ZEF PERGEGA
Keto dite mberriti ne e-mailin tim nje leter nga me te cuditshmet qe kam
marre qe prej 14 viteve qe jetoj ne Detroit te SHBA. Nuk marr shume letra,
percec shkembimeve urimesh ne raste festash e botimesh te librave te mi. Ne
kete rast nje miku im i vjeter ne Tirane, nder te tjera me shkruante: “He mo
per ke ta hedhim kete radhe mbasi koka na eshte bere dhallte?!
Kjo pytje, per voten e 23 qershorit, mu duk si nje lopate ne dheun e
lotit te lamtumires, per nje njeri qe ka kaluar ne jeten e pertejme. Mu kujtua
deklerata e Edit ne Shkoder, i cili pak
a shume tha se u bashkuam per te shkaterruar… Nuk tha se po bashkohemi, ose me mire
po e shqisim nga lekura e demokrateve Ilirin, per te ia ngjitur mishit tone te
vjeter, te largojme nga pushteti tajfunin Berisha dhe te krijojme nje tornedo
te re zhvillimi e drejtimi per Shqiperine. Aty ne ate bashkim pame edhe Tadicin,
ish presidentin e Serbise, i cili ishte kujdesur per veshjen, pa kollaro ne
ceremonine e ketij bashkimi ne Shkoder, pikerisht ne kete qytet qe nuk duron
asnje parti e asnje qeveri. Mu kujtua fotografia e shokut Enver me Miladinin,
pasi ishin kthyer nga nje beteje e forte me nacionalistat shqiptare, shpallur i
kishin tradhetare…kjo skene me ngjalli kujtimin e hidhur te miratimit te
kushtetutes shqiptare nga greku Janullatus.
Ne fakt, kur je me megrim te behet koka sa nje thes i fryre me nje lemsh
kujtimesh. Medja me rrihte tek pytja e mikut qe ende nuk i kam kthyer pergjigje
mbasi une kam 16 vjet qe nuk kam votuar shqip dhe e kam humb nocionin e votes
dhe efektin e saj. Nje dite po diskutohej per votimet ne Shqiperi. Televizionet
shqiptare kane vershuar edhe ketu ne Amerike si taborret kriminale te jenicereve
si 750 vjet me pare. Tani lajmi i ri eshte kapota e kthyer e lajmit te vjeter.
Na kane trubulluar aq shume sa po harrojme edhe betimin e qytetarit amerikan,
per ti sherbyer ketij shteti qe na strehoi, na dha lirine dhe te drejten e
jetes pa politike mashtrimi.
Ikja e Ilirit nuk eshte ndonje
kuje e madhe. Iku tek rrjedha e vet duke marre me vete 21 janarit dhe
pergjegjesine e gjakut te derdhur ne menyre te pafajshme. Ne kete rast PD-ja
shkon ne zgjedhje, jo me bluze te bardhe, por te pakten te lare nga kjo njolle
qe tronditi Shqiperine dhe demokracine. Shume nga politikanet, kryetar partishe
apo edhe vete Berisha foli me permallim per diasporen. Te krijohet pershtypja
se cdo gje do te rregullohet pertej 21 janarit dhe pas 23 qershorit. Pastaj
akademiket e diasporas me analizat e tyre po djersisin ne kete fushe te na
mbushin mendjen se per ke te votojme. Po ne me kushtetute nuk kemi te drejte te
votojme! Nuk e di nese keto i shohin ne Tirane, por fakti qe shoku im i vjeter i
gazetarise me pyeste se per ke duhej te votonin, tregon se keto jane perrala
dimri pa geshtenja te pjekura per ne. Pra politikane te te gjitha ngjyrave nuk
folen per nje ngjyre, qe eshte nder me te thekurat me nje shkelqim te paster
atdhetar ate te diaspores, duke lene shijen e hidhur pas si tymi i nje makine
te prishur. Ata as nuk e dinin se ne kushtetuten e Shqiperise, qe eshte sa nje
dacibao kineze ka nje nen qe quhet neni numer tete me disa detyrime qe ka
shteti ndaj trashegimise se vlerave kombetare e tradicionale te gjysmes se
popullsise se Shqiperise qe jeton ne mergim.
C’ VIGJERIMI I VOTES
Ne te djeshmen e afruar
Qe na ndjek
Me maske e thonj
Kutite e votimit
I patem pa goje…
Rrethuar me kurore dafine
Veshur me te kuqe
Me diktatorin ne nje gozhde
Varur ne mur
Jeten neper fjalime e shkruanim
Me bojen e rrezes
Vesen e barit e ngaterronim
Me yjet plot nur
E sotmja
Nen lekuren e se djeshmes
Te ardhmen na e djeg
Kutia e votimit
Me dhjetra goje laramane flet
Ngrihet miu i zi
Pas bishtit te rrepkes se kalbur
E piskat per karakter
Valluar me granata e kallashe
Arkat ne radhe me mitraloza
Vote mos vote me kacamidhe
Mbetsh e virgjer me keta baloza!
Nje i persekutur politik nga Korca me thoshte
nje dite ne Detroit kur i dhurova librin “Kallnori ne Detroi”, pasi lexoi kete
poezi te shkruar nga mendja ime: “Ministria e Puneve te Jashte te Shqiperise ka
nje personel prej 236 vete, nga te cilet kater jane demokrate…!” Syte jeshil te
saj jane nje nga tmerret e demokracise ne Shqiperi, nje teme kjo e perjashtuar
nga llogaridhenja ne parlamet dhe nga diskutimi mediatik.
Ngrihet akademiku i nderuar Rexhep
Qosja e thote se pa Berishen Shqiperia do te jete e qete, duke te kujtuar
cirrjet e sheshit te Tiranes “Nano ik!” Po ku te shkojne?! Te gjithe dime se
kulari ka lindur per qafen e kaut edhe nese kullon gjak! Po kur gjaku na pikon
ne vllajt e bukes ne kujtohemi te ngrihemi, te flasim, te demostrojme, pasi na
eshte fikur shpirti i revoltes. Dhe na ndizet delli i hakmarrjes!
Ne vitin 1997 ndoqa fushten e Leka Zogut per zgjedhjet parlamentare.
Salla e pallatit te kultures se qytetit Rreshen ishte e mbushur plot. Leka Zogu
me nje shqipe qe e fliste pak me zor sqaroi votuesit mirditor mbi te mirat qe u
sillte regjimi mbreteror, duke permendur miqte strategjike nga Arabia. Lale
Doda erdhi pak me vonese, por kur ai u ngrit te bente pytje as miza nuk levizi.
Ai tha: “Or djali i mbretit, baben tend e kemi patur mik. Po na i permnde do
miq nga Arabia, qe kurre nuk ua kemi pa hajrin vec sherrin pese shekullor, po
deshiroj me te pyet se ate te don Amerika?!” Leka tha: “Jo nuk me don…!” e lale
Doda ia ktheu: “pisk e paske punen…!”
dhe doli nga mbledhja.
Ndoshta
eshte heret ti kthej pergjigje mikut, duke shpresuar qe te jete letra e vetme
qe me vjen me kete teme dhe se ideologet trategjike e largpames edhe ketu ne
diaspore do ti japin pergjigje me dore ne zemer votuesve ne vendlindje.
No comments:
Post a Comment