Nga: FATOS VELIU
Si vijuan hetimet mbi Beqir Ballukun, gjatë kohës që po arrestoheshin armiqtë e radhës të Shqipërisë komuniste, për akuzat e sabotimit të ekonomisë socialiste.
*- Urdhri urgjent për Kristofor Martiron, që të zbulonte lidhjen organizative të kryegjeneralit të famshëm, me ekipin e akuzuar të Kiço Ngjelës.
*- Çfarë ka deklaruar nga qelia vetë Beqir Balluku, kur Martiro e pyeste për njohjet e tij personale me Kiço Ngjelën, Abdyl Këllezin dhe Koço Theodhosin.
*- Dëshmitë e Kristofor Martiros për bisedat intime që ka bërë në ato ditë para vdekjes me ministrin historik të Mbrojtjes, Beqir Ballukun.
*- Si bëhej hetimi i përditshëm i tij dhe trajtimi special në orët e tjera, në qelinë misterioze të sofistikuar me rojet vigjilente, që i rrinin ngjitur me kafazin e tmerrshëm të qelisë.
*- Përse ai kërkonte me insistim hetuesin, kur Martiro vononte vizitën në dhomën e pyetjeve apo mendonte të shmangte hetimin e ditës.
*- Shakatë e tij me njeriun e fundit të jetës, me të cilin në dhomën e hetimit bisedonte për orë të tëra për jetën e tij private, dhe amanetet e veçanta që kishte merak pas vdekjes.
*- Kush janë thëniet e Beqir Ballukut për natyrën e Enver Hoxhës, të cilin e kishte njohur që në orët e para të luftës, kur takoheshin si miq të dashur në bazat e celulave komuniste.
*- Përse ai nuk kishte asnjë shpresë te falja e jetës nga ishshoku dhe miku i tij i vjetër Enver Hoxha, kur Martiro i jepte kurajë se mund të ndodhte dhe mrekullia.
Zoti Martiro, le të vijojmë te momenti i arrestimit të grupit të radhës së asaj kohe në ekonomi, me Kiço Ngjelën, Abdyl Këllezin, Koço Theodhosin etj., ndërsa ju bënit hetimin e Beqir Ballukut. Me sa di, juve keni qenë edhe hetuesi i Kiço Ngjelës, madje me sa më keni treguar në fillim të këtij cikli intervistash, ju është dhënë dhe një pistë hetimi për funksionimin e të dyja këtyre grupeve në mënyrë të koordinuar. Fjalën e kam te hetimi mbi lidhjet e mundshme të gjeneralëve të arrestuar me të akuzuarit për sabotim në ekonomi. Pra si është e vërteta?
Plenumet VII dhe VIII të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë që zhvilluan punimet përkatësisht në maj dhe tetor të vitit 1975, dënuan dhe arrestuan Abdyl Këllezin, Koço Theodhosin dhe Kiço Ngjelën, duke i akuzuar "për veprimtari armiqësore e sabotuese në organizimin shtetëror dhe ekonomi".
Ndërkohë, vijonin hetimet mbi ushtarakët e lartë për veprimtari armiqësore?
Pikërisht. Në këtë periudhë vazhdonin hetimet për grupin e ushtarakëve të lartë - për të kemi folur gjithë këto ditë - dhe ashtu siç e thatë dhe ju, që unë jua kam thënë edhe në fillim të këtij cikli botimesh, ne si ekip hetimor ndaj ushtarakëve u orientuam që të zhvillonim hetime me të pandehurit, pra me ushtarakët, për lidhjet e tyre me këtë grup armiqësor në ekonomi.
Kush ishte literatura politike ku juve morët mbështetjen për këtë lloj piste hetimi?
Në materialet e partisë bëhej fjalë për një lidhje midis tyre kundër partisë dhe pushtetit popullor. Flitej për veprimtari të përbashkët armiqësore edhe me atë të fushës ideologjike dhe kulturore, dënuar në Plenumin IV të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.
E ku konsistonte kjo veprimtari e përbashkët e tyre sipas materialeve që ju cituat?
Sipas materialeve të partisë, përveç të tjerave, veprimtari e përbashkët e tyre ishte në pikëpamjet e veprimet liberale-oportuniste, shuarjen e luftës së klasave dhe veprimet antiparti.
Çfarë ju ka thënë Beqir Balluku teksa ju filluat pyetjet hetimore për këtë çështje?
I pyetur për marrëdhëniet e tij me të pandehurit e sipërpërmendur, Beqir Balluku tha se të gjithë këta persona i njihte, ishin anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Byrosë Politike dhe të qeverisë. Ai shpjegoi se, përveç marrëdhënieve të punës me ta, nuk kishte asgjë tjetër. Theksoi se Abdyl Këllezin dhe familjen e tij i njihte si tiranas, që ishin lidhur me luftën antifashiste. Me Abdylin kishte pasur marrëdhënie më shumë se me të tjerët, kur ai ishte në Komisionin e Planit të Shtetit që lidhej me furnizimin e ushtrisë.
A u provua zoti Martiro, akuza e re për të cilën juve operuat në hetim, pas arrestimit të radhës së njerëzve të njohur dhe figurave të larta të ekonomisë shqiptare të atyre viteve?
Dëgjo këtu. Gjatë procesit hetimor nuk u provua në asnjë rast ekzistenca e ndonjë veprimtarie armiqësore të përbashkët kundër partisë dhe pushtetit popullor siç po akuzoheshin.
Sa vijoi hetimi ndaj ushtarakëve të lartë apo vetë Beqir Ballukut, të cilin e kishit pikërisht juve si të pandehur?
Hetimi për ushtarakët e lartë të akuzuar për "puç" e "komplot" zgjati gati një vit.
Dua sinqerisht ta di nga ju, të paktën sot që kanë kaluar vite e vite të tëra?
Të flas me bindje dhe përgjegjësi absolute, se hetimet mbi Beqir Ballukun u zhvilluan në mënyrë korrekte, sipas udhëzimeve të dhëna nga udhëheqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Marrëdhëniet e mia me të pandehurin Beqir Balluku kanë qenë krejt normale, ndërsa komunikimi, korrekt dhe njerëzor.
Keni pasur biseda të lira me Ballukun?
Përveç kohës së hetimit, me Beqirin kam pasur edhe biseda të lira, jashtë sferës së hetimit, shpesh kemi bërë edhe shaka, se ai ishte njeri me humor.
Sa zgjasnin këto seancat pyetësore që ju bënit me të?
Seancat e pyetje-përgjigjeve zgjasnin disa orë, por asnjëherë të zgjatura dhe në orët e natës. I pandehuri Balluku pyetej ditën, zakonisht nga ora tetë, nëntë e paradites deri në afërsi të mesditës. Kishte edhe raste kur na duhej të shkonim të pyesnim edhe pasdite, por e theksoj, asnjëherë natën. Për të kryer hetime, siç thashë më lart në këto orë, kishim porosi edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, që në fakt ishte drejtues i grupit të hetimit.
Ka pasur në ndonjë rast presion?
Ju fola edhe më lart, se Beqirit nuk i është bërë asnjë presion, fizik apo psikologjik, madje as edhe ndonjë ofendim për të ulur personalitetin e tij. Nuk bëheshin hetime të zgjatura e të tejzgjatura me qëllime presioni, lodhjeje, degradimi.
Po më thoni se trajtohej disi ndryshe nga të tjerët?
Hetimet ishin normale dhe trajtimi i tyre nuk ishte si ai i të burgosurve të tjerë. Nuk kisha para meje një të pandehur të rëndomtë, me vese të ulëta apo kriminel, por një babaxhan, me reputacion të madh, njeri korrekt e që gjatë procesit nuk mundohej të mashtronte.
Çfarë synonit në të shumtën e pyetjeve tuaja, zoti Martiro?
Hetimi synonte kryesisht të qartësonte anën subjektive, për veprimet dhe mosveprimet për të cilat akuzohej. Duhej të dilte nëse kishim të bënim me veprime të ndërgjegjshme armiqësore kundër pushtetit popullor apo joarmiqësore, mendime të ndryshme për të përmirësuar drejtimin e ushtrisë, apo me të meta dhe dobësi që cenonin ligjin. Ishte bërë e ditur se "Antitezat" ishin përgatitur nën drejtimin e Beqir Ballukut, dhe ato ishin në kundërshtim me Tezat e Këshillit të Mbrojtjes, por tani çështja shtrohej se cili ishte qëllimi i përgatitjes së këtij materiali. Duhej të mësohej se, qëllimi ishte për të përmirësuar e zhvilluar çështjen e mbrojtjes së vendit, apo synonin sabotimin e Tezave të Këshillit të Mbrojtjes, të zhvillonte punë armiqësore.
Gjithsesi, për shembull një fakt nga sa akuzohej qëndronte, pasi në të vërtetë ishte futur literaturë e huaj në ushtri, apo jo?
Që ishte përkthyer literaturë e huaj dhe që kishte hyrë në ushtri, kjo dihej, por duhej provuar në ishte ky një diversion ideologjik, pra një punë armiqësore, apo kështu synohej njohja e ushtrive të huaja, për t'iu kundërvënë atyre në rast agresioni. Ishte evident fakti se kishte të meta dhe dobësi në ushtri, por duhej provuar nëse këto ishin bërë për qëllime armiqësore apo jo.
Beqiri në të vërtetë, nuk ka pranuar asnjëherë fajësi nga sa akuzohej?
Për të gjitha këto i pandehuri Beqir Balluku kishte dhënë shpjegimet e tij, ku nuk ka pranuar asnjëherë që të ketë zhvilluar veprimtari armiqësore.
Ka qenë i njohur dikur fakti i imponimit për firmosje ndaj të pandehurve. Ka ekzistuar me Beqirin?
Atij nuk i është imponuar në asnjë rast të pranojë të firmosë procesverbalet hetimore në kundërshtim me thëniet e tij. Gjatë një viti hetuesi ndaj tij, e njoha mirë Beqir Ballukun, karakterin e tij.
Si e njohe?
Ai gjatë gjithë procesit ishte njeri korrekt dhe i besueshëm. Pranonte me bindje gabimet, bile edhe fajet. Pranonte që me veprimet e tij, dobësitë e tij, i kishte sjellë dëm punës së partisë në Ministrinë e Mbrojtjes, por që nuk i kishte shkuar asnjëherë në mendje të kryente punë armiqësore kundër partisë dhe atdheut. Qëndrimi i tij në hetuesi ishte mjaft korrekt, nuk ankohej për asgjë, nuk e lëshoi veten të bëhej qaraman.
Kishte çiltërsi?
Edhe pse ishte në kushtet e një të pandehuri, ai diti të ishte gjithnjë njeri i çiltër dhe i muhabetit. Marrëdhëniet tona kanë qenë shumë të mira, aq sa kur ndonjëherë mungoja, më kërkonte me ngulm, donte të komunikonte me mua, se e ndjente të nevojshme këtë.
Pse ndodhte kjo?
Kjo ndodhte pasi ai nuk mund të komunikonte me njeri tjetër përveç hetuesit. Gjatë bisedave tona të lira, më ka folur për jetën e tij para luftës, gjatë saj dhe pas çlirimit të vendit.
A fliste për çështje personale?
Po, po, me raportet që kishim ndërtuar bashkë, ai fliste me mua edhe për çështje personale. Ai kishte shumë humor, të bënte për të qeshur dhe madje nuk nguronte të qeshte edhe vetë me batutat që thoshte herë pas here.
Jam kurioz nëse e keni pyetur për kohën kur ka qenë Kryetar i Njësiteve Guerile të Tiranës, ku ju keni qenë pjesëtar i celulave të para që në kohën që keni qenë fëmijë?
E kam pyetur për kohën e luftës, për veprimet e njësitit gueril të Tiranës, ku ai kishte qenë përgjegjës. Më fliste për të gjitha, por kurrë nuk e mburrte veten. Njëherë më tha se ishte trembur gjatë përmbushjes së detyrës, por më pas e kishte marrë veten dhe e kishte realizuar atë.
Ju ka treguar për ndonjë nga aksionet e shumëpërfolura të asaj kohe, ku është njohur si një nga njerëzit më të aftë të organizimeve të tyre?
Më ka treguar për një nga operacionet më në zë të asaj kohe, atë të arratisjes nga Burgu i Tiranës të mjaft komunistëve dhe antifashistëve, si dhe shkakun se pse nuk mundën të arratiseshin të gjithë.
Po ai vetë, ju ka pyetur për jetën tuaj ilegale në njësitet në të cilat ka drejtuar në kohën e luftës?
Edhe Beqiri më ka pyetur rreth jetës sime. I tregova se isha vendosur familjarisht në Tiranë në vitin 1940 dhe që në moshën 16-vjeçare isha pjesëtar i një celule të rinisë komuniste dhe përgjegjës kisha Orhan Avdinë.
Çfarë ju ka thënë pas kësaj?
Atij iu bë shumë qejfi kur i thashë emrin e përgjegjësit të celulës ku bëja pjesë. "E kam njohur Orhanin. Ishte një shok trim dhe i devotshëm", - më tha Beqiri. Me të pandehurin na lidhte lufta kundër fashizmit, pra ndjenjat e pastra të asaj kohe. Beqiri më ka thënë se ishte njohur me Enverin gjatë kohës së luftës, kur ai qëndronte në Tiranë.
E çfarë ju ka thënë personalisht për Enver Hoxhën?
Beqiri shprehte konsideratë dhe respekt për udhëheqjen e partisë. Ai më ka thënë se kur ka banuar në shtëpinë e Maçëve, në rrugën e Varrit të Bamit (sot rruga "Qemal Stafa"), kjo shtëpi ishte kthyer në bazë të luftës antifashiste dhe aty shpesh vinin për t'u strehuar si ilegalë edhe Enver Hoxha dhe shokë të tjerë. "Ata bënin shpesh shaka me nënën time", - shprehej Beqiri.
Pra kishte respekt për Enver Hoxhën?
Ish-ministri edhe në gjendjen që ishte e ruante respektin për Enver Hoxhën. Edhe kur e internuan në Roskovec, pasi e përjashtuan nga Byroja Politike dhe partia, kur hyri në shtëpinë ku ishte caktuar të rrinte, mbante në dorë portretin e Enver Hoxhës. Kjo nuk ishte shtirje, pasi ai nuk e njihte shtirjen.
Ishte i bindur se do ekzekutohej?
Një herë gjatë bisedës, i thashë Beqirit se për të do të mendonte partia dhe udhëheqja. Më pa drejt e në sy, tundi kokën lehtë dhe m'u përgjigj: "Jo, jo, nuk të fal i madhi. Nuk të fal ai". I thashë se po të donte t'i shkruante të madhit, mund t'i jepja letër dhe zarf, dhe e siguroja se letra do të mbërrinte në dorën e tij. "Jo, jo. Nuk kam për të shkruar. Nuk kam gjë për të thënë. Ato që kisha për të thënë i thashë në Byronë e Partisë", - më tha gjithë seriozitet.
Po është folur se që nga burgu ka dashur apo ka bërë një letër për Enver Hoxhën. Nuk qëndron kjo thashethemnajë?
Ato që shkruhen në një të përditshme, se Beqir Balluku nga burgu i ka bërë një letër Enver Hoxhës, apo që ka kërkuar të takojë Enver Hoxhën për probleme të rëndësishme, janë thjesht gënjeshtra, mashtrime.
Ju nuk e kishit takuar personalisht para hetimit më keni thënë?
Përpara dënimit të tij nga partia, nuk e kisha takuar në asnjë rast nga afër ministrin e Mbrojtjes, Beqir Balluku. Me të kam pasur një bisedë telefonike kur punoja në Korçë me detyrë nënkryetar i Degës së Punëve të Brendshme, kjo për një ngjarje të një vajze. Ju kam shpjeguar nga intervistat e kaluara se ishte fjala për një oficer të ri që ishte arrestuar, por ky kishte marrëdhënie me një vajzë nga qyteti i Korçës, të cilën e kishte lënë edhe shtatzënë. Vajza vjen dhe kërkon ndihmë në organet tona, pasi nuk e pranonin në shtëpi. Në të vërtetë, unë nuk kisha se si ta ndihmoja, sepse hetimi i tij varej nga Prokuroria Ushtarake. Megjithatë, i sugjerova se mund të shkonte të takonte drejtuesit e ushtrisë, ndoshta dhe ministrin e Mbrojtjes, pra Beqirin. Ajo kështu bëri. U nis për në Tiranë, ku takoi dhe ministrin, i cili e kishte pritur mirë. Një ditë, ndërsa qëndroja në zyrë, bie telefoni. Centralistja më thotë të lidhesha me ministrin e Mbrojtjes. Pasi u prezantova, prita se ç'do të më thoshte ai nga ana tjetër e receptorit telefonik. Beqiri pas pak më tha: "Ka ardhur një vajzë tek unë, nga Korça, për një problem që jeni në dijeni edhe ju. Po, ndihmojeni atë vajzë". Iu përgjigja se do të mundoheshim ta bënim një gjë të tillë. Dihej, se atëherë ishte Beqir Balluku, anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Mbrojtjes, dhe porosinë e tij do ta çoja deri në fund. Pas disa ditësh takova dhe vajzën, e cila kishte mbetur e befasuar nga pritja që i kishte bërë një personalitet si Beqiri. Pra, vajzës iu dha ndihma, e stabilizuam në një shtëpi dhe pas daljes së të shoqit nga burgu ata u bashkuan. Ia kujtova në një bisedë të lirë Beqirit këtë ngjarje, e ai më tha se e mbante mend shumë mirë.
Martiro: Para hetimit kisha folur vetëm një herë me Ballukun

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment