Takimi i aleateve te koalicionit te Partise Socialiste ka thelluar edhe
me tej braktisjen qe po i behet kreut te PS, Edi Rama. Ne tryezen e
thirrur paraditen e djeshme nga kryesocialisti, kane marre pjese vetem
pak nga aleatet e PS-se. Te pranishem kane qene kreu i Partise
Demokracia Sociale Paskal Milo, kreu i PDK-se, Nard Ndoka, kreu i
PSV-91, Petro Koci dhe aleati Prec Zogaj. Mungesa e Skender Gjinushit,
Vangjel Dules dhe Spartak Ngjeles, edhe pse e justifikuar me axhende te
ngjeshur dhe vendndodhje jashte Tiranes, duket se eshte sinjali i pare
per nje carje te koalicionit opozitar. Gjinushi dhe Ngjela jane te
njohur per qendrimet e tyre kunder "kursit te ri" politik qe synon
pjesemarrje ne Kuvend dhe votime te reformave. Ndersa, Dule ka qene i
vendosur krijimin e kushteve nga opozita per zgjedhje te parakohshme. Po
ashtu dhe kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, i cili
eshte zedhenesi i opozites per thirrjet per demonstrata, duket se nuk
eshte dakord me linjen e "bute". Por edhe pjesemarrja e gjysmes se
aleateve dreken e djeshme ne restorantin luksoz ne qender te Tiranes,
nuk ka pasur bashkepunimin e zakonshem mes subjekteve qe i bashkon kauza
politike. Mesohet se kreu i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo ka
qene edhe me kritiku ne lidhje me politiken e ndjekur nga kreu i PS-se,
Edi Rama. Milo ka kerkuar nga Rama mbajtjen e premtimeve qe ka dhene per
aleatet, duke nisur me reformen zgjedhore. Ndersa akuza me e
drejtperdrejte ka qene se kreu i PS-se, "po anashkalon aleatet ne
vendimet qe ka marre opozita". Sipas tij, "Edi Rama po perpiqet qe t'i
menjanoje aleatet ne koalicionin opozitar dhe i trajton ata si
sherbetore te interesave te tij". Ndersa kreu i PS-se i ka anashkaluar
kerkesat e aleateve gjate takimit duke theksuar se per kete ceshtje do
te diskutohet nje here tjeter. Edhe me pare, Milo ka shprehu ne menyre
te hapur kritikat ndaj kreut te PS-se ne lidhje me reformat. Ne menyre
te qarte, Milo ka thene se ne "rast se nuk do te kete reflektim nga ana e
PS-se dhe aleatet do te shihen vetem si garniture, atehere partite e
koalicionit do te rishohin pozicionin e tyre". Takimi i djeshem mes
aleateve te PS-se ka qene informal dhe nuk ka pasur ndonje axhende
zyrtare apo vendime qe jane miratuar. Por kjo nuk i ka penguar aleatet e
PS-se qe shprehin rezervat ndaj linjes se ndjekur nga kryesocialisti,
Edi Rama dhe respektimit te aleateve.
Deklaratat
Tre kreret e partive qe nuk kane qene ne takimin e djeshem, Skender Gjinushi, Vangjel Dule, Spartak Ngjela kane deklaruar se mungesa e tyre lidhet me axhenden e ngjeshur dhe vendndodhjen jashte Tirane. Nderkohe qe me pare, kane qene keta aleate qe kane kerkuar mbledhje me te shpeshta te tryezes se koalicionit.
Deklaratat
Tre kreret e partive qe nuk kane qene ne takimin e djeshem, Skender Gjinushi, Vangjel Dule, Spartak Ngjela kane deklaruar se mungesa e tyre lidhet me axhenden e ngjeshur dhe vendndodhjen jashte Tirane. Nderkohe qe me pare, kane qene keta aleate qe kane kerkuar mbledhje me te shpeshta te tryezes se koalicionit.
No comments:
Post a Comment