Nga Arben Imami
Me mire vone se sa kurre. Vertet ishte ne dinjitetin e
ketij Parlamenti qe qofte edhe ne mbyllje dhe me seance te
jashtezakonshme te kesaj legjislature, pas kater vitesh bllokimi
konstant te procesit te integrimit te vendit, te votonim tre ligjet qe
do ti kishin hapur rrugen statusit te vendit kandidat, kohe me pare.
Seanca e djeshme parlamentare nuk do te ishte e nevojshme sepse ne thelb nuk ekzistonte ndonje gje per tu diskutuar. Diskutimi i vetem ishte nese Edi Rama kishte vendosur te heqe dore nga politikat bllokuese, te cilat mbajten peng integrimin e vendit per kater vjet me radhe!?
Ne te gjithe jemi deshmitare se bllokimi nuk lidhet drejtpersedrejti me tre ligjet. Historia eshte me e gjate. Ky ishte ne fakt akti final i nje qendrimi konstant te Kryetarit te Partise Socialiste kunder reformave te qeverise shqiptare, kunder zhvillimit te vendit, kunder integrimit te vendit.
E verteta eshte se z. Rama ka perdorur te gjitha praktikat ekstra-institucionale per te penguar punen e parlamentit, per te minuar punen e qeverise, ne fakt per te penguar integrimin e Shqiperise.
A eshte fakt se nenshkrimit te marreveshjes se stabilizim-asociimit u shty per shkak te masakres elektorale te zotit Rama ne vitin 2003?
A ishte ai qe perdori cdo metode per te penguar liberalizimin e vizave; me protesta, me fushata denigruese si brenda ashtu edhe jashte vendit, per te delegjitimuar besueshmerine e kartave te identitetit?
Ne fakt sa here qe Shqiperia i eshte afruar marrjes se statusit, Rama ka provokuar nje impass ne vend.
Shqiperia sot do te ishte vend kandidat per ne BE, nese Rama do te pranonte zgjedhjet e lira dhe te ndershme te vitit 2009. Mosnjohja e zgjedhjeve, beteja donkishoteske per hapjen e kutive, pati vetem nje rezultat; bllokimin e statusit te vendit kandidat.
Komisioni Europian percaktoi ne vitin 2010 prioritetet me te cilat duhej te behej progres per marrjen e statusi te vendit kandidat. Te gjitha kushtet teknike u plotesuan, por Kryetari i Partise Socialiste orkestroi 21 Janarin duke krijuar nje tjeter bllokim per vendin.
Pavaresisht ketyre, u gjet nje kompromis per zbatimin e rekomandimeve te komisionit dhe nese marreveshja politike e nentorit te 2011 do te kishte funksionuar, vendi sot do te kishte marre statusin.
Rama doli nga marreveshja sepse nuk mund te pranonte asnje sukses politik te qeverise, kjo ne kurriz te qytetareve shqiptare, ne kurriz te Shqiperise.
Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian i propozuan Keshillit te Ministrave dhenien e statusit te vendit kandidat per Shqiperine, duke percaktuar si kusht te vetem miratimin e tre ligjeve qe u votuan dje ne parlament.
Per 232 dite me radhe kushti i vetem i Bashkimit Europian u bllokua me kushtet e Edi Rames. Kushtezimi i integrimit te vendin u kushtezua me pretekste nga me absurdet e me te papranueshmit per nje logjike te shendoshe.
Ne dje votuam tre ligjet, kur ne fakt demi i eshte bere qytetareve shqiptare. Vetem fatura e drejtperdrejte ekonomike e bllokimit te statusit kap shifren e qindra milion eurove.
Ky fond i munguar eshte nje fature e shtuar per Partine Socialiste, e cila duhet dhe do te mbaj pergjegjesi para qytetareve shqiptare per demin e shkaktuar.
E pavaresisht kesaj, ne inkurajojme Partine Socialiste qe perfundimisht te kapercej pertej kompleksit te bllokimit ne menyre qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat dhe te ece me ritme me te shpejta drejt integrimit, drejt zhvillimit.
Rekomandimet, perfshire edhe tre ligjet, kane rendesi si permiresime te kuadrit legjislativ, padyshim, por interesi me i madh per to ishte i lidhur me procesin. Nepermjet bashkepunimit per miratimin e tre ligjeve Shqiperia do te duhej te kishte treguar kohe me pare nje standard normal bashkepunimi mes forcave politike kur vjen puna per interesin me te larte te vendit. Ky qellim nuk u arrit dhe pergjegjesi i vetem per kete eshte Edi Rama.
Ceshtja e statusit te vendit kandidat do te jete tash e mbrapa e lidhur me pranimin e rezultatit te zgjedhjeve dhe mosperdorimit te dhunes sic u shpreh Jonathan Moore. Kjo eshte garancia qe duhet te jape Partia Socialiste per mosbllokimin edhe nje here te statusit te Shqiperise si vend kandidat per ne BE. Por Partia Socialiste duket sikur nuk ka nje pergjigje per kete.
No comments:
Post a Comment