Sunday, September 4, 2011

Wikileaks, Berisha: Pasqyrë e shtypit të ditës


TIRANE- “Pasqyrë e shtypit të ditës” Kështu  i  ka quajtur kreu i qeverisë, Sali Berisha kabllogramet e publikuara së fundit nga Wikileaks.

“Kam gjetur aty një pasqyrë të shtypit të përditshëm shqiptar. Të akuzave dhe ndërakuzave që forcat politike  i adresojnë njëra-tjetrës”- tha kryeministri Berisha.
Ai këshilloi gazetarët që t’i lexojnë sa më shumë, ndërsa theksoi se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera.
SHBA-të mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët, tha ai, dhe jo forca të caktuara politike.
Juliasn Assange, Berisha e quajti një Arsen Lupen të kohërave moderne, ku sipas tij, nëpërmjet një operacioni të paligjshëm ka ndërhyrë në kodet e transmetimit të SHBA-ve.
Komentet, krymenistri Sali Berisha I bëri gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa

No comments: