Gjumi
është i domosdoshëm për trupin dhe mendjen, por po kaq i rëndësishëm
është edhe pozicioni në të cilin flemë. Këtë theksojnë ekspertët
amerikanë, të cilët kanë analizuar pozicionet kryesore të gjumit dhe
kanë dalë në përfundimin se ai më i miri është pozicioni shtrirë në
shpinë.
Sipas ekspertëve të Convenant Health System, fjetja në shpinë ndihmon
në parandalimin e dhimbjeve të shpinës e qafës, pakëson refluksin e
acideve gastrike dhe favorizon mosshfaqjen e rrudhave. Shtrirja në
shpinë redukton në maksimum kontraktimet dhe rezulton një pozicion i
përshtatshëm për shtyllën kurrizore. Ana negative e këtij pozicioni?
Favorizon gërhitjen, sidomos tek ata që janë të predispozuar.
Një tjetër pozicion i mirë për trupin është shtrirja në krah. Edhe ky pozicion parandalon dhimbjet e shpinës dhe qafës. Ai u rekomandohet sidomos grave shtatzëna, pasi favorizon lëvizjen e gjakut në fetus. Ekspertët nuk ua këshillojnë këtë pozicion atyre që duan të parandalojnë rrudhat.
Pozicioni më i keq? Ai shtrirë në bark, pasi shtyp stomakun, lehtëson refluksin e acideve gastrike dhe favorizon tendencën për të gërhitur. Gjithashtu, në këtë pozicion shtylla kurrizore nuk ka mundësinë të çlodhet dhe presioni mbi muskujt dhe kyçet është kaq i fortë saqë mund të shkaktojë edhe inflamacionin e nervave apo ndjesi shpimi në gjymtyrë.

No comments:
Post a Comment