Kryeministri Sali Berisha ftoi dje kreun e Partise Socialiste, Edi Rama,
qe te mundesoj votimin e emigranteve ne zgjedhjet e 23 qershorit. I
pranishem ne inaugurimin e perfundimit te rikonstruksionit te rruges
Hotolisht – Frare, ne rrethin e Librazhdit, Berisha i beri apel kreut te
PS-se, qe te mos akuzoj mazhorancen per votimin e emigranteve, por te
henen te ulet ne bisedime per te mundesuar kete projekt. “Genjeshtra
eshte dobesia me ekstreme
e burrit. E degjoja nje nate, ishte ne Milano, u thoshte emigranteve - nuk deshi Berisha qe te votonit ju. Te dashur miq, po i them nga ketu, para jush, - nuk deshe ti dhe ne qofte se ti ke kthyer mendje, urdhero diten e hene te biem dakord qe cdo emigrant, ne Itali, ne Greqi dhe kudo qe ndodhet, ne Evrope dhe ne bote, te votoje per vendin e tij, te votoje per zgjedhjet e 23 qershorit”, u shpreh Berisha, duke sjelle ne vemendje deklaratat e kreut te PS-se per ceshtjen e votes se emigranteve. Kryeministri u shpreh se jane te gjitha mundesite per realizimin e ketij projekti dhe se qeveria do te mundesoj votimin e gjithe emigranteve online, nese arrihet nje marreveshje me kreun e opozites. “Genjeshtra eshte ves dhe eshte nje ves i keq i burrit. Urdhero te biem dakord. I kemi qe te gjithe ne lista, nje per nje. Qe te gjithe jane ne listat e votimit. Qeveria merr persiper, kudo qe jane ata, me shpejtesi te instaloje teknologjine me moderne, te votojne online, ne ambasada, te votojne kudo qe jane, te votojne te lire. Mos ki frike nga vota e tyre!”, u shpreh kreu i mazhorances. Kryeministri ka sjelle ne vemendje dhe bllokimet e reformave qe ka bere opozita, duke shtuar se qendrimet e lidershipit te PS-se kane sjelle kosto per qytetaret dhe vendin. “Cfare bere ti zoteri keto tete vite? Keto tete vite ti bere vetem nje gje, bere gjithcka per te bllokuar, por, fatmiresisht, anetaresimin ne NATO se bllokove dot; fatmiresisht, nuk bllokove dot levizjen e lire te shqiptareve, ndonese bere gjithcka per tua hequr kete mundesi. Ti bllokove tre ligjet qe kerkojne 3/5. I bllokove, por dita e gjykimit po vjen, 23 qershori po vjen. Vellezer, duhet ta dini se me ate bllokim ka bllokuar qindra e qindra milione euro per shqiptaret”, u shpreh ai. Berisha shtoi se me bllokimin e statusit, Rama u ndaloi emigranteve njohjen e pensioneve ne vendet ku punojne. Ne takimin e zhvilluar ne rrethin e Librazhdit, Berisha eshte ndalur dhe ne investimet qe ka realizuar mazhoranca gjate tete viteve te qeverisjes. Ai u shpreh se per mazhorancen objektivi kryesor mbetet Shqiperia e zhvilluar. “Per ne, nga dita e pare e ardhjes ne pushtet e deri me sot, Shqiperia rurale e zhvilluar, fshati shqiptar i zhvilluar perbejne kushtin me themelor te nje Shqiperie te zhvilluar, te nje Shqiperie evropiane”, u shpreh Berisha. Ndersa ka folur dhe per projektet qe do te realizohen ne mandaten e trete te qeverisjes. “Ne kater vitet qe vijne, ne do te finalizojme te gjithe infrastrukturen tuaj. Ne jemi zotuar qe cdo fshat te kete infrastrukturen e lagjeve te qytetit. Ne qendrojme para barazise se qytetareve shqiptare. Ne besojme se kudo qe ata jetojne duhet te gezojne sherbime dinjitoze, sherbime cilesore. Kjo eshte arsyeja qe gjate ketyre viteve, 60 perqind te te gjitha investimeve ne i kemi investuar ne fshatin shqiptar, ne Shqiperine rurale”, u shpreh kryeministri Berisha.

No comments:
Post a Comment