Ish-nënkryetari i KQZ-së Denar Biba ka sqaruar në rubrikën ‘Opinioni’ në
News 24 arsyet e dorëheqjes së tij nga ky komision. Biba u shpreh se
vendimi është një akt personal, produkt i një ngjarje të shëmtuar, sic e
quajti ai, shkarkimin e anëtarit të KQZ-së Ilirian Muho.
“Nuk dështova në misioni tim, nuk ishte pamundësia ime personale ishte një vendim për të treguar që ka ca limite, një profesionist nuk mund të shkojë përtej tyre”, tha ai.
Ndër të tjera ai bëri me dije se dorëheqja e tij dhe ajo e Albana Shtyllës sot, nuk ishin të koordinuara dhe as pjesë e marrëveshjes PS-LSI.
“Në asnjë lloj mënyre nuk ka pasur koordinim. Kam folur mbrëmë me kolegen Shtylla, thashë që ishte kulmimi i një procesi disa ditor bluajtje në vetvete, nisi tek unë atë ditë që hymë në mbledhje, unë mbajta një fjalë dhe ne u larguam sepse në parlament po shkarkohej një anëtar, ishte dicka që nuk mund të shkonte më, KQZ u kthye në teatër majonetash, ishte një situatë e shëmtuar. Ligji nuk është i drunjtë, lejon hapësira. Brenda këtij diskrecioni unë kam pasur për zemër interesa të opozitës, por asnjëherë jashtë mundësive që më lejonte ligji. Edhi një moment që u trajtuam në mënyrë të rëndomtë, të gjitha mbrojtjet që na jepte ligji u përdhosën në sekondë në kuadër të një balancimi që nuk ekziston në kod, pasi KQZ duhet të jetë e pavarur. Komunikova me kolegen Shtylla, më shprehu shqetësim që do të ishte vetëm, zgjodhi të bënte të njëjtën gjë si unë”, tha Biba.
“Dorëheqja jonë është fakt i kryer, unë nuk merrem dot më me këtë. Me këtë merret politika dhe t’i japë zgjidhje sepse KQZ tani është në një lloj krize. Shpresoj që të merret një leksion nga kjo dorëheqje, që njerëzit të mos trajtohen si kukulla. Dorëheqja jonë nuk ishte pjesë e asnjë marrëveshje”, tha ai më tej.
Për vendimin e tij, ai shtoi se ka lajmëruar edhe Partinë Socialiste, e cila e zgjodhi si përfaqësues. “Të majtët i njoftova paraprakisht, që jam duke menduar fort në lidhje me dorëheqjen. Nuk e bëja dot më se s’kishte më rregulla ligjore”, tha ai.
Biba hodhi poshtë të gjitha mundësitë për të qenë pjesë e kandidatëve të PS-së në zgjedhje, duke thënë se nuk do të merret me politikë, madje do refuzonte çdo propozim të tillë.
“Mora një mision, paçka se shumë me kanë thënë të mos e jepje dorëheqjen, unë thjesht përshkallëzova luftën time. Në politikë nuk e shoh veten, do ta refuzoja ftesën”, komentoi Biba.
I pyetur se a mund të funksionojë në këto kushte KQZ-ja, Biba shtoi, “Formalisht KQZ mund të vijojë punën edhe me 5 anëtarë. Do ishte në krizë në aspektin politik e qytetar, ka humbur legjitimitetin e saj, njerëzit nuk besojnë më tek KQZ, kështu bie që kanë humbur besimin tek zgjedhjet. Me këtë KQZ nuk i parashikoj pozitivisht zgjedhjet”, nënvizoi Denar Biba.
(m.a/BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment