Rozeta Rapushi
U desh nje seance e jashtezakonshme jashte sesionit
parlamentar qe palet te gjenin konsensusin per votimin e tre ligjeve per
integrimin, aq shume te kerkuar nga nderkombetaret qe edhe Shqiperia te
marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Pas rreth nje
viti debatesh te gjata, pozita dhe opozita miratuan dje ligjin per
“Gjykaten e Larte”, “Nepunesit Civil” dhe Reformen Parlamentare, pa
permendur aspak problemet e meparshme qe penguan deri me sot votimin,
apo kerkuar ndonje amendament per ndryshime. Megjithate, pati edhe nga
ana deputete socialiste, qe nuk u pajtuan me konsensusin e madh per
integrimin, duke abstenuar ne dy prej ligjeve, si Vasilika Hysi, Blendi
Klosi dhe Ermonela Felaj. Keshtu, ligji per Gjykaten e Larte u votua me
108 vota pro, asnje kunder dhe 1 abstenim te Vasilika Hysit. Po keshtu
ligji i “Nepunesit Civil”, u miratua me 107 vota, por ate e kundershtuan
parimisht, Ermonela Felaj dhe Blendi Klosi. Se fundmi u miratua edhe
Reforma Parlamentare e cila mori 108 vota pa kundershtime apo abstenime.
“Ju kam thene qe per ti votuar duheshin vetem tre sekonda. Cdo dite
kane qene keto ligje ne rendin e dites. Nuk e kuptoj pse e bllokuat 3
vjet dhe 300 dite mos me marr statusin”, - u shpreh ne fund te procesit
te votimit, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ndersa socialistet
nga ana e tyre, u kujdesen deri ne fund qe ne ligjet perkatese te
percaktohej se ato do te hyjne ne fuqi ne 1 tetor. “Zonja Kryetare,
vendose te qarte qe keto ligje do te hyjne ne fuqi ne 1 tetor. Vendoseni
tani”, - kerkoi deputeti socialist, Taulant Balla, cka u pranua nga
mazhoranca. Ky ishte kushti i fundit qe opozita vuri per te dhene votat
per ligjet e integrimit. Nderkohe qe kreu i grupit parlamentar demokrat,
Astrit Patozi, falenderoi kreun e Levizjes Socialiste per Integrim, qe e
nxori ne prite Edi Ramen. “Ju falenderojme se ne mesin e fushates
elektorale, tani ju kane rene te gjitha akuzat. Faleminderit, Ilir Meta
qe e nxore ne prite Edi Ramen, me dashje apo pa dashje. Te kemi
kundershtar, por ti u bere shkak per te mbledhur kete seance ku cdo
shqiptar do te dale i fituar pervec Edi Rames”, - u shpreh Patozi. Sipas
tij, sot eshte dita te njohim Ramen ‘lakuriq’, jo ate te fitove te
vitit 2007, pasi nuk jane asgje krahasuar me diten e sotme. “Sot eshte
dita per te pare se cfare eshte ne gjendje e te beje mendje e fiksuar e
nje drejtuesi i cili eshte fiksuar me karrigen e Kryeministrit. Tani
kane rene te gjitha alibite e sforcuara te kreut te PS-se. Nuk flitet me
per Fierin as per zgjedhjet”, - nenvizoi demokrati. Pati edhe nga ata
deputete si Marko Bello, qe ne perfundim te mandatit dhe mos rikandidim
me si deputet ne PS, e cilesoi votimin e djeshem se ju dha fund
bllokimit te integrimit, “me mire vone se kurre”.
Ambasada, mirepret votimin e tre ligjeve te integrimit
Votimi i tre ligjeve ne Kuvend, pjese e kushteve per marrjen nga Shqiperia te statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian u mireprit dje edhe nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. “Ambasada mirepret miratimin konsensual nga Parlamenti te legjislacionit te rekomanduar nga Bashkimi Europian. Nxisim Parlamentin dhe qeverine e ardhshme t’i perkushtohen permbushjes se perparesive te mbetura dhe reformave te tjera te nevojshme nepermjet konsensusit dhe bashkepunimit me qellim qe te fitojne nje opinion pozitiv nga Bashkimi Europian”, - thuhet ne deklaraten e bere publike nga zyra e shtypit te Ambasades se SHBA-ve ne vendin tone. Jo pak here diplomati Aleksander Arvizu, i ka bere thirrje politikes shqiptare te plotesoje kriteret e kerkuara nga Bashkimi Evropian.
Si u miratuan tre ligjet e integrimit
Gjykata e Larte
108 pro, 0 kunder, 1 abstenim
Ligji per Nepunesin Civil
107 pro, 0 kunder, 0 abstenim
Rregullorja e Kuvendit
108 pro, 0 kunder, 0 abstenim
Fyle, Uollfarth dhe Sequi pergezojne politiken per votimin
Me ne fund thirrjet e tyre u degjuan. Politika shqiptare ja doli te votoje tre ligjet e integrimit dhe jo vetem ambasadoret e akredituar ne vendin tone, por edhe Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle, vleresoi arritjen. “Mirepres miratimin e 3 ligjeve ne Parlament. Rendesi ka tani ruajtja e konsensusit nderpartiak me qellim qe vendi te ece ne rrugen drejt Bashkimit Europian”, - shkruan Fyle ne rrjetin e tij social ne Twitter. Nderkohe qe menjehere pas votimit ne seance plenare, edhe Ambasadori i BE-se ne vendin tone, Etore Sequi vleresoi konsensusin si nje prove qe politika mund te bashkepunoje per te miren e vendit. “Ne e mirepresim miratimi ne kesaj pakete, 2 ligjet dhe rregulloren e parlamentit. Kjo verteton ate qe kam se shqiptaret e kane mundesine dhe kapacitetin dhe vullnetin e mire kur duan te punojne”, - u shpreh Sequi. Po keshtu edhe kreu i OSBE-se, Eugen Uollfarth, me nota shume pozitive tha se dita e djeshme eshte shume e rendesishme per Shqiperine pasi u bene hapa te rendesishem drejt integrimit. “Une dhe stafi im e mirepresim kete. Ky hap konstruktiv eshte vecanerisht i rendesishem sepse ai hap rrugen konstruktive per gjysmen e dyte te vitit, pasi ky vit vijon te jete vendimtar per Shqiperine. Deshiroj te pergezoj te gjithe ata qe kane qene te perfshire ne pergatitjen e ketyre ligjeve dhe ne miratimin e tyre sot”, - u shpreh Uollfarth
No comments:
Post a Comment