Po janë ABBA-t! Skandinavia është një fole muzikantësh që jo shumë e
vetë e njohin mirë. Suedia përshembull ka grupet e njohura The Knife dhe
The Hives. Norvegjia ka eksportuar artistin elektronik Röyksopp dhe
grupin pop A-ha, ndërsa nga Finlanda është grupi heavy
metal Lordi, që ka fituar edhe Eurovisionin. Danimarka është shtëpia e festivalit legjendar të rrokut Roskilde Festival, ku këndojnë edhe artistët vendas Asteroids Galaxy Tour, Aqua dhe The Olsen Brothers.
Era dixhitale ka bërë që grupet nga veriu të shpërndajnë akoma më shumë muzikën e tyre. Por në ndihmë të artistëve nga vendet skandinavë janë edhe Nutzl Nordic dhe Mads Ronbjerg, të cilët drejtojnë një studio regjsitrimi me qendër në Berlin të quajtur Für Records. Në janar ata nisën serinë e koncerteve të quajtur Nordlicht Klub (Klubi i Dritave të Veriut) për të promovuar talentet skandinave në Gjermani.
"Grupet janë gjithmonë mjaft entuziastë për mundësinë e një turi në Gjermani për herë të parë. Kjo është e rëndësishme edhe për mua sepse nuk më ve në kontakt vetëm me grupet, por edhe publikun", thotë Nutzl Nordic.
Rroku danez
Të fundit që u shfaqën në skenën e Nordlicht Klub ishin dy grupe nga Danimarka: Death Valley Sleepers dhe Den Fjerde Veg. Tobias Winberg, këngëtari kryesor i Death Valley Sleepers, shikon mjaft mundësi të mira me turin e koncerteve në Gjermani.
"Ne jemi një vend i vogël dhe është e vështirë të çash në treg. Audienca gjermane është e hapur dhe e interesuar për muzikën. Në Danimarkë ne rrimë përpara skenës me duart e kryqëzuara. Mua nuk më pëlqen, por jështu është. Prandaj më pëlqen Gjermania sepse mund të kuptosh diferencën", thotë ai.
Sukses apo jo?
"Unë mendoj se skandinavët janë shumë të mirë në vjedhje ndaj amerikanëve dhe angelzëve, por e bëjnë në një mënyrë mjaft të zgjuar", thotë organizatori i festave Mads Ronbjerg. Pra me një ndikim të madh angelz dhe amerikan dhe pa asnjë të veçantë, është duke korus sukses në Berlin muzika skandinave?
Pavarësisht skepticizmit Nutzl Nordic dhe Mads Ronbjerg kanë sjellë deri tani 14 grupe në Gjermani dhe shumë të tjerë do të vijnë deri në fund të vitit.
"Pas pranverës do të shohim se cilat qytete janë më të interesuar dhe do të fokusohemi atje për të çuar grupe të rinj”, thotë Nutzl për planet e tyre të së ardhmes.
metal Lordi, që ka fituar edhe Eurovisionin. Danimarka është shtëpia e festivalit legjendar të rrokut Roskilde Festival, ku këndojnë edhe artistët vendas Asteroids Galaxy Tour, Aqua dhe The Olsen Brothers.
Era dixhitale ka bërë që grupet nga veriu të shpërndajnë akoma më shumë muzikën e tyre. Por në ndihmë të artistëve nga vendet skandinavë janë edhe Nutzl Nordic dhe Mads Ronbjerg, të cilët drejtojnë një studio regjsitrimi me qendër në Berlin të quajtur Für Records. Në janar ata nisën serinë e koncerteve të quajtur Nordlicht Klub (Klubi i Dritave të Veriut) për të promovuar talentet skandinave në Gjermani.
Den Fjerde Veg në debutimin e tij në koncert
Eventi mbahet dy herë në muaj në klubin Privatclub. Më pas
turi vazhdon në Dresden, Magdeburg dhe Kotbus në Lindje e Rostok,
Dortmund, Öttingen dhe Osnabrück në perëndim. Koncepti për të sjellë
grupet në Gjermani u pëlqye shumë nga artistët të cilët nuk e njihnin
vendin dhe nuk kishin kontakt me publikun gjerman."Grupet janë gjithmonë mjaft entuziastë për mundësinë e një turi në Gjermani për herë të parë. Kjo është e rëndësishme edhe për mua sepse nuk më ve në kontakt vetëm me grupet, por edhe publikun", thotë Nutzl Nordic.
Rroku danez
Të fundit që u shfaqën në skenën e Nordlicht Klub ishin dy grupe nga Danimarka: Death Valley Sleepers dhe Den Fjerde Veg. Tobias Winberg, këngëtari kryesor i Death Valley Sleepers, shikon mjaft mundësi të mira me turin e koncerteve në Gjermani.
"Ne jemi një vend i vogël dhe është e vështirë të çash në treg. Audienca gjermane është e hapur dhe e interesuar për muzikën. Në Danimarkë ne rrimë përpara skenës me duart e kryqëzuara. Mua nuk më pëlqen, por jështu është. Prandaj më pëlqen Gjermania sepse mund të kuptosh diferencën", thotë ai.
Gjatë një koncerti në Nordlicht Klub
Por cili është tingulli tipik skandinav? "Nuk mendoj se ka një
tingull tipik skandinav që mund ta dallosh menjëherë. Një pjesë e mirë e
muzikës skandinave është një lloj imitimi i diçkaje që vjen nga SHBA
apo Britania. Si producent nuk do të themeloja një studio regjstirmi
vetëm për grupet skandinave", thotë producenti muzikor Mark Reeder.Sukses apo jo?
"Unë mendoj se skandinavët janë shumë të mirë në vjedhje ndaj amerikanëve dhe angelzëve, por e bëjnë në një mënyrë mjaft të zgjuar", thotë organizatori i festave Mads Ronbjerg. Pra me një ndikim të madh angelz dhe amerikan dhe pa asnjë të veçantë, është duke korus sukses në Berlin muzika skandinave?
Berlinezët duke kërcyer në ritmet e muzikës skandinave
Floriani, i cili punon në një nga dyqanet diskografike më të
njohura të qytetit, Space Hall, nuk mendon kështu. "Nuk mendoj se ka
ndonjë interes të madh për muzikën skandianve. Sigurisht që ne kemi këtu
albumet e shumë grupeve, por klientët kërkojnë më shumë muzikë cilësore
e nuk pyesin se nga është grupi.”Pavarësisht skepticizmit Nutzl Nordic dhe Mads Ronbjerg kanë sjellë deri tani 14 grupe në Gjermani dhe shumë të tjerë do të vijnë deri në fund të vitit.
"Pas pranverës do të shohim se cilat qytete janë më të interesuar dhe do të fokusohemi atje për të çuar grupe të rinj”, thotë Nutzl për planet e tyre të së ardhmes.
No comments:
Post a Comment