Fatos Salliu
Partia Socialiste rrezikon te humbase kontrollin
elektoral pasi krejt pa pritur eshte perfshire nga nje nervozizem
acarues ndoshta e kapur nga ethet per te fituar zgjedhjet e 23
qershorit. Kjo cilesi, e manifestuar me pare tek kryetari Edi Rama,
tashme po “infekton” edhe nivele te tjera te hierarkise. Me gjithe
permbajtjen e mundimshme, kreu socialist e ka pasur te pa mundur te mos
shfryje ndaj ish deputeteve qe u larguan per shkak te tij.
Pas Kastriot Islamit, Arben Malajt dhe Asllan Dogjanit, edhe Gjovalin Kadeli u akuzua per tradhti. Madje ne rastin e kandidatit demokrat per Lezhen, Edi Rama demonstroi haptas perbuzje, urrejtje e neveri. Edhe te larguarit s’kane lene gje pa thene per ish kryetarin, duke i kujtuar opinionit te gjere se, e keqa me e madhe qe u kanoset shqiptareve, eshte pikerisht pretendenti per Kryeminister te cilin ata e njohim shume mire. Gjovalin Kadeli vuri ne memorie te ish shefit se, nuk mund ti quaje socialistet kope me dele dhe ti tradhtoje sa here qe eshte humbes apo ndodhet ne veshtiresi.
Sindromi “Rama” ka prekur edhe figura te tjera ne PS. A eshte kjo nje revolte e sinqerte e tyre apo nje strategji?
Pak dite me pare kemi ndjekur edhe perplasjen e miqve te vjeter Majko-Islami qe rivalizojne ne kryeqytet. Debati virtual mes tyre i ka tejkaluar caqet e nje argumenti normal politik. I pari qe ka ironizuar per te provokuar situaten ka qene Pandeli Majko kur ne statusin e facebook citoi “Oh sa mire me qene tradhtar”. Por edhe Kastriot Islami qe ja ktheu flake per flake. “Oh sa mire me qene inferior dhe medioker”.
Nxitimi i ankthshem i PS-se po manifestohet edhe ne qarqet ku i mungojne “tradhtare”. Figurat drejtuese te fushates ne baze duket se po i cmend heshtja e demokrateve qe po zhvillojne nje fushate te qete te mbeshtetur ne takime direkte, alternativa e programe. Ne Elbasan, per shembull, Taulant Balla sulmoi Imamin per shitje pronash, nderse Blushi u shpreh se, ne kete qark nuk ekzistojne fare deputete demokrate. PD nuk po bie ne kete kurth e kjo mbetet nje taktike per tu marre ne konsiderate.
Nga ana tjeter PS duket se nuk i ka mire punet mire as me koalicionin opozitar. Partite e vogla ndjehen te braktisura, kreret te fyer, te shperfillur e pa asnje perspektive pas dates 23 qershor. Pas Skender Gjinushit, Paskal Milo ka shperthyer ndaj PS-se dhe liderit te saj. Sipas tij, Rama i shiti aleatet per LSI-ne e tashme nuk merr mundimin te ngreje t’i degjoje e te bashkepunojne per fushate. “Nuk e ka PS monopolin e se majtes shqiptare, por e kemi te gjithe bashke”, thote Milo. Ai e cmon Berishen ne kete sens kur shprehet se i motivoi aleatet duke i perfshire ne listen e PD-se dhe nuk i flaku si Rama qe i la ne balte. Ne te njejten linje me kryetarin jane shprehur edhe dy kandidatet per Elbasanin. Me pare Alfred Peza deklaroi se asnje vote e socialisteve nuk duhet te shkoje nder aleate. Ndersa keto dite edhe Ben Blushi u shpreh se koalicioni i ngjan nje shtepie, ku secila parti duhet te mbushe me vota dhomat e saj. Gjithcka qe ndodh ne qender manifestohet edhe ne baze.
Nese nisemi nga pjesemarrja e perkrahesve neper mitingje, PS nuk ka pse ndjehet aq entuziaste. Nese ato jane indikatore te zgjedhjeve, ka dicka qe nuk shkon, dhe objektivat duken ireale. Por edhe PD-ja nuk duhet te kenaqet vec me mbushje sheshesh dhe mbeshtetje masive elektorale.
No comments:
Post a Comment