Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Gaddafi - shkëlqimi dhe rrëzimi.
Në vitin 2004 pushtetmbajtësi libian, Muammar al-Gaddafi kishte pranuar të ngrinte programin e tij për prodhimin e armëve të shfarosjes në masë. Pas këtij vendimi - kjo dihet nga të gjithë - marrëdhëniet mes Libisë dhe shërbimeve sekrete perëndimore u përmirësuan. Dokumentat e gjetura tashmë në pallatin e ish-shefit të shërbimit sekret libian dhe ministrit të Jashtëm, Mussa Kussa, tregojnë që bashkëpunimi ka shkuar shumë më larg se sa mendohej.
Çfarë iu ka interesuar më shumë amerikanëve?
Një zëdhënëse e CIA-s nuk donte t'i komentonte më shumë këto dokumenta. Ajo tha se nuk është çudi që CIA bashkëpunon me regjimet e huaja për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara.
Burimet e dokumentave janë dosjet e gjetura në Tripoli. Njëra prej tyre mban mbishkrimin "CIA" dhe përmbante letra në gjuhën angleze. Asnjë prej këtyre dokumentave nuk ka pasur një adresë, dhe nuk është provuar ende origjinaliteti i tyre. Por ajo që thuhet në dokumenta -sipas New Jork Times - përshtatet gati plotësisht me ato që janë bërë të ditura për marrjen në pyetje të terroristëve të dyshuar.
Rasti i Abdel Hakim Belhaxhit
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Qendra e MI6 në LondërNë njërin nga dokumentat përmendet rasti i Abu Abdallah al-Salikut, anëtar i një grupi opozitar që donte të rrëzonte Gaddafin. CIA - kështu thuhet në dosje - ka ndikuar që al-Saliku që donte të fluturonte bashkë me gruan shtatzënë në Malajzi, të ndalohej në Bangkok. Peter Bouckaert: "Ai u dorëzua nga CIA. Ai u kap së bashku me gruan shtatzënë ...dhe u dërgua në Tripoli për hetime."
Human Rights Watch raporton se sot al-Salik, me emrin Abdel Hakim Belhaxh është njëri nga udhëheqësit ushtarakë të rebelëve. Ai ka raportuar se në Bangkok është ndaluar dhe është torturuar, gjë që përshtatet me ato që lexohet në dosje.
Për shkak të rasteve të tilla, mund të tensionohen marrëdhëniet mes qeverisë amerikane dhe udhëheqjes së re libiane, ku janë pjesëmarrës një sërë opozitarësh.
Por SHBA nuk ka vetëm këtë problem. Shërbimi sekret britanik MI6 ka kontrolluar për Gaddafin numra telefoni dhe ka mbledhur informata për libianët në ekzil.
Autor: Rolf Büllmann/Lindita Arapi
Redaktoi: Lindita Arapi
No comments:
Post a Comment