Saturday, April 27, 2013

Tundim në kohë...

Agim Vuniqi 

Të dhënat e fundit statistikore të publikuara pas cenzusit në Shqipëri dhe në Kosovë, ishin befasuese, numri i banorëve nuk është në shkallë rritjeje, përkundrazi zvoglohet, ndërsa shumë subjekte politike jasht parlamentit dhe disa deputetë brenda kërkojnë bashkimin. Berisha, gjatë kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor, ka folur për “Shqipërinë e të gjitha tokave shqiptare, nga Preveza deri në Preshevë, nga Shkupi deri në Podgoricë”. Për shkak të këtyre deklaratave të Berishës, anulimin e vizitës në Tiranë për nder të 28 nëntorit, e kishte bërë ministri i Jashtëm grek, si dhe presidenti i Maqedonisë, transmetonte "ORAinfo". Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan, ndërsa çdo tentim që të arrihet një gjë e tillë do të jetë joproduktiv dhe destabiluzues, thuhej në një reagim të State Departamentit amerikan, pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për “Shqipërinë e të gjitha tokave shqiptare”. 

Bashkimi e ribashkimi...  

Për bashkim e ribashkim më së shumti flasin veprimtarët nga disapora, nuk di a flasin për bashkimin e vendeve ku jetojnë t'i bashkojnë me tokat shqiptare, a kërkojnë bashkimin e tokave shqiptare që rrudhen vazhdimisht, apo bashkimi të konvokohet si tubim dhe të mbahet dikund në perëndim, ashtu siç preferojnë të deklarojnë disa..., sikurse bashkimi i FARK-ut dhe UÇK-së që u bë në Osllo, në një mbledhje të përbashkët, as sot nuk e kam të qartë këtë bashkim dhe këtë tubim, lufta bëhej në Kosovë, e ata tuboheshin në Osllo. Pastaj shtypi flet se ideatorët e luftës së Kosovës kanë pasur selinë në hotelin "Rogner", nuk e di pse është zgjedhur ky hotel? Në Tiranë kam qenë disa herë, herën e parë isha në tubimin e parë fitues të Sali Berishës dhe Azem Hajdarit, isha dy tre metra larg tyre dhe xhiroja me kamerë. Përreth liderit të demokracisë ishte një sigurim volunter i simpatizantëve. Ata që bënin sigurimin kujtonin se jam gazetar i huaj, nuk ishte edhe ndonjë sigurim profesional siç praktikohet në perëndim. Po atë mbrëmje pash Azem Hajdarin duke shetitur rrugëve në qendër të Tiranës, pa përcjellje, ai ishte tipi i politikanit, guximtar dhe modest; nuk kisha edhe atë qëllim që të ekzagjeroja mendimin paragjykues, ngase unë isha vetëm vëzhgues i asaj ngjarjeje. Rastësisht aty takova edhe poetin Naim Balidemaj, i cili kishte ardhur enkas nga Amerika; thënë shkurt qëllimi parësorë i vizitës së parë ishte që unë së bashku me dy shokë të tjerë nga Zvicra ishte përcellja e ndihmave të grumbulluara nga nëndega e LDK-së e Aaraut (kryetar i së cilës ishte Hakif Zeka, biznismen, i cili kishte në pronësi  një kompani guri, ai ishte me origjinë nga Gollaku, më vonë kam kuptuar se ka ndërruar jetë, ndjestë pastë), për në Lezhë, por edhe të dorëzonim një veturë për aktivistët e PD-së. Ishte ky akcion i përgjithshëm në nivel të degës, po atëherë u takova edhe me përgjegjësit e PD-së të Lezhës. Lajmi për takimin u dha në emsionin e lajmeve të pasditës dhe në mbrëmje, njëri ndër ta që takova, e mbaj mend, ishte ndër themeluesit e parë të rrethinës së PD në Lezhë, ai ishte Gjergj Gjini, kuptova se me profesion ka qenë biolog...

Vizita...

Gjatë vizitës së parë në Shqipëri pata krijuar përshtypjet e mia, të cilat më parë nuk i bëja publike, jo se frikohesha nga dëmi që do i bëja vetes, se edhe ashtu përcilleshin lëvizjet e shqiptarëve nga ish-sigurimi jugosllav, por më shumë nga dhimbsuria që ndieja për bashëkombëtarët e mi, ishte edhe diçka që e shihja syhapur por nuk doja të besoja, gjendja e rëndë ekonomike, mungesa e ujit, e artikujve ushqimorë, mungesa e aparateve shtëpiake, e shumë gjëra të tjeta elementare..., më ra edhe dicka në sy, papastërtia në objektet publike, kam parë toaletet në hotel Tirana, të mbuluara nga ndyetësirat, nuk e di a ishte kjo kohë kur vendi gumzhinte nga klithjet për demokraci, apo mos puna e punëtorëve të hotelit...
Edhe pse hetova shumë dështime zhvillimore, dhe një jetë e rëndë e qytetarëve, të cilët i ishin ekzpozuar luftës së klasave dhe devijimeve të mëdha socio-politike..., liria dhe të drejtat e njerut ishin gjëra abstrakte... atë që shihja me sy nuk e besoja, nuk mundja të flisja keq as për sistemin, as për Enver Hoxhën, çuditërisht shumë libra të tij që i hedhnin qytetarët unë i grumbullova dhe ua dhashë dy shoqëruesve nga Kërçova, që ato t'mi ruajnë në Zvicër, unë veçse bëja plane si me hy në Kosovë, nëse do të hyja në mënyrë të rregulltë në kufi, do të rrezikohesha, do t'u nënshtrohesha pyetjeve të rënda..., si çdo shqiptar tjetër, kisha vendosur që kufirin ta kaloja këmbë ilegalisht, ashtu edhe bëra..., librat do i lexoja pas këthimit në Zvicër, së paku ashtu mendoja, njeriu nuk ndërron veten nëse hedhë libra, ose i djegë ato.
Harrova të shpjegojë se kisha realizuar disa takime të rastësishme, shumë domethënëse për mua, që pak a shumë më bënë më mendje hapur. Një ditë apo dy ditë para zgjedhjeve të para kur fitoi demokracia, dhe para fjalimit të Sali Berishës që ua adresonte qytetarëve, në një tubim të madh publik, të parin pas fitores së demokratëve shqiptarë, isha takuar me Agron Çobanin, ish drejtorin e RTSH, me të cilin isha njohur në Zurich, përmes Kadri Batushës, ish i burgosur politik, kryetar i nëndegës më të madhe të LDK-së dega në Zvicër, e cila kishte buxhetin më të madhë për atë kohë, përmbi 1 milion SFR, të cilat së bashku me mjetet tjera milionëshe të tubuara të po kësaj dege u derdhën në konton e Qeverisë së Kosovës, e cila veçse kishte hapur konton në bankën kantonale të Aargaut, në Aarau. Se sa ishte e gabueshme kjo bartje milionëshe, nga kontoja e LDK, dega në Zvicër në konton e  Qeverisë u kuptua më vonë, mjetet ishin derdhur me qëllimin më të mirë, përveçse dega si finacuese kishte deleguar edhe përgjegjësitë. Dhe që në start u dërguan sinjale paknaqësie nga kryesia e LDK-së dhe kryetari i saj Dr. Ibrahim Rugova, kjo sidomos u qartësua më vonë, meqë dega e Zvicrës kishte bërë një plan afarist, biznes plan, për vetëfinansim të saj nga aviobiznesi; ishte rënë dakort edhe me aviokompaninë TEA, dhe kishte fituar përkrahjen e Anton Kolajt, i cili ishte përgjegjës për organizimin e degëve në perëndim. Projekti ishte propozuar nga disa biznesmenë shqiptarë, anëtarë të LDK-së, të cilët jetonin në Olten, qytet i banuar me shumicë shqiptare të koncentruar nga rrethi i Vushtrrisë dhe i Llapit, të cilët edhe patën ndihmuar themelimin e redaksisë në perëndim "Rilindja" me qendër në Zofingen, kryeredaktor i parë i së cilës ishte Xhemajl Mustafa, i cili ishte edhe bashkëthemelues i gazetës "Demokracia", ai pas këthimit në Kosovë u emërua si këshilltar i kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova, mbi të pas luftës u bë atentat politik, dhe vrasësit nuk janë gjetur deri më sot. 

"Rilindja", redaksia në perëndim

Ideja për formimin e redaksisë në perëndim u ideua nga kryeredaktori i atëhershëm i gazetës "Rilindja", më vonë i redaksisë "Bujku" Xhemajl Rexhepi dhe gazetari Mehmet Emërllahu, projekti iu propozua Bujar Bukoshit, duke u kërkuar nga ai të bëj finasimin në vlerë 100.000 SFR, dhe nga i njëjti u aprovua. Projekti që fillojë të realizohet politikisht dhe ekonomikisht ishte i arsyeshëm, sepse realizoheshin rrogat e punëtorëve të Ndërmarrjes "Rilindja", sidomos për faktin se Serbia kishte mbyllur gazetën e vetme ditore "Rilindja", duke e publikuar edhe në gazetën zyrtare, vendimi është ekzekutuar pas masave ndëshkimore serbe të mbylljes së RTP-së, pas 2 Korrikut, kur u lexua Deklarata Kushtetuese e "2 Korrikut", të cilën e kishte ndihmuar edhe avokatja e verbër amerikane Eva Brendli. 
U kuptua më vonë se bartja e mjeteve, nga LDK, dega në Zvicër në konton e qeverisë, ishte gabim, ngase duhej të përcillej me një ujdi të përbashkët, të kryesisë së LDK-së dhe të qeverisë. Publikisht dihej që degët e LDK-së në perëndim ishin finacuesit kryesor dhe të vetëm të qeverisë, subjektet tjera ishin margjinale, por ishin shumë më të zhurmshme. Kritika e kryesisë së LDK-së ishte e vonshme, meqë qeveria bllokoi mjetet për projektin e formimit të avio-kompanisë, edhepse projekti ishte ideuar mirë, ishte hartuar arsyeshmëria akonomike, dhe nëndegët ishin përgjegjëse për realizim, dashuria ishte e përbashkët, edhe ekonomike edhe politike.  Ç'është edhe më e rëndësishme realizimi i këtij projekti do të krijonte parakushtet që shqiptarët të lirohen nga ngarkesat financiare. Ky fakt ishte shumë domethënës, ngase këtë e sugjeronin edhe brokerët e bankës, ata habiteshin se si qeveria i ruan mjetet, sikur të ishin asete e jo kapital monetar i cili duhej të futej në qarkullim, me sa më kujtohet qeveria ka futur në treg ca mjete, nga të cilat ka realizuar fitime, ishte kjo inciativë e brokerit të bankës, i cili ishte me origjinë italiane. 
Qeveria kishte mjete të mjaftueshme financiare në posedim që nga fillimi, emrin e kishte të madhë-autoritativ, dhe kishte kryeministrin e propozuar nga LDK-ja, delegatët të cilët kishin shpallur Kushtetutën e Kaçanikut, dhe kishin dalur me të drejtë në ekzil, për shkaqe sigurie, aprovuan propozimin, më vonë atij iu bashkangjitë ministri i ekonomisë e financave, kishte edhe dy tre vet, të cilë kishin ofiqe të njejta, çështja ishte se ky rangim i bënte më të rëndësishëm, ata kishin para, ishin të paisur me pasaporta kroate, varësisht si ishin gjetur. Takimet organizoheshin me bashkatdhetarë, shumë takime për t'u grumbilluar sa më shumë mjete. Fondi ishte rritur në masë të konsiderueshme, viti 1991 ishte i rëndësishëm u dekretua një vendim qeveritar i bazuar në Kushtetutën e Kaçanikut, dhe i obligonte qytetarët e Kosovës të paguanin 3 përqind nga të ardhurat neto, kësaj thirrjeje iu përgjegjën të gjithë bashkatdhetarët, nga Lugina e Preshevës, nga Maqedonia, Mali i Zi... përveq këtij depozitimi të mjeteve, bashkatdhetarët u ngarkuan me 500 SFR, me vizë pune katër muajshe, dhe të tjerët me nga 1000 SFR, mjetet derdheshin në fondin e emëruar Fondi Humanitar Gjithëkombëtarë, mbahej kontabiliteti në mënyrë solide, dhe kishte të lidhur kompjuterët në rrjetë, rrjetin e mirëmbante eksperti i qeverisë, qëllimisht nuk po përmendi emra, ngase nuk konsideroj se është detyrë imja për t'i bërë publik. 

Gjeneratat...

Dhe ato ditë vendi ishte mjaft i vizituar. Po atë ditë, por edhe në ditët tjera..., më së shumti flitej për zgjedhjet dhe demokracinë që kishte filluar të dukej në horizont... Nuk di si më rastisi të takohem me njërin ndër liderët e Ballit në Amerikë, z. Luan Gashin, me te ishte edhe Sabri Godo, autori i romanit historik "Skënderbeu", dhe njëherit themeluesi i Partisë Republikane... Luanin nuk e kisha parë asnjëherë më parë, edhe pse dinja shumë gjëra për te, për babain e tij Ahmet Gashin, atij iu prezentova dhe i tregova si dija shumë gjëra për te, i tregova për lidhjen e trungut familiar, nga ana e nënës, me Bajram Ajvazin, një pasanik llapjan, i cili kishte disa shtëpi dhe tokë në shumë na ajo pasuri kishte shkrirë për arsimimin popullor, pronësia e tij në patundshmëri ishte e madhe, dhe vendi ku është ndërtuar RTP-ja, tash RTK-ja, ishte në pronësinë e tij, por më vonë komunizmi ia nacionalizoj të gjitha, ai përvecse ishte i njohur për kontributin e tij dhe për bëmirësit, ishte siç përmenda më lart edhe dashamir i arsimit, zhvillonte fushatë të regjistrimit të femrave në shkolla, në kohën kur ishte feregjeja veshje dominante në Kosovë. Thënë të drejtën unë dija edhe një sekret që të tjerët nuk e dinin, Vajza e Sheh Mehmetit, një njeri i shkolluar dhe shumë përparimtar, administrator i teqes të sektit "Kaderi", Fatimja kishte rënë në dashuri me Luanin, ajo deri në vdekje i mbet besnike asaj dashurie, asnjëherë nuk u martua. I tregova se edhe për lidhjen familiare me profesorin e frengjishtes Hasan Bilallin, i lindur në Prishtinë, por që jetonte në Shkup, i cili ishte njëri ndër themeluesit e Lëvizjes së NDSH-së, ia rikujtova të gjithë ata që i njihte, edhe dajën, djalin e axhës së nënës, Ramadan Ajvazin kryetarin e degës së NDSH-së, në Prishtine (sa për sqarim Ramadani ishte miku i Hetem Ramadanit, të gruas së parë, Hazbijes, e cila ishte gjykatëse në Prishtinë, me të cilën ka katër vajza, dhe jetojnë në Britanin e Madhe, përndryshe Hazbija është në kontest gjyqësorë për ndarje të pasurisë, të krijuar bashkarisht me Hetemin, emri i kompanisë është "Salbatring international" dhe është krijuar më 1990, në Lubjanë të Sllovenisë, ndërsa emri është bashkimi i kombinimeve të emrave të vajzave të tij, Saranda, Albana dhe Tringa. Më vonë ai kaloi në marrëdhënie me sopranon e njohur Inva Mulën, me të cilën ka një vajzë. Deri tani nuk bëhet fjalë ende për divorce mes çifteve respektive, por mësohet se biznesmeni e sopranoja e njohur kalojnë kohën bashkë. Hetem Ramadani ka qenë prezent dhe në edicionin "Dua më shumë Shqipërinë", si një prej shqiptarëve më të famshëm në botë. "Salbatring International", quhet kompania e drejtuar nga Ramadani, që është dhe president i saj, kompani e cila duket se ka qenë shumë fitimprurëse.

Pastaj kuptova se veturat të cilët eksportoheshin përmes trajekteve, Bari e Brindizi për në Durrës ishin përplotë, ishin përplotë edhe rrugët tokësore të kufizuara me Greqinë... Shqipëria ishte destinacioni i fundit ku dërgoheshin veturat "hekurishte" nga Evropa, të tipeve të ndryshme, por edhe të vjetra, shumica e tregëtarëve ishin nga vendet në kufi me tokat shqiptare, ata shquheshin për "patriotizëm" e tyre dhe ishin për bashkim, disa filluan të blejnë edhe shtëpi private, edhepse në atë kohë nuk kishte ndonjë ligj që lejonte apo ndalonte shit-blerjen, nuk ishte i saktësuar as ligji i nacionalizimit të tokave, nuk ishte i definuar saktë ligjërisht statusi i avoketërve, as interferimet ligjore të pronësisë, pastaj plani hapësinorë, zhvillimor, e shumë cështje të rëndësihme për qytetarët. Them me plotë të drejtë se sistemi ka koekzistuar pa ndihma dhe kredi nga jasht, mu për këtë fakt, se nuk ishte investuar asgjë në infrastukturën komunale, nuk kishte ndryshuar gjë në sistemin e sigurimit të ujit të pijshëm, atë të kanalizimit... që nga koha e Mbretit Zog, dhe pushtuesit fashist italian, përveq godinave të bukura arkitektonike përrëth sheshit "Skënderbeu", në Tiranë, nuk mund të shihje dicka të vlefshme, edhe godinat e "bllokmenëve" nuk ndryshonin gjë prej atyre të qytetarëve të zakonshëm...

"Heronjtë e heshtur" vendor dhe jabanxhinjët

A ishin vetë "ish komunistët", ashtu i quanin organizatorët e demonstratave nga po të njëjtit komunistë paksa më liberal, frymëzuesit, liderët shpirtërorë e fizikë të këtyre lëvizjeve që kishin aplikuar lidhje e veprime me socialistët, të cilët nuk kishin asnjë rol të rëndësishëm politikë në fillim të lëvizjes demokratike, përveçse kishin informata që zotronin për shkak të lidhjeve që kishin me SHIK-un shqiptarë, si do të bënte ndryshe kur Kosova ishte e okupuar. Në mos për të thënë propagandohej nga shtypi se sollën më shumë dëm në bashkëveprimin e këtyre forcave per "Endrrën shekullore" të shqiptarëve "Lirinë e Kosovës". Janë të tjerë "Heroj të Heshtur" ata që ndërgjegjësuan Amerikën dhe pjesën kryesore të shteteve Europiane për Kosoven brenda strategjisë së përmbysjes së perandorive sllave si dominanca të panevojshme në momentet historike. Në çdo moment që kushdo tjetër të bënte dhe lëvizjen më të vogël praktike jashtë lidhjeve qe ishin krijuar...do ishte i humbur. Tani ka një metodë tjetër të spjegimit të ngarjeve, e "trimave pas kuvendit". Ajo çka mund të ngjante si një thashethem apo ëndërr që shitej për realitet lirie nga njerëz që kishin humbur lirinë, do të bëhej realitet kur shkrepën armët e lirisë. Nëse një ditë ai do të shkruan historinë, ajo duhet të përtrihet sa herë ndryshojnë ngjarjet politike, dhe ashtu si interpretohet në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu siç është në të vërtetë, sigurisht shoqëria shqiptare do të ketë shumë më pak pikpyetje për të shkuarën, por do të jetë edhe më e qartë në të ardhmen. 

Pluralizmi politik që erdhi tek ne si imperativ historik i kohës, ka gëzuar shumë shqiptarët kudo që ata janë. Ai shënon një arritje të madhe për zhvillimin e demokracisë dhe renditjen e Kosovës në rradhën e vendeve demokratike të Europës, integrimin e saj në rrjedhën e proceseve përparimtare bashkëkohore. 
Tash kam vërejtur një gjë, që përpara e kuptoja por nuk e vëreja dot, është pra zënja me fjalë, kaos i vërtetë; secili flet kërrkush kërkend as nuk e dëgjon e as që mundet ta dëgjojë. Pastaj filluan të ndahen në grupe të vogla; vendor o jabanxhi, çka të shpëtosh dhe si të shpëtosh nga ta, secili grup përshpërit diçka për veti, pastaj edhe grupet u bënë pikë e pesë dhe njerëzit u kapën dorë për dore, të gjithë në rresht, dy nga dy, njëri flet tjetri vërteton, e tërheq njëri tjetrin për mënge dhe vënë dorën në gojë. Prap bashkohen të gjithë dhe prap flasin të gjithë. Dhe këhtu nuk bëhet asgjë. Të gjithë flasin dhe kërrkush kërkend nuk e dëgjon. Ta zgjedhim bajraktarin! Jo atë, liderin, as atë, prisin, kryetarin, presidentin...xarnavelin!
Paj cilin ndërmjet nesh kishim mujtë ta zgjedhim. Ne njihemi mirë ndërmjet veti dhe unë i pari nuk kisha guxuar asnjërit t'i besojë...Kjo na shtynë që ta braktisim vendin dhe ta marrim botën në sy për të kërkuar vend më të mirë... Dhe mu tash më ra në mend një ide e shkëlqyeshme, le të na qojnë miqtë një jabanxhi të menqëm dhe të vlershëm, të na prin dhe të na shpëton prej mjerimit. Dhe ne do t'i bënim lutje në emër të popullit të bëhet pris i yni dhe të gjithë do të bënim pas tij... Ai sigurisht e din "road-map-ën" për në Evropë, sepse do të ketë lindur në një vend më fatbardhë e më të mirë... Ne kemi për t'i respektuar dekretet e tij dhe do ta pyetnim "ashiqare" a dëshiron o jabanxhi t'i shpëton këta njerëz nga mjerimi...Ai mrrolshëm do të mendohet dhe do të përgjigjet: pranoj!!!
Në të vërtetë, a do të ishte ai një politikan që kishte për t'i shërbyer me karizmën e vet Kosovës, duke i forcuar besimin asaj shoqërie që vuante ëndrrën e "shtetit amë", se ekziston një lider i fortë, autoritar, i pamposhtur, dhe duke krijuar kështu një lloj "nacionalizmi demokratik", në vijim të nacional-komunizmit që ngjallte Enver Hoxha në Kosovë. Kjo është arsyeja, pse deformimet për rrjedhën e historisë në Kosovë dhe raportet me të janë të panevojshme. Ata të duan për atë që mendon se duhet bërë, jo për atë që bëre apo që ke bërë, edhepse do të duhej të ishte e kundërta.

No comments: