Dr.
Dom Nikë Ukgjini lindi në 1957 në Dugojevë të Klinës, Kosovë. Studimet
Filozofiko-Teologjike 6 vjeçare i ka përfunduar në Universitetin e
Zagrebit (Kroaci). Në të njëjtin fakultet, ka përfunduar studimet
pasuniversitare në degën e Historisë, ku ka mbrojtur doktoraturën me
titullin "Shqiptarët katolikë në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi
të sotëm, gjatë pushtimit osman shek. XV-XIX".
Perandori
Konstandin do të përkujtohet në kryeqytet me një konferencë shkencore,
ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i e vendit. Takimi i organizuar
nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë duket se po shërben edhe për të
risjellë në vëmendje origjinën e tij ilire, disi e “pambrojtur” nga
sulmet serbe për t’i dhënë atij përkatësi sllave. Me këtë rast, Dom Nikë
Ukgjini na sjell në vëmendje figurën e tij,. “Konstandini, 1700-vjetori
i Ediktit të Milanos dhe liria fetare” titullohet konferenca shkencore
që mbahet në Tiranë.
Cili është qëllimi i saj?
Për
17 shekuj në historinë memoriale dhe monumentale qëndron si pikë
referimi, ngadhnjimni, besimi e qytetërimi për mbarë botën, vepra dhe
emri i perandorit dardan – Konstandini i Madh. Evropa duhet t’u jetë
mirënjohëse dardanëve, ilirëve, arbërve dhe shqiptarëve për rolin e
jashtëzakonshëm të disa shenjtërorëve të gjakut tonë, si Konstandinit të
Madh, Justinianit të Madh, Shën Jeronimit, Shën Niketës, e deri te Nënë
Tereza. Ky vit përfshin dy jubile të perandorit dardan – Konstandinit
të Madh: 1740-vjetorin e lindjes (ka laryshi të dhënash për lindjen e
tij, si viti 272, 273, 280 e 282), dhe 1675-vjetorin e vdekjes.
Flavius
Valerius Contantinus (që do të thotë i qëndrueshëm), përkatësisht
Konstandini i Madh ishte i lindur në Naissus (Nishi i sotëm tani në
Serbi). Ai ishte themelues i Konstandinopojës (Stambollit të sotëm), si
dhe të Ediktit të Milanos të vitit 313, kohë kjo kur perandori legalizoi
Kishën Krishtere në botë. Sundoi 31 vjet në perandorinë më të madhe të
botës, që lidhi Perandorinë e Lindjes me atë të Perëndimit. Konstandini i
Madh hodhi themelet e kulturës dhe të qytetërimit evropian.
Ka
pretendime për origjinën e tij së fundmi nga serbët. Si i shihni ju
këto pretendime? Propaganda serbe shprehet se Konstandini i Madh paska
qenë serb, duke harruar faktin se në kohën e Konstandinit të Madh dhe të
Justinianit të Madh në Gadishullin Ilirik nuk kishte fare sllavë. Me
porosi të Serbisë, Hollivudi kohë më parë ka realizuar një film për
Konstandinin, duke e trajtuar atë me origjinë serbe. Ai është realizuar
bazuar në romanin “Udhëkryqi i Konstandinit” të autorit serb Dejan
Stojkoviq. Për këtë film, ky shtet ka dhënë mbi 100 milionë dollarë. Por
a e dinë serbët se Konstandini i Madh ishte dardan, paraardhës i
shqiptarëve, përkatësisht se serbët duhet të nisen nga fakti se ndër
emrat serbë asnjëherë nuk e kanë pasur emrin Konstandin.
Mbi çfarë dokumentesh bazohen?
Skenaristët
serbë e dinë se s’ka asnjë dokument bindës të cilësdo kohë që
Konstandinin e Madh e trajton serb. Porse shtypi i tyre ka kohë që po
shkruan se “Ky Perandor u lind në Nish e kjo është një mundësi e
shkëlqyer për të promovuar trashëgiminë kulturore serbe në mbarë botën,
si dhe për ta ‘dëshmuar’ se serbët janë popull i shenjtë”! Pra, vetëm
pse u lind në Nish, të cilin sot e kanë serbët, Perandori i Madh na
qenka serb! Sipas kësaj logjike do të mund të bëhej kërdi në
transferimin e personaliteteve të historisë nga një komb në tjetrin,
sepse edhe Emanuel Kanti u lind në Konigsberg, por kjo nuk e bë atë rus.
Pra,
sipas kësaj logjike do të na përmbyseshin maja e historisë, sepse De
Rada, që u lind në Itali, a duhet quajtur italian, përkatësisht Papa
Klement Albani u lind në Itali, por ai e pohon veten arbër, siç mban dhe
zyrtarisht mbiemrin ‘Albani’ dhe emrin ‘Kelmendi’. Mid’hat Frashëri u
lind në Stamboll, por ai është ndër të mëdhenjtë e shqiptarëve!
Vendlindja e Faik Konicës sot ndodhet në Greqi, por kush mund ta bëjë
grek këtë dijetar të madh shqiptar?!
Perandorët
e parë të Romës mbanin për flamur shqiponjën me një kokë. Perandorët
ilirë e zëvendësuan me shqiponjën me dy koka, siç kishte vepruar para
këtyre edhe Zeusi. Pra, nga simboli fetar shqiponja u bë simbol kombëtar
i arbërorëve, përkatësisht shqiptarëve. Kostandini i Madh kur shkoi në
Bizant mori flamurin dhe simbolin e ilirëve, shqiponjën me dy krerë. Një
gjë e tillë nuk i shpëtoi as Dante Aligherit që të thotë se:
“Shqiponjën Kostandini e riktheu nga lindja në perëndim, që do të thotë
se shpendi shkoi te malet nga kishte dalë”. Noli për Konstandinin e Madh
thotë se u lind nga shqiponja e këtij flamuri: “Flamur, që lind Shën
Kostantinë/ bashkon Islamnë me Krishterimnë”.
Si e sheh historiografia e huaj ardhjen e sllavëve në Ballkan?
Në
këto troje sllavët erdhën aty nga mesi i shekullit VI. Në fillim ata
ishin shërbëtorë, pa asnjë ngjashmëri me Perandorët ilirë të Romës.
Historiani R. Jenkin thotë: “Sllavët ishin të uritur për tokë ilire”.
Tunman shkruan: “Sllavët në vitin 548 dogjën Ilirinë”. Fromer shtonë se
“Trysnia sllave solli ndrydhje të ilirëve. Hapësira dalmate e dardane u
rrezikua shumë”. Serbia sot e shfrytëzon të ‘drejtën’ pushtuese, pasi që
nuk mundet ta shfrytëzojë të drejtën historike. Dijetari N. Syme thotë
se “Naissus ishte njëra nga tri kryeqendrat e Dardanisë paraantike dhe
antike”.
Dijetari hungarez Jeno Fitz
shton se “Dardania ishte vendlindja e atit të Konstandinit të Madh,
Konstanc Klorit, e ajo banohej nga dardanët”. Francezi Viktor Dyrui
thotë se “Pellazgo-ilirët shtriheshin nga Azia Perëndimore në Sardenjë e
mbase më larg, në Spanjë”. Laruss për Perandorinë e Romës së vonë thotë
se “Dinastia Perandorake u themelua nga fiset ilire të Dalmacisë e të
Paonisë”. Historiani anglez R. Makmulen shton se “Vija e familjes së
Konstandinit të Madh dhe e Valentienit ishin personalitete
dardano-ilire”. Çurçilli dëshmon se “Perandorët nga më të aftët e Romës
qenë ilirë”.
Historiani U. Sestonin
thotë: “Një numër i madh senatorësh qenë nga Iliria, sikurse edhe nga
gjysma e dytë e shekullit III, perandorët qenë gjithmonë nga Iliria”.
Nobelisti T. Momsen shkruan: “Shqiptarët luajtën rol të veçantë gjatë
Perandorisë Osmane, ashtu si të parët e tyre të lashtë – ilirët në
Perandorinë e Romës”.
Sot edhe të huaj mund të sjellin argumente të përkatësisë dardano-ilire e shqiptare të Konstandinit të Madh.
Konstandini
nuk është i vetmi që po përvetësohet, ka pasur edhe shembuj të tjerë
figurash të mëdha…Pushtuesit serbë shekuj me radhë tentojnë të
përvetësojnë emra të shquar shqiptarësh. Kështu, 400 vjet më parë serbi
Tomas Maranoviç e bënte Skënderbeun sllav. Serbët duke vjedhur
Konstantinin e Madh duan të lartësojnë shtatin shkurtabiq të së shkuarës
së tyre. Përndryshe, sipas Çabejit, “Historia e një vendi është
historia e personaliteteve”. Deputeti Laurenziano në Parlamentin
italian, në vitin 1904, pat thënë se: “Francezët që në Paris mendojnë se
Epiri i duhet dhënë Greqisë për hir të Sokratit, a e dinë se
Diokleciani, babai i sistemit juridik botëror ishte ilir”?
Nga
kjo del se serbët kohëve të fundit, për të shënuar 1700-vjetorin e
legalizimit të krishterimit në botë, që e bëri Konstantini i Madh me
“Ediktin e Milanos të vitit 313″, dhe për t’u “dëshmuar” se ata janë
popull qiellor, ia kanë vënë syrin grabitës edhe Perandorit – shenjtor,
Konstantinit të Madh. Dhe kjo Evropë duke e “siguruar” pavarësinë e
Kosovës, nëpër Kosovë krijoi Serbi të vogla, kurse ne nuk ishim në
gjendje ta dëshmojmë faktin se jo vetëm që Serbitë e vogla nëpër Kosovë
nuk janë serbe, por si askush tjetër kemi të drejtë të krijojmë Kosova
të vogla nëpër Serbi dhe jo vetëm në Serbi, si me rastin e Konstandinit,
pastaj të Justinianit, të Niketës e shumë të tjerëve.
Ka
kohë që sllavët fqinjë në vazhdimësi tentojnë të na i vjedhin hapur
figurat e shquara si Aleksandrin e Madh, Pirron e Epirit, Gjergj
Kastriotin – Skënderbeun, Kukuzelin, Nënë Terezën, Nënën Angjelinë e
tani së fundi e kanë vënë në shënjestër edhe Konstandinin e Madh. Por
ç’ti bësh, pasi që të dyja shtetet shqiptare heshtin, sikur që heshtin
edhe akademitë tona, kurse akademitë sllave e greke s’kanë turp të
shpifin e të grabisin, ndërkaq akademikët tanë s’kanë turp të heshtin!
Përveç historianit Pëllumb Xhufi, që e kundërshtoi fuqishëm
pretendimin, asnjë tjetër nuk ka reaguar. Çfarë duhet bërë sipas jush?
Çdo akademi tjetër rastin e filmit serb të Hollivudit do ta quante
dhunim të atdheut përmes vjedhjes së historisë, e do t’i alarmonin së
pari autorët e filmit e më pas edhe qarqet ndërkombëtare.. (Autori është
meshtar i ardhur nga Kryedioqeza e Tivarit (Mali i Zi) i inkardinuar në
Kryedioqezën e Shkodrës).
No comments:
Post a Comment