Fejzi Braushi
Mbyllja e koalicioneve dhe dalja më vete e Topit dhe Spahiut e zhvendos lojën e dy kampeve politike në fushën e numrave. Bashkimi mekanik i votave të 2009 i mban mandatet në rezultatin 71 me 69, sërish në favor të së djathtës. Por bashkimi PS-LSI i jep mundësi koalicionit të ri që të marrë deri në 73-74 deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit
“Të gjithë në shtëpi, Topi e Spahiu më vete”, e titullonte puntatën e radhës të “360 gradë”, Artur Zheji, duke sintetizuar vendosjen e katër
formacioneve politike në fushëbetejën e 23 qershorit. Përtej emrave zyrtarë të dy koalicioneve të mëdha “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”, që pas zgjedhjeve nuk do t’i kujtojë askush, dy bashkimet e mëdha kanë nisur të emërtohen në fjalorin gazetaresk si “E majta e bashkuar (jo Fronti opozitar) dhe “E djathta”, (por jo e bashkuar). Si Rama dhe Berisha nuk arritën që në trenat e tyre elektoralë të ngjisnin në minutën e fundit Kreshnik Spahiun dhe Bamir Topin. Dy humbje të rëndësishme, edhe pse nuk pranohen publikisht. Ajo e Bamir Topit, ndoshta sepse u la në minutën e fundit, ndërsa e Spahiut, ende e pazbardhur plotësisht. I vetmi ngushëllim për Berishën e Ramën është se në 23 qershor, votat e FRD dhe AK pritet të asnjanësojnë njëra- tjetrën. Votat e djathta që do të marrë Topi do të zerojnë efektin gërryes te koalicioni i Berishës, nëse edhe Spahiu do të bëjë të njëjtën gjë në thesin elektoral të së majtës. Në anën tjetër, FRD e AK kanë edhe një pengesë tjetër në misionet që i kanë vënë vetes; tavolinat e KZAZ-ve, ku votat e tyre do të numërohen dhe (s)mbrohen nga “armiqtë politikë” të PS e PD.
E majta e bashkuar dhe Fronti grotesk
Gara se kush bën koalicionin më të madh u mbyll 38 me 26 për opozitën, por pakkush beson se sasia sjell automatikisht cilësi dhe aq më shumë, vota. Edi Rama në 2009-ën nuk humbi se kishte në koalicion 5 parti, por kryesisht sepse nuk kishte në koalicion pjesën tjetër më të rëndësishme të së majtës, LSI, që fitoi në atë kohë 4 mandate. Ndaj i la të gjithë të shokuar në 1 prill kur vendosi bashkimin me Ilir Metën, atëherë kur u bind se më mirë të ishte i keqardhur se nuk e mundi dot vetëm Saliun, sesa të mos e mundte fare. Përtej shifrës së fryrë të 38 partive, ku 13 prej tyre nuk kanë marrë pjesë ndonjëherë në zgjedhje dhe 14 të tjerave që s’kanë ndonjë domethënie të madhe elektorale, LSI e PBDNJ janë dy partitë e koalicionit opozitar që kanë sot deputetë në Kuvend dhe që në Kuvendin e ardhshëm pritet që të kenë të dyja bashkë 8 deri në 10 deputetë. LSI ka një marzh votash në katër palë zgjedhjet e fundit, që variojnë nga 80 mijë deri në 120 mijë. Po kështu, PBDNJ njihet për bastionet e saj në zonat e minoritetit grek dhe jo vetëm. Në qarkun e Vlorës, Dule pritet të jetë sërish i sigurt, ndërsa shpresohet edhe një deputet tjetër në Korçë. Të majtët tradicionalë, Skënder Gjinushi e Paskal Milo, politikisht korrektë në koalicionin e Ramës, duket se vetëm sa do të kontribuojnë me vota për PS-në dhe kandidatët e saj për deputetë, për të pritur pas 23 qershorit shpërblimin me poste në qeverisje. Fenomeni i partive të vogla, sidomos në kushtet e një ligji elektoral diskriminues për to, u pa se çfarë është në rastin e shkrirjes së PSV91. Petro Koçi arsyetoi se është më mirë të shkrijë partinë e tij dhe të shpresojë për një vend deputeti në listat e PS. Me domethënie politike në koalicionin e majtë janë edhe partia e Spartak Ngjelës dhe G99 e Ervin Metës, por dhe për to vështirësitë e marrjes së deputetit me këtë Kod janë po kaq të mëdha. Pjesa tjetër e partive me emra groteskë janë të panjohura për publikun dhe në të vërtetë nuk i thonë asgjë. Ato janë futur në koalicionin Rama-Meta për të mbledhur çdo grimcë vote, por edhe për të treguar se opozita është një front i gjerë, gjë që nuk u vërtetua.
E djathta historike, por e përçarë
Kronika e lajmeve të së martës, sado e ngjeshur me njoftime nga selia rozë për kryetarë partish që i atashoheshin koalicionit të Ramës, pati për kryelajm daljen më vete të Bamir Topit dhe FRD-së së krijuar prej tij pak kohë më parë. Një e djathtë e përçarë dhe një mision i pamundur i vetë FRD-së. Lajmi solli përshtjellim në ambientet politike të së djathtës, që kishin dy ditë që shpresonin në një negociatë të suksesshme të minutës së fundit. Palët e përfshira në tratativa flasin për dërgimin e dyshes Bode-Bylykbashi te Topi, mediatorë që ky i fundit i ktheu mbrapsht duarbosh. Burimet flasin edhe për një kërkesë të tij për ta telefonuar vetë Berisha, gjë që duket se nuk u realizua deri të martën në drekë, kur vetë Topi shpalli daljen më vete. Ministri i Financave, Bode tha të enjten në ‘Top Story’ se nuk ka pasur ftesë nominale për Topin dhe FRD-në, por dera nuk i është mbyllur askujt?! Ehe pse jo të gjitha thuhen në publik, deklarata tingëllon pak larg dëshirës për të pasur një të djathtë të bashkuar, sidomos pas largimit të LSI-së. Demokratët këto ditë, duke analizuar përbërjen e koalicionit po theksojnë faktin se kanë një koalicion me parti historike të së djathtës si PR, PLL e PBK. Njazi Kosovrasti që dorëzoi listën në KQZ, vuri në dukje si element pozitiv qenien në koalicion të LZHK, PDK dhe PDIU. Shpresat e demokratëve për maksimalizim votash nga aleatët janë në fakt te këto tri formacione. Të tria këto parti njihen për elektoratin e qëndrueshëm, strukturat e tyre në terren dhe rezultatet që kanë pasur në zgjedhje. Aq më tepër që PDK e Ndokës dhe LZHK e Shehit në 2009-ën nuk kanë qenë pjesë e koalicionit të drejtuar nga Berisha. Po kështu, republikanët e Mediut njihen për dy- tri zona si Elbasani dhe Tirana, ku numrat e tyre janë në kufijtë e marrjes së një deputeti.
Numrat, numrat, numrat..!
Në rast se shqiptarët do të votonin sot ashtu si kanë votuar në 2009-ën, zgjedhjet parlamentare do t’i fitonte sërish e djathta, pavarësisht kalimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në koalicionin e majtë me Partinë Socialiste. Kështu, koalicioni i djathtë me riformatimin e ri, pra me ardhjen e LZHK-së dhe PDK-së, në total do të merrte 71 mandate, ndërsa koalicioni i majtë me gjithë LSI-në dhe PBDNJ-në, do të merrte 69 mandate. Kjo pasi efekti LSI në kampin e majtë nuk ka ndikimin e duhur që koalicioni opozitar të marrë mandate shtesë. Madje, efekti i tij nuk arrin të përmbysë ndikimin që ka në të djathtë ardhja e forcave të reja si LZHK dhe PDK, të cilat me votat e tyre në qarkun e Fierit arrijnë t’i japin koalicionit një mandat shtesë. Në këtë qark, nga 10 mandate që ka aktualisht e majta (9 PS dhe 1 LSI) ajo e humbet 1 dhe shkon në 9. Ndërkohë që koalicioni i djathtë nga gjashtë mandate, falë 2000 votave që ka marrë LZHK dhe 600 votave që ka marrë PDK në 2009-ën dhe që atëherë nuk ishin në një koalicion me PD-në. Kjo është panorama e përgjithshme në bazë të të dhënave të 2009-ës dhe gjithmonë nëse votat nuk do të ndryshonin. Çka ka pak gjasa të ndodhë, po të kemi parasysh se jemi pas 4 vitesh të tjera qeverisjeje dhe hyrja në koalicionin e majtë PS-LSI i jep këtij grupimi mundësinë e përmbysjes së rezultatit në disa qarqe me një grusht votash. Shembulli më domethënës për këtë është Berati, ku mandatet e sotme, 4 PS, 3 PD, 1 LSI, vetëm me 732 vota nga bashkimi PS+LSI kalojnë në 6 për të majtën dhe 2 për të djathtën. Duke bërë analizën qark pas qarku, në rastin më të mirë, koalicioni i majtë ka mundësi të sigurojë 74 deputetë, ndërkohë që e djathta do të binte në 66. Matematika e numrave duket se ka qenë dhe arsyeja kryesore që detyroi kryetarin e opozitës, Edi Rama të bëjë kapërcimin e madh dhe t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit njërit prej kundërshtarëve të tij më të egër politikë, kreut të LSI-së, Ilir Meta
Berati
Qarku i Beratit është zona zgjedhore, ku koalicioni opozitar PS-LSI ka mundësitë më të mëdha për të përmirësuar dukshëm rezultatin dhe për të marrë 1 mandat më shumë sesa ato kanë aktualisht të dyja së bashku. Kështu, rezultati ndryshon në këtë qark dhe shkon në 6 me 2 për opozitën për vetëm 732 vota, ose nëse të majtët do të marrin 366 vota më shumë dhe të djathtët 366 vota më pak.
Elbasani
Pas Beratit, qarku që koalicioni opozitar ka mundësitë më të mëdha për të marrë një mandat më shumë është ai i Elbasanit. Nga 7 me 7 që është aktualisht qarku Elbasan, rezultati ndryshon në 8 me 6 në favor të së majtës, me vetëm 1220 vota. Ose thënë ndryshe, nëse koalicioni i majtë rikuperon 610 vota dhe ai i djathti bie me 610 vota.
Fier
Fieri përbën një zonë tjetër ku të majtët e bashkuar tashmë do duhet të luftojnë fort jo për të marrë një mandat shtesë, por për të ruajtur rezultatin aktual, ku ata së bashku kanë 10 mandate dhe të djathtët vetëm 6. Falë rikompozimit të koalicionit të djathtë, pra me ardhjen e LZHK-së dhe PDK-së, ky rezultat ka ndryshuar. Pra, PS mban aktualisht në këtë qark 1 mandat më shumë sesa duhet të kishte në bazë të votave që kanë partitë e koalicionit të djathtë. Siç shihet në këtë qark, me votat e 2009-ës dhe me riformatimet e koalicioneve, të majtët humbasin një mandat duke e çuar rezultatin nga 9 për PS-në, 1 për LSI-në dhe 6 për koalicionin e djathtë, në 9 me 7 po për të majtën. Rezultati mund të shkojë sërish në 10 me 6 për të majtët, vetëm nëse koalicioni i majtë merr plus 2667 vota më shumë se në 2009-ën.
Tirana
Qarku i Tiranës është një tjetër zonë zgjedhore ku pritet që të dy kampet të bëjnë një betejë të fortë dhe kjo për shkak të raportit të votave që kanë dhe diferencës së vogël që ekziston. Kështu, megjithëse ardhja e LSI-së në koalicionin e majtë matematikisht nuk ndryshon rezultatin e mandateve (PS plus LSI, 16 mandate dhe koalicioni i djathtë, 16 mandate), bashkimi i këtyre forcave në një koalicion bën të mundur që rezultati të jetë lehtësisht i ndryshueshëm në favor të tyre. Kështu, rezultati mund të shkojë 17 me 15 në favor të opozitës vetëm nëse ata në total rikuperojnë 2 787 vota. Ose thënë ndryshe, ata të rikuperojnë rreth 1390 vota dhe nga ana tjetër koalicioni i djathtë të bjerë po me 1390 vota të tjera. Çka duket e arsyeshme të ndodhë po të kemi parasysh se bëhet fjalë për një qark ku votojnë rreth 380 mijë zgjedhës. Gjithashtu, kjo bëhet edhe më e mundur po të kemi parasysh efektin FRD, i cili në Tiranë pritet të ketë dhe peshën më të madhe.
Vlora
Edhe në këtë qark rezultati në bazë të të dhënave të 2009-ës nuk ndryshon as me ardhjen e LSI-së në koalicionin opozitar. Efekti që sjell ajo është i pandikueshëm që të ndryshojë rezultatin, i cili mbetet 7 me 5 në favor të koalicionit të majtë. Por ashtu si edhe në disa qarqe të tjera, ky bashkim rrit mundësitë që rezultati të ndryshojë në 8 me 4 në favor të opozitës. Të majtëve u duhen 3 866 vota më shumë sesa kanë marrë në 2009-ën, ose thënë ndryshe koalicioni i majtë të ketë një rritje me 1933 vota dhe nga ana tjetër të djathtët të kenë një rënie me po aq vota. Ndërkohë që në qarqet e tjera ndryshimi i rezultatit bëhet edhe më i vështirë për të ndryshuar, kjo pasi numri i votave që duhet të rikuperohen i kalon 4700. Por edhe në këto qarqe ardhja e LSI-së në kampin opozitar i jep atij sigurinë që të mos rrezikojë më asnjë mandat që e ka marrë më 2009.
Dibra
Sa i përket qarkut të Dibrës, afrimi i LSI-së në koalicionin e majtë duket sikur ka hapur lojën, duke bërë që koalicioni i djathtë të rrezikojë mandatin, por vetëm nëse do të ketë një ndikim të konsiderueshëm FRD, që në këtë qark konkurron me një nga figurat kryesore të saj, Sali Shehun. Gjithsesi, mes dy koalicioneve ekziston sërish një diferencë e madhe votash dhe rezultati do të barazohej nëse PS, falë edhe efektit FRD, do të rikuperonte jo pak, por 5628 vota. Ose thënë ndryshe, nëse PS do të kishte vetë një rritje në raport me 2009-ën prej rreth 2800 votash dhe nga ana tjetër PD do kishte një rënie falë edhe dëmtimit të FRD-së prej rreth 2800 votash të tjera. Në këtë rast rezultati do shkonte 3 me 3.
Lezha
Në qarkun e Lezhës pritet të ndodhë i njëjti fenomen, por me kah të kundërt, ku ai që pritet të përfitojë është koalicioni i djathtë. Megjithatë, ky duket thuajse një mision i pamundur, pasi shuma që duhet të rikuperohet nga koalicioni i djathtë është mbi 10 mijë vota. Kalimi i LSI-së në koalicionin e majtë ka bërë që ai të blindojë mandatin e 3-të. Megjithëse demokratët shpresojnë të përfitojnë nga moskandidimi më veçmas i Preç Zogajt, i cili në 2009-ën ka marrë jo pak, por 1503 vota, si dhe votat që do të marrë më vete deputeti socialist Gjovalin Kadeli, nëse do të bëhet pjesë e listës së PD.
Llogaritë
Qarku Berat
Koalicioni i PD
Vota 27312
Mandate 3
Koalicioni i PS+LSI +PBDNJ
Vota 53892
Mandate 5
Rezultati ndryshon në 6 me 2 për vetëm 732 vota
Qarku Elbasan
Koalicioni i PD +LZHK +PDK
Vota 71908
Mandate 7
Koalicioni PS+LSI +PBDNJ
Vota 80961
Mandate 7
Rezultati ndryshon në 8 me 6 në favor të së majtës me vetëm 1220 vota. Ose thënë ndryshe, nëse koalicioni i majtë rikuperon 610 vota dhe ai i djathti bie me 610 vota
Qarku Fier
Koalicioni PD +LZHK +PDK
Vota 72370
Mandate 9
Koalicioni PS+LSI +PBDNJ
Vota 100719
Mandate 7
Pra siç shihet në këtë qark me votat e 2009-ës dhe me riformatimet e koalicioneve, të majtët humbasin një mandat, duke e çuar rezultatin nga 9 për PS-në, 1 për LSI-në dhe 6 për koalicionin e djathtë, në 9 me 7 po për të majtën. Shkak për këtë ndryshim rezultati janë bërë votat e LZHK-së dhe PDK-së që i bashkëngjiten PD-së. Rezultati mund të shkojë në 10 me 6 vetëm nëse koalicioni i majtë merr plus 2667 vota.
Qarku Tiranë
Koalicioni PD +LZHK +PDK
Vota 184134
Mandate 16
Koalicioni PS+LSI +PBDNJ
Vota 192 856
Mandate 16
Koalicioni i rikrijuar mes PS dhe LSI-së nuk sjell ndryshim rezultati as për qarkun e Tiranës. Të dy koalicionet mazhorancë –opozitë ndahen me nga 16 mandate, po aq sa kanë dhe sot. Por bashkimi i këtyre forcave në një koalicion bën të mundur që rezultati të jetë lehtësisht i ndryshueshëm në favor të tyre. Kështu, rezultati mund të shkojë 17 me 15 në favor të opozitës vetëm nëse ata në total rikuperojnë 2787 vota. Ose thënë ndryshe, ata të rikuperojnë rreth 1390 vota dhe nga ana tjetër koalicioni i djathtë të bjerë po me 1390 vota të tjera. Çka duket e arritshme po të kemi parasysh se bëhet fjalë për një qark ku votojnë rreth 380 mijë zgjedhës. Gjithashtu, kjo bëhet edhe më e mundur po të kemi parasysh efektin FRD, i cili në Tiranë pritet të ketë dhe peshën më të madhe.
Qarku Vlorë
Koalicioni PD +LZHK +PDK
Vota 41871
Mandate
Koalicioni PS+LSI +PBDNJ
Vota 63128
Mandate
Edhe në këtë qark, rezultati në bazë të të dhënave të 2009-ës nuk ndryshon as me ardhjen e LSI-së në koalicionin opozitar. Efekti që sjell ajo është i pandikueshëm që të ndryshojë rezultatin, i cili mbetet 7 me 5 në favor të koalicionit të majtë. Por ashtu si edhe në disa qarqe të tjera ky bashkim rrit mundësitë që rezultati të ndryshojë në 8 me 4 në favor të opozitës. Të majtëve u duhen 3866 vota më shumë sesa kanë marrë në 2009-ën, ose thënë ndryshe, koalicioni i majtë të ketë një rritje me 1933 vota dhe nga ana tjetër, të djathtët të kenë një rënie me po aq vota.
Qarku Korçë
Koalicioni PD +LZHK +PDK
Vota 63458
Mandate 6
Koalicioni PS+LSI +PBDNJ
Vota 69288
Mandate
Rezultati në këtë qark, pavarësisht bashkimit të LSI-së në koalicionin opozitar, nuk ndryshon. Që rezultati të ndryshojë në këtë qark për të shkuar në 7 me 5 në favor të opozitës, ajo duhet që të marrë në 2013-ën edhe 4747 vota të tjera. Ose thënë ndryshe, koalicioni i djathtë në raport me 2009-ën të humbasë 2370 vota dhe nga ana tjetër, opozita e majtë të fitojë rreth 2370 vota të tjera.
Qarku Durrës
Koalicioni PD +LZHK +PDK
Vota 69281
Mandate 7
Koalicioni PS+LSI +PBDNJ
Vota 62610
Mandate 6
Rezultati ndryshon në favor të koalicionit të majtë, vetëm nëse ata rikuperojnë rreth 3500 vota dhe koalicioni i djathtë bie me rreth 3500 vota të tjera
Qarku Dibër
Koalicioni PD +LZHK +PDK
Vota 42902
Mandate 4
Koalicioni i PS+LSI +PBDNJ
Vota 26550
Mandate 2
Rezultati mund të shkojë 3 me 3 vetëm nëse PS shton rreth 3 mijë vota dhe PD humbet rreth 3 mijë vota.
Qarku Gjirokastër
Koalicioni PD +LZHK +PDK
Vota 21138
Mandate 2
Koalicioni PS+LSI +PBDNJ
Vota 30699
Mandate 3
Rezultati i vitit 2009 nuk ndryshon as me bashkimin e votave të PS-së me LSI-në. E vetmja gjë që ndodh në këtë qark është se opozita blindon mandatin e 3-të të sajin.
Qarku Kukës
Koalicioni PD +LZHK +PDK
Vota 28629
Mandate 3
Koalicioni PS+LSI +PBDNJ
Vota 14974
Mandate 1
Rezultati në këtë qark po ashtu nuk ndryshon me kalimin e LSI-së në koalicion me PS-në, duke mbetur në 3 për të djathtët dhe 1 për të majtët. Mundësia e vetme që rezultati të barazohet në 2 me 2 është që të majtët të marrin 4513 vota plus, ose që kjo shifër të përgjysmohet, ku PD të bjerë me 2255 vota dhe PS të rritet me 2255 vota të tjera.
Qarku Lezhë
Koalicioni PD +LZHK +PDK
Vota 38646
Mandate
Koalicioni PS+LSI +PBDNJ
Vota 29601
Mandate 3
Rikonfigurimi i koalicionit të majtë nuk sjell ndryshim në rezultat dhe sërish kampet do të përfaqësohen në raport 4 me 3 në favor të së djathtës, ardhja e LSI në kampin e majtë sjell si pasojë vetëm forcimin e pozitave të koalicionit opozitar për mandatin e tretë. Tashmë që PD të marrë mandatin e 5-të i duhen më shumë se 8 mijë vota të tjera.
Qarku Shkodër
Koalicioni PD +LZHK +PDK
Vota 71472
Mandate 7
Koalicioni PS+LSI +PBDNJ
Vota 44645
Mandate 4
Rezultati nuk ndryshon as për këtë qark. Të dyja kampet tashmë i kanë të konsoliduara pozitat duke mos rrezikuar të humbasin, por as t’i marrin mandat njëra-tjetrës. Situata mund të ndryshojë. Që opozita të marrë mandat tjetër, duhet të sigurojë rreth 7 mijë vota të tjera. Ndërkohë PD-së që të marrë 1 mandat më shumë, i duhen më shumë se 10 mijë vota.

No comments:
Post a Comment