Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, kerkon zyrtarisht mbledhjen
e Kuvendit per zhvillimin e nje seance te jashtezakonshme plenare per
votimin e kater projektligjeve, tre te integrimit dhe amnistine fiskale.
Por nuk vonoi reagimi i Partise Socialiste, qe beri te qarte se eshte
dakord me votimin e tre projektligjeve per integrimin, por jo amnistine
fiskale, duke bere thirrje Kryeministrit te mos ngaterroje ligjet me
fushaten elektorale. Si dhe nenvizoi kushtin se ligjet duhet te hyjne ne
fuqi ne shtator. Perplasja ne distance mes paleve, lindi pas berjes
publike te kerkeses se Kryeministrit per mbledhjen e Kuvendit te enjten
me 30 maj. “Kerkoj mbledhjen e Kuvendit ne nje sesion te jashtezakonshem
per te shqyrtuar ceshtjet e meposhtme: projektligji “Per Nepunesin
Civil”, “Per Gjykaten e Larte”, “Reformen Parlamentare” dhe “Amnistine
Fiskale”. Kerkesen e mesiperme e paraqes jo vetem si shenje e vullnetit
tim per t’i sherbyer vendit ne plotesimin e kushteve per marrjen e
statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, por edhe duke besuar
se me ne fund, pas bllokimit te statusit, opozita do te marre
pergjegjesine qe i takon duke hequr bllokimin”, - shkruan Kryeministri
ne letren zyrtare drejtuar Kuvendit. Sipas tij miratimi sa me i shpejte i
ketyre projektligjeve do t’i kursente vendit perafersisht 6 milione
euro. Duke ju pergjigjur kerkeses se kreut te qeverise, deputetja
Vasilika Hysi, tha dje se nese Berisha e ka seriozisht votimin, atehere
te mblidhet menjehere Komisioni i Ligjeve per te rene dakord per
projektligjet. Ndersa beri te qarte, se PS nuk do te jape votat per
amnistine fiskale. “Deshiroj te theksoj se Partia Socialiste eshte e
gatshme t’i votoje te tre ligjet vetem nese pala tjeter e pranon
kompromisin e ofruar nga opozita. I votojme te tre ligjet, nese pala
tjeter, eshte dakord qe keto tre ligje te hyjne ne fuqi vetem pas
konstituimit te Parlamentit te ri qe do te dale nga zgjedhjet e 23
qershorit. Ne te njejten kohe, ne i bejme thirrje Sali Berishes per ta
mbajtur ceshtjen e integrimit europian larg fushates elektorale. Te mos e
ngaterroje votimin e tre ligjeve me premtimet e tjera elektorale”, -
theksoi Hysi.
No comments:
Post a Comment