Nga: FATOS VELIU
Pra zoti Martiro, thatë se ishin bërë shënime apo ishin dhënë mendime për materialin ushtarak apo tezat e paraqitura nga Mehmet Shehu në emër të Këshillit të Mbrojtjes, të cilat u quajtën antiteza apo "Teza të Zeza". Këto ishin, apo jo? Ju shpjegova se një pjesë e kuadrove kryesorë të ushtrisë kishin bërë vërejtjet e tyre për mjaft probleme që shtroheshin në të, sidomos për çështjet e veprimeve taktike dhe operative. Kishte nga ata që kishin bërë edhe
vërejtje të pavlera, apo të tjerë që nuk kishin bërë asnjë shënim. Me sa më kujtohet, vetëm gjeneral Muhamet Prodani, në shënimet e tij mbi materialin ishte shprehur se nuk ishte dakord me atë material, pasi siç shprehej në shënimin e lënë, binte ndesh me Tezat e Këshillit të Mbrojtjes. Pikërisht bazuar mbi këto shënime të kuadrove, materiali nuk ishte pëlqyer.
Po, dhe çfarë ju ka deklaruar Balluku për më tej këtij veprimi? I pyetur se ç'u bë më tej, Beqir Balluku më shpjegoi se materiali ishte planifikuar të diskutohej në një mbledhje me kuadrot, pas përfundimit të një stërvitjeje komando-shtabi që zhvillohej në Golem të Kavajës.
Për të qenë sa më të saktë nga sa ju ka rrëfyer ish- ministri në qeli, e mbani mend se kush e ka drejtuar pikërisht atë stërvitje ku janë përpiluar edhe shënimet për tezat ushtarake? Stërvitjen e drejtonte zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Rrahman Parllaku. Para përfundimit të stërvitjes, Beqiri i dërgon një letër Petrit Dumes, ku i thotë që materiali të mos diskutohej me kuadrot ushtarakë, pjesëmarrës në stërvitje, madje të mblidheshin dhe materialet, meqë kuadrot kryesorë të ushtrisë janë shprehur kundër tij.
Pra u mblodh dhe nuk u diskutua? Materiali i shpërndarë u mblodh dhe u arkivua.
Është prononcuar në hetuesi vetë Petrit Dume për këtë fakt? Në deponimin e tij, Petrit Dume thoshte se Beqir Balluku e tërhoqi këtë material pa e diskutuar me kuadrot pjesëmarrës në stërvitje, pasi kishte frikë se e merrnin vesh Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo, të cilët do të merrnin pjesë në konkluzionet e kësaj stërvitjeje.
E pranoi Beqir Balluku këtë gjë në hetuesi? Beqiri e hodhi poshtë këtë deponim si të pavërtetë, pasi sipas tij, Hysni Kapo kishte dijeni për përgatitjen e një materiali në zbërthim të Plenumit XII të KQ të PPSH-së dhe fjalës së Enver Hoxhës. Jo vetëm kaq, por Hysniu ishte interesuar, e kishte pyetur se ç'bëhej me përgatitjen e materialit. Beqir Balluku shpjegoi se, pas përfundimit të materialit nga grupi i punës, nuk i ishte dhënë asnjë kopje Udhëheqjes së lartë, sepse mendohej që materiali të diskutohej me kuadrot ushtarakë, të bëheshin vërejtjet e sugjerimet nga ata, të pasqyroheshin këto vërejtje dhe sugjerime në material, dhe pastaj ky do t'i dërgohej Udhëheqjes.
Pra, kjo është historia që Beqir Balluku deponoi para jush në hetuesinë e tij? Pikërisht këto ishin arsyet dhe historia e përgatitjes së atij materiali që më pas u quajt "Materiali i Zi".
Zoti Martiro, kam dëgjuar thashethemnaja pa ditur se sa të vërteta janë, në lidhje me kontradiktat e mëdha që kanë ekzistuar mes gjeneralëve të lartë të ushtrisë që tashmë ishin në bankën e të akuzuarit politik si tradhtarë të rrezikshëm të atdheut, popullit dhe Partisë. Vetë Balluku, ju ka folur për këto mos marrëveshje në ditët që ju i kërkonit deponimet në qeli, kur ai jetonte ditët e fundit të jetës? Nga deponimet e Beqir Ballukut, Petrit Dumes, apo të ushtarakëve të tjerë të arrestuar, rezultonte se në Ministrinë e Mbrojtjes kishte pasur grindje e mosmarrëveshje mes ministrit Balluku dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Petrit Dumes.
Me çfarë kishin të bënin këto mosmarrëveshje? Këto mosmarrëveshje kishin të bënin me probleme të ndryshme ushtarake, si metoda e punës, kompetencat e kuadrove kryesorë, çështjet organizative, strukturore etj. Këto grindje ishin reflektuar edhe tek kuadro të tjerë të ushtrisë, që mbanin anën e njërit apo të tjetrit.
Si cilësohej Beqir Balluku nga këta kuadro? Beqir Balluku cilësohej nga këta kuadro si person me cilësi të mira njerëzore, masovik, babaxhan, por jo i aftë për drejtimin e ushtrisë, për mungesë të kulturës së mjaftueshme ushtarake dhe aftësive të tij drejtuese. Sipas tyre, Beqiri bëhej pengesë për përgatitjen e mëtejshme për mbrojtjen.
Po Petrit Dume? Ndërsa Petrit Dume konsiderohej një njeri energjik dhe me aftësi drejtuese e komanduese. Ai kishte marrë në dorë drejtimin e ushtrisë dhe planëzonte e realizonte stërvitje të mëdha, punime xheniere, çështje të organizimit të reparteve ushtarake, duke marrë edhe kompetenca të ministrit.
Ju kishte folur ndonjëherë për kritikat që mund të kishte marrë nga instancat më të larta të shtetit të atëhershëm? Sipas shpjegimeve të Beqirit, Byroja Politike e kishte kritikuar rëndë disa herë gjatë analizave që ishin bërë për gjendjen në ushtri, për zbatimin e direktivave të partisë dhe të Këshillit të Mbrojtjes. Ishte kritikuar për liberalizëm, shthurje të disiplinës dhe mungese uniteti, e të tjera mangësi në dikasterin e tij. Për këto arsye, Beqir Balluku kishte kërkuar në Byronë Politike, dy herë dorëheqjen nga posti i ministrit të Mbrojtjes, por dorëheqja e tij nuk ishte aprovuar.
Kë kishte propozuar si zëvendës të tij në postin e ministrit të Mbrojtjes? Ai shpjegonte se kishte propozuar si zëvendësues të tij në këtë post Petrit Dumen.
Thatë se kishte kërkuar dy herë dorëheqjen. Kur kishte ndodhur për herë të parë? Kërkesa e parë e dorëheqjes i takonte vitit 1972 dhe e kishte bërë këtë pasi mendonte se mund të ishte pengesë për ecjen e punëve në këtë dikaster, se kishte nivel të ulët të njohurive në përgatitjen ushtarake, sepse kishte mbaruar vetëm një kurs 1-vjeçar, kurse pjesa dërrmuese e kuadrove ushtarakë kishin mbaruar një apo edhe dy akademi.
Po për herë të dytë? Për herë të dytë Balluku kishte kërkuar të dorëhiqej nga detyra e ministrit të Mbrojtjes në vitin 1973, e këtë e kishte bërë pasi e kishte parë se nuk kishte mbështetje në Byronë Politike. Sipas tij, kjo e fundit mbështeste më shumë Petrit Dumen.
Ju ka treguar për kritika specifike nga Byroja Politike? Ish-ministri tha se kishte pasur raste kur ai ishte kritikuar nga Byroja Politike edhe për të meta e dobësi që nuk vareshin nga ai, detyra që nuk kryheshin nga Petrit Dume e kuadro të tjerë të lënë në dikaster apo dhe në reparte ushtarake.
Doja të dija zoti Martiro, si nisi situata e analizave kritike që ndodhi nga lart mbi Ministrinë e Mbrojtjes së drejtuar nga Beqir Balluku. Ju ka rrëfyer gjë rreth këtij problemi të shumëdiskutuar? Në Ministrinë e Mbrojtjes ishte shtruar për diskutim çështja e metodës së punës, problemi i strukturës së dikasterit dhe probleme të tjera. Por kuadrot kryesorë, ministri dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, nuk kishin të njëjtin mendim për këto probleme. Midis tyre kishte grindje dhe kuadrot në ministri ishin ndarë në dy pjesë, ata që mbështesnin Beqir Ballukun dhe të tjerë që mbështesnin Petrit Dumen. Për këtë çështje, pra për mendimet e ndryshme që kishin udhëheqja e ministrisë për organizimin dhe strukturën e ushtrisë, Drejtoria Politike e Ushtrisë vuri në dijeni KQ të PPSH-së.
Pra ky ishte dokumenti që shkaktoi zemëratën apo ciklonin e hierarkisë së lartë politike? Ky dokument i Drejtorisë Politike të Ushtrisë u bë shkak që kreu i PPSH-së dhe Këshillit të Mbrojtjes të dërgojë për të analizuar dhe zgjidhur këtë problem në Ministrinë e Mbrojtjes, Mehmet Shehun dhe Hysni Kapon.
Dhe? Të deleguarit organizuan një mbledhje me Beqir Ballukun, Petrit Dumen dhe Hito Cakon, në të cilën nuk u zgjidh asgjë, veç vazhduan grindjet me tone të larta mes Ballukut dhe Dumes.
Kur u bë ky takim? Mbledhja e Mehmet Shehut e Hysni Kapos, me Beqir Ballukun, Petrit Dumen e Hito Çakon, u bë më 15 qershor 1974.
Sipas deponimeve të Beqir Ballukut, duke parë se diskutimet e çështjeve ishin në anën e Petrit Dumes, ky i fundit, duke dashur t'i jepte një goditje përfundimtare eprorit të tij, në prezencë të Mehmet Shehut dhe Hysni Kapos kishte thënë se divergjencat e tyre nuk kishin të bënin me metodën e punës, as me çështjet organizative, por ishin më të mëdha e më të thella, pasi kishin të bënin me vijën ushtarake të partisë në ushtri, me parimet e mbrojtjes së vendit dhe me konceptet për këto çështje.
Si e shpjegonte Balluku, tashmë që ishte në qeli i kryqëzuar për pushkatim? Sipas Beqir Ballukut, vartësit e tij, Petrit Dume dhe Hito Cako kishin përmendur materialin e përgatitur nën drejtimin e tij, që binte në kundërshtim me Tezat e Këshillit të Mbrojtjes, me të cilin ata nuk ishin dakord. Beqiri deponon se tepër i revoltuar i tha: "E nxore kokën, gjarpër", dhe kishte përplasur dorën në tavolinë. Petrit Dume dhe Hito Cako i thanë Mehmetit dhe Hysniut se ata nuk kishin marrë pjesë dhe as dinin gjë për përgatitjen e atij materiali.
Çfarë kishin bërë Mehmeti dhe Hysniu pas kësaj ndodhie? Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo i kërkuan Beqirit materialin që kishte përgatitur. Ai e nxori dhe ua dha kopjen që kishte në kasafortë.
Pas kësaj është thirrur në Byronë Politike Balluku? Në fillim të muajit korrik, 2-3 korrik 1974, Beqir Balluku thirret në analizë me Byronë Politike, ku i bëhet një gjyq i ashpër, me paragjykimin e tradhtarit, komplotistit.
Enver Hoxha, në këtë mbledhje midis të tjerave thotë:
"Unë mendoj se nuk është aspak ajo që mendon Beqiri, se janë stili dhe metoda e punës ato që pengojnë të shkojnë mirë punët në Ministrinë e Mbrojtjes. Siç e dimë, Beqiri ka pasur me kohë mendime të gabuara, por në këto mendime ai ka bërë evolucion në kokë, me vijën e Partisë… Ai kurdoherë ka dashur të dobësojë unitetin e Partisë, pastaj ta shpartallojë, në radhë të parë Udhëheqjen e saj. Ti Beqir, ke pasur një qëllim: të vije në opozicion me mua Mehmetin dhe në Byronë Politike të krijoheshin tarafe. Ti shoku Beqir, si karakter je hipokrit, nga sa duket je dhe intrigant… Beqiri ka punuar prej disa vjetësh me radhë për një vijë të re në ushtri, që ai e ka përpunuar në forma të dënueshme, ilegale, fshehur nga Udhëheqja e Partisë, nga Byroja Politike dhe Këshilli i Mbrojtjes. Veprimtaria e Beqirit ka pasur dy qëllime. Qëllimi i parë, të krijonte përçarje në Udhëheqje, të realizonte dobësimin e saj; qëllimi i dytë, të arrinte të dobësonte ushtrinë. Dy drejtime nga më kryesoret që synon të realizojë armiku. Të dyja këto qëllime janë armiqësore…
Unë jam dakord me propozimin e shokëve, që, shoku Beqir nuk mund të jetë më anëtar i Byrosë Politike, as anëtar i Këshillit të Mbrojtjes, as zëvendëskryeministër, as ministër i Mbrojtjes, për arsye se veprimtaria e tij është shumë e rëndë."
Enver Hoxha në Byronë Politike: Të shkarkohet Balluku Unë mendoj se nuk është aspak ajo që mendon Beqiri, se janë
stili dhe metoda e punës ato që pengojnë të shkojnë mirë punët në Ministrinë e Mbrojtjes. Siç e dimë, Beqiri ka pasur me kohë mendime të gabuara, por në këto mendime ai ka bërë evolucion në kokë, me vijën e Partisë… Ai kurdoherë ka dashur të dobësojë unitetin e Partisë, pastaj ta shpartallojë, në radhë të parë Udhëheqjen e saj. Ti Beqir, ke pasur një qëllim: të vije në opozicion me mua Mehmetin dhe në Byronë Politike të krijoheshin tarafe. Ti shoku Beqir, si karakter je hipokrit, nga sa duket je dhe intrigant… Beqiri ka punuar prej disa vjetësh me radhë për një vijë të re në ushtri, që ai e ka përpunuar në forma të dënueshme, ilegale, fshehur nga Udhëheqja e Partisë, nga Byroja Politike dhe Këshilli i Mbrojtjes. Veprimtaria e Beqirit ka pasur dy qëllime. Qëllimi i parë, të krijonte përçarje në Udhëheqje, të realizonte dobësimin e saj; qëllimi i dytë, të arrinte të dobësonte ushtrinë. Dy drejtime nga më kryesoret që synon të realizojë armiku. Të dyja këto qëllime janë armiqësore…

Petrit Dume kishte shitur eprorin e tij Balluku Nga deponimet e Beqir Ballukut, Petrit Dumes, apo të ushtar
akëve të tjerë të arrestuar, rezultonte se në Ministrinë e Mbrojtjes kishte pasur grindje e mosmarrëveshje mes ministrit Balluku dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Petrit Dumes.
Këto mosmarrëveshje kishin të bënin me probleme të ndryshme ushtarake, si metoda e punës, kompetencat e kuadrove kryesorë, çështjet organizative, strukturore etj. Këto grindje ishin reflektuar edhe tek kuadro të tjerë të ushtrisë, që mbanin anën e njërit apo të tjetrit.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment