Nga: FATOS VELIU
Zoti Martiro. Le të vijojmë më tej sërish me ato çka ju keni biseduar me Beqir Ballukun, qoftë në linjë konfidenciale dhe qoftë në atë zyrtare, në lidhje me Tezat e Këshillit të Mbrojtjes dhe "Antitezat" e Ballukut, për të cilat e kishte kryqëzuar Enver Hoxha. Pra, si kanë vijuar rrëfimet apo deklaratat e tij në atë periudhë 11-mujore të qëndrimit të tij në qeli, teksa priste gjakftohtë momentin kur do të ekzekutohej tragjikisht?
Sipas materialit të Këshillit të Mbrojtjes, "Antitezat", ose siç u quajtën ndryshe "Materiali i Zi", përgatitur nga Beqir Balluku binin në kundërshtim me kriteret, parimet e Tezave të Këshillit të Mbrojtjes për realizimin e fitoreve në luftën popullore.
Ku konsistonte kjo divergjencë apo gabim? Bazë teorike e artit ushtarak për luftën popullore ishte mbrojtja pozicionale aktive, me qëllim mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë, asgjësimin e agresorëve superiorë nëpërmjet luftës popullore me dy shkallë, të shkallës së parë dhe në rast detyrimi, të shkallës së luftës partizane.
Që të na kuptojë dhe lexuesi zoti Martiro, pra që të ketë një ide të qartë mbi akuzat e Ballukut dhe pyetjet që përdornit mbi të gjatë hetimit 11-mujor para se të dilte në gjyq, doja të flisnim shumë më hollësisht dhe konkretisht, kush ishte shkalla e parë e asaj lufte që ishte ndërtuar në teori?
Në shkallën e parë mendohej luftë frontale e rregullt, duke realizuar të gjitha veprimet luftarake taktike-operative moderne dhe me të gjitha forcat e mjetet. Parashikohej që të mos i lihej armikut asnjë pëllëmbë tokë, asnjë shteg depërtimi. Nëse armiku arrinte të penetronte qoftë edhe në një sektor, forcat tona me anën e kundërsulmeve dhe kundërgoditjeve të fuqishme ta asgjësonin atë. Kësaj strategjie i përgjigjej, sipas Tezave të Këshillit të Mbrojtjes edhe struktura e ushtrisë, shpërndarja e saj në shumë pika hapjeje dhe fortifikimi i vendit.
Po faza e dytë? Nëse shihej se kishte dëme të mëdha në njerëz dhe teknike, do të bëhej tërheqja graduale për ruajtjen e tyre dhe do të kalohej në fazën e dytë të luftës, në aplikimin e luftës partizane në prapavijat e armikut. Kjo metodë lufte parashikonte goditjen e armikut për ta dobësuar, duke ia bërë jetën të padurueshme dhe pasi të krijohej raporti në favorin tonë, do të kalohej në kundërmësymjen vendimtare për të vendosur situatën e plotë.
Unë do të doja të dija se cili ishte në themel të materialit të "Antitezave"? Në themel të materialit të "Antitezave" ishte mbrojtja mobile, pra e lëvizshme, me front lufte në brezat e mbrojtjes, por njëkohësisht parashikonte edhe tërheqje e luftë në prapavijat e armikut, pra luftë partizane.
Pra, këtu qëndronte gjithë ai ngërçi që u konsiderua tradhti e lartë? Sipas këtij materiali, në pamundësi për t'u mbrojtur në vijën e parë, për të shpëtuar nga forcat e shumta të armikut, asgjësimin e plotë të forcave dhe teknikës ushtarake, duhet t'i tërhiqnim këto forca në thellësi të vendit, në brezin e mbrojtjes operative e strategjike dhe të luftonim në prapavijë të armikut, duke e goditur dhe sulmuar atë.
Çfarë depononte Balluku për këtë lloj devijimi, që mund ta quash nga teoria ushtarake e Këshillit të Mbrojtjes? Sipas deponimeve të Beqir Ballukut, atë e shqetësonte bregdeti i Semanit, ku nuk mund të organizohej mbrojtje që në buzën e ujit, në rast të një agresioni. Forcat e Armatosura dhe teknika luftarake mund të asgjësoheshin nga mjetet e shumta të armikut, që mund të zbarkonte me mjete amfibe dhe sulmeve me aviacion të tij. Sipas tij, në zonën fushore nuk mund të mbroheshim, ndaj forcat duhet të vendoseshim në zonën kodrinore të fortifikuar. Këto mendime e shqetësonin dhe e çuan në hartimin e atij materiali.
Doja të dija se çfarë ka pranuar konkretisht Beqir Balluku në procesin hetimor për problemin e antitezave? Pra, ka pranuar fajësi apo çfarë ka sqaruar nga sa akuzohej për atë lloj teorie? Gjatë procesit hetimor, Beqir Balluku pranonte se materiali i "Antitezave" atakonte Tezat e Këshillit të Mbrojtjes mbi Artin Ushtarak të Luftës Popullore. Këto ishin ide të kundërta për mbrojtjen, përplaseshin me to dhe mund të sillnin pasoja. Për analogji kjo përplasje ngjan me atë të dy vezëve, ku njëra do të thyhej. Ato ishin me pasoja dhe mund të krijonin tek kuadri ushtarak mendime të ndryshme për mbrojtjen e vendit dhe Artin Ushtarak.
Pra, pranonte se kishte ndjekur rrugë të gabuar? Beqiri thoshte se kishte ndjekur një rrugë të gabuar për përgatitjen e këtij materiali, duke u nisur nga mendimet dhe perceptimet e tij të gabuara për çështjen e mbrojtjes pozicionale-aktive, kryesisht në çështjet taktike, por për rrjedhojë u prekën edhe çështjet operative-strategjike.
Si shprehej konkretisht, kur e keni pyetur ju? "Unë për këtë, - deponoi Begiri - kam faj. Mendimet e mija të gabuara më vunë në kundërshtim me Tezat e Këshillit të Mbrojtjes. Frymëzues për këtë punë të keqe jam unë, ndaj dhe mbaj përgjegjësi, por mua nuk më ka shkuar asnjëherë në mendje të bëj punë armiqësore, t'u kundërvihem me ndërgjegje tezave të Këshillit të Mbrojtjes, t'i sabotoj ato me qëllim për të përmbysur me puç pushtetin popullor". Ai theksonte se preokupimi i vetëm i tij ka qënë mbrojtja e atdheut. "Gjithnjë kam menduar se e kryej mirë detyrën time ndaj atdheut, ndaj partisë".
Nga numri kaluar më folët për një përplasje që ka pasur Beqir Balluku më Petrit Dumen, kur nisën akuzat ndaj tij. E kam fjalën për momentin kur ai e konsideroi Beqir ballukun gjarpër. Jam kurioz shumë për këto momente, kur ata ishin bashkarisht në qeli më të njëjtat akuza, madje duke u konsideruar si grupazh në veprimtarinë që akuzoheshin, çfarë qëndrimi mbante ai për Dumen apo e fajësonte apo jo atë? Pyetjeve se a kishin marrë pjesë Petrit Dume dhe Hito Cako në hartimin e atij materiali, apo kanë pasur mendime të përbashkëta për përmbajtjen e tij, Beqiri iu përgjigj negativisht. Beqir Balluku deponoi se për përgatitjen e këtij materiali ishte marrë ai dhe vetëm ai. "Unë e krijova grupin e punës dhe dhashë udhëzime për përgatitjen e këtij materiali. Nuk u konsultova, as me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Petrit Dumen, as me Hito Çakon për krijimin dhe udhëzimet që i dhashë grupit për përgatitjen e materialit. Ata morën dijeni më vonë se një grup po punonte një material në zbërthim të vendimeve të Plenumit XII të KQ të PPSh-së. Ata u njohën edhe me disa fashikuj të materialit që po përgatitej nga grupi i punës. Madje, kanë bërë edhe shënimet e tyre mbi këta fashikuj, s'janë dakord me çështjet që shtroheshin në material, por vetëm kaq dhe nuk janë ulur për të diskutuar me mua", - u shpreh gjatë hetimeve Beqir Balluku.
Ju tha se ku mund të ishin shënimet e tyre në lidhje me materialin? Sipas tij, fashikujt me shënimet e Petrit Dumes dhe Hito Çakos duhet të ishin në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Kërkuat t'i vërtetonit deponimet e Beqirit? Për të vërtetuar deponimet e Beqir Ballukut kërkova në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjeta fashikujt e materialit që po përgatitej me shënimet e Petrit Dumes dhe Hito Çakos, ku ata shpreheshin se ishin dakord me shumë çështje që trajtoheshin në material lidhur me mbrojtjen e vendit.
Po Petriti vetë çfarë ka deklaruar? Në lidhje me materialin e "Antitezave", i pandehuri Petrit Dume midis të tjerave deponoi se "Beqir Balluku u prek që me daljen e Tezave të Këshillit të Mbrojtjes, që nuk mundi t'i bënte vetë. Ai filloi të fliste menjëherë për disa 'çështje teknike të materialit', të cilat ishin krejt pa rëndësi".
Pra, konkluzioni i deklaratës së tij? Sipas Petrit Dumes, ai ishte shprehur se Tezat e Këshillit të Mbrojtjes ishin shumë të gjata, me hollësi, e të tjera. "Në vitin 1971, Beqiri pa ditur gjë as unë dhe as Hito formoi një grup pune, i cili do të punonte nën drejtimin e tij, gjoja për të vënë në jetë mësimet e Enver Hoxhës dhe të plenumit. Unë e mora vesh vonë këtë fakt dhe nuk isha dakord me pikëpamjet e tij. Unë kam faj se nuk e bëra problem lart këtë çështje", - u shpreh Petrit Dume gjatë hetimit.
Po Hito Çako në çfarë pozicioni qëndroi në këtë akuzë? Thuajse në të njëjtën linjë me Petritin ishte edhe deponimi i Hito Çakos.
"Unë kam faj. Nuk e bëra mirë detyrën dhe kam përgjegjësi për këtë, megjithëse materialin e kam konsideruar si kundërvënie të Tezave të Këshillit të Mbrojtjes në shumë çështje dhe të mos mbyllej siç u mbyll po të mos ishim thirrur të tre në raport nga Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo. Mua më ka munguar vigjilenca e lartë dhe e rreptë ndaj pikëpamjeve të shtrembra, që paraqiten në këtë material. Beqiri e ka drejtuar drejtpërdrejt punën për përgatitjen e këtij materiali, e ka korrigjuar faqe më faqe. Ai i kishte të vetat konceptet, pikëpamjet që shtrohen në këtë material", - tha Hito Çako gjatë seancave të pyetjeve.
Zoti Martiro, dua të di saktësisht të paktën sot në lidhje me akuzat që bëheshin mbi Beqirin, Petritin dhe Hiton për bashkëpunim. Kam parasysh që jua bëj këtë pyetje për deponimet e kundërta që ata kanë dhënë, ndërkohë që Balluku i mori përsipër të gjitha. Pra, e vërtetuat dot juve akuzën për bashkëpunim? Gjatë procesit hetimor, nga deponimet e të pandehurve Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako dhe Rrahman Parllaku, si dhe të dëshmitarëve, përpiluesve të materialit të "Antitezave" nuk u vërtetua akuza se "Petrit Dume dhe Hito Çako ishin bashkëpunëtorë e bashkëkomplotistë me Beqir Ballukun në përgatitjen e materialit".
Përse akuzoheshin tjetër gjeneralët e arrestuar? Ushtarakët e arrestuar akuzoheshin për "sabotimin e direktivave të Enver Hoxhës për Shkollat e Lira Ushtarake".
Ku e kishte zanafillën kjo akuzë që ju po hetonit ndaj Ballukut? Rreth viteve 1970-1971, Hoxha hodhi idenë që kishte lëshuar Lenini në vitin 1921, për krijimin e Shkollave të Lira pranë ndërmarrjeve dhe qendrave të prodhimit nën parullën: "I gjithë populli ushtar".
Ju kuptova. Çfarë thoshte Balluku për këtë akuzë? I pyetur për këtë akuzë, i pandehuri Beqir Balluku deklaroi se për të vënë në zbatim këtë direktivë nga Shtabi i Përgjithshëm u bënë disa eksperimente, u hapën disa shkolla të lira pranë qendrave të punës, por sipas raportimeve po të Shtabit të Përgjithshëm nuk dhanë rezultate në përgatitjen e ushtrisë për mbrojtjen, prandaj edhe kuadrot e Shtabit e zvarritën aplikimin e tyre. "Për moszbatimin e tyre mbaj edhe unë përgjegjësi, por kurrsesi nuk kemi pasur synim moszbatimin e tyre. Unë u pajtova me mendimet e Shtabit të Përgjithshëm, se nuk duhej të kalonte ushtria në sistemin e Shkollave të Lira", - deponoi për këtë çështje Beqir Balluku.
Pra, ata akuzoheshin se nuk donin të shpërndanin ushtrinë në reparte të vogla, apo jo? Beqir Balluku dhe të pandehurit e tjerë akuzoheshin se kishin maninë e stërvitjeve të mëdha me trupa, duke lënë pas dore stërvitjet e vogla për kompaktësimin e reparteve të ushtrisë në tërësi.
E pranuan këtë akuzë ata? Ata nuk e pranuan këtë akuzë.
Si e justifikonin pengimin? Sipas Beqirit, stërvitjet e mëdha ishin bërë me miratim të Këshillit të Mbrojtjes dhe ishin vënë në zbatim tezat e këtij të fundit. Po ashtu, planifikimi i këtyre stërvitjeve ishte bërë nga Shtabi i Përgjithshëm dhe me zhvillimin e tyre ishte marrë kryesisht Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Petrit Dume dhe vartësit e tij. Madje, në konkluzionet e këtyre stërvitjeve kishin qënë edhe udhëheqës të PPSH-së dhe të shtetit dhe nuk ishin bërë asnjëherë vërejtje e tillë sipas akuzës.
Po deponimet e Ballukut në lidhje me rregulloret ushtarake? Rreth akuzës "për sabotimin e orientimit të Këshillit të Mbrojtjes për pastrimin e rregulloreve ushtarake nga pikëpamjet e ushtrive të huaja dhe përshtatjen e tyre sipas politikës ushtarake së PPSh-së, Tezave të Këshillit të Mbrojtjes" i pandehuri Beqir Balluku shpjegoi: "Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe daljen 'de fakto' nga Traktati i Varshavës, u morën disa masa për të futur në rregulloret ushtarake disa forma dhe koncepte të tjera për të mënjanuar metodat dhe konceptet e huazuara nga ushtria sovjetike. Me këtë punë u ngarkuan drejtoritë sipas profilit që të hartonin rregulloret e reja. Në fakt, u bë njëfarë pune. U bënë disa korrigjime të rregulloreve të vjetra, apo dhe të reja, por këto nuk u shkëputën nga prirjet e rregulloreve të vjetra, për këtë mbaj përgjegjësi edhe unë si ministër, por përgjegjësinë më të madhe e kanë drejtoritë e ministrisë dhe Shtabi i Përgjithshëm, që e kishte detyrë kryesore. Unë nuk jam udhëhequr asnjëherë nga mendimi që të mos pastroheshin rregulloret e vjetra, me influenca të ushtrive të huaja, për të sabotuar udhëzimet e Këshillit të Mbrojtjes".
HETUESI I BEQIR BALLUKUT Kristofor Martiro. Një prej kuadrove të spikatur të Sigurimit të Shtetit të periudhës komuniste, i cili do të bëhej viktimë e makinës shkatërruese të gjuetisë së shtrigave, të cilës i kishte shërbyer me idealizëm ekstrem duke besuar verbasi në propagandën politike për interesat e popullit dhe të atdheut. Ai është pikërisht personi, i cili në dhjetorin e vitit 1974 u mor që nga Korça ku kryente detyrën e nënkryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të atij rrethi, për të kaluar në grupin hetimor për të hetuar posaçërisht akuzën e veprimtarisë armiqësore të ministrit historik të Mbrojtjes së asaj kohe, Beqir Ballukun. E ndërsa për 11 muaj Kristofor Martiro u detyrua të punonte me nerva të tendosura për të formuluar dosjen e njeriut që njihej si atentatori i flaktë i kohës së luftës dhe shtetar shumë i lartë deri në atë periudhë, kur gjatë procesit nuk gjente asnjë element të tradhtisë që i kishte denoncuar Enver Hoxha. E megjithëse Beqir Balluku vetëm 11 muaj pas arrestimit do të shkonte para skuadrës së pushkatimit, për të cilën nuk kishte kurrfarë mëdyshje se nuk do shpëtonte nga Enver Hoxha, edhe vetë Kristofor Martiro do të bëhej viktimë e hetimit apo rolit të tij në këtë ekzekutim. Kjo do të ndodhte jo më shumë se gjashtë vjet pas ekzekutimit të gjeneralëve të lavdishëm të luftës, kur do të vinte në darën e gjuetisë vetë Mehmet Shehun me Kadri Hazbiun. Do të mjaftonte akuza e artikuluar nga Enver Hoxha, që e cilësonte Mehmet Shehun si kreun e grupit armiqësor edhe të ekipit të Beqir Ballukut, që të binte në pranga edhe vetë hetuesi i tij, Kristofor Martiro. Ishin kolegët e tij që do hynin në zyrën hijerëndë të godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për ta prangosur me akuzën banale që ka fshehur deklaratat e Beqir Ballukut, i cili paskish denoncuar si kryetar të grupit vetë Mehmet Shehun. Në këtë mënyrë Kristofor Martiro, pa marrë parasysh që ishte një nga pionierët e luftës Nacionalçlirimtare në të cilën kishte marrë pjesë që në moshën 15-vjeçare, pavarësisht se kishte qenë një nga kuadrot e devotshëm të vetë Ministrisë së Punëve të Brendshme, pavarësisht se kishte qenë hetues edhe i njeriut të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, Kiço Ngjelës, pavarësisht se kishte menaxhuar gjithë situatën e familjes së Mehmet Shehut pas vdekjes së kryeministrit, do të merrte mbi supe akuzën më të rëndë, e cila kishte rënduar edhe mbi të pandehurit e mëdhenj që ai vetë kishte hetuar. Kristofor Martiro, pra sipas akuzës politike të lëshuar pamëshirshëm mbi të, kishte bërë të mundur fshehjen e grupit të Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut, të cilët i kishte denoncuar gjatë hetimit vetë Beqir Balluku. Mosregjistrimi i kësaj dëshmie të Ballukut në procesverbalin e formuluar nga Martiro sipas asaj akuze, kishte shpëtuar poliagjentin më të rrezikshëm të historisë shqiptare, pra Mehmet Shehun. Kjo do të thoshte që Martiro nuk mund të dëgjohej më dhe as të pretendonte të bindte kënd se Balluku s'e kishte përmendur askurrë Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun.
Kështu, ish-pionieri i njësiteve guerile të kryeqytetit të drejtuara nga Balluku, ndërkohë që ishte rreshtuar në radhët e formacioneve partizane të Luftës Nacionalçlirimtare, ish-pjesëmarrës i luftës Nacionalçlirimtare që në moshën 15-vjeçare, ish-hetuesi i Beqir Ballukut e Kiço Ngjelës, ish-drejtuesi i strukturave qendrore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që kishte menaxhuar largimin dhe internimin e familjes së Mehmet Shehut pas vdekjes së tij, do të përfundonte mbrapa hekurave të qelive të sigurisë tepër të lartë, ku kishin qenë edhe të pandehurit që ai kishte hetuar. Nuk do ta kishte parë i gjallë ditën e lirisë jashtë burgut nëse nuk do të vinte viti '91, kur Kristofor Martiro do të lirohej me të dënuarit politikë, që kishte kërkuar Partia Demokratike e porsakrijuar.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment