Vetëm një grusht politikanësh, në kohë paqeje, mund të mëtojnë se kanë ndryshuar botën. Margaret Thatcher është një prej
tyre. Ajo shndërroi jo vetëm Partinë Konservatore, por mbarë politikën
britanike. Entuziazmi i saj për privatizimet, i dha jetë një revolucioni
global, ndërsa gatishmëria për t’u përballur me tiranitë përshpejtoi
fundin e Bashkimit Sovjetik. Winston Churchill fitoi një luftë, por
kurrë nuk krijoi një “-ism”.
Esenca e Thatcherism-it ishte kundërshtimi i status quo-së dhe këmbëngulja te liria-e çuditshme përderisa si pedante, luftëtare drejt klasave të larta, ajo ishte në një mënyrë a tjetër personifikimi i konservatorizmit. Ajo mendonte se kombet mund të bëheshin të fuqishme vetëm nëse individët liheshin të lirë. Ndryshe nga Churchill-i përpjekjet e saj kishin një lajtmotiv: e drejta e individëve për të qenë të lirë në jetët e tyre, sa më të lirë të mundeshin prej mikromenaxhimit nga ana e shtetit.
Ne vitet e saj të para në politikë, liberalizmi ekonomik ishte në baticë; Bashkimi Sovjetik po e zgjeronte perandorinë e vet; Milton Friedman dhe Friedrich Hayek shpërfilleshin si akademikë ekscentrikë. Në Britani qeveria miklohej me sindikatat (sanduiçe dhe birra në Number 10 (selia e qeverisë), u jepte ndihma industrive të dështuara shtetërore dhe e mbante zorrën hapur nëpërmjet menaxhimit keynesian. Në fillim politikania e re dhe ambicioze u përshtat me këtë konsensus. Por nocioni i shumëpërhapur se politika duhet të jetë ‘menaxhimi i rrënimit’ ia bënte gjakun valë. Idetë e Friedman-it dhe Hayek-ut e bindën se gjërat mund të bëhen ndryshe.
Shumica e këtij radikalizmi u mbajt i fshehur nga elektorati britanik që i dha votën në vitin 1979, kryesisht i frustruar nga paaftësia e Laburistëve. Çka pasoi ishte një revolucion ekonomik. Ajo i privatizoi industritë shtetërore, refuzoi të negocionte me sindikatat, i dha fund kontrollit nga lart, theu minatorët grevistë dhe e zëvendësoi keyenesianism-in me monetarizmin e Friedman-it. Inflacioni ra, nga 27 për qind që ishte në vitin 1975 në 2.4 për qind në 1986. Numri i ditëve të punës që kaloshin nëpër greva ra nga 29 milionë në vitin 1979 në 2 milionë në vitin 1986. Taksa për të ardhurat e larta ra nga 83 për qind në 40 për qind.
Nuk kthehem mbrapsht
Betejat e saj me të majtën-veçanërisht minatorët-i dhanë asaj namin e një Boadiceje (mbretëreshë e fiseve britanike) të vjetër. Por ajo ishte po aq e gatshme për të thërrmuar edhe të djathtët, duke nxjerrë jashtë loje Torën ‘e vjetëruar’ dhe duke e prezantuar kredon e saj në bastione konservatore, më e zhurmshmja ‘big bangu’ financiar në City of London. Shumë prej sarkazmave të saj të pamëshirshme kishin si target të sajët: “Kthehuni mbrapsht nëse doni”, u tha ajo Konservatorëve teksa papunësia kalonte 2 milionët. “Kjo zonjë nuk e ka ndërmend”. Ajo i tha George Bush-it (të vjetrit): “Nuk është koha për leqe të dobëta!” Ronald Reagan ishte shpirti i saj binjak, por nuk i kishte bërrylat e saj të mprehtë dhe as ashpërsinë.
Ajo nuk kthehej mbrapsht, por dinte si të bënte kompromise. Ajo pa te Mikhail Gorbaçov një burrë me të cilin mund të punonte, pavarësisht paralajmërimeve nga skifterët amerikanë. U zmbraps nga një beteje me minatorët në vitin 1981 dhe priti sa të grumbulloheshin rezerva të mjaftueshme qymyri tre vjet më vonë. Pavarësisht diskursit të saj të pashtershëm për reformën e shtetit social, sektori publik konsumonte pothuajse të njëjtën përqindje të PBB-së britanike, kur ajo iku nga detyra, krahasuar me kohën kur erdhi në pushtet.
Shpesh ajo ishte me shumë fat: me fat që minatorët grevistë udhëhiqeshin nga Arthur Scargill, një marksist i linjës së ashpër; me fat që gjenerali Galtieri vendosi të pushtonte ishujt Falkland pikërisht atë kohë; me fat që ishte një grua e zonja në një sistem të dominuar nga burra patricë (ata nuk e mësuan kurrë si të silleshin me të); me fat për burimet e naftës në Detin e Veriut; dhe mbi të gjitha me fat për kohën që qeverisi. Konsensusi i pasluftës ishte gati për t’u zhbërë dhe një seri forcash të reja, që nga kompjuterat personalë te kapitali privat, e ndihmuan formën e saj të kapitalizmit të zhurmshëm.
Verdikti i historisë
Kriticizmi ndaj saj vjen në dy forma. Së pari, ajo mund të bënte më shumë nëse ishte më e kujdesshme. Është e vërtetë se urrejtja, nganjëherë e verbonte. E zemëruar nga ‘numrat’ e këshillave lokalë të majtë, ajo e përqendroi pushtetin në Whitehall. Armiqësia ndaj eurokratëve e minoi fushatën e saj për të ndalur rrjedhën e pushtetit drejt Brukselit. Ashpërsia e saj, që nga ditët e para si “Thatcher the milk snatcher” (Thatcher-i rrëmbyesja e qumështit) e deri te konfliktet me partinë e vet, ishin ndarëse. Nën lidershipin e saj konservatorët u tkurrën nga një forcë kombëtare te një parti e Jugut të pasur. Tony Blair fitoi disa palë zgjedhje duke ofruar Thatcherism-in pa tehat e mprehtë.
Kritika e dytë i drejtohet thelbit të Thatcherism-it. Reformat e saj, thuhet, hodhën farën e krizës së tashme ekonomike. Pa Thatcherism-in, ‘big bang-u’ financiar nuk do të ndodhte. Sektori financiar nuk do të përbënte një pjesë kaq të madhe të ekonomisë britanike, dhe vendi nuk do të ishte duke vuajtur nën barrën e borxhit individual shkaktuar nga huatë e pafund dhe as nga borxhi qeveritar shkaktuar nga nevoja për të shpëtuar bankat. Ca prej këtyre janë të vërteta; por pa Thatcherism-in ekonomia britanike do të ishte ende e mbytur nën kontrollin shtetëror, lartësitë komanduese të ekonomisë së saj do të ishin pronë e qeverisë dhe sindikatat militante do të ishin pushteti i vendit.
Për shkak të krizave penduli po lëkundet rrezikshmërisht nga parimet e paraqitura nga zonja Thatcer. Në shumicën e botës së pasur përqindja shtetërore në ekonomi është rritur kokëfortësisht. Centralizmi-ekstrem por edhe i nevojshëm-po i merr frymën sektorit privat. Njerëzit e biznesit janë nën trusni siç nuk kanë qenë kurrë më parë gjatë 30 viteve të fundit dhe bankierët janë bërë gogolët e parapëlqyer të gjithkujt. Dhe me ngritjen e Kinës kontrolli shtetëror dhe jo liberalizmi ekonomik, po ngjatjetohet si modeli i tregjeve të reja.
Për një botë në nevojë të dëshpëruar për rritje, ky është drejtimi i gabuar. Europa nuk do të lulëzojë kurrë po nuk i çliroi tregjet e saj. Amerika do ta pengojë rilindjen e vet nëse nuk shmang mbicentralizimin. Kina nuk do ta mbajë këtë ritëm suksesi nëse nuk fillon të liberalizohet. Kjo është një kohë kyç për t’u kapur pas perceptimit kryesor të Margaret Thatcher-it: në mënyrë që vendet të bëjnë përpara, njerëzit duhet t’i rezistojnë kontrollit të shtetit. Bota ka nevojë për më shumë, jo më pak, Thatcherism.
*The Economist.

No comments:
Post a Comment