmon ne harres,Dukagjini ka nje histori te lashte qe ne vitin 1602 me kuvendin e Dukagjinit qe ne ato kohra ka qen nje ngjarje e madhe per kombin ton.
Ne malsit tona koha po ecen mbrapshte,po te pakten ne te punojme persembari.Tani Malsija e shkret mbeti sepse nga hadhet e shumta qe kan keta banor kan mesy qytetet e shqiperis.nje nga ata djem te kesaj ane jam dhe vete'
Zemra me lengon kam dhimbje te pa kufijsheme per vendlinjen time,dheun e te parve tane.
Nga Dukagjini jam Largue teper i ri ne moshen 12 vjecare,por nuk e harrova as kur jetoja 5 kilometra ne te dale te Shkodres,as kur u vendosa te jetoja ne qytetin e Kamzez ne Tiran, as sja lejoj vetes kurre te perfitoj prej lirise e luksit qe me jep emigrimi ta harroj ato vende qe lashe, u largove  per nje jete ma te mire per nje arsim ma te mire e te jem dikushi ne jete, pasi kushtet ne keto ane  lejshin per te deshiruar,kjo situat eshte ende edhe ne ditet e sotme qe themi jemi duke rrite femit  mosha e interrnetit dhe femijet e ketyre zonave skan as kushtet ma minimale.Kurre sdo ja lejoja vehtes time qe te jem as Qytetar nderi pasi cfar nderi do ishte per mua po te shkoja ne keto familje nje nate si mik dhe ti mungonte buka e gojes,mjetet ma elementare per femijet e shkolles,
Ne qe u larguam me duket se sembajtem besen e Gjysherve tan sepse jeten e nisem ndryshej,kujte ma keq se vedit sja beme tuj punue ne dhe te huaj.
Lame vendin ton krenar,u shperndam neper bote duke punuar si rrogtare,dhe pastaj disa bark ngime shiten edhe per nje dollare?
Tuj harrue cdo vler dhe tradit.
Zona e Pultit  sot vuan per mungesen e rrugve,dritave,shkollave,spitaleve,se per interrnet as qe behet fjale,
Banoret e ketyre anve shpesh her nisen per te ber pazarin  per familjen e tyre ne Qytetin e Shkodres dhe kthehen te vdekur ose rrezohet makina e udhtimit sic ka ndolle shpeshe her,ose bllokohen nga debora dhe ngelin rrugve,si viktima qe duan te mbijetojne.
Ne keto ane shiten dhe votat per nje thes mielle sepse keta banor te pakten kan ne dor nje thes se deputetet e tyre as qe behet fjal tu shkel kemba per tu zgjelle ndonje hadhe qe kane.
Shpeshe her me eshte dashte qe ti ndihmoj nga ketu ku une emgroj perj 10 viteshe sepse ne priullen e dimrit keto zona jane totalishte te pa kalueshme dhe te komunikueshme me zonat e tjera,keta banor duhet te pregaditen muaj ma pare per rrezervat dimrore se qevirija si ka as ne liste hic.
A mendojne Politikanet tane se Pulti,Dukagjini eshte ne harte brenda 28 mi metrave kateror,eshte brenda kufijve te shqiperis,A,mendojne se duhen shkolluar ata femije qe lindin dhe rriten ne mes maleve pa arsimin e duhur,a mendojne se duan sherbim mjeksor,spitalor,apo farmaci,rruge e kushte si gjithe moshataret e tyre qe ne metropolin shqiptare rriten nen avujt e alkolit,dhe nen tymnajat e cingareve te hashashit nga luksi i tepret,dhe keta femije skan as libra dhe canta te shkojne ne shkolle.
Nse sdoni qe tu vije mesjeta ju lutem kthejeni koken tek keta banor,ose ne te kunderten do organizoj vete  nje grup nga te drejtat e njeriut dhe e gjithe bota e qytetruar do ja u shofin te palaret e shtetsave tuaj dhe votuesve tuaj,Bolle heshtem duke prit qe ju te thoni fjalen tuaj.L,S,MI.
___________
*** Vatran,dega Michigan SHBA

No comments: