Nga: FATOS VELIU
Zoti Martiro. Nga bisedat e gjata që ju kishit mundësinë të bënit me Beqir Ballukun në ato 11 muaj të hetuesisë së tij para se të merrej vendimi i dënimit me vdekje, ju ka folur për miqtë e tij më të afërt të nomenklaturës së lartë të asaj kohe?
Gjatë bisedave të lira me Beqir Ballukun, ai tregonte dhe për marrëdhëniet e tij me kuadrot udhëheqëse gjatë luftës dhe mbas luftës. Thoshte se kishte pasur marrëdhënie të mira, pra marrëdhënie shoqërore në punë e jashtë punës me të gjithë udhëheqësit e partisë dhe qeverisë.
Ju ka folur për ndonjë pakënaqësi apo respekt të veçantë ndaj kolegëve apo miqve të udhëheqjes së lartë të asaj kohe?
Nuk shprehu ndonjë pakënaqësi për njeri. Me respekt fliste për udhëheqësin e partisë, për shokët e luftës, sidomos për Gogo Nushin.
Për udhëheqësin?
Po, po. Ju fola dhe nga numri i kaluar, se ruante respekt për të sido që po i shkonin punët.
Të paktën tani që e dinte se po shkonte drejt vdekjes, nuk ju përmendte ndonjë merak, kur mund t'i ishte bërë borxh nga njëri apo tjetri shok i tij?
Ore, po Beqiri ishte njeri babaxhan. Ishte natyrë korrekte dhe i drejtpërdrejtë. Nuk ishte tip meskin dhe natyrë e ashpër. Së shumti ai thoshte se "për të metat në punë edhe unë jam kritikuar nga udhëheqja e partisë, ndonjëherë edhe ashpër, por kur të kritikojnë, të vjen edhe thartë, megjithëse e di mirë që ata nuk kanë gjë personale.
Pra s'kishte qejfmbetje?
Jo. Nga këto kritika atij nuk i kishte mbetur qejfi, se siç thoshte, i ishin bërë për të mirën e punës.
Zoti Martiro, unë ju kërkova diçka të veçantë në këtë aludim të tijin në lidhje me respektin apo qejfmbetjet ndaj shokëve?
Vetëm një herë i kishte mbetur hatri. Pra siç më thoshte, për atë rast ai ishte prekur në sedër nga kritikat që i ishin bërë.
Rasti?
Sipas tij, kur kishte qenë komandant i Divizionit në Korçë, i kishte shkuar për kontroll një ekip nga Ministria e Mbrojtjes me në krye Mehmet Shehun, ish-Shef i Shtatmadhorisë. Ekipi i kishte gjetur të meta e dobësi dhe Mehmeti e kishte kritikuar në sy të vartësve të tij. Kjo nuk i kishte pëlqyer Beqirit, pra nuk i kishte ardhur mirë. "Ishim të rinj atëherë, - tha Beqiri, - me sedër. Pas Plenumit VIII të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Mehmeti u shkarkua dhe në atë detyrë u emërova unë, por atij nuk kishte pse t'i ngelte qejfi, pasi emërimin e bën tjetërkush. Pas Kongresit të Parë, ku Mehmeti u rehabilitua, marrëdhëniet tona ishin të mira", - e mbylli deklaratën Beqiri. Sipas tij, Mehmeti, kur nuk ishte në humor e thërriste të bënin edhe ndonjë shaka së bashku.
Është folur shumë se ai ka folur gjatë hetimit edhe për Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun. Madje, sa mbaj mend unë, qarkullonte një thashethemnajë e tillë që thoshte se Beqiri kur u dënua kishte thënë se, "juve keni kokën brenda në udhëheqje, por ne jemi vetëm këmbët e grupit agjenturor". Çfarë të vërtete ka në këtë thashethem?
E di mirë dhe e kam dëgjuar me veshët e mi sa është aluduar e folur, madje dhe është shkruar në ndonjë të përditshme se gjoja Beqir Balluku gjatë procesit të tij hetimor ka deponuar se në krye të veprimtarisë armiqësore e "komplotuese" të ushtarakëve ishte Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.
Pra s'ka asgjë të vërtetë në këtë thashethemnajë?
E kam thënë dhe e them me përgjegjësi e bindje të plotë, se nuk është aspak e vërtetë që Beqir Balluku gjatë procesit hetimor të ketë deponuar një gjë të tillë. Kjo është një gënjeshtër, një trillim i pacipë. Unë kam qenë hetues i tij gjatë gjithë procesit hetimor dhe ekzistojnë procesverbalet e hetimit. Ato nuk janë manipuluar siç aludojnë disa. I gjithë procesi i tij është incizuar dhe asgjë nuk është fshehur. Nuk ka pasur asnjë dokument, asnjë deponim, asnjë të dhënë që të bëhet fjalë për diçka të tillë. Ky trillim është bërë me qëllim për të dezinformuar opinionin publik, e për të përligjur atë që shkruhet në skenarin e Enver Hoxhës titulluar "Panorama Sinoptike".
Si vijoi mbyllja e hetimit ndaj Beqirit vetë dhe ndaj gjithë ushtarakëve të arrestuar?
Si kaluan plot 11 muaj proces hetimor, na u dhanë porositë për të nxituar për mbylljen e dosjeve hetimore që t'i kalonin gjykatës. Kjo me sa kuptova dhe mësova ishte për sytë e të huajve, se si duket ishte bërë zhurmë në lidhje me arrestimin e gjeneralëve. Pra u arrestuan, por çfarë doli prej tyre? Nuk qenkan të vërteta ato që janë thënë etj. Pra pas kësaj historie, u vendos të mbyllej procesi.
Si ndodhi dhe kush jua tha konkretisht?
Nga fundi i procesit hetimor, pra siç ju thashë, që kur gati kishin përfunduar hetimet me të pandehurit Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako dhe Rrahman Parllaku, në një mbledhje me hetuesit e tjerë në zyrën e ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiu, ku përveç grupit hetimor dhe atij operativ, mori pjesë dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela, i cili do të gjykonte këta të pandehur.
Çfarë porosie ju dha ministri i Brendshëm në këtë takim specifik?
Ministri Kadri Hazbiu dha porosi që të shkohej drejt mbylljes së hetimit, pasi kjo ishte porosia e udhëheqësit të partisë.
Historinë e këtyre të huajve që e cituam më lart, jua përmendi vetë Kadri Hazbiu?
Ai theksoi se, edhe shumë të huaj interesoheshin e pyesnin përse nuk po dilnin në gjyq ushtarakët.
Pas kësaj, ju i mbyllët hetimet?
Duke zbatuar këto udhëzime, sipas planit përfunduan hetimet, u bë ballafaqimi me të pandehurit.
Çfarë ballafaqimi, a s'ishit në ballafaqim për 11 muaj me radhë?
Tani që mbyllej procesi, të pandehurit u njohën me dosjet hetimore ku ishin deponimet e tyre gjatë hetuesisë e provat materiale.
Pse, si ishte kjo procedurë?
Kjo bëhej se, sipas rregullit, i jepej të pandehurit i gjithë materiali për ta parë, dhe që andej dosja do të shkonte në gjyq. I pandehuri e shikon të tërën, çfarë vërejtjesh ka, ç'nuk ka, bën shënimet e tij dhe firmosjen dhe pastaj ajo mbyllet për t'i kaluar prokurorisë për të përfunduar në gjykatë.
Prej këtij momenti që mbyllet dosja, hetuesi s'ka më punë me të pandehurin ta takojë apo mos ta takojë.
Jemi në këtë moment, që ju i dhatë dosjen Beqir Ballukut. Pra ky ishte takimi i fundit mes jush?
Pikërisht ky ishte takimi i fundit. Takimi zyrtar dhe konfidencial do të thosha, pasi do ta shikoja dhe në ambientin e gjyqit special.
Juve, e mendonit se ky do të ishte takimi i fundit i jetës me të? Pra e mendonit se do ekzekutohej?
Atë gjë një Zot e di se si do shkonte.
E mendonit gjithsesi?
Po për t'u menduar mendoheshin të tëra. Unë e takova, i thashë duke i zgjatur materialin, që, "i mora këto që kemi shënuar tërë këto muaj bashkë".
Reagoi?
E pa, e lexoi të tërin me vëmendje, ndërkohë që unë i thashë: "Në qoftë se ke vërejtje, çfarë ke e çfarë nuk ke ndonjë problem, a janë shkruar drejt ato thënie të tuat, mos ka ndonjë shtim apo tjetërsim". Pra këto mbaj mend që i thashë, teksa ai lexonte me vëmendje për të firmosur ato çka kishte deponuar.
Po?
E lexoi të gjithin me durim të plotë, madje duke ndenjur në vetmi.
- Ke ndonjë gjë? - i thashë.
- Jo, s'kam asgjë, - më tha. - Asnjë germë hetuesi im s'ka futur tepër, - më tha.
Ta tha ty këtë fakt?
Po, mua.
Me kë ishit kur ta tha?
Këtë në atë moment ma tha mua, por e tha edhe në gjyq.
Kuptova. Domethënë që jeni duke thënë që nuk keni abuzuar fare me procesverbalin, me torturën, me… ?
Çfarë flet? Kurrë.
Po provokacione ndaj Beqirit, keni bërë?
Kurrë, jo!
As me atë, as me ndokënd që keni pasur herë tjetër të pandehur?
As me atë, as me askënd tjetër. Kristofor Martiro nuk ka përdorur një shuplakë kundër njeriu. Le të dalë një njeri, gjatë gjithë jetës sime dhe të dëshmojë po deshi të kundërtën. Ta them unë që s'është askush. Unë në punën time kam pasur edukatë te veçantë. Pastaj unë do jua kujtoja dhe një herë, se për hetimin e Beqir Ballukut apo Kiço Ngjelës unë jam komanduar, se detyra ime profesionale nuk ka qenë ajo e hetuesit. Jua kam shpjeguar këtë gjë në intervistat e para.
Pra, gjatë gjithë periudhës që ju keni qenë hetues nuk keni përdorur asnjëherë torturën, asnjëherë si të thuash, pabesitë që mund të akuzohen lloj-lloj hetuesish? Pra duhet të m'i theksoni.
Dëgjo. E para e punës njëherë, dhunë fizike dhe dhunë psikike kurrë nuk kam përdorur, sepse dhuna të çon në qorrsokak. Nuk mund ta zbulosh veprimtarinë, le të themi kundër ligjit, në qoftë se përdor këtë dhunë. E para se ai, ç'kërkon, ta thotë. E dyta, merr në qafë njerëz të tjerë që mund të deponohen nga frika. E kupton?
Ju ishit koshientë...?
Ishim tepër koshientë. Pastaj e treta, nuk mund të përdorje dhunë ndaj këtyre. Ndaj këtyre kuadrove.
As shtesa, as pakësime, as mashtrime, as...? Sepse akuzohet shumë hetuesia e djeshme, prandaj jam duke ju pyetur.
Absolutisht! Le të merret procesi një për një; në qoftë se ka një abuzim në këtë drejtim, atëherë ke të drejtë të flasësh ndryshe.
Beqir Balluku ishte njeri i tillë që, nuk ishte nga ata që kërkonte të futeshin njerëz në burg e të merreshin edhe të tjerë nëpër këmbë. Ai u merrte me veten, por për të tjerët jo. Dhe e them këtë me bindje të plotë.
Kuptova. Vajti në gjyq problemi. Pas sa kohësh u bë gjyqi?
S'më kujtohet tani të them të drejtën, vajti ca ditë.
Takimi i fundit. U përqafuat kur u larguat, apo thjesht si i pandehuri me hetuesin, apo nuk të lejohej?
Patjetër. Ai firmosi të gjithë materialin si e lexoi dhe si pa që ishte shënuar korrekt, dhe pas kësaj u përshëndeta me të duke i dhënë dorën. Pastaj, u pamë pas disa ditësh në gjyq. Mbas përfundimit të hetimit dhe dërgimit të dosjeve në gjykatë për gjykimin e tyre, hetuesit nuk kishin punë me të pandehurit, nuk mund t'i takonin ata. Ky ishte rregull procedural.
Ku u bë gjyqi ndaj Ballukut dhe ushtarakëve të tjerë të lartë të asaj kohe? Pra, në çfarë ambientesh?
Gjyqi ndaj këtyre të pandehurve u zhvillua në ambientet e Burgut 313. Sigurisht, ishte me dyer të mbyllura dhe vazhdoi disa ditë. Nisi në fillim të nëntorit të '75-ës, aty nga data 1 nëntor 1975 në s'gaboj.
Kontaktonit gjatë ditëve që zhvillohej procesi gjyqësor?
Kur ishim në gjyq, mbas çdo seance më thërriste, se i jepja ndonjë cigare. Më shumë më donte pranë për një farë kurajoje, apo tip ngushëllimi si të thuash.
Pra ti ishte si një pikë ku mund të shkëmbente disa fjalë lehtësuese, ta konsiderojmë?
Po, kërkonte një mbështetje, se ke parasysh, një gjyq me dyer të mbyllura brenda ambienteve të Burgut 313 ku s'kishte askënd nga familja pranë. Madje dhe kur e pyeti kryetari i trupit gjykues, që ishte Arianit Çela,
-A je keqtrajtuar?
- Jo, - i tha Beqiri.
- A je dakord me këto deponime? A janë të tuat këto që ke thënë? - e pyeti ai më tej.
- Asnjë germë tepër nuk ka futur hetuesi im, - ia ktheu ai.
Me këto që të them, nuk është se po vetëmburrem, por e ke mundësinë t'i mësosh dhe t'i lexosh, se janë të shënuara në procesverbal siç po t'i them.
Kur iu dha dënimi me vdekje, aty ishit ju?
Aty isha, pastaj ika se ishte situatë e vështirë. Nuk është e thjeshtë të dëgjosh për ekzekutimin e atij me të cilin ke krijuar gjithë atë konfidencë.
Në atë çast ikët?
Që kur thanë ata "Dënim me vdekje", unë ika.
Reagimi i fundit i tij kur iu tha shprehja e tmerrshme "vdekje me pushkatim"?
Kështu ishte: Kur iu dha vendimi i gjykatës "Dënim me vdekje", unë ika pastaj, s'pashë më tutje çfarë u bë. Të thashë që personalisht kisha pasur dhe njëfarë shprese për rezervimin e dënimit ekstrem. Thosha që ishalla ndoshta dhe falet.
Çfarë ore ishte kur u dha vendimi apo më mirë të themi, paradite apo pasdite?
Të gjitha ditët gjyqi zhvillohej paradite. Edhe atë ditë ashtu ishte, vendimi u dha aty nga dreka.
Cilat ishin vendimet?
Gjykata i dënoi Beqir Ballukun, Petrit Dumen e Hito Çakon me vdekje me pushkatim, ndërsa Rrahman Parllakun me 25 vjet heqje lirie. Rrahmanin në fakt e kapnin tri nene, me nga 25 vjet burg secili, por meqenëse Kushtetuta e kishte deri në 25 vjet, i ngeli 25 vjet burg.
Kur mendoni se janë pushkatuar ata?
Atë ditë që u dha vendimi, menjëherë. Pas vendimit, nuk lëvizën nga vendi ku u zhvillua gjyqi, duke vijuar me procedurën e bërjes së kërkesës në Presidium për falje jete. Pra ishte një procedurë që duhej konsumuar para se të kryhej ekzekutimi i vendimit. Nuk ka vonuar dhe shkuan kërkesat dhe erdhi përgjigja për mosfalje. Kështu që ata nuk u dërguan më në qeli pas dhënies së vendimit, por janë çuar për ekzekutim.
Po ku i mbajtën derisa iu dhanë përgjigjen?
Në dhomën e gjykatës.
Erdhi përgjigjja për mosfalje dhe i morën për pushkatim direkt?
I morën për pushkatim; unë të thashë, u ngarkua skuadra e ekzekutimit, i morën në makinë dhe ikën. Unë kam ikur, kam qarë në shtëpi.
Për ekzekutim?
Po. Vajti kërkesa e këtyre, formale, dhe u kthye brenda orës thanë.
Ishin në linjë të gjitha gjërat?
Ishin të tëra në linjë.
Mos ishte edhe përgjigjja për mosfalje gati aty?
Atje vanë…. Janë të dhimbshme, situata të dhimbshme. (shfryn i ngarkuar psikologjikisht, shënimi im F.V.)
Keni qarë?
Kam qarë. Ta them me sinqeritet, kam qarë në shtëpi. Kam qarë dhe s'kam qenë as në terezi. Ime shoqe që ka vdekur, e dinte mirë atë situatë.
Nuk dinit as vendin ku do ekzekutoheshin?
Jo. Ikëm ne hetuesit. S'kishim më asnjë mundësi. Tashmë i mori skuadra e pushkatimit.
Pra si konkluzion, çfarë nxirrni juve si hetues nga ai ekzekutim i tyre?
Gjykimi dhe dënimi i ushtarakëve të lartë, Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Çakos dhe Rrahman Parllakut, u bë vetëm mbi bazën e akuzave të materialeve të partisë, Byrosë Politike, Plenumeve të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe fjalimeve e raporteve të Enver Hoxhës.
Pra juve si hetuesi keni qenë vetëm aktorë dhe jo hetues do të thoni?
E vërteta është se hetuesia dhe gjykimi ishin vetëm akte formale për t'i ligjëruar këto akuza. Gjithshka ishte përgatitur nga lart, pra nga udhëheqja qendrore e Partisë.
Pra s'ka pasur veprimtari armiqësore?
Asnjë element të veprimit të qëllimshëm armiqësor nuk është konstatuar.
Dhe opinioni nuk e ka besuar një akuzë të tillë në atë kohë, pavarësisht se ajo jepej nga Enver Hoxha, apo jo?
Në përgjithësi, opinioni publik nuk ka besuar në ekzistencën e veprimtarisë armiqësore të ushtarakëve kundër pushtetit popullor. Po në këto prononcime, ka dhe nga ata që duan të përligjin ekzistencën e veprimtarisë armiqësore, "komplotuese" e "puçiste" të këtyre ushtarakëve, kundër udhëheqjes së partisë dhe pushtetit popullor, duke dhënë edhe disa të ashtuquajtura prova dhe fakte, të nxjerra gjoja nga dosjet agjenturore hetimore të Beqir Ballukut, që shtrembërojnë me qëllim të vërtetën, duke përligjur kështu masat e marra ndaj tyre. Të përligjin gënjeshtrën se Beqir Balluku ka qenë një komplotist, një agjent, se gjoja është provuar që ai është takuar me agjenturën e huaj gjatë qëndrimit apo udhëtimit këtu e atje. Se gjoja këtë komplot e paska zbuluar një agjent i Sigurimit të Shtetit që ishte në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë apo "gjenerali i penduar".
Pra ju thoni se nuk janë të vërteta, por trillime?
Po, po. Këto thënie nuk janë të vërteta, por janë vetëm trillime, gënjeshtra të ulëta të bëra me qëllim për t'i shërbyer dikujt që ka interes për këto gënjeshtra, për të përligjur masat ekstreme të marra ndaj ushtarakëve. Deklarimet e tyre lënë përshtypjen, se janë marrë direkt me hetimin e Beqir Ballukut apo të ndonjë ushtaraku tjetër, dhe se gjoja janë konsultuar me dokumente që ekzistojnë në Arkivin e Ministrisë së Brend-shme lidhur me këto hetime, duke vënë pa pikë turpi edhe numrat e dosjeve. Mendoj se nuk ia vlen të merresh me këto, se janë fund e krye gënjeshtra, mashtrime.
Gjithsesi, janë konstatuar dhe shkelje, apo jo?
Natyrshëm, gjatë procesit hetimor u konstatuan dhe veprime apo mosveprime të të pandehurve që binin edhe në kundërshtim me vendimet e partisë së asaj kohe, ligjeve të shtetit, të cilat janë evidentuar dhe provuar me dokumente, deponuar edhe nga vetë të pandehurit.
Por s'ishin veprime armiqësore do thoshit?
Pikërisht. Këto nuk ishin veprime të ndërgjegjshme, të bëra me qëllim e synim armiqësor, kundërrevolucionar, kundër partisë e pushtetit popullor siç u tha. Materiali i "Antitezave", materiali i zi siç u quajt ndryshe, atakonte Tezat e Këshillit të Mbrojtjes, por problemi shtrohej nëse këto materiale u hartuan për të sabotuar mbrojtjen e vendit, apo kishin qëllim ta përsosnin atë, pra për t'i zhvlerësuar ato në interes të mbrojtjes së atdheut.
Dhe çfarë provuat në lidhje me to?
U provua se këto materiale nuk u përgatitën për të sabotuar Tezat e Këshillit të Mbrojtjes, por synonin zhvillimin dhe pasurimin e tyre në interes të mbrojtjes, në zbatim edhe të orientimeve të Plenumit XII të KQ të PPSH-së e të porosive të Enver Hoxhës. Ky material nuk u vu në zbatim në ushtri, për rrjedhojë nuk pati asnjë pasojë negative. Në këtë mënyrë, ai material nuk përbënte asnjë bazë ligjore për të akuzuar Beqir Ballukun dhe ushtarakët e tjerë për tradhti ndaj atdheut, "puç" e "komplot".
MASAKROHEN KUADROT E LUFTËS
Pjesëtarë të kastës" në ushtri. U dënuan me burgime të rënda gjeneralët: Rrahman Parllaku, Hero i Popullit; Sadik Bekteshi, Hero i Popullit; Muhamet Prodani, Hero i Popullit; Arif Hasku, Vaske Gjino, Halim Ramohito, Abas Fejzo, Mihallaq Ziçishti, Andon Sheti, shef i Zbulimit të Ushtrisë. Po në këtë valë goditjejeje, u internuan gjeneralët; Dilaver Poci, Spiro Shalsi, Ernest Jakova, Todi Naci, Sulo Kozeli, ndërsa të tjerë gjeneralë u nxorën në lirim para kohe si të padenjë për ushtrinë. Me dhjetëra kuadro të tjerë ushtarakë të rangjeve dhe specialiteteve të ndryshme u burgosën, internuan, degraduan, çmobilizuan, u dënuan me burgime të rënda, nën akuzën: "Për veprimtari armiqësore kundër pushtetit popullor". Kështu e pësuan Edip Ohri, ish-komandant i Forcave Ajrore, Dalip Xhabolli, ish- komandant i Korpusit, disa oficerë me detyra të ndryshme si Agron Como, Josif dhe Kozma Zegali, Faik Take, Begator Kozeli, Gjergj Titani, Xhevat Alibali, Shaban Reci, Elham Hodo, Novruz Demiri, Rustem Haxhia, Irfan Morina, Shefqet Bona, Gani Kodra e shumë të tjerë. Me dhjetëra ushtarakë të specializuar dhe me arsim të lartë, u internuan apo çmobilizuan nga ushtria. "Fshesa e hekurt"- mbi kuadrot ushtarakë, të cilët kishin udhëhequr repartet e njësitë e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në luftën kundër okupatorëve nazifashiste e bashkëpunëtorëve të tyre, për çlirimin e vendit dhe vendosjen e pushtetit të popullit. Fshesa nuk i kurseu ata, edhe pse përveç eksperiencës së luftës, kishin mbaruar shkolla dhe akademi ushtarake në Bashkimin Sovjetik, dhe kishin fituar një eksperiencë të madhe në drejtimin e ushtrisë dhe punonin për modernizimin e saj, duke qenë dhe besnikë në mbrojtjen e atdheut nga agresorët e mundshëm.
Vendimi i Byrosë Politike
Byroja Politike e KQ të Partisë vendosi që të përjashtohen nga radhët e ushtrisë këta kuadro: Petrit Dume, Hito Çako, Rrahman Parllaku, Sadik Bekteshi, Vaske Gjino, Ilo Prifti, Nikollaq Sallabanda, Adnan Qatipi, Todi Naci, Andon Sheti, Faik Take, Muhamet Prodani, Abaz Fejzo, Koli Mborja.
Vendosi të nxjerrë në pension: Muharrem Kokomani, Luto Haxhiu, Bako Dervishin, Petrit Çobani.
Këta ishin kasta e ushtrisë, të cilët arritën të formonin armiqtë në ushtrinë tonë. Ndoshta nuk është e tëra, por është një pjesë e mirë e kastës.
Do të mbeten në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore në pritje që të emërohen me ulje në përgjegjësi:
Sami Mecollari, Petraq Kolonjari, Nane Kudra, Nevruz Demiri, Tefik Ruci, Maliq Arshova, Veip Alikaj, Elmaz Kondo, Petrit Veliberi, Aqif Ylli, Qemal Gjoliku, Xhemal Shehu. Për gabimet e tyre do të pësojnë ulje në përgjegjësi.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment