Nga: FATOS VELIU
E ndërpremë intervistën e kaluar zoti Martiro për momentet dramatike të Shqipërisë komuniste të vitit 1975, kur ndërsa vijonte hetimi i ushtarakëve të lartë si armiq e tradhtarë të atdheut, filluan arrestimet e krerëve historikë të ekonomisë kombëtare. Pra, për të rikujtuar sadopak lexuesin, ishte momenti kur zyra qendrore e politikës komuniste kërkonte akuzën dhe bashkëveprimin e koordinimin e këtyre grupeve në të njëjtën veprimtari ndaj vendit?
Ju shpjegova nga intervista e kaluar, megjithatë mendoj se nuk përbën problem dhe një farë rikujtese për sa më ripyesni. Pra, ju shpjegova se Plenumi i 7-të i Komitetit Qendror të Partisë, i mbledhur në maj të vitit 1975, përjashtoi nga Komiteti Qendror dhe partia Abdyl Këllezin e Koço Theodhosin, duke i shkarkuar ata edhe nga të gjitha funksionet shtetërore e shoqërore.
Ai plenum kritikoi ashpër dhe Kiço Ngjelën, duke e akuzuar për arrogancë dhe veprime të dëmshme në sektorin e punës së tij.
Pas kësaj, Kiço Ngjela u shkarkua nga detyra e ministrit të Tregtisë. Plenumi i 8-të i KQ të Partisë, i mbledhur në tetor 1975, e përjashtoi Kiço Ngjelën nga KQ i Partisë.
Pas disa muajve të përjashtimit nga Byroja Politike dhe Komiteti Qendror i Partisë, Abdyl Këllezi, Kiço Theodhosi, Kiço Ngjela e Vasil Kati u arrestuan si armiq të partisë e të shtetit.
Në kohën që ky grup u zbulua dhe dënua, nga partia, vazhdonin hetimet për grupin e ushtarakëve të akuzuar për "puç" e "komplot".
Pas Kontrollit të Shtetit edhe në ndërmarrjet e tregtisë së jashtme, përveç Kiços, shumë drejtues e punonjës të tregtisë së jashtme u pushuan nga puna, u burgosën apo internuan.
Ju shpjegova se edhe për hetimin e grupit të "sabotatorëve në ekonomi dhe organizmin shtetëror", nga udhëheqja e Ministrisë, u caktuan po ata hetues që zhvilluan hetimet edhe me grupin e ushtarakëve të lartë të akuzuar për tradhti të lartë, "puç" e "komplot".
Elham Gjika u caktua për hetimin e Koço Theodhosit, Pirro Dauti për hetimin e Abdyl Këllezit dhe unë, Kristofor Martiro, për hetimin e Kiço Ngjelës e të Vasil Katit.
Qartë deri këtu, të cilën e thamë dhe ditën e djeshme. Ajo që doja të dija unë dhe mbarë lexuesit tanë është se përse akuzoheshin Kiço Ngjela e Vasil Kati? Sipas raporteve e fjalimeve të Enver Hoxhës, materialeve të Plenumeve të KQ të Partisë të shtatin e të tetin, Kiço Ngjela e Vasil Kati akuzoheshin për veprimtari armiqësore në bashkëpunim me Abdyl Këllezin e Koço Theodhosin, për sabotim në organizimin shtetëror dhe në ekonomi. Për lidhje me agjenturat e huaja; për dëme të mëdha në ekonomi; futjen e metodave decentralizuese-vetadministruese revizioniste e kapitaliste; për sabotimin e orientimeve të partisë në marrëdhëniet tregtare me Jugosllavinë; për kundërvënie të vijës së partisë, duke zhvilluar marrëdhënie tregtare me firma amerikane; për sabotimin e direktivave të partisë, për të çarë bllokadën imperialisto-revizioniste, me shitjen e mallrave në tregjet e Evropës, Azisë e Afrikës, jashtë blloqeve; për depozitimin e valutës jashtë shtetit në dobi të tyre; për veprimtari armiqësore në bashkëpunim me udhëheqësit kinezë. Për mbajtjen në ndërmarrjet e tregtisë së jashtme të disa kuadro të martuar me gra sovjetike, agjente të KGB-së; për shpërdorime të mëdha në valutë e materialeve të tjera etj. Këto ishin dhe drejtimet kryesore të hetimit ndaj këtyre të pandehurve.
Mund t'i kujtosh me radhë se çfarë ndodhte me të arrestuarit e sipërpërmendur, teksa filluat procesin hetimor ndaj tyre? Një nga drejtimet kryesore të hetimit me të pandehurin Kiço Ngjela e Vasil Kati ishte akuza që u bëhej për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me Jugosllavinë në kundërshtim me vijën e partisë.
Që kishte të bënte? Kiço Ngjela e Vasil Kati akuzoheshin se e kishin zhvilluar shumë tregtinë me firmat e ndërmarrjet jugosllave dhe kishin krijuar një bilanc negativ në dëm të vendit tonë, e në favor të jugosllavëve.
Ku ishin mbështetur për të ngritur një akuzë të tillë kaq të rrezikshme për atë kohë? Siç rezultonte në vitin 1973 apo 1974, jugosllavët në botimet e tyre në shtyp jepnin të dhëna edhe për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me vendet e tjera.
Po? Gjithashtu në botimet e tyre, mes të tjerash jepnin të dhëna edhe për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me Shqipërinë, ku flisnin për volumin e tregtisë në rritje dhe se kishte një bilanc pozitiv. Pra, ata flisnin për një saldo pozitive në tregtinë me Shqipërinë.
Po çfarë kishte këtu? Këto botime publike të jugosllavëve, duke përmendur saldon negative për vendin tonë, 3-4 milionë dollarë, u konsideruan nga udhëheqja e partisë si një veprimtari armiqësore e krerëve të Ministrisë së Tregtisë, se sipas tyre, kjo veprimtari diskreditonte partinë dhe shtetin tonë. Krijohej opinioni në botën e jashtme e në veçanti në organizatat e partitë e reja marksiste- leniniste në botë, se udhëheqja e partisë në Shqipëri bën një propagandë dhe luftë formale kundër revizionistëve jugosllavë, sa për sy e faqe, kurse në të vërtetë, ajo ka marrëdhënie shumë të mira ekonomike e shtetërore.
Kuptova nga ana filozofike, por bilanci çfarë hynte në akuzën e tij? Ky bilanc negativ në marrëdhëniet tregtare me Jugosllavinë u konsiderua si marrje kredie nga një vend revizionist, si një veprim armiqësor e në kundërshtim me politikën e partisë e ligjet e shtetit që ndalonte në mënyrë kategorike marrjen e kredive nga vendet kapitaliste-revizioniste.
Kuptova nga sa flitej në akuzën e ngritur, ndërkohë që do t'ju drejtoja pyetjen se juve si hetues çfarë konstatuat konkretisht? Gjatë hetimit, duke iu referuar dokumenteve dhe statistikave që ndodheshin në Ministrinë e Tregtisë, lidhur me zhvillimin e tregtisë jashtme, rezultonte se volumi i shkëmbimit të mallrave me firmat e ndërmarrjet e shtetit jugosllav ishte rritur nga viti në vit, sidomos pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të Lindjes dhe zinte një vend të rëndësishëm në marrëdhëniet tregtare me jashtë.
Kërkuat shpjegime për këtë fenomen, që gjithsesi ishte i dënueshëm për politikën komuniste të kohës? Të pandehurve Kiço Ngjela e Vasil Kati iu kërkuan në hetuesi shpjegime, përse e kishin rritur volumin e tregtisë me Jugosllavinë dhe ishte krijuar një saldo pozitive në këto marrëdhënie, veprime këto që ashtu siç e thatë edhe ju, binin në kundërshtim me vijën e partisë.
Dhe përgjigja e tyre? Sipas deponimeve të tyre, në veçanti të Kiço Ngjelës, ishte e vërtetë se ishte rritur volumi i shkëmbimit të mallrave midis dy vendeve tona, kjo rritje sidomos u bë pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe pakësimin e volumit të tregtisë me vendet e Demokracisë Popullore.
Po si e justifikonin, kur nuk duhej ta bënin me këtë vend? Shpjegonte se duhej të gjenim tregje për import-eksportin e mallrave. Tregtia me firmat jugosllave ishte me leverdi ekonomike për vendin tonë, për shkak të afërsisë, shpenzimeve të pakta të transportit si dhe shitjes së disa mallrave tona që nuk mund t'u gjeje treg në vende të tjera, siç ishte minerali i kromit në zonën e Tropojës me përmbajtje të dobët minerali. Në tregun jugosllav, sipas tyre ishin blerë dhe mallra me leverdi ekonomike, më lirë nga tregjet e tjera lindore e perëndimore.
Për shembull? Në vitin 1970-1973 ishin blerë në firmat jugosllave një sasi mallrash si hekur e sidomos mallra ushqimorë, si vaj, sheqer etj., me çmime të leverdishme, në një kohë kur si rrjedhojë e krizës ekonomike, çmimi i këtyre mallrave ishte shumë i lartë.
Justifikimi? Të pandehurit Kiço Ngjela e Vasil Kati gjatë deponimeve në hetuesi shpjeguan se marrëdhëniet tregtare me firmat jugosllave ishin në formën e shkëmbimit të mallrave. Rrallë ishin blerë mallra me valutë të lirë. Sipas tyre, në fund të vitit bëhej bilanci i eksport-importit midis dy vendeve, duke u shprehur kjo në valutë, sipas kontratave të lidhura. Nëse njëra palë dilte me bilanc negativ, diferenca mbulohej ose duke lëvruar mall, ose me valutë. Por asnjëherë nuk ishte mbuluar nga pala jonë diferenca me valutë të lirë.
I vërtetuat këto deponime në lidhje me këto lloj bilancesh? Si nga deponimet e të pandehurve Kiço Ngjela e Vasil Kati, ashtu dhe nga kontratat e lidhura, shpjegimet e dëshmitarëve, kuadrove specialistë të ekonomisë dhe dokumentet që ndodheshin në Ministrinë e Tregtisë, rezultonte se në marrëdhëniet e tregtisë me firmat jugosllave, në periudha e kohë të ndryshme njëra ose tjetra palë dilte me bilanc negativ. Kjo për arsye se shkëmbimi i mallrave nuk bëhej në të njëjtën kohë. Bëhej sipas kontratave të lidhura për lëvrimin e mallrave. Kështu që edhe bilanci negativ për palën shqiptare, publikuar nga pala jugosllave, rridhte si rezultat i moslëvrimit të një sasie mallrash në kohë në firmat jugosllave.
Nuk kuptova zoti Martiro. Ju a i pyetët në lidhje me paligjshmërinë e kësaj lloj tregtie, siç ishte në politikën e kohës? Sipas të pandehurve, në këtë drejtim nuk kishte asgjë të paligjshme, asgjë armiqësore.
Po hetimi çfarë nxirrte? Siç dilte nga hetimi, një pjesë e mirë e shkëmbimit të mallrave bëhej me firmat që ishin në Kosovë.
Në aktet e Kontrollit të Shtetit, në ndërmarrjet e tregtisë së jashtme, theksohej se një firmë japoneze kishte kërkuar të blinte një sasi mineral kromi me çmime të leverdishme se ato që ishin kontraktuar me firmat jugosllave dhe firmat e vendeve të tjera. Firmës japoneze i kishin dhënë vetëm një sasi të vogël të mineralit. Sipas aktit të Kontrollit të Shtetit, Kiço Ngjela nuk kishte dashur të prishte kontratat me firmat jugosllave për t'ia shitur mallin firmës japoneze, duke e akuzuar se me këtë veprim i kishte sjellë shtetit një dëm në të ardhurat e valutës.
E çfarë tha Ngjela gjatë hetimit për këtë fakt? Në hetim iu kërkua sqarim Kiços përse ai kishte vepruar në këtë mënyrë, duke i sjellë dëm shtetit, siç thuhej në aktet e kontrollit. Kiçoja deponoi se ishte e vërtetë që një firmë japoneze kishte kërkuar krom me çmim më të lartë së ato që ishin kontraktuar me firmat jugosllave dhe firma të vendeve të tjera. Ai shpjegoi gjithashtu se ne nuk mund të prishnim kontratat e lidhura me këto firma.
Pse, nëse kishte prishje kontrate? Tregoi se prishja e këtyre kontratave kishte sanksione, penalitete sipas kontratave në dëmin tonë, ndërkohë që prishej dhe stabiliteti i tregut për këtë lloj malli që vepronte prej shumë kohësh. Humbnim tregun tradicional. Gjithashtu po të prishnim kontratën me firmat jugosllave për eksportin e kromit të zakonshëm me cilësi do të humbnim tregun për shitjen e mineralit të kromit me cilësi të dobët, që e merrnin vetëm firmat jugosllave. Kështu që ne, në rast prishjesh të këtyre kontratave që folëm nuk përfitonim, por vetëm humbnim në përfitimin ekonomik.
Po më çudisni zoti Martiro për hetimin dhe ngritjen nga lartë të një akuze të tillë, kur një tregti e këtij lloji paskish qenë e ngritur dhe nuk u krijua në kohën që u akuzua Ngjela. Çfarë thoshin për këtë fakt, teksa ju u bënit pyetjet hetuese? Ose më mirë të them, nëse u ishte tërhequr ndonjëherë vëmendja për këtë veprim, nëse ka qenë i ndaluar? Patjetër që ne i kemi pyetur dhe shumë hollësisht madje. Në deponimet e tyre, Kiço Ngjela e Vasil Kati kanë theksuar se asnjëherë nuk iu ishte tërhequr vëmendja nga udhëheqja e partisë apo e qeverisë për zhvillimin e tregtisë me firmat jugosllave.
Kishte qenë në dijeni udhëheqja e lartë e kohës? Si udhëheqja e partisë edhe ajo e qeverisë kanë qenë në dijeni të plotë për zhvillimin e kësaj tregtie, për volumin e saj dhe për të gjithë mallrat që eksportoheshin ose importoheshin nga këto firma.
Vërtet po më çudisni zoti Martiro, kur paska qenë në dijeni të një veprimi të tillë tregtar gjithë udhëheqja dhe tashmë u bëhej akuzë vrastare. Nuk ju kanë deklaruar të pandehurit për asnjë rast të tërheqjes së vëmendjes nga instancat e larta për këtë gjë? Vetëm i pandehuri Vasil Kati ka thënë se një herë kryeministri i kishte thënë që të kishin kujdes për zhvillimin e tregtisë me firmat jugosllave.
Kiço Ngjela ju bëri shumë aludime dhe justifikime, të cilat i cituat më lartë. Kishte mundësi t'i mbronte thëniet e tij? Për të vërtetuar deponimet e tij, Kiço Ngjela kërkoi nga hetuesia t'u referohej dokumenteve, relacioneve, statistikave që ndodheshin në dikasterin e Ministrisë së Tregtisë, me anë të të cilave ishin vënë në dijeni si udhëheqja e partisë, ashtu edhe qeveria.
I verifikuat? Patjetër që i verifikuam.
Dhe si rezultoi? Nga Verifikimi i këtyre dokumenteve që ekzistonin në aparatin e Ministrisë së Tregtisë për marrëdhëniet e tregtisë së jashtme, rezultoi se kjo ministri u kishte dërguar periodikisht si aparatit të Komitetit Qëndror të Partisë edhe Kryeministrisë, statistika e relacione për zhvillimin e tregtisë me Jugosllavinë.
Pra, nuk ishin veprime të fshehta, por kishte raportime statistikore dhe axhendurie? P,o po në tregti kishte rregulla që bëheshin bilancet, konkluzionet dhe gjithçka raportohej në mënyrën më periodike çdo gjashtë muaj. Në këto materiale përmendej pikërisht volumi i tregtisë, import-eksportet e mallrave të importuara e eksportuara, vlefta e tyre e të tjerë tregues.
Pra, ishin në dijeni herët ndërkohë që tashmë e kauzonin do të thoni? Pikërisht. Sipas këtyre dokumenteve me statistika, relacione e informacione, rezultonte se udhëheqja e partisë dhe ajo e shtetit ishin në dijeni të plotë për zhvillimin e tregtisë me çdo shtet të Lindjes apo Perëndimit, përfshi këtu edhe për volumin e tregtisë me firmat jugosllave.
Si e konsideronte vetë Kiço Ngjela akuzën për firmat jugosllave? Kiço Ngjela akuzën për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me firmat jugosllave e quajti pa baza.
Çfarë thoshte ai për dijeninë e veprimeve të tij nga udhëheqja e lartë? Gjatë hetuesisë përveç të tjerave, ai përmendi edhe një fakt tjetër për të vërtetuar se udhëheqja e partisë ishte në dijeni për këtë zhvillim dhe nuk i ishte tërhequr vëmendja asnjëherë për këtë çështje.
Po? Kiçoja tha se 'kur shkova në Rumani në krye të një delegacioni tregtar, udhëheqësi i partisë më porositi që kur të kthehesha nga Bukureshti për në Tiranë, të qëndroja në aeroportin e Beogradit dhe të takohesha me funksionarët e lartë te tregtisë jugosllavë'.
Përse? Kiçoja nuk tha se për çfarë porosie bëhej fjalë edhe unë nuk mund ta pyesja për këtë. Megjithatë, duke u nisur se po hetohej dhe akuzohej për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare më jugosllavët, e pyeta të pandehurin nëse kishte marrë ndonjë porosi, në këtë rast edhe nga kryeministri për çështjen e tregtisë.
Përgjigja e tij? Ai m'u përgjigj se në këtë takim nuk kishte marrë ndonjë porosi nga kryeministri, ishte porosi vetëm nga udhëheqësi i partisë. Këto thënie të të pandehurit unë si hetues nuk mund t'i verifikoja, nëse qëndronin apo jo. Por vura në dijeni ministrin, për sa kishte deponuar Kiço Ngjela për këtë çështje.
Këtu ka një paradoks të rendë me sa shikoj, apo jo? Pikërisht. Të pandehurit Kiço Ngjela e Vasil Kati akuzoheshin për volumin e tregtisë me firmat jugosllave, duke e quajtur këtë veprimtari armiqësore, veprimtari në kundërshtim me vijën e partisë, kurse vetë udhëheqësi i partisë udhëzon ministrin e Tregtisë, Kiço Ngjelën, të takohet në Beograd me funksionarët e lartë të tregtisë jugosllave.
Megjithatë, juve konstatuat nga hetimi I kësaj piste veprim armiqësor të tyre? Si nga deponimet e të pandehurve Kiço Ngjela e Vasil Kati, dëshmitë e dëshmitarëve, dokumentet shkresore, informacionet, relacionet e statistikat të ndodhura në Ministrinë e Tregtisë, nuk vërtetohej të ishte zhvilluar veprimtari armiqësore në zhvillimin e tregtisë me firmat jugosllave.
1975, PRITEN KOKAT E EKONOMISË, MAJ '75 Plenumi i 7-të i Komitetit Qendror të Partisë, i mbledhur në maj të vitit 1975, përjashtoi nga Komiteti Qendror dhe partia Abdyl Këllezin e Koço Theodhosin, duke i shkarkuar ata edhe nga të gjitha funksionet shtetërore e shoqërore.

Pas kësaj, Kiço Ngjela u shkarkua nga detyra e ministrit të Tregtisë.
TETOR 1975
Plenumi i 8-të i KQ të Partisë, i mbledhur në tetor 1975, e përjashtoi Kiço Ngjelën nga KQ i Partisë.

PARALELISHT DËNOHESHIN USHTARAKËT

ZGJERIMI I ARRESTIMEVE
Pas Kontrollit të Shtetit, edhe në ndërmarrjet e tregtisë së jashtme, përveç Kiços, shumë drejtues e punonjës të tregtisë së jashtme u pushuan nga puna, u burgosën apo internuan.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment