Saturday, April 27, 2013

SHBA: Kongresi amerikan shpreh pikëpamje e tij mbi Kosovën



BEQIR SINA, New York
 
 
 
"Kosova dhe Serbia - një shtegë për paqen"!
 
 
 
UASHINGTON -   Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA, dje u mbajtë një seancë dëgjimi me temë "Kosova dhe Serbia - një shtegë për paqen". Faqja e internetit e Dhomës së Komisionit për Punë të Jashtme - House Committee on Foreign Affairs" thotë se në këtë seancë dëgjimore, e cila u mbajtë për situatën në Ballkan të martën në Komitetin e Kongresit Amerikan për Punë të Jashtme, përfshiu pikëpamjet të ndryshme të kongresmenve, përfaqësuesve të qeverisë amerikane dhe ekspertëve të Ballkanit, mbi Kosovën.

   Pikëpamjet e tyre varionin nga pozicioni që po mbanë Serbia, me mos njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kundërshtimin e saj, që ka filluar prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, pavarësi kjo e njohur tashmë nga 92 vende përfshirë Shtetet e Bashkuara. Shumica e folësve ishin të mendimit se Beogradi është i vetmi përgjegjës për zhvillimet e fundit në idenë e saj për ndarjen e Kosovës. Folësit shprehen pikpamjet e tyre se" Dialogu mes dy vendeve është më e mira e mundshme dhe e vetmja zgjidhje e qëndrueshme, e cila duhet të përfundoi në një qëndrim të përbashkët, pra se dialogu është rruga e vetme drejt zgjidhje përfundimtare në veri dhe se duhet të vazhdoi".
Jonathan Moore i Departamentit amerikan të Shtetit ka paraqitur pozicionin të administratës amerikane mbi Kosovën.
 
   Në dy orë seancë dëgjimore e quajtur "Kosova dhe Serbia: Një Shteg për Paqe", janë paraqitur në dy panle dëgjimore qëndrimet e disa anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme, Departamentit të Shtetit dhe përfaqësuesve të organizatave  jo-qeveritare, ekspertëve të çështjeve Ballkanike, ndërsa qëndrimet serbe u prezantua nga analisti Obrad Kesiç në Uashington.
 
    Folësit kryesorë ishin përfaqësuesi i qeverisë amerikane z. Jonathan Moore drejtor nga Zyra për Çështje të Jugut të Evropës dhe Qendrore, Byroja e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, në Departamentin Amerikan i Shtetit, zonja Shirley Cloyes DioGuardi Këshilltare e Çështjeve Ballkanike Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, z. Roland Gjoni, JD, LLM ( Këshilltar i Lartë Ligjor dhe Politikave për Komuna Efektive në Kosovë), z. Robert A. Churcher ( Drejtor nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave në Prishtinë), dhe Daniel Serwer, Ph.D. nga Shkolla e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare Johns Hopkins University.Të ftuarit e tjerë të ftuar në seancën e Kongresit të përfshinë dhe Obrad Kesiç, aktivist serb dhe analist nga Uashingtoni.
 
Kryetari i Nënkomisionit për Evropën dhe Euroazinë, kongresmeni republikan i Kalifornisë Dana Rohrabacher dhe kolegu i tij të partisë republikane nga Texasi Ted Poe, udhëhoqën seancën dëgjimore, dhe fillimisht i kërkuan përfaqësuesit të administratës Obama, zotiti Jonathan Moore për të sqaruar qëndrimet e administratës dhe veprimet e ardhshme në lidhje me Serbinë dhe Kosovën.
 
Rohrabacher, ishte i interesuar veçanërisht në njërin nga paragrafet e marrëveshjes së javës së kaluar në Bruksel, ku thuhet se "forcat e sigurisë të Kosovës janë të ndaluar të hyjnë në pjesën veriore të Kosovës(pjesë e Mitrovicës në veri kontrolluar nga serbët), dhe ai mori konfirmimin se marrëveshja me të vërtetë e ofron këtë."
 
Kongresmeni i Californis, i cili ka mbështetur vazhdimisht dhe fuqimisht pavarësinë e Kosovës, tha në deklaratën e tij të hapjes se ai kishte mbështetur Kosovën, për shkak të "parimit të vullnetiti të çdo populli për vetëvendosje", çka është edhe një ndër pikat kryesore të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA", tha ai.
 
Duke folur për zgjidhjen e çështjes së veriut të  Kosovës, Përfaqësuesi nga Kalifornia në Kongresin amerikan republikani Dana Rohrabacher, i cili është dalluar si një nga përkrahësit më të fuqishëm i pavarësisë së Kosovës, ripërsëriti qendrimet e tija të mëparshme për ndarjen e veriut të Kosovës në shkëmbim teritoresh.
 
"Ne e kemi njohur pavarësinë e Kosovës si njerëz që jetojnë atje dhe që nuk duan të jetojnë nën Serbi dhe ndonjë gjë më tepër, dhe tani ne kemi serbët e veriut të Kosovës të cilët natyrisht nuk duan të jenë pjesë e Kosovës," vuri në dukje Rohrabacher.
 
   Ai tha se serbët e veriut të Kosovës duhet të bëhen pjesë e Serbisë, ndërsa shqiptarët etnikë në Luginën e Preshevës, nga Serbia jugore, duhet të jenë pjesë e Kosovës" mendon ai.
 
 
Poe, i cili është kryetar i Grupit Parlamentar serb në Kongres, përgëzoi marrëveshjen e javës së kaluar në Bruksel, duke e cilësuar atë si një fillim të mirë, dhe duke u bërë thirrje liderëve europianë të miratojnë fillimin e bisedimeve të pranimit të Serbisë në BE.
 
Poe theksoi se "të drejtat e njeriut të serbëve në Kosovë janë duke u shkelur, duke shtuar se mbi 150 kishat dhe varrezat serbe kishin qenë shkatërruar" sipas tij.
 
Ai gjithashtu kërkoi nga përfaqësuesi i qeverisë Amerikane, zoti Moor, të flasë rreth të dhënave të Departamentit të Shtetit në lidhje me zhvillimin e hetimeve në shtëpinë e Verdhë dhe trafikimit të organeve njerëzore, duke kërkuar nëse dikush deri tash ishte marrë në pyetje, ose nëse ishte në hetim, në një çështje ku ai vetë u përgjigjë se "nuk do të përfundojë kurrë" sipas tij.
 
Moore ka thënë se Departamenti i Shtetit ësht duke e ndjekur hetimin, duke shtuar se rezultatet mund të pritet vitin e ardhshëm.
 
Ndërkaq, sipas Zërit të Amerikës, seanca e djeshme u karakterizua nga vlerësime për marrëveshjen e arritur, por njëkohësisht nga shqetësimet për zbatimin e saj dhe mosbesimin se ajo nuk zgjidh problemet më të thella për të ardhmen e vendit.
 
Zëri i Amerikës, thotë se Drejtori për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit Jonathan Moore tha se marrëveshja përfshin zgjidhje të qëndrueshme për veriun e Kosovës, “brenda kuadrit ligjor dhe institucional të Kosovës me vetëqeverisje të gjerë lokale, në bazë të ligjeve të Kosovës”. Ai tha se SHBA nxit Kosovën dhe Serbinë t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet.
 
“Pavarësisht nga vështirësitë, kjo marrëveshje është mënyra më e mirë përpara. Pajtimi është synimi i Serbisë dhe Kosovës dhe jo ndarja, apo këmbimi i territoreve”.
 
Zyrtari i lartë theksoi qëndrimin amerikan se integrimi evropian është rruga më e mirë për Ballkanin. Zoti Moor tha se nuk bëhet fjalë që të ndryshohen kufijtë në bazë të ndarjeve etnike. Ky pohim ishte një reagim ndaj qëndrimit të shprehur në mënyrë të përsëritur nga kreu i nënkomisionit për Evropën dhe Eurazinë, republikanit nga Kalifornia Dana Rohrabacher, për këmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.
 
“Prandaj sovraniteti i autoriteteve kosovare është një fasadë, një iluzion që në të ardhmen do të dëmtojë të dyja palët. Thelbi i sovranitetit është kontrolli i forcave të sigurisë. Marrëveshja e vendos personelin e sigurisë dhe rendit nën komandën e Kosovës, megjithatë komandanti rajonal i Veriut do të jetë një serb vendas i emëruar nga qeveria e Kosovës, i zgjedhur nga një listë e paraqitur nga kryebashkiakë serbë”., ka thënë Moor, njofton Zëri i Amerikës.
 

Kurse, njoftime të tjera nga Uashingtoni, thonë se në senacën e djeshme dëgjimore e quajtur "Kosova dhe Serbia: Një Shteg për Paqe", çështja e barrikadave në veri të Kosovës shkaktoi një debat të ashpër, dhe zyrtari i Departamentit të Shtetit të SHBA, tha se barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe të ketë në të gjithë teritorin e Kosovës lëvizje të plotë e të lirë të qytetarëve të saj.
 
Moor tha se Beogradi zyrtar është ai që ka mbështetur serbët në Kosovën e veriut dhe barrikadat.
 
Ai tha se SHBA mbështesin fuqimisht BE për t'i hapur një shteg Serbisë, por se Serbia duhet më parë të pranojë realitetin e pavarësisë së Kosovës."E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në BE", theksoi përfaqësuesi i Administratës së Obamës, zoti Jonathan Moor  Drejtori për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit.
 

Ndërsa Shirley Cloyes DioGuardi, këshilltare për Ballkanin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, sipas Zërit të Amerikës, shprehu mosbesim për marrëveshjen duke e qujatur një rregullim të përkohshëm.
 
“Nuk është një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe efektive që do të sjellë paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon. Sipas mendimit tim, kjo do të ndodhë vetëm kur Serbia të njohë sovranitetin e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në institucionet ndërkonbëtare, kur t’i japë të drejta të barabarta shqiptarëve në Luginën e Preshevës – që të jenë të barabarta me të drejtat që gëzojnë serbët në Kosovë – të heqë dorë nga strukturat paralele në veri të Kosovës dhe të përqendrohet tek zhvillimi ekonomik dhe politik i Serbisë”.
 
Për analistin Daniel Serwer, marrëveshja është pozitive, por ai shtoi se nuk është e mjaftueshme, duke theksuar se duhet të ketë njohje dhe këmbim ambasadorësh. Ai gjithashtu iu rikthyer temës së këmbimit të territoreve.“Çdo diskutim për këmbim territori do të sillte destabilitet në Bosnje, Maqedoni dhe vetë Serbinë. Marrëveshja është pozitive por duhet bërë më shumë”:
 
 
Kritika të ashpra mbi politikën e Serbisë erdhën nga përfaqësuesia e Ohaios Jean Schmid dhe  Kongresmenit të New Yorkut Eliot Engel.
Ata thanë se Serbia ishte përgjegjëse për situatën në veri të Kosovës dhe se procesi i integrimit në BE duhet të ndalet deri sa kjo çështje është zgjidhur.
 

Përfaqësuesi në Kongresin Amerikan, Demokrati i Nju Jorkut, Eliot Engel, i cili është i njohur si një mbështetës dhe mik i shqiptarërve shprehu pikëpamjen e kundërt nga Rohrabacher dhe Ted Poe  .
 
Engel tha se ai nuk ishte në asnjë mënyrë dakord me ndryshimin e kufijve të Kosovës.
 
Eliot Engel Anëtar i Kongresit për New York-un që nga viti 1989, i cili aktualisht shërben si Kryetar i NënKomitetit të Çështjeve të Jashtme për Hemisferën Perëndimore në Dhomën e Përfaqësuesve, kryetar i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongres, gjithashtu theksoi se BE-ja duhet të ofrojë një rrugë të qartë evropiane për Kosovën dhe se ajo duhet të përfshihet në NATO. Engel përmendi faktin se "Sipas sondazhit ndërkombëtar prestigjoz Gallup International  , Kosova është vendi më pro-amerikan në Botë", theksoi Engel.

No comments: